Publikimi i dokumenteve ka alarmuar prokurorinë që ka filluar një hetim të brendshëm. Çështjet janë pushuar dhe duhet të ishin asgjësuar. Botohen disa mesazhe të biznesmenit me kryeparlamentarin Meta

SMS: Në këtë dokument është edhe një SMS e datës 22 qershor 2009 në orën 05.27.21 pasdite e dërguar nga numri 0682031701 në numrin 0682009693 të Kastriot Ismailajt

Teksti: Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro.

Numri: Mësohet se numri që përfundon me 701 ka qenë në përdorim të kreut të LSI-së, Ilir Metës. Pas publikimit të këtyre dokumenteve, Kuvendi, por edhe LSI-ja nuk kanë reaguar

Publikimi i dokumenteve të disa proceseve hetimore ndaj Kastriot Ismailajt, njeriu i aferës CEZ-DIA, ka alarmuar Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka filluar një hetim administrativ për “spiunin”. Pjesë nga disa përgjime apo vendimmarrjet të akuzës së kryeqytetit ndër vite për Ismailajn u publikuan dy net më parë në një emision televiziv, ndërsa prokuroria pohon se këto dokumente duhet të ishin asgjësuar, për shkak se procedimet penale janë pushuar. Megjithatë, zyrtarët e akuzës qendrore po shikojnë se kush i ka poseduar këto dokumente dhe a janë të njëjta me ato origjinale. Nëse po, atëherë do të kërkohet edhe spiuni, që më pas të merren edhe masa administrative. Ndërkohë, bazuar në dokumentet që u publikuan, mësohet se ato janë origjinale dhe janë firmosur nga oficeri i përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Zyrtarisht, akuza qendrore nuk ka dhënë asnjë reagim, ndërsa burime pohojnë se disa CD janë asgjësuar.
 

Dokumentet

Në disa dokumente për pushimin e këtyre hetimeve, thuhet se Kastriot Ismailaj kishte kryer në një bankë të nivelit të dytë disa transferta në mbërritje në shumën prej 4.5 milionë USD dhe 800 mijë euro. Këto para ishin dërguar nga shoqëria “Hassans…” e cila është një shoqëruar në Gjibraltar. Përveç si dërgues parash rezultonin edhe në një shoqëri në Zvicër. Paratë e dërguara në emër të shoqërisë ‘Adriatic…” janë transferuar në dalje në shumën prej rreth 3 milionë euro. Transferimi është bërë duke e copëzuar në dalje këtë shumë ku përfitues ishin kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Përshkrimet në këto transferta konsistonin në; pagesa për studime vizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, për konsulentë etj. Nuk rezulton të jetë depozituar ndonjë dokumentacion justifikues si kontrata ose marrëveshje që e lidhin shoqërinë e Ismailajt me shoqëri të tjera ose persona ku janë transferuar paratë. Ndërkohë, është publikuar edhe një dokument që mban datën 28 qershor 2009. Është një procesverbal mbi transkriptimin e bisedave të numrit të telefonit të disponuar nga Kastriot Ismailaj. Veprimet e përgjimit kanë filluar në maj 2008 dhe kanë përfunduar në qershor 2009, pra më shumë se një vit. Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesat e prokurorisë për përgjimin e numrave të tij. Në këtë dokument është edhe një SMS e datës 22 qershor 2009 në orën 05.27.21 pasdite e dërguar nga numri 0682031701 në numrin 0682009693 të Kastriot Ismailajt me tekst: Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro. Mësohet se numri që përfundon me 701 ka qenë në përdorim të kreut të LSI-së, Ilir Metës. Pas publikimit të këtyre dokumenteve, Kuvendi, por edhe LSI-ja nuk kanë reaguar.
 

