Të abuzuara nga gangsterët, të mohuara nga familjet dhe të braktisura nga shteti, gratë që u trafikuan si skllave seksi përballen me betejën e vështirë të ndërtimit të një jetë të re.

Zona përreth Place de I’Yser në Bruksel është vendi i punonjëseve shqiptare të seksit. Territori i tyre është vetëm pak kilometra larg nga sheshi qendror i qytetit, Grand Place, ku mijëra turistë derdhen çdo ditë.

Pasi pinë një kafe në lokalin aty pranë, rreth mesditës gratë fillojnë të presin në rrugë për klientë. Dhjetë minuta seks këtu kushtojnë jo më shumë se 50 euro.

Epshndjellëse, me flokë të gjatë kaçurrela dhe me sy të mëdhenj të zinj, 31 vjeçarja Eva flet pa turp për klientët e saj; sa para u merr, pozicionet e seksit dhe madje edhe për sherret mes grave që ndajnë rrugën.

“Unë fillimisht erdha këtu me të fejuarin tim, 14 vjet më parë,” kujton Eva (një pseudonim, si emrat e tjerë të viktimave të trafikut apo punonjëseve të seksit të cituara në këtë shkrim) Burri me të cilin kishte rënë në dashuri i tha se ajo duhet të bënte një “sakrificë për hatër të dashurisë” – të bënte seks me burra të tjerë për të fituar paratë për ata si çift.

Ende pa e kuptuar se çfarë po i ndodhte, Eva u bë një viktimë e trafikimit – ose siç njihet formalisht, trafikimit të grave për shfrytëzim seksual.

Në Europë mund të jenë rreth 140 mijë viktima të trafikimit seksual dhe rreth një e treta e tyre vjen nga Ballkani, sipas një raporti të OKB-së  të vitit 2010.

Mijëra gra dhe vajza janë trafikuar vetëm nga Shqipëria drejt Europës Perëndimore si skllave seksi përgjatë dy dekadave të fundit. Grupe kriminale të mirëorganizuara kontrollojnë trafikun, në disa raste me bashkëpunimin e vetë familjarëve të viktimave, ndërsa trafikantët i pastrojnë fitimet përmes blerjeve të pronave në Shqipëri, thonë policia dhe ekspertët.

Përpjekjet për të eliminuar grupet kriminale përballen me pengesa të mëdha. Kërkohen hetime komplekse ndërkombëtare dhe është e gjithëpranuar se kriminelët janë në gjendje të blejnë ndikim në sistemin e drejtësisë të Shqipërisë, një nga vendet më të varfra në Europë.

“Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta në stafin e forcave policore pengojnë aksionet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Bashkëpunimi i zyrtarëve me kriminelët e trafikimit mbetet një shqetësim domethënës,” thuhet në seksionin për Shqipërinë të raportit të fundit për trafikimin e qenieve njerëzore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i vitit 2015.

Raporti vë në dukje gjithashtu se kur u publikua në korrik, “një anëtar aktual i parlamentit ka dënime të mëparshme për krime të lidhura me trafikimin”.

Ndërkohë, shumë viktima që i shpëtojnë bandave, përfundojnë sërish në tregtinë e seksit, pasi refuzohen nga familjet dhe shoqëria e tyre dhe marrin shumë pak ndihmë nga shteti shqiptar për të ndërtuar një jetë të re.

Mijëra viktima

Një raport i policisë shqiptare i vitit 2007 dhe i papublikuar më parë, i siguruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, thotë se së paku 5,162 gra dhe vajza janë trafikuar për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi mes viteve 1992 dhe 2005.

Askush nuk më ka mësuar mua se çfarë është dashuria; se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. Unë jam damkosur që kur isha fëmijë.

– Elsa, viktimë e trafikimit

Rreth 22 për qind e tyre qenë minorene kur u trafikuan. Shtatë për qind e viktimave qenë rrëmbyer, përdhunuar ose u qenë kërcënuar familjet. Katër për qind u shitën në prostituim të detyruara nga vetë familjet e tyre.

Që nga periudha e mbuluar nga ky raport, rreth 1 mijë viktima të tjera të trafikimit janë identifikuar sipas raporteve vjetore të krimeve, të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme.

