Përshtypje leximi

Vështirë të gjesh në letrat shqiptare një autor të tillë aq kërkues dhe besnik ndaj fakteve të kaluara historike mbi një diktator gjakatar, e njëkohësisht aq obsesiv në idenë e madhështisë së këtij diktatori, sa ç’na jepet autori Irakli Koçollari me studimet e tij mbi Ali Pashanë e Janinës! Një historian besnik i të së vërtetës, një artist i të shkruarit bukur dhe tërheqës, një mbledhës gati pedant i çdo fakti historik të kaluar! Aq sa ai nuk fsheh as edhe një ndodhi nga ato që e ulin figurën e pashait të Janinës, aq ai tregon hapur mahnitjen e tij nga puna dhe figura e këtij pashai të para dy shekujve. Pa rënë në një panegjerizëm të shplarë, autori ynë modern përpiqet të rreshtojë arsyet dhe faktorët e ngritjes së kësaj dinastie të vogël ballkanike, një pashallëk oriental me rrezatim deri në kufijtë e jashtëm të saj, po të kemi parasysh si vizitorët “e rastësishëm” në kryeqytetin e këtij pashallëku, ashtu dhe të dërguarit e posaçëm nga disa prej fuqive europiane të kohës, në këtë oborr.

Ne mund të diskutojmë pa fund për figurën e kaçakut nga Tepelena, ne mund të mos biem dakort për disa veprime të pashait të Janinës, por ne nuk mund të mos jemi dakort mbi punën akribe (me imtësi dhe kujdes) të autorit Irakli Koçollari në mbledhjen e dokumentave, gojdhënave dhe dorshkrimeve të ndryshme, që flasin për kohën, rrethanat dhe figurën e pashait. Kjo punë e autorit tonë është e pakrahasueshme me autorët e tjerë parakalues, që flasin për kaçakun-pasha. Ajo prezantohet përmes materialeve mjaft origjinale në vetëm pak libra të tij, por mjaftueshëm për tu njohur me të dhëna të reja mbi atë kohë. Dy vëllimet “Policia sekrete e Ali Pashës” nuk përmblidhen vetëm në materiale që kanë të bëjnë me informatorët e pashaut të Janinës; këto dy vëllime hidhen deri tek ngjarjet dhe konjukturat gjeo-politike të kohës. Dhe vetvetiu që këto ngjarje të përtej Ballkanit do të përcilleshin në këtë pashallëk jo vetëm nëpërmjet informatorve shqip-folës, por dhe atyre greqisht-folës, si dhe të tjerë. Në këto situata mjaft të lëvizshme ndërkombëtare, ku fuqitë binin nga fuqitë e tyre, apo ngriheshin me forca të reja, brenda pak vjetësh, orientimi i Ali Pashait për të konsoliduar pashallëkun e tij dhe –biles– për të fituar mundësisht edhe një farë panvarsie më të madhe nga Porta e Lartë, ishte ca më tepër se i kujdesshëm. Këtu mendimet e lexuesit mund të ndahen nga ato të Irakli Koçollarit, tek autori justifikon mjaft nga veprimet dipllomatike të pashait dhe e nxjerr këtë të fundit si një strateg të vendit dhe kohës së tij. Pa diskutim, ky pasha kishte një fëmijëri, një rini, një të kaluar mjaft të ndërlikuar, me situata ku duhej të priste përpara se të godiste, ndaj nuk mund ta quash budalla, as të paaftë në rrugën e vështirë për forcimin e pashallëkut të tij. Por nuk mund të hidhesh në një panegjerizëm të shfrenuar, siç kanë bërë shumë autorë të tjerë shqiptarë, tek e kanë përshkruar edhe si mjaft të zgjuar në rrugëtimin e panvarsisë së këtij pashallëku. Autori Koçollari –siç thashë– nuk kalon në panegjerizëm të shfrenuar në përshkrimin e përpjekjeve të Aliut në skenën ndërkombëtare, por ai as edhe shfaq analiza kritike në dipllomacinë e pashait të “tij”. Ky lloj përshkrimi deri diku neutral, por dhe i sofistikuar lavdërues, e sugjestion deri diku lexuesin me pak njohuri, aq sa ky i fundit mund të shohë tek figura e pashait të Janinës një Solomon biblik apo Solon athinas. Ndaj do të rekomandoja gjithkë, që nuk i ka lexuar këto dy vëllime, apo dhe libra të tjerë të autorit tonë, të ketë kujdes në përpirjen e rreshtave të shkruar aq bukur nga ky autor.