Hetime administrative

Burime konfidenciale nga akuza qendrore pohojnë se, bazuar në dokumentet që janë bërë publike, rezulton se Kastriot Ismailaj, me cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation” është hetuar gjatë vitit 2008 nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e pastrimit të parave. Për llogari të këtij hetimi, në shkresa thuhet se Ismailaj është përgjuar për disa muaj. Pavarësisht regjistrimit të dhjetëra përgjimeve dhe verifikimeve që janë kryer, Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes penale ndaj Kastriot Ismailajt, me argumentimin se nuk provohet akuza e pastrimit të parave. Prokuroria duhet të asgjësonte përgjimet e kryera. Mësohet se janë asgjësuar disa CD me zërin e regjistruar dhe bisedat janë fshirë nga server i përgjimeve. Ndërkohë, në dosje janë lënë kopjet e bisedave të transkriptuara. Megjithëse disa çështje janë pushuar nga prokuroria përgjatë viteve 2008 dhe 2009, Prokuroria e Tiranës vendosi që të shfuqizojë ato vendime dhe të rikthejë çështjen për hetime të mëtejshme. Pas disa hetimeve, edhe për çështjet e atëhershme, prokuroria ka gjetur elementë të veprës penale dhe ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e pastrimit të parave. Megjithatë, në çështjen e dërguar në gjykatë, nuk mund të përdoren këto përgjime, për shkak se me ligj duhet të asgjësoheshin.

24 Komente

Unë them se Prokuroria duhet të hetojë pse u pushuan hetimet.

Madje, nëse duan vërtet Reformë në Drejtësi, duhet të ndryshojnë Ligjin e Procedurës Penale, që Prokurorit t'i ndalohet të pushojë çështje në lidhje me korrupsionin e Zyrtarëve Shtetërorë.

+1

Une them se:

Kryeministra, Ministra, Prokurore, Gjyqtare, Drejtor Drejtorish, Biznesmena, Gazetar dhe pronar mediash jane te perlyer ne vjedhje, mashtrime, vrasje, lincime, dhe mbi te gjitha kane shkelur ligjet e ketij vendi, duke filluar me Ligjet Kushtetuese, Kodin Penal, Kodin Civil. Te gjithe jane te perlyer, kush me shume e kush me pak, por derra te kenaqun jane te gjithe. Pike.

Vendi eshte nen kthetrat e qoftelargut dhe ska peedh none ti beje derman. Me e lehta eshte qe te gjithe ti pershtaten kesaj situate dhe te shohin perpara. Jane endrra ne diell reformat ne drejtesi, antikorropsioni etj. Sa me shpejt te kuptohet kjo aq me e vogel dhimbja nga qoftelargu. Eshte keshtu sic eshte dhe nuk ndryshon dot. Pike.

E di ku qendron ironia tragjike e jona (dmth e imja dhe e jotja, e shumices se te pafuqishmeve dhe qytetarve normal te ketij vendi)?

Ne, qe nuk kemi bere ndonje zullum, te asnje lloji dhe te asnje natyre, dmth nuk kemi vrare, nuk kemi vjedhur, nuk kemi mashtruar, nuk kemi dhene urdhera per te vrare, nuk kemi manipuluar lista, zgjedhje dhe te dhena statistikore dhe fakte, nuk kemi deformuar informacion, nuk kemi helmuar opinionin publik... dmth ne, qytetaret e varfer dhe te etur per pak ligj dhe drejtesi, qe neperkembemi si qenie inferiore ne nje toke te djegur nga keta Maluketer, ne pra, per Ata te tjeret qe jane siper nesh, jemi te pazote, jemi injorantet, pabuksa qe duhet te pranojme si fatin tone sublim, se kjo qe po ndodh sot e gjithe diten me ne, eshte e shkruar prej Zotit!

Thua te jete e vertete?!

Ps. Sepse kam filluar te dyshoj!

Ka mor fund Beno. Ka qene shkrujt qe ai vend dhe ai popull te jene kontrapedal. Prandaj ka dale shprehja "ishim mire kur ishim keq".

Unë them se Prokuroria duhet të hetojë pse u pushuan hetimet.

