Fundi i kulturës së mirëseardhjes në Gjermani e Austri do të ketë ndikim dhe në vendet ballkanike, të kthyera në rrugën që i çon refugjatët drejt shteteve të pasura veriore të Europës.

Fundi i kulturës së mirëseardhjes në Gjermani e Austri do të ketë ndikim dhe në vendet ballkanike, të kthyera në rrugën që i çon refugjatët drejt shteteve të pasura veriore të Europës.

Duke cituar ekspertë të ndryshëm, “Deutsche Welle” bën të ditur se vendet në fjalë, shumë shpejt do të imitojnë fqinjët e tyre me justifikimin se, nuk u mbetet zgjidhje tjetër veç mbylljes së kufijve.

Në kohën kur Europa ende vret mendjen sesi do të veprohet në të ardhmen, - vazhdon artikulli, - në itinerarin ballkanik shqetësimet ndihen gjithmonë e më të forta: në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni kanë nisur të skicohen skenarë apokaliptikë, sipas të cilëve shtetet në kufirin e mbyllur të Austrisë do të jenë në pozicionin e një sanduiçi, me vazhdimin e fluksit të pandalur nga Egjeu.

Që në momentin që Austria mbyll kufijtë, vendet e Ballkanit lejojnë të kalojnë vetëm ata emigrantë, të cilët e deklarojnë me shkrim se duan të aplikojnë për azil në Gjermani dhe Austri. “Edhe pse është kundër konventave ndërkombëtare, ne kështu do të veprojmë”, deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiç, në një konferencë për shtyp të enjten. “Gjithçka varet tani nga Gjermania. Kroacia është vend tranziti dhe nuk do të jetë një ‘hotspot’. Kriza duhet zgjidhur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë”, ishin komentet e ministrit të Brendshëm kroat.

Se çfarë nënkuptojnë rregulloret e reja, kjo u kuptua që përpara 3 ditëve, kur policia sllovene shoqëroi duzina emigrantësh, të cilët nuk kishin si destinacion Austrinë e Gjermaninë për të kërkuar azil.

Pavle Kilibarda nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut nuk është i habitur me këtë panik dhe mënyrë veprimi të shteteve ballkanike. Të gjithë e dinë se rregulloret e reja janë në kundërshtim me konventën e Gjenevës.

“Por, Ballkani orientohet nga shtetet e mëdha të BE-së. Kur e shkelin ato të drejtën ndërkombëtare, edhe të tjerët gjejnë një justifikim praktik për të bërë të njëjtën gjë”, argumenton analisti.

Të martën, Maqedonia mbylli për 48 orë kufijtë me Greqinë, me pretendimin se në Slloveni ka pasur një defekt hekurudhor, që Lubjana e hodhi poshtë menjëherë. Edhe vet kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, përkrahësi më i fortë i politikës së mirëseardhjes së Merkelit në rajon, ka nisur të lëkundet.

“Plani B” i Ballkanit, sipas ekspertëve, do të jetë po aq shpirtvogël sa i pari. Nëse përpara emigrantët lejoheshin thjesht të kalonin për në veri, tani do të shkohet në ekstrem e do të mbyllen kufijtë.

/ Top Channel

5 Komente

Keta te Top-Channelit qenkan te vonuar ne lajme, nuk e paskan marre vesh se 7 vende te EU "dolen" nga Shengeni, ku nuk kalohet me pa kontrroll. 7 vende kane dale de facto, nderkoh qe de juro qendrojne ne EU.  

PO edhe de facto jane ne BE, ashtu si dhe Anglia.

rasti mir per biznes me gomone... do pasurohet vlora

Deri tani shqp eshte evituar si intinerar. Mire apo keq mbetet per tu pare. Nuk i kapacitetet shteti shqiptar te tranzitoj me mijra njerez ne muaj. Kerkon mjete transporti falas, ushqime, mjekime apo ilaçe falas. Shpresoj qe shqip te vazhdoj te qendroj jashte radarit si porte hyrese ne eu.

Te gjitha akordet e marra, te gjitha marreveshjet e bera mender muhabetit u kthyen ne nje mut te madh kur u erdhi problemi te bytha, pezullojne edhe shengenin tani duke ja lene italise ne dere te gjithe emigrantet, hipokrizia e brukselit e nxorri perseri koken.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).