Fort i dashtun Kryeministri i vendit tim, z. Edi Rama, po ju shkruaj nga Cerriku, nje qytet i ri, por i vjeter per nga dramat njerezore. Ketu njerezia jane te majte, ne mos ekstremiste, dhe prape vuajne. Jane ne pritje te ndonje mrekullie, saqe shpesh me kujtohet Dino Buxati me ''Shkretetiren e Tartareve''. Ne qender te fabules eshte ai ushtari qe rrin deri sa plaket ne shkretetire duke ruajtur se mos vijne tartaret, nderkohe qe ne fund merret vesh ashiqare qe tartaret nuk ekzistojne.

Pastaj, dikush tjeter thote qe ne Cerrik, po pate bisht ta presin, po s'pate ta vene. Domethene nuk te le askush pa nje cen. Te tjere thone qe qyteti eshte i destinuar te rrise egersira, ndaj nuk zhvillohet asnje lloj biznezi dhe kulture. Nejse, tani eshte kulmi i dimrit dhe kudo eshte shume ftohte, por tek ne i ftohti ka hyre deri ne palce. Rrugicave nuk degjohen me ato serenatat qe vinin nga ndonje darke familjare, as larmia dhe te qeshurat deri ne oret e vona te nates. Pa shkuar ora 9 e mbremjes, cdo gje eshte e shkretuar, dhe nuk dihet nese pallatet kane rene ne gjume, apo shume prej tyre nuk pipetijne se nuk kane drita ne shtepi. Edhe une nuk kam drita. Sic nje pjese tjeter e njerezve qe nuk kane pasur mundesi te shlyejne detyrimet. Ju respektoj per instalimin e ligjeve natyrale ne Shqiperi, por vec te keni parasysh edhe disa kategori, sic jane invalidet dhe personat me perkrahje sociale.

Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, njerezit duken si te pashprese. Vetem grate kane energji dhe bertasin pa fund. Me c'duket, keto 26 vjet, por edhe me pare, politika e vertiste kete shtet, por tani mesa shohim ajo po e ngaterron me keq. Nuk ka gara sportive, rrethe letrare, apo maratona. Nuk ka nje biblioteke. Une personalisht u jam lutur kater ish-Kryetareve te Bashkive qe kane drejtuar Cerrikun qe te rikthejne biblioteken e qytetit ne nje vater te denje te dijes, ku lexues, por edhe qytetare, te kene mundesi te argetohen permes leximit... Te gjithe ne nje fare menyre kane thene se eshte i pamundur rikthimi i bibliotekes. Duhen fonde te medha, thone. Pike e zeze, te te mohojne edhe librin! Vetem keta zyrtare te medhenj e dijne nga c'lloj planeti i marrin urdhrat dhe direktivat.

Por me gjithe kete ''diktature'', Cerriku tashme njihet jo vetem ne arene kombetare, por edhe ate nderkombetare, per artistet dhe letraret e saj. Nje nder ta eshte edhe poetesha e nohur Drita Como, poezite e se ciles kalonin dore me dore tek te rinjte qe ne vitet '80.

Fort i dashtun z. Kryeminister, letra ime eshte nje kerkese qe ju ta vizitoni Cerrikun, pasi nuk eshte me shume se nje ore larg nga zyra juaj. Te shihni me syte tuaj nje popull te djerre, i cili ju garantoj se beson dhe do te besoje deri ne sekonden e fundit tek ju dhe qeveria qe drejtoni. Cerriku u ndertua 64 vjet me pare, ku fillimisht ishte Uzina e perpunimit te naftes ajo qe solli punetoret dhe familjet e para, nderkohe qe tok me kete industri, Cerriku u be edhe nje strehez per te internuarit politike te atyre koheve, sic ishin: Liri Belishova, Dilaver Poci, Veli Llakaj, si dhe nje pjese e familjes se ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Kjo nderthurje e beri qytetin jo vetem novator, por edhe vigjilent. Por sot Cerriku ka dale jashte sistemit. Askush gjate sistemit te demokracise nuk kultivoi e as shfrytezoi resurset qe prodhon klima mesdhetare e ketij qyteti, tokat dhe dy lumenjte, i Devollit dhe i Shkumbinit.

Ju ftoj te na vizitoni. Ju pres dhe ju perqafoj, 

Xha Tani

 

* Foto: ATA

24 Komente

Fort i dashtun z. Kryeminister, letra ime eshte nje kerkese qe ju ta vizitoni Cerrikun, pasi nuk eshte me shume se nje ore larg nga zyra juaj.

keni harruar fort i dashtun shkrues qe kushedi sa larg eshte Cerriku sepse KM-ja nuk e kalon tunelin e Krrabes se e ka ndertuar PD-ja smiley

smiley Mesuam nje gje, se Xha Tani qenka nga qyteti i Cerrikut. I ke rene gabim ziles xha Tani. Palloshi nuk para ndigjon shume nga ai vesh. A ke noi pazar, po ketu ai te ndigjon. 

Nuk ka gara sportive, rrethe letrare, apo maratona.