Viktima të panumërta të trafikut të qenieve njerëzore nuk shfaqen në statistikat zyrtare dhe shifrat nuk paraqesin tmerrin e vërtetë të historive individuale të grave.

Intervistat me gratë e trafikuara zbulojnë se në disa raste, ato qenë viktima të dhunës apo abuzimeve seksuale nga vetë familjarët e tyre.

“Atë natë babai piu shumë dhe rreth orës 2 të natës e kam parë veten të zhveshur dhe atë mbi mua,” kujton Vera, një 27 vjeçare në qendrën “Të ndryshëm dhe të barabartë” në Tiranë, qendër që ofron ndihmë për viktimat e trafikimit.

“Isha si një trup i vdekur… Ika me të parin që më premtoi martesë; por sapo mbërritëm në Kamzë më detyroi të shkoj me meshkuj të tjetër për para,” shton ajo, mes lotëve që është përdhunuar aq shumë herë nga i ati kur ishte e vogël sa nuk e mban mend sa.

Nëna e Verës vrau veten në vitin 2009. Policia beson se ajo kreu vetëvrasje pasi zbuloi se bashkëshorti i saj po abuzonte seksualisht me vajzën e tyre.

Maria, nga Malësia e Madhe në veri të Shqipërisë qe vetëm 16 vjeç kur babai i saj e martoi me një burrë të moshuar. Bashkëshorti i saj e detyroi atë të prostituojë në Greqi.

“Çdo natë ishte si të më përdhunonin,” kujton Maria. “Kur i tregova nënës, ajo më ulërinte se nuk mund të kthehesha në shtëpi, duke më thënë që të kemi nxjerrë njëherë nga kjo derë,” shtoi ajo.

Elsa, nga qyteti verior i Kukësit, binte shpesh viktimë e dhunës së babait të saj pasi nëna e saj u nda nga jeta kur ajo që vetëm gjashtë vjeç.

“Kur ai kthehej në shtëpi, më rrihte me zorrën e ujit thjesht sepse unë ekzistoja,” thotë ajo me zë të ulët, sikur është ende e mbërthyer nga frika.

Pasi u përdhunua nga vëllai i saj në moshën 13 vjeçare, ajo u arratis nga shtëpia dhe u detyrua të punojë si prostitutë, fillimisht në Tiranë dhe më pas në Kosovë.

“Askush nuk arrin të kuptojë se çfarë të ndodh po të kalosh nëpër duart e shumë njerëzve, të kalosh këto gjëra në familje, të bëhesh fajtore që fëmijë, pa e ditur çfarë ke bërë,” thotë ajo në një qendër për viktimat e trafikimit në Vlorë.

“Askush nuk më ka treguar se kush ishte e mira dhe e keqja, çfarë është dashuria. Jam si e damkosur që fëmijë dhe të gjithë e gjithmonë do më quajnë kurvë.”

Pandëshkueshmëria e kriminelëve

Në raportin e vitit 2007, policia shqiptare thotë se identifikoi më shumë se 2 mijë njerëz të dyshuar për trafikime përgjatë një dekade e gjysmë, por vetëm 23 për qind e tyre qenë në burg, në Shqipëri apo jashtë vendit, për krime të trafikimit apo për krime të tjera.

Më 2013, në Shqipëri u miratuan dënime më të ashpra për trafikimin e qenieve njerëzore, nga 10 deri në 15 vite burg, por numri i dënimeve ka mbetur i vogël. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria dënoi nëntë njerëz për trafikim në vitin 2014 dhe tri vetë në vitin paraardhës.

Për më tepër, disa nga trafikantët e dënuar ia dalin të shmangin burgun duke apeluar.

Hysni Sokolaj, një 43 vjeçar nga Tropoja, u shpall fajtor në mungesë në vitin 2011 për trafik qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Ai u dënua me 20 vjet burg. Dënimi i tij u la në fuqi nga gjykata e Apelit, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Sokolaj u akuzua se pati mashtruar një 18 vjeçare me premtimin e rremë të dashurisë dhe martesës, si dhe për detyrimin e saj që të prostituohej në Belgjikë dhe Angli, sipas dosjes së tij të siguruar nga BIRN.