 

Kolltuku magjik

smiley

Ca gishti mer, trangull nga ato te zverdhmit. 

Nen " Kasketen " fshihet koka e Sotir Filipit ...

smiley

ja sa ta behet ajo reforma ne drejtesi dhe te gjithe te korruptuarit do shkojne ne burg.

Jo jo ! Tu konfiskohet pasuria dhe ti kthehet buxhetit te shtetit ! Kjo eshte drejtesia !

ke shume te drejte.

por fatkeqesisht asgje nje gjemb ne kemb nuk ka per t'i hyre asnjerit.  jane thjeshte "portokallira" per te mbajtur popullin injorant me humor "demokratik".

e meqe ra llafi tek humori, dhe pak jashte teme. isha me pushime per vit te ri ne Shqiperi. naten e vitit te ri, te ulur familjarisht te shikonim "humorin" ne televizionet shqiptare. te gjitha stacionet private, humor quanin kercime erotike nga ato qe ketej nga vendet borgjezo-revizioniste jepen vetem ne sleazy bars si "private dancing" . vetem TVSH-ja me logon e saj te vjeteruar 50 vjecare, kishte nje program dinjitoz.

atje nuk ke nga ta kapesh. politika e korruptuar, media e korruptuar, drejtesia e korruptuar, qytetet nje katrahure e verete.

E vetmja gje e mire, Fale ZOTIT, dielli sikur ndricon dhe ngroh me mire, dhe ekspresi sikur te shijon me shume.  cupen time e morri malli per gjyshin qe diten e pare te kthimit ne Londer. smiley

 

Aty u lukan shuma me miliona euro smiley puno ne ketu nga mengjezi ne darke. Ata duhet te paguajne taksa te larta, jo 10-15% por 25% per keta milioneret. 

Sa here ka ndonje korrupsion ne mes si  per cudi del ne mes emri Metes. Kot i bien ne qafe te varfrit ai eshte qelibar dhe i pafajshem. 

Zoti Taratori paska shprehur alarmin per faktin qe pergjimet e firmosura nga Kryeprokurorja para tij s'qenkan zhdukur fare si serveri i tatimeve. Ky qaftrashi dmth qe i thote ambasadoreve na leni rrehat se e luftojme vetem korrupsioin ne, s'jemi vend bananesh qe te na nderhyni ju, jemi vend i ligjit. 

Pavaresisht se si peshe fajin me te madh aty e kane politikanet-mafioze, keta perfaqsuesit me te larte te prokurise e gjykatave te cilet i perdorin institucionet e drejtesise per te mbrojtur interesat e mafiozeve jane te paret qe e meritojne plumbin n'lule te ballit. Po po, plumbin ne lule te ballit! Do ishte "reforma ne drejtesi" qe meritojne keta lapangjoze. Tjeter pune qe aty ne ate vend tritoli dhe fishket e bollshem harxhohen kot dhe njerzit shkojne ne burg per vrasje ordinere.

Mos kerkoni kot! Shoke, spiunin e vrau Miloja!

like fakiri paska dash 200 mije per me ble naj dyqan qe ta lshonte me qera. Kshu eshte kur lexon ppu-ne mer like!

Me popullin per popullin .

:

 

 

straight outta maranello, to the people-for the people

E kush mund ta mendonte qe nje shtangist me fytyre idioti ta zaptonte dhe ta paralizonte komplet politiken shqiptare.

Eh Skrapar ta pacim borxh.

E kush mund ta mendonte qe nje shtangist me fytyre idioti ta zaptonte dhe ta paralizonte komplet politiken shqiptare

Nje shtangist me fytyre idioti, nje doktor i cmendur, nje piktor i hardallisur, nje ekonomist pijanec e bixhozxhi, nje kapterr president, nje... A nuk te duket se ky eshte realiteti i vendit tend e timit? ne fund te fundit populli e meriton qeverisesin e tij. Por, ka thene i madhi rendesi nuk ka njeriu, poooor siiiiissstemi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).