“Nikaia është një qytet antik që thuajse nuk njihet. Ndoshta shumica as nuk e di që ekziston. Asnjë projekt nuk e ka përfshirë në listën e investimeve, duke e lënë këtë vend si një cep të rëndomtë”.

Duhet të kthehesh e të rikthehesh disa herë, për të gjetur rrugën që të çon në fshatin Klos, në zemër të Mallakastrës. Kjo, sepse aksi që të drejton sipër, vetëm i tillë nuk mund të quhet.

Klosi është një nga qendrat e banuara më me vlerë, e që kërkon të tregojë historinë e tij shekullore. Rrënojat janë të dukshme, edhe pse ngrenë krye me vështirësi mes shtëpive, gjelbërimit e erozionit. Makina nuk shkon më tej, tani duhet të përpiqemi vet të gjejmë ndonjë cep për të kaluar. E ky nuk është një mision i lehtë.

“Për të shkuar drejt qytetit antik ka vetëm një mënyrë: të hidhemi me kujdes gardheve, shtigjeve, ferrave, në të njëjtën mënyrë siç do të duhet të kalojnë edhe turistët. Sigurisht, duke pasur kujdes, që të mos lëmë ndonjë copë rrobë në këto ferra”.

Për këtë vend, edhe informacioni ka qenë gjithmonë i paktë, edhe pse vlerën e ka të jashtëzakonshme. Kudo duken gjurmë, e mes tyre, me vështirësi duhet të skërmitemi edhe ne...

Ky vendbanim antik mendohet se ka lindur që në shekullin e VIII para Krishtit. Këtu ishin të vendosur Bylinët, e pasi u rritën e u shumuan, u hodhën në kodrën ngjitur për të themeluar Bylisin e famshëm.

Fisi ilir, rrënjët i ka këtu në këtë vend, që sot dergjet i braktisur. Qyteti shtrihet në mëse 17 hektarë, ku monumentet janë të shumta. Shëtitorja, stadiumi, godina të tjera antike, e mes tyre edhe teatri, ku mendohet se qëndronin më shumë se 1700 vetë.

Qyteti ka një plan urbanistik të krijuar sipas stilit arkitektonik të Hipodamit, më i njohuri në Antikitet. Më shumë se kushdo, ndoshta ky teatër duket sikur kërkon të flasë, i gdhendur në gurë. Me një hijeshi të veçantë, që i dallohet edhe sot, ai është një ndër treguesit e rëndësishëm të zhvillimit që kishte kjo qendër.

“Dikur, në këtë teatër viheshin në skenë veprat e autorëve antikë, ndërsa sot ka vetëm heshtje dhe asgjë tjetër. Nuk dihet përsa kohë, këto shkallare që vijnë nga Antikiteti do t’i mbijetojnë erozionit dhe dëmtimeve të shumta, që dallohen kudo në këtë vend, ku dikur qëndronin aktorët, ku qëndronte publiku, e ku sot qëndron vetëm shkatërrimi dhe asgjë tjetër”.

Duket edhe më e dhimbshme, kur mendon se kjo zonë duhet të merrte e të kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm. Dy qytete antike, Nikaia e Bylisi, kaq pranë, e ndërkohë vizitorët janë kaq pak. Sidomos këtu mes këtyre monumenteve, që shumica as nuk i njohin, të një qyteti që dikur ishte i dyti për nga rëndësia në Koinomin Bylin.

“Nga njëra pjesë e qytetit në tjetrën, duhen kaluar gardhishte të tjera. E sigurisht, askush të mos pretendojë për tabela orientuese, fundja çdo të duheshin tabelat në këtë vend të rëndësishëm arkeologjik? Është e vështirë të mos bësh ironi në këto kushte”.

E gjithë hapësira e qytetit antik është e parcelizuar, e ndarë me gardhishte dhe e kthyer në kullota për bagëtinë. Ndërkohë, qeramika të ndryshme mbeten të hedhura e të çapërluara, si mos më keq. Ndër muret mes qytetit, dikur ka pasur edhe mbishkrime, por edhe ato sot nuk mund të gjenden më. Përtej dallohen edhe muret rrethuese, që ende flasin me madhështinë e tyre.

