Jemi unikë në shumë gjëra. Por duket se kemi ca tregues ku jemi tërësisht të pakonkurueshëm. Kjo është “Politika e Konspiracionit”. Teoritë konspirative sundojnë kudo në mjedisin politik dhe mediatik. Konsipracion, sipas versionit shqip, do të thotë se të gjithë dyshojnë tek të gjithë. Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve. 
Çdo ditë, republika e portaleve furnizohet me lajme. I shpik njëri, pastaj i referohet i gjithë komuniteti portalor, duke i shtuar secili pjesën e vet konspirative, dhe më pas i rireferohen sërish njëri-tjetrit.

Politikanë që duan të sulmojnë (në shqip, t’ia fusin) njëri-tjetrit dhe shpërndajnë thashetheme nëpër media, republikën e portaleve. Mediat që hamendësojnë njëra-tjetrën se përse e dha këtë lajm. Kush ia ka dhënë? Cili ka qenë qëllimi? Kush fshihet pas kësaj? Cfarë ka dashur të thotë? Kush ia dha sms gazetarit? Kush ia dha e pse ia dha dosjen? Përse tani? Kush dhe përse po e përdor? Gazetarët shikohen më shumë si misionarë të politikës së konspiracionit, sesa si gazetarë. Si në një vorbull të madhe rrotullohemi të tërë, duke hamendësuar, sajuar, shpifur e mosbesuar të vërtetën. Një pështjellim i madh rreth të cilit vijmë rrotull të tërë, si të tromaksur, duke harruar të merremi me ato që duhet të merremi, pra të bëjmë ndonjë punë. Si ne, ashtu edhe politika.

Teoritë konspirative na rrethojnë gjithandej. Politika vetë funksionon, mbi keto teori. Partitë bëjnë aleanca, komunikojnë mes tyre me kode, përmes mesazheve, kërcënojnë njëri-tjetrin me emra vendesh, apo referime cështjesh. “E di vetë ti, me kë pive kafe në Vjenë, por spo flas tani”. Ata vënë ushtrinë e portaleve të përhapin hamendësime konspirative, e pastaj ata të ‘medhenjtë’ shfaqen buzagas; E kush tha se është e vërtetë? Juve ia fusni kot. Ne jemi shokë, sic e shikoni. Por ne nuk e hamë këtë kokërr ulliri. Ne sërish mendojmë se pas buzëqeshjes ka skërmitje dhembësh. Dhe nuk i ndahemi derisa ta zbulojmë se kush ia ka me të futur shokut.

30 Komente

Mos i beni qejfin vetes kot. Ne s'jemi unike ne asnje gje.

Zgjedhjet e parakohshme shume prane , Edi Rama nuk mund te beje reformen ne drejtesi , procesin do e marre ne dore Sali Berisha dhe Ilir Meta .

Ah t'falte zoti. Shyqyr qe po merrni frenat ne dore mer Brad se po shofin qamet njerezit smiley

Aha Brado, po e morri ne dore Muall Mavria me Skrapin, reformen e Drejtesise, e ke te sigurte reformen e Padrejtesise. Aty duhet nje i paperlyer. 

avokati perflitet, ka fituar shume kredo te nderkombetaret dhe eshte teknokrat pa parti

U perfol avokati ,por pastaj u dual ne konkluzion qe nje njeri qe nuk eshte i zoti qe te krijoje familje nuk eshte i denje per reformen ne drejtesi.

ky eshte kushti qe kane vene te huajt mos te kesh grua. qe ti perkushtohesh punes dhe jo te te coje gruaja me pushime dhe te te llastoje me dollaro offshore

Po pse more Mentor Kikia, si thua ti, ka apo nuk ka konspiracion? Dmth ka? Apo te gjithe po genjehemi se nuk ka kurrfare konspiracioni dhe kete dreq mosbesimi e nxisim ne qytetaret, sepse ata larte jane te qashter si drita e diellit?

Si thua ti??

....kisha besim me shume tek disa studenta te rinj qe studioun jashte e kthyen ne shqiperi, por.....infektohesh shpejt atje ....zhgenjim i madh....tek ky veliaj ndoshta....por po te jete per ram e met....keta jane kriminela....pa llog salen.....nuk bohet dot ....ja fus kot edhe une....sja vle me koment

 

 

Nano ra sepse punonte me ata qe vodhen Telekomin, ajo kompania e famshme Hermes qe vidhte impulset, pra me Raftin dhe Ahmetajn.

Rama ate tipin e Hermesit e beri minister, kurse Rafti e keshillon per probleme te imazhit.

Nuk i varen ujkut melqite ne qafe.

P.S. Keta nuk vjedhin nga 1000 euro , po me shume. Mos me thoni qe 1000 ne kete rast nuk ka lidhje me temen. smiley

Pse spekullon?

Absolutisht jo. Une jam shume i thjeshte per tu kuptuar. Kur votoj nuk e votoj kurre PD-se sa kohe qe ne te ben pjese ai halja i Vucidolit qe shkateroi Shqiperine, armatosi gjithe miletin qe po vrasin njeri tjetrin cdo dite. Kurre.