Pa diskutim Aliu kishte një vizion të qartë për pashallëkun e tij, për shqiptarët e jugut, por kishte gjithashtu edhe mendësinë lokaliste dhe karakterin gjakmarrës, që e pengoi të realizonte projektin e tij madhështor. Kishte përreth natyrën hakmarrse dhe gjakatare të bashkombasve të tij, -asaj kohe mëse normale për gërxhet dhe krahinat malore të jugut. Kishte fatin e prapë të lidhjes kokë e këmbë me perandorinë osmane. Të gjitha këto përshkruhen në libër përmes dhjetra skenave sa makabre, aq dhe dinake. Sa cinike aq dhe qesharake, si bie fjala një skenë aq e paimagjinueshme në oborrin e Aliut, tek luani i kafazit, i ushqyer gjithnjë me të burgosur, arrin një ditë e miqësohet me një të dënuar me vdekje, duke nisur të luajë brenda kafazit me njeriun që priste të shqyhej prej mbretit të kafshëve. Sa makabre, aq dhe për të qeshur!

Natyrisht, të gjitha këto dhjetra copëza jete, përfshi ato personale të Aliut dhe njerëzve të tjerë të familjes, e zbukurojnë librin dhe e bëjnë tërheqës tek cilido lexues. Por të gjitha këto skena kaq tërheqëse, nuk e shmangin vëmëndjen e lexuesit nga skenat kryesore të librit, nga ato konfliktuale mes vetë shqiptarve, -e kam fjalën për inkursionet e Aliut ndaj popullatave të krishtera shqipfolëse, kryesisht ndaj suliotëve, me Boçarët, me Xhavellat, e sa e sa të tjerë në territoret e tyre të banimit. Këto inkursione –duhet pranuar– nxitën tek popullsia e krishterë e Greqisë, ajo shqiptare, greke, rome, vllehe, sllave, etj., revoltën gjithpërfshirse, e cila u konsolidua me atë që u quajt me pas, revolucioni grek. Duket se gjaku i kokës së prerë të Aliut nga osmanllinjtë e Stambollit, ndezi flakët e atij revolucioni, si fillim me kaçakët e maleve (kleftët), të cilët tashmë mund të merrnin frymë të çliruar me vrasjen e Ali Pashaut të Janinës, e më pas me çetat e mëdha kryengritëse.

Por më tej historinë e di çdo kush, ajo është tashmë e njohur. Si përfundim do ta lavdëroja në veçanti këtë autor për atë punë akribe në (ç)tryelosjen e arkivave greke të sotme, në mbledhjen e fakteve pak të njohura rreth jetës së Pashait dhe informatorve të tij, si dhe për gjurmimet e tij të mëtejshme. Pastaj, që ky autor ka një mahnitje dhe fiksim pas asaj figure sa diktatore dhe gjakatare, ky shpresoj të mbetet një problem i tij, pasi figura e Pashait të Janinës vetevetiu që duhet parë në konteks të kohës, një kohë me njerëz po aq diktatorë dhe gjakmarrës sa ai, me njerëz që njihnin brez pas brezi vetëm “zanatin” e kaçakut (grabitësit), me njerëz analfabetë e pa njohuri mbi skenën ndërkombëtare. Për shkak të mjaft fakteve të reja që autori Irakli Koçollari na sjell mbi Ali pashë Tepelenën dhe pashallëkun e tij, mendoj se librat e tij duhet të trajtohen edhe nga metodika e arsimdhënies në Shqipëri. Jo detyrimisht për ta ngrejtur kaçakun tepelenas, por për ta trajtuar sa më vërtetësisht.

20 Komente

, ne mund të mos biem dakort për disa veprime të Aliut, por ne nuk mund të mos jemi dakort mbi punën e Irakliut.

kush qe ai mutmuti qe leshon thagma te tilla?

Çohu Ali, koqet ne bige!

Karl Marks, te lutem bej ca komente ketu, se kush e degjon Pjerin pastaj.

 

Jo-jo nuk komentoj rolandbo, pavarsisht se Karl Marksi e ka qare kete reklame per librin. Per pashain e Janines, e kam thon me kohe, po te ishte i zgjuar, e kish zgjeruar pashallikun, kish bashkuar ter shqiptaret, ter krahinat, deri ne Sanxhak, mirpo na qelloj pasha trap, i dhene pas qejfeve dhe intrigave te vogla, mizaskenave. Njeri ibret, pa ide, pa bonsensus me krahinat dhe shtetet e tjera. 

pjer, ke bere nje permbledhje shume te mire me fare pak fjale. me pelqeu.

