Lëvizja Socialiste për integrim ka rezerva për draftin e propozuar nga ekspertët e maxhorancës për reformën në drejtësi dhe këtë e konfirmoi përmes deputetes Silva Caka.

Caka doli në një konferencë për mediat pasi Meta thërriti në një takim në Kryesinë e Kuvendit aktorët kryesorë të kësaj force të përfshirë në reformën në fjalë, si ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, paraardhësin e tij në këtë post, Nasip Naço, kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho dhe Petrit Vasilin.

“LSI fton të gjitha partitë politike të kontribuojnë në këtë proces, që do të nisim nesër në Kuvend. Ne si LSI do të paraqesim nesër mendimet tona në funksion të përmirësimit të draftit final të reformës së drejtësisë”, tha Caka.

Ashtu siç pritej, LSI ja ka lënë takimit të së premtes vendimin për pozicionimin ndaj draftit final të ekspertëve. Ende nuk ka konfirmim zyrtar se cila do të jetë vota e saj për draftin final në Venecia, votë që është edhe vendimtare për të bërë shumicën në Komisionin e Posaçëm për shkak të përbërjes së barabartë. 

Mesa duket kjo ka qënë edhe çështja që është diskutuar në takimet e gjata mes kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe gjatë paradites se kësaj të enjte. Pas këtyre takimeve pyetjes së Top Channel nëse anon nga Pro-ja vota e LSI-së, burimet iu përgjigjen me “besoj se PO”.

Shkaku i votës vendimtare  të LSI-së, mesa duket ka qënë edhe qëllimi i takimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin në zyrën e Ilir Metës, pas takimit të tij me Ramën. Po ashtu mësohet edhe për një telefonatë të ambasadorit amerikan Donald Lu me kreun e LSI-së. Pritshmëria e Partisë Socialiste është që drafti të marrë Ok-jin e Komisionit të premten dhe përballja e qëndrimeve të bëhet pasi dy ekspertët e Venecias të kenë mbërritur në Tiranë më 21 dhe 22 janar.

16 Komente

Eh sa shpresa qe kam.

Komun'e Parisit kemi me e ba tan Shqypnin. Do e zhdukim korrupsionin nga faqja e dheut. Me t'u miratuar drafti, juristet e korruptuar do zhduken nga syte kembet, politikanet hajdute do bredhin per azil neper bote. Ne veç kjo na mungonte, se kshu, si njerez, ne s'e njohim as vjedhjen , as korrupsionin, as blepirjen. Me tu firmosur drafti, vetem njerez te ndershem qe respektojne ligjin do mbeten. Tamam si ke Komuna. 

Keshtu qe me ne fund, si ne cdo prralle, drejtesia do te triumfoje...

Luuu, ta paçim borxh gjithe jeten.

Vetem LSI dhe PD qe sduan reforme ne drejtesi se te paret qe ja shohin deren burgut eshte Ilir floriri dhe Luli i rruges Durres-Kukes. 

Degjova me vemendje ekspertet tek emisioni i Balles tek Top Channel dhe aty kuptova shume gjera ne lidhje me reformen. Dhe si perfundim dua te them qe nuk kane faj LSI dhe PD-ja qe perpiqen per te gjetur sebebe qe mundesisht ta pengojne ate. Ishte e frikeshme kjo reforme, kuptohet per ata/ato qe kane abuzuar me parate publike, me drejtesine dhe ne pergjithesi me vendin e punes. 

smiley  smiley ne dore te kujt eshte shqoqeria shqiptare, Reformat ? smiley Pleqt e Krujes..

Po thellohu mor evlat, thellohu...

Qe kur osht kthy nga Miami ka fillu me shpalos fashion statments ... pink jacket , well trimmed beard .. me bast qe kepucet jane te bardha ...smiley

 "Why don't you get a pair of white shoes,move down to Miami Beach and get the whole thing over with?" - Seinfed. 

Eshte foto perpara vakances ne Miami. Keshtu qe ju Floridianet nuk merrni dot credit per moden e KM. smiley

marshallah.

shqiperi shqiperi lule

ke hije te jesh fodulle.smiley

E beson ti qe une du me ta fut? Po jane llafet e Saliut, o burr.  

A di gjo njeri, se, pse eshte dobesuar keshtu Skrapi. Ka nja 1-2 vjet qe ka rene ne peshe. 

 Seksi Pjer....seksi .

Nuk e besoj Brado, njerzeve me stres, nuk para iu ngrihet smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).