“Shikoni këto mure, që tregojnë jo thjesht teknikën e lartë të përdorur për kohën, por edhe fuqinë e madhe që ka pasur dikur ky qytet. Për fat të keq, një pjesë e këtyre trakteve, e këtyre gurëve të mëdhenj, gurëve çiklopikë kanë përfunduar poshtë në greminë, e të njëjtin fat rrezikojnë të kenë edhe këto trakte të tjera muresh që kanë mbetur, sa kohë nuk dihet se kur janë bërë ndërhyrjet e fundit restauruese. Shumë shpejt, duke pasur parasysh që askush nuk reagon, ndoshta edhe këto mure do t’i humbasim”.

Në atë pjesë të fshatit, që përfshihet brenda territorit arkeologjik, pamja bëhet edhe më e dhimbshme. Fakti që askush nuk ka ardhur për t’u kujdesur, për të drejtuar apo ndihmuar banorët, ndihet...

Sigurisht, ata do të ndërtonin shtëpitë e tyre, sepse nuk mund të qëndronin në të tilla që ishin duke rënë, por institucionet përkatëse duhet të kishin ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, që kjo të mos dëmtonte trashëgiminë vlerëshumë të këtij vendi.

“Kudo në Klos mund të gjesh elementë të tillë të trashëgimisë historike, të cilat janë përdorur dikur, apo përdoren edhe sot, për të mbajtur në këmbë, çati shtëpish, haure për bagëtinë apo kotece, apo më keq për të ngritur hardhitë e rrushit. Në zonën përreth, mund të gjesh kudo mure të vjetër me gurë çiklopikë, të cilët janë shkrirë me llaç e me tulla. E në këtë situatë është e vështirë të mendosh se, në një vend tjetër, trashëgimia historike dhe kulturore do të keqtrajtohej dhe shkatërrohej në këtë mënyrë. Ky është një realitet tërësisht shqiptar”.

Banorët, një pjesë e mirë kanë gjetur monedha apo mbetje arkeologjike të tjera, të cilat druhen t’i tregojnë. Do të duhej që dikush të vinte e të merrte në dorëzim këtë qytet antik, jo thjesht të gërmonte e të nxirrte në pah edhe monumente të tjera, por edhe të ruante ato ekzistuese.

Në fakt, që prej vitit 1975, asnjë arkeolog nuk është dikur më këtyre anëve. Sot gjendja është katastrofike, aq sa edhe fjala turp nuk do të mjaftonte. Të trajtosh në këtë mënyrë një qytet të tillë antik është tragjike.

Nikaia mbijetoi mes shekujsh, mes dallgëve e ndryshimeve të mëdha historike, pa ditur se do të vinte në një kohë - për fat të keq, - edhe më të ashpër: atë të 25 viteve të fundit, ku askush nuk ka dashur t’ia dijë për të.
 

35 Komente

ça bone smiley

po nuk rrihet mo vlla mo shum se dhjet dit ne Shqipni se çmenesh

Po aty mer me zor ta mbajn, o te boj punet mos e lejn me ik.

si thone komentatoret e Temes qe ka shkuar ne offshore

kur te kaloje detektorin do e heqi oren e shtrenjte nga dora

E qahen shqipot se historine ua ka vjedhur greku a alieni, nderkohe qe vete ia kane lene deleve, a betonit. 

Apollonia , Butrinti , Bylisi , Amantia , Antigonea dhe ndonje tjeter tek-tuk njihen , kjo Nikaia hera e pare qe e degjoj . Problemi i Shqiperise eshte qe ka me shume monumente se cmund te perballoje , plus varferia , korrupsioni , ineficenca , pakujdesia , padija etj etj . Tja dergoje videon Insitutit te Monumenteve dhe Arkeologjise dhe Mirela Kumbaros ad personam . 