Më 2006, pasi Sokolaj u ekstradua nga Britania si emigrant i paligjshëm, viktima e tij u rikthye në Shqipëri dhe gjeti strehë në qendrën e ndihmës për viktimat e trafikuara në Vlorë dhe ngriti akuzë ndaj tij.

“Kur erdhi ishte e traumatizuar dhe kishte frikë tutorin e saj që gjatë gjithë kohës e kishte kërcënuar se do t’i vriste vëllezërit,” kujton Enkelejda Avdylaj, koordinatorja e Qendrës.

“Kishte turp të tregonte se çfarë kishte ndodhur dhe ndjehej në faj që ishte larguar nga shtëpia me të,” shton ajo.

Çështja kundër Sokolajt u regjistrua fillimisht nga prokuroria e Fierit, e cila refuzoi të fillojë procedim penal ndaj tij, duke thënë se nuk qe në gjendje të mblidhte prova. Pas protestave të grupimeve në mbështetje të viktimave, rasti u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokuroria ngriti akuzë ndaj Sokolajt, i cili besohej se qe rikthyer në Britani, dhe lëshoi një urdhër për arrestim ndërkombëtar. Në vitin 2012, policia e Britanisë e shpalli Sokolajn një nga të huajt më të kërkuar në vend.

Por në dhjetor të atij viti, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e dënimit të tij, duke argumentuar se gjykatat e faktit dhe apelit e patën keqinterpretuar qëllimisht ligjin.

Avokati i Sokolajt, Ferit Muça, thotë se klienti i tij, i cili nuk jeton më në Shqipëri, ka thënë gjithmonë se është i pafajshëm.

“Gjykata e Lartë bëri drejtësi për shkak se klienti im qe i pafajshëm,” thotë ai. “Ai jetoi me të akuzuarën dhe nuk e trafikoi atë. Akuzat kundër tij u ngritën në bazë të manipulimeve nga prokurorët. Vajza qe e paqëndrueshme.”

Biznes familjar

Një rast tjetër i hetuar nga prokurorët e krimeve të rënda në Tiranë përfshin dy vëllezër, Bledar dhe Shyqeri Stafuga, respektivisht 33 dhe 24 vjeç.

Dy gjykata i kanë shpallur ata fajtorë për pjesëmarrje në një grupim kriminal që trafikoi së paku gjashtë gra të reja në skllavërinë e seksit. Gjykata e Lartë po shqyrton rekursin kundër dënimit të tyre.

Një nga gratë dëshmoi se ajo qe vetëm 16 vjeç kur Shyqeri Stafuga e trafikoi atë në Zvicër dhe Gjermani dhe e detyroi atë të bënte seks me dhjetë burra çdo ditë.

“Më ka vënë thikën në fyt; më ka fikur  cigaren në trup… Më kërcënonte se do më vriste familjen nëse nuk bëja 1000 franga çdo natë,” tha ajo.

Në nëntor 2014, Bledar dhe Shyqeri Stafuga u gjykuan për trafikim qeniesh njerëzore dhe trafikim minorenësh nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe u dënuan me 12 vjet e gjysmë dhe 12 vjet burg respektivisht.

Anila Trimi, një eksperte e antitrafikut në policinë shqiptare, i tha BIRN se vëllezërit qenë pjesë e një organizate kriminale më të madhe dhe të mirëstrukturuar, ndërkohë që hetimet vijojnë mbi anëtarë të tjerë të dyshuar të grupit.

Dolores Musabelliu, një prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, thotë se trafikimi i qenieve njerëzore dhe rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë të vështira për t’u provuar në gjykatë.

“Arsyeja pas dështimit të shumë rasteve është se prokurorët detyrohen të bazojnë akuzat vetëm në dëshminë e viktimës,” thotë ajo.

Gjithsesi, viktimat shpesh vendosin të mos dëshmojnë apo tërheqin dëshminë për shkak se nuk mund të përballen me zvarritjen e çështjeve në gjykata dhe prej frikës për hakmarrje nga trafikantët.

“Ja e denoncova dhe çfarë fitoj