Por nuk votoj vetem une ne Shqiperi. Rama mbase ka detyrime per emrat qe permenda po une personalisht kam neveri per ta si hajna profesioniste te cilet duhet te ishin shume, po shume larg qeverisjes. Njeriu duhet te grindet eshte thene.

Iken tre vjet pothuaj dhe asgje e re nga fronti i ecjes perpara. Ndryshimi i qeverisjes nuk ka qellim ndryshimin e emrave te atyre qe vjedhin, por ngjalljen e shpreses. Une po them ate qe ndjej e jo ate qe deshiroja te ishte per ta sjelle si te vertete. Nuk kam pse e genjej veten por nuk dua as dhe te me genjejne. Nuk kam kohe te pres deri sa te kuptoje Rama qe keshillat e Ahmetajt per Call Center apo fasonet si burim per ngritje ekonomike jane te gabuara. Pra, flas se me takon te flas se ne fund te fundit nuk e kam gojen vetem per te ngrene.

Psh, kam shume veretje per policine, por eshte ku e ku me mire nga c'ka qene ne kohen e atij kafshes. Kam verejtje per Bashkine e Tiranes, por eshte pa diskutim e pakrahasueshme me bashkine e Lul motres. 

Duhet ngjall shprese me politikat ekonomike qe behen e jo me dengla se pastaj alternative behet ikja.

Shkurt : une pres qe nje pune te niset e duhet te bitiset. Ne te kundert mos e nis fare.

Gjate pak , por mendoj se jam keqkuptuar me spekullimin qe permende. Emrat e pervecem ne kete rast jane rastesore, sepse mund te kisha shkrujt Mirela, Germenji, Beqaj, Cani, Hagjinasto apo Panariti.

Bile per Mirelen ( me mbiemrin Shqina ) do shkruja me qef te madh se ajo eshte dhe njeri apolitik, dmth jo partiake e keshtu nuk me zemerohet askush as te majtet por as dhe antikomunistet. Por Mirela Shqina eshte ne fakt rasti tipik e shprehjes : namin e ka ujku, kerdine e ben çakalli. smiley

Dua t'i bie shkurt edhe une. Jam shume dakord ne pergjithesi me ca thua, por ato emrat qe ke permend me lart, te pakten njerin, e ke permendur ne menyre shume "misleading"...c'orientuese. Rafti ben PR per Ramen? Cili Raft? Ti e di me mire se une, meqenese e ke shkruar. Kjo eshte si puna e atij muhabetit te bijve te eterve...

Asgje sekret miku im, asgje. Jane publike. 

Une psh do habitesha shume nese vajza e Fahri Balliut do ishte imazhi i PD-se megjithese me thane te verteten prej atyre e pres, por jo prej Rames.

Shiko, nuk po them qe eshte sekret, sepse s'ka pse te jete persa kohe nuk eshte duke bere ndonje pune sekret. Problemi me postin tend ishte qe ti permende Raftin (babain) dhe direkt me poshte the qe Rafti ben PR per Ramen. Tani, nje lexues qe nuk e ka idene do thoshte: Wow, Rafti (babai) punoka per Ramen? Artikulli qe ke vene serish nuk tregon gje, sepse nuk thote asgje per lidhjen. Por edhe sikur, a do te thote vertet ne menyre automatike e me rregullen e treshit qe Rafti(babai) punon per Ramen? Ndaj te thashe qe eshte misleading dhe spekullues.

Dhe e dyta, e perseris ate muhabetin e bijve te eterve. A do vazhdojme me ate lloj justifikimi apo sulmi edhe pas kaq vitesh? Vajza eshte e shkolluar dhe e pergatitur per ate pune. Nese edhe vajza e Fahriut eshte, le ta beje.

 

E respektoj mendimin tend, por une nuk çedoj nga sa thashe. Ketu do jemi e do shofim. Une uroj qe mos dale fjala ime. Puna e eterve ? Hmmm, nuk di ç'te them por beme baba te te ngjaj nuk e kam thene une i pari.Vajza ne Nentor 2013 ka fillu pune, ndersa diplomen e ka njoft ne Ministrine e Arsimit ne vere te vitit 2014. Ligja e kerkon qe te punesohesh ne administraten shqiptare qe te kesh diplome te njohur nga Ministria e Arsimit.

Ta permenda kete jo se me prish pune mua emerimi i saj edhe pa e pas diplomen, por per te vertetuar qe ky imtimizimi qe mos fol se quhesh se po ben lojen e atij te bijve te eterve nuk me rri mire.

E sa kohe qe emerimi eshte bere keshtu atehere nuk kam si bie dakort me faktin qe vajza eshte e zonja ...

Vajza ka nje vend pune politik e besoj se kete e pranon te pakten, pa punon apo nuk punon Rafti per Ramen e shof qe nuk e zgjidhim dot. smiley

Paqe !

P.S. Une e di si behen emerimet ne Shqiperi.