Ky duhet te filloj te hang out me shkaben se i ka shume pesimiste titujt e reportazheve te tij.:laberia e harruar, lunxheria e harruar, dardha e harruar, cermenika e harruar, lura , kukesi puka thethi edhe ato te harruara.pak a shume i bie gjithe shqiperia e harruar dhe e lene pas dore me perjashtim te KM dhe zones se bllokut.

kto punet e arkeologjis nuk behen se kto duan njerez te apasionuar te merren jo vetem per te ber fitime se fitimet ne arkeologji mund te jen marramendse ose mund te jen asgje. 

Marini mire ben qe sensibilizon autoritetet per Nikean, po informacioni qe jep eshte i deformuar. Fakt eshte qe qyteti meme, Bylis, eshte vetem 1 km larg Nikeas dhe rruga per ne Bylis eshte ta lepish me llape. Nuk shkohet per ne Nikea nga Klosi, po nga Patosi. Ne Bylis pastaj ke mundesi jo vetem te informohesh per historine e qytetit fale shpjeguesve te shumte, po dhe te shijosh panoramen e mrekullshme dhe ndonje brinje qengji ne lokalin aty afer.

Edhe nje gje tjeter; qyteti i jashtezakonshem nuk ishte ilir, po helen. Me keqardhje e them kete, po keshtu thone tabelat shpjeguese te siitit te pakten. Bile ne njeren prej tyre thuhet se ne x vit tempulli u dogj prej barbareve, duke te lene te nenkuptosh se barbaret ishin.....

Qyteti meme eshte Nikaia dhe jo Bylisi. Bylisi eshte bere pas Nikaias ,Bido miku. Sa i takon Bylisit atje ka nje rrenim te jashtezakonshem. As e vret njeri mendjen fare se c behet. E tjetra more po si duhet rene nga Patosi ??? harron qe njerezit normal vijne nga superstrada dhe duan te hipin ne fshat ne Klos ??? Turistet kalojne sepse ikin ne Gjirokaster, apo vijne nga Apollonia,  pra rruga duhet te jete nga superstrada jo nga Patosi. Sa i takon qytet grek apo ilir duhet te lexosh diçka me shume psh Buletinin Shkencor perkates te akademise se Shkencave e gjen ne masen me te madhe te tyre nga viti 1970 deri ne 1979.

 Byllis considered[4] Nikaia to be one of its demes - thote wiki. Sidoqofte dhe pavaresisht wiki-t, nuk eshte e veshtire te dallosh qe hapesira dhe gjithshka tjeter brenda Bylis eshte me e madhe nga Nikaia. Kjo nese i ke vizituar ato vise, nese jo gezohem qe u njohem.

Me kete punen e rruges nuk te mora vesh fare. Si mund te pretendosh te kesh 2 rruge qe te cojne ne Hekal (Bylis), kur ka akoma rruge nacionale te paperfunduara? Them se preshi mund te perdoret, po jo per te fluturuar.

Dhe mik sa per djegjen e Nikaias nga barbaret je serisht shume gabim. Siç thekson edhe Neritan Ceka  qytete Ilire si Gurezeza ne Cakran, Orgesos (margelliçi) ne Patos, Nikaia , Antigonea e shume qytete te tjera u dogjen ne ekspediten e famshme te konsullit Romak Paul Emile i cili dogji mese 70 qytete ne te ashtuquajturin Epir.

Kush i tha ketij qe qyteti qenkerka "Ilir"?

e ka thene Hasan Ceka, Neritan Ceka, skender Muçaj. Sipas Cekes eshte nje nga qytetet me te vjetra te Ilirise ku linden stergjysherit e banoreve te mepasshem te Bylisit. Lazer Papajani po ashtu shkruan per qytetin Ilir te Nikaias dhe monedhat e gjetura atje. Pra disa nder arkeologet me te mire shqiptare e kane thene. Pa llogaritur disa buletine shkencore te Akademise se Shkencave. Te mos harrojme se edhe Apollonia qe sot greket e quajne te krijuar nga ta sipas Stefan Bizantinit , Plutarkut, Strabonit etj kishte me pare nje ngulim ilir me popullesi vendase dhe greket erdhen me vone.