Pjer, me siguri te pelqeu reklama per librin kur lexove kete:

Pa diskutim Aliu kishte një vizion të qartë për pashallëkun e tij, për shqiptarët e jugut

Ahh, te kishte Aliu, vizione te qarta, do ishte Shqiperia nga Selaniku deri ne Sanxhak, e nga Shkupi deri ne Adriatik. Mirpo ngaqe s'kish vizione te qarta, nuk u realizua asigjo nga keto, dhe vete e pesoi si pula. 

Aliu i kishte ato vizione,thjesht nuk pati mundesi ti realizonte megjithese u mundua,se nuk varej cdo gje nga ai...

Lexo pak me shume se le nam.

Ne tani na duhet nje Ali Pashe te pakten,se Gjergj Kastriot nuk besoj te linde me nena.

m'edh ora me kague o Au

keshillen tuaj,per te mos rene ne ndikimin e herkul kocollarit,qe perpiqet ,fshehurazi ,te lavderoje figuren e nje shqiptari(apo jo?) diktator po e marrim parasysh!smiley

pa rene ne panegjerizem dhe gjithmone ne menyre akribe,nje tjeter shqiptar diktator,kokcep,hajdut(kleft),qe nuk krahasohet me solon e athines,nje fare kolokotroni,greket e mbajne per burre te mire.   megjithese e varen pas kryengritjes ndershqiptare te 1821-t.

do thuash ti-po clidhje ka?

Kolokotroni,Karaiskaqi,Bubulina,Aundrucoja te gjithe u vrane apo u helmuan...dhe Thanas Vajen e bene kopshtar ne pleqeri.

...e or e...Aliut i ben vjersha Lordrit e Anglise, ngeli Aliu ta marr neper goje nje cope shkrimtar qe mezi ka shkruajt nje liber!

" ....Pa diskutim Aliu kishte një vizion të qartë për pashallëkun e tij, për shqiptarët e jugut, por kishte gjithashtu edhe mendësinë lokaliste dhe karakterin gjakmarrës, që e pengoi të realizonte projektin e tij madhështor..." 

 

A nuk bien ne kontradikte keto dy shprehje.  

Nje njeri me vizion te qarte, i mund pasionet, emocionet negative, egon, karakterin gjakmarres te tijin e te tjerve, mendesine lokaliste, epshet seksuale, orgjite, etj. 

Nese do kishte nje vizion te qarte, do bente kompromise me prijsit e tjere shqiptare e te huaj, gjersa te forcohej e zgjerohej, do kish nje bonsensus me ter krahinat dhe prijsit e tjere. 

Do ia kushtonte ter vemendjen çeshjes shqiptare mbarkombetare, dhe jo mizaskenave, poezive e orgjive. 

ke shume te drejte pjer.

oh, pjer. qe aliu te kishte vizione te qarta, ne mos kapitalin, duhej te kish studiuar manifestin dhe per kete , karli i doli borxhit, ja shkrujti sa ish gjall . (por e kish menjen me lujt me shpata) ai qe mund te perfitonte e te bashkonte shqiperine nga lart e poshte e nga poshte e perpjete, ishte shoku enver por ti se shkruve librin sa ish gjalle. e shkruve me ndricue buall-mavrine

 

 

Nuk ishte nevoja te lexonte Manifestin e Kapitalin, por te bashkpunonte me suliotet e krishtere, vllehet, e grupet e tjera ne Greqi. 

Hygoi per Ali Pashe Tepelenen..

 "Ali Pasha rri përballë Bonapartit, si pantera me luanin; ata ngjajnë me njëri-tjetrin si dy pika uji, sepse të dy e filluan karrierën nga hiçi dhe u ngjitën deri në majat e perandorëve, të dy e ngritën në hierarkinë e perandorisë, fisin e tyre; gjithashtu edhe Bonaparti edhe Ali pasha ngritën perandori, por ky i dyti ngriti perandori brenda perandorisë"

 

Sa do te donim o Pjer ta krijonte ...por kush ta ndihmonte tha ..smiley alenacat dhe interesat e kane fajin ..

Pa kshu deshire ,ne te tanishmit patriotet , kemi shume ...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).