Ne shqiptaret nuk levizim kollaj nga istikami, ndaj dhe rrime kokefortesisht ne vend numero smiley

Vetem nja dy gjera, dhe nuk e vazhdoj me as une. Personat qe vihen ne pozicione politike emerohen (me shume gjasa te rekomanduar nga struktura te posacme brenda partise) e nuk e marrin vendin e punes me konkurs. Kjo ndodh ne gjithe boten dhe ka kuptim qe te jete keshtu, gjithmone nese behet fjale per pozicion politik. Keshtuqe, o pozicion politik dhe pa konkurs, ose pozicion apolitik dhe me konkurs.

E dyta, ligja thote edhe qe ai komisioni i njohjes se diplomave duhet te perfundoje procesin e njohjes brenda 45 diteve nga paraqitja e plote e dokumentacionit. Por, edhe nga eksperienca personale, kjo periudhe mund te shkoje lehtesisht ne 1 vit apo me shume deri kur t'i teket komisionit te mblidhet.

Paqe!

 

Doli dy here komenti, e po e fshij.

"melçite"

Në këtë rast q-a lexohet ç. "Mëlqi" dhe kështu e shkruajnë antikomunistët. smiley

Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit.

Kjo eshte ne pergjithesi per ne. Edhe Shqiptaret ketu, sidomos ata qe s'kane shume kohe ketej, kete mentalitet kane. Nuk e di a e kemi patur apo e kemi marre nga Turko-Arabet se dhe shume prej tyre kane mentalitet te ngjashem, nga c'kam vene re.

nuk ka me vend per konspiracion e interpretim kur berberi i ppu thote se fajin na e ka "qeveria ne minorance". Ky njifet botrisht qe eshte nji nga artikuluesit me te sinqerte te problemeve qe shqetsojne sot te majten ne shqp.

Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve. 

Kjo fraze eshte maja e diskursit frojdist.

Ho pra e shifni "teorine e te futmes" pasqyruar ne shtyp zyrtar dhe asnjeri nuk shqetsohet, siç ka ndodh kur e kam shtjelluar une (ankesa nga shume peshq qe une perdor gjuhe frojdiste), biles duket se ju pelqen dhe ju vjen lezet kur e lexoni ne shtyp qe ju'a fusin, kur e them une filloni shani e kerkoni te me behet ban.

Petroninse dhe Zhardin qe lyhesh me profum sur le Nil, si me raprezentativet e prekaritetit diskursiv antiheretik, na thoni ndonje gje lidhur me çeshtjen.

 

Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve. 

smiley

Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve. 

Njeriu i ri Kapitalist !! Ehhh I ka kapitalizmi keto..ca ti besh? Politika gjithe mburrje e sms me celular ne studio televizive,status fb e etj etj i ka keto !

Të gjithë mendojnë se të tjerët po ia fusin dhe të gjithë mendojnë si t’ia fusin tjetrit. Në fakt të gjithë duan t’ia fusin të gjithëve.

i Modhismiley ben nje shtese kati:

Akoma me teper me ne fakt: t'gjith e kan mrena, e kur kthejne koken pas me pa se kush jua ka fut, çer me pa? Shofin qe ja kan fut vetes, sepse hapsira sipas teorise se relativitetit eshte e lakuar! 

Kishim vite qe e lexonim politken si kombinacione te te tre K-ve: Klan, Korrrupsion,Krim. Ne kete qeverisje u shtua edhe nje K  tjeter-Konspiracioni. Nje supermazhorance me 84 vota perfundimisht eshte futur ne ngerc prej kompozicionit te saj me Liken, floririne  vogel si pakice bllokuese brenda shumices. Dyshimi reciprok mes Rames dhe Metes, i mbartur qysh ne ngjizjen e mazhorances, tashme fale lojes inteligjente te opozites dhe medias prane saj, eshte kthyer ne paranoje. 

Paranoja e  Likes per Ramen konspirator nisi me ceshtjen Doshi, u ushqye me dosjen CEZ dhe ka arritur piken kulmore me Reformen per Drejtesine. Avokat Ngjela si kaqol  qe eshte,kujton se mbeshtet Ramen por ne fakt ndersen Meten kunder Rames dhe ushqen paranojen e tij , kur shkruan statuse ne fb se "Reforma (Rama) po gatit prangat per Meten". 

Media  bashke me Kapexhiun ushqen paranojen e Rames kur aludon se Meta po i "fut gishtin" dhe po i shkel syrin opozites, dashnores se vjeter: "do kthehem prap  ke ty".

Teater dhe konspiraci! Dhe tufa e budallenjve qe shpreson  se  do behet Drejtesi! Nje mut ka per t'u bere! Do arrihet nje kompromis fifty-fifty, reforma do implementohet nga fillimi 2017, pastaj zgjedhjet dhe Rama do shfajesohet: Me jepni nje mandat  te ri per ti cuar te korruptuarit para drejtesise.Por  prit prit se nuk ke pare gje.Ciftelia po  kurdis telat.

It's not fair te behet kurban Rama per krimet e doktorit skizofren, dhe mekatet e shqipetareve ne teresi. Tavanin e rezultatit e determinon sistemi i shpifur i demokracise a.k.a. kompromisit, dhe niveli i forcave politiko shoqerore (destruktive, per ironi te fatit) qe ai rregullon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).