Nese reference merr Wikin ke probleme mik sepse Wiki  behet nga njerezit e thjeshte. Une po te marr reference Libra te tere. Sa per Bylisin normal qe eshte me e madhe kjo dihet dhe eshte i njohur si fakt e kjo sepse Bylisi pikerisht per kete u krijua. Neritan Ceka, Skender Muçaj shkruajne se pasi popullesia , ose me mire fisi iilir i bylineve u rrit shume u krijua domosdoshmeria per krijimin e nje qyteti me te madh dhe popullesia u hodh ne kodren ngjitur. Pra ne nje qytet qe te merrte me shume popullesi. Por nena , pra qyteti i pare qe mendohet shkon deri ne shekullin e 8 e me tej para krishtit eshte Nikaia. Sa per rrugen duket qe nuk e njeh zonen fare . Une kam punuar vite ne ate zone dhe njoh shume mire. Si duhet te mos kete lidhje nje fshat me superstraden ??? si duhet te vijne turistet nga patosi ?? E di qe aty edhe tabela eshte gabim ne rruge ? Thuhet Klos por rruga ku eshte tabela nuk shkon aty ? Si do vijne autobuzet qofte edhe nga rruga qe medemek eshte bere kur ajo eshte super e ngushte ?? Klm mik

Mire o mire, po nuk ben keq ti hedhesh ndonje sy dhe literatures se huaj...te ndihmon te arsyetosh me mire jo per gje.

autoret antik mik straboni, aristoteli,skymni, Livi etj shkruajne per fisin Ilir te Bylineve dhe per qytetet ilire ne te gjithe zonen e Mallakastres. Me autore te huaj se kaq sdi çte them.

Po ministria e Kultures, nuk kujtohet per keto qytete te lashta, per kete cope histori. 

Bylisi ishte 'gjalle' deri ne shek 6 sipas kesaj harte te Ballkanit Bizantin. Kjo Nikaja (emer i gjalle Grek) duket si lagje e Bylisit. 

Keta ma nxjerrin te banuar nga shekulli i -6 edhe Ilire...pa germuar fare?

 

https://thehistoryofbyzantium.files.word...

Tani mik ne do te bejme gallate bejme, ne do te flasim ne ajer flasim. Une po te citoj tre nder baballaret e arkeologjise shqiptare Skender Mucaj, Hasan Ceka e me pas biri i tij Neritan Ceka pa llogaritur njeriun qe e zbuloi Lazer Papajanin. Ti nxjerr nje harte te shekullit te 6 kur ne po flasim per nje qytet qe jo vetem lindi ne te 8 para krishtit pra 14 shekuj para kesaj harte por edhe qe u dogj nder vitet 167 - 168. Pra si mund te kerkosh nje qytet qe nderkohe ishte djegur ??? ne ate harte qe ti paraqet nuk eshte aa Gurezeza ne Cakranin e sotem edhe ajo e djegur ne po ate dergate, as qyteti antik i Margellicit ne Patos ose Orgesos sic njihej ndryshe , as Antigonea po ashtu e djegur bashke me 70 qytete sa c ishin ne tersi te shkaterruara nga konsulli romak Paul Emil. Sa i takon gerrmimeve ato jane bere ne vitet 70 sic te thashe nga Lazer Papajani dhe ke nja 15 publikime te stergjata ne buletinet e kohes se akademise se shkencave. Sa i takon debatit se cfare perfaqesonte fisi i Bylineve pra ai qe krijoi me pare kete qytet dhe me pas Bylisin s besoj se ka vlere te bej kete debat sepse e kane percaktuar historianet antike. Sic thashe edhe me siper edhe Apollonine greket e quajne te krijuar prej tyre edhe pse ka te pakten pese autore antike qe i kam cituar me siper qe flasin er fiset Ilire qe jetonin ne ate vend dhe per greket qe erdhen shume me pas si kolone.Cdo te mire.

po cfare straboni dhe ceka thua?smiley   ne kemi historianet e medhenj much uauu nano dhe pionier lubonja!   po nuk te dolen keta kemi rezerve edhe panajot varkensmiley

zgjidh e merr, o grek o romak!

Pothuajse te gjitha kolonite greke te Mesdheut jane ndertuar mbi vendbanime te popullesise vendase. Pranohen nga te gjithe historianet si koloni greke per shkak se arkitektura, mbishkrimet, institucionet dhe objektet e gjetura jane te kultures greke. Dhe ketu nuk ben dallim as Bylisi, as Marseja, as Sirakuza. Nuk eshte dicka qe e "pretendojne" greket, ju eshte dhene nga histografia.

Jam dakort me ate qe thua pra me faktin se kolonite greke jane ngritur kudo mbi ngulime vendase. Por kjo nuk perfshin fare Bylisin qe ka duke filluar nga struktura, nga ndertimi etj etj nje forme te vecante. Edhe pse ky nuk ishte debati, po flitej per Nikaian. Por Bylisi ska lidhje fare me strukturen greke. Po fare fare ama. Me shume "ka Kina" sipas arkeologeve te huaj e shqiptare sesa Bylisi.

Vetem Qyteti Stalin dhe Qyteti i Superfosfatit Laç nuk kane pasur ngulime vendase (perveç ndonje katunari te rastit), edhe vete greket, dmth doret dhe jonet, u vendosen mbi ngulime vendas (qytetrimi kreto-mikenas), te dyndur nga India si popuj barbare indoevropiane.

Pra ster-ster-gjysh i grekeve eshte Raç Kapuri.

 

Po ta shtysh edhe nja 200 mije vjet para dalim sterniper te homo habilit andej nga afrika.prej

andej doli shprehja" hic po habili" qe verteton leshtesine e races tone smiley

Saranda qyteti qe kemi sot eshte bere komplet pas viteve 39, sipas nje projekti te paguar nga Zogu 
Mbas pushtimit italianet  e quajten Porto Eda ,per nder te vajzes se Musolinit Edda Mussolini.Pas 1945 e quajten Saranda nga legjenda per 40 shenjtoret, qe ka qene ne kohen e vjeter te perandorise Romake.
Greket sot  thone per qytetin e Sarandes eshte grek , se qyteti ka emer grek  kur ai nuk ka qene qytet para vitet 1939 .

Faji dhe i gomereve te kuq qe te gjithe emerat  e vendeve qe pushtuesit kane ndryshuar ne shekuj duhet ti kishin hequr ,e jo me ne 45 ta quanin Saranda .

Te marrnin shumbuj nga greket qe kane ndryshuar te gjithe emrat e dikurshem smiley

Greket sot  thone per qytetin e Sarandes eshte grek , se qyteti ka emer grek  kur ai nuk ka qene qytet para vitet 1939

 

Saranda ka qene qytet apo qender e madhe e banuar, (kuptohet shqiptare), qe ne mesjete dhe quhej Lekuresi..  qendra e qytetit ishte siper ne koder, ku sot eshte ende Kalaja e Lekuresit.

keshtu beheshin qytetet/ vendbanimet aso kohe, ne koder dhe te mbrojtura, ndersa ne bregdet (aty ku eshte Saranda sot), ishte skela/ porti i qytetit.

Ke qene te kjo kalaja e lekursit ti Belul! qofte birra e muzike live plot sa te deshe, shum bukur ishte.

po, kam qene.  shume bukur  eshte !

Belul nuk po them per vend banimet rreth e qark qofshin dhe 2 km larg ...po flas per qytetin e mora si shembull se çfare behet ...Skela eshte gje tjeter ...

Nuk ka pesuar shume ndryshime Ballshi qe nga koha e Ilireve e deri me sot edhe si vend edhe si milet, besoj edhe si estrade, muze ne qiell te hapur eshte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).