 

per cfare lloj  maratone behet fjale ? -si ajo klasikja, atletike: 41 km rreth qytetit me vrap, apo tjeter ?

per keto qytetet e vogla  provinciale, do  ishte ideale te organizoheshin simultane  shahu, nga ndonje mjeshter i madh i kryeqytetit, p.sh  Ilo Pinci.

mire e ka...te te mohojne edhe leximin, ky eshte kulmi.

ku jane ato internet kafe-te e Cerrikut ku jo vetem mund te shijoje nje kafe nen shoqerine e miqve por edhe mund te shfletoje ne menyre dixhitale ndonje liber. ku jane ato lokale te kendshme ku permes wifi falas cdo qytetar e mbushte diten duke nxene dije apo kaluar kohen hareshem me lexime dhe aktivitete rekreative.

kollaj paska qene per te shkaterruar smiley

ky tipi do kete nja 20 vjet qe s'ka shkel ne Cerrik. Keq mund te jete po jo aq keq sa ktej ku te del suma vendit; ta pranojme kete!

"Ketu njerezia jane te majte, ne mos ekstremiste, dhe prape vuajne." Hallall e paskan. Po pse kush tha qe revolluzioni eshte pa vuajtje.  

"Fort i dashtun z. Kryeminister, letra ime eshte nje kerkese qe ju ta vizitoni Cerrikun, pasi.."

 

ju ta pikturoni thuj mo mire, se per vizitat esht Doktorri

Te tjere thone qe qyteti eshte i destinuar te rrise egersira, ndaj nuk zhvillohet asnje lloj biznezi dhe kulture.

 

Ishalla skeni ngrire , vete ja dhate voten .

Lere Dino Buxatin po hajde me shpesh ne peshk e lexo figuren tone Din Hyken te heq stresin e te gjitha.

Ka dhe nje menyre pet te fituar 1000 euro ne dite po me rradhe cdo gje.

Pike e zeze, te te mohojne edhe librin! Vetem keta zyrtare te medhenj e dijne nga c'lloj planeti i marrin urdhrat dhe direktivat.

Fort i dashtun, faleminderit per interesimin per librin. Po ju veme ne dijeni se Rilindja ka nisur nje aksion te gjere per prerjen e pyjeve anembane vendit per te siguruar lenden e pare materiale te nevojshme per kultivimin e librit. Ne momentet qe ju shkruajme kemi arritur me sukses te krijojme stokun baze te materialit nderkohe qe presim informacione dhe perditesime nga cdo zone e vendit.

http://www.balkanweb.com/site/etiketa/pr...

https://www.youtube.com/watch?v=_uvy3qqhkZs

http://www.arkivalajmeve.com/Gjirokaster...

https://www.facebook.com/permalink.php?s...

 

Gjithsesi, Ju sigurojme fort i dashtun se Cerriku do jete qyteti i pare qe do furnizohet me libra te rinj qe sidoqofte do jene prej plastmasi te riciklueshem, te tipit e mer ne librari si roman policesk dhe e lexon ne shtepi si novele erotike per tju ngrohur sado pak ne qytetin tuaj te ftohte.

Eh mer Sal ca i bere ketij poplli ... kthehu o komandant kthehu qe te vijne edhe nxemja edhe leximi edhe maratona ... kthehu se na mori malli

Tani e lexova , keta spaskan paguar dritat. Nuk vjen .

Cerriku nga e ka marr emrin? Do kene pasur shume zogj qe i therrisnin cerr-cerr qe nje dite iku dhe ja ku doli emri Cerriku..smiley

Ju ftoj te na vizitoni. Ju pres dhe ju perqafoj, 

Xha Tani

Po ce o shoku juaj eshte KM qe te vije e te vizitoje nje qytet pa arene basketbolli per ndeshjet e NBA?

Keq do ta keni, po ja duroni edhe nja 1,2,3,4 muaj sa te ngrohet koha, pastaj prill maj asaj mos ju ndaj, me pas fillon plazhi. e kshu me rradhe. k/ministri ka axhenden e tij lere te beje reformat.

Posi, ju ftohte e djerre e ATIJ- FORT I DASHTUN e perqafime! 

si mundet nje qytet qe si ka ngel asgje me per te humbur ti thot qe jemi te majte??? jo vetem Cerriku por edhe shume qytete te tjera te te njejtit rrag?ka shume vite qe kur ecen neper qytete te vogla si Cerriku, Erseka, Gramshi, etj etj.. te duket vetja sikur je ne "Silent Hill" dhe e vetmja kenaqesi ne keto qytete eshte vetem tv.

Qyteti im ka ftohte zoti ERION...do ish me sakte. Problemet duhen adresuar tamam

Po ça lesh Cerriku. Ne Tirone edhe çmëndesh per dhjete dite.

 

Ja, ja ka pallu per Belgjike sot vllai, kryeministri flutures smiley kryeminister me korispondencë mo smiley

 

Cerriku thot tjetri.

Edhe gjysma evropes 1 ore larg eshte mor shokhttp://www.mapo.al/2016/01/edi-rama-prap...

Nuk guxon robi t'i shkruaj dy fjale Kryeministrit te Atdheut te tij,se nga minuta ne minute bombardohesh si ne Bejrut City dikur...Interesant !

Dashke edhe Rilindje edhe ngrohtesi zotrote , nuk bohet , nuk shkojne bashke , aty ngrifsh po ja ke dhene voten.

Ah ktu letrat i ha dhija byrazer smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).