Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi dje një raport vlerësues për transparencën fiskale të qeverisë shqiptare.

Konkluzionet kryesore të raportit janë:

  • Shqipëria nuk ka përmbushur 8 nga 36 kriteret e FMN-së për transparencën fiskale. 14 kritere të tjera janë realizuar në nivelin minimal. Vetëm 10 kritere janë përmbushur në nivel të mirë apo të avancuar.
  • Qeveria ofron pak informacion për investimet publiko-private dhe konçensionet që jep.
  • Qeveria ofron pak informacion në lidhje me prodhimin e përgjithshëm të vendit.
  • Problem i rëndësishëm mbetet kompensimi i pronave të shpronësuara nga regjimi komunist, vlera e të cilave arrin në rreth 70 për qind të prodhimit vjetor të vendit.
  • Problem tjetër serioz vazhdon të jetë përqindja e lartë e kredive me probleme, të cilat përbëjnë rreth 23 për qind të totalit të huave të dhëna nga sektori bankar.

FMN ka bërë një sërë rekomandimesh për qeverinë, ndër të tjera:

  • Të përmirësojë transparencën e projekteve të investimeve publike, duke bërë analiza kosto-përfitimi dhe duke publikuar vlerën e përgjithshme të të gjithë projekteve, përfshi partneritetet publiko-private;
  • Të mbikqyrë më mirë kompanitë publike dhe rreziqet fiskale që ata mund të sjellin;
  • Të hartojë dhe publikojë një raport vjetor për të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit si pasojë e privilegjeve dhe përjashtimeve tatimore.

14 Komente

Qeveri e paafte, qe edhe pas 25 vjetesh, kerkon borxhe, hyy plehra.

Tamam te paafte. Nuk e kuptoj pse nuk te zgjedhin ty si guvernator bq.

Pjero, po Belgjika kur ndaloi te merrte borxhe?

Belgjika mer borxhe te brendeshme, gjembo, jo tek te huajt. 

Papapa sa e keqe qe je! Do me e demasku me.zor autorin PTH.

Lirine nuk jua solla une tha Skenderbeu.

Ce o, Perez De Kuellari do na mesonje neve, o ...?

ska transparence thot.

po çe do transparencen; te na beje me infarkt ?

 

Coji mer nje kopje te Ekonomist ta myllin sqepim kto.

E kupton qe jemi popull kot kur fushata e ps behej me video ad's njelloj si ato websites qe te ofrojne skemen e nje motorri magnetik perpetual per vetem 49$. Free energy now. Buy today.

ueeee kulmi, kulmi.... po bejini nje refresh transparenca.al more gazetare te dobet qe prishni imazhin e shqiperise

Akuza:

  • FMN: Shqipëria nuk ka përmbushur 8 nga 36 kriteret e FMN-së për transparencën fiskale. 14 kritere të tjera janë realizuar në nivelin minimal. Vetëm 10 kritere janë përmbushur në nivel të mirë apo të avancuar.

E Verteta:

  • Te 36 kriteret e FMN jane permbushur qe ne date 8 ne oren 14:10.

Akuza:

  • FMN: Qeveria ofron pak informacion për investimet publik- private dhe konçensionet që jep.

E Verteta:

  • Qeveria ofron informacion per investimet publike dhe per ato pak konçesione private qe jep

Akuza:

  • Qeveria ofron pak informacion në lidhje me prodhimin e përgjithshëm të vendit.

E Verteta:

  • Pak lidhje ka  informacioni i pergjithshem me prodhimin e qeverise se vendit.

Akuza:

  • Problem i rëndësishëm mbetet kompensimi i pronave të shpronësuara nga regjimi komunist, vlera e të cilave arrin në rreth 70 për qind të prodhimit vjetor të vendit.

E Verteta:

  • 70 perqind e regjimit komunist arrin te mbetet vlere e rendesishme e vendit, pronaret e prodhimit vjetor te problemeve tashme te shpronesuar.

Akuza:

  • Të mbikqyrë më mirë kompanitë publike dhe rreziqet fiskale që ata mund të sjellin

E Verteta:

  • ahh ketu ke fol tamom, me shume mbikqyrje, mbikqyrje per te gjithe, ne mbikqyrim ata mbikqyrin te gjithe mbikqyrim te gjithe.

Persa kohe qeveria shqiptare ndjek modelin OJQR-ku ti keni, keto raporte do kemi nga fmn-ja. Megjithese dhe fmn-ja te njejtin model ndjek.

Kristiana Lagarda ( Christine Lagarde) drejtore e pergjithshme e FMN/IMF, i mbaron mandati ne mars te ketij viti. Disa ministra perendimore te Finances, jane per nje mandat te dyte te saj, mirpo disa te tjere, nga vendet e Europes lindore dhe Aziatike, jane kundra nje mandati te dyte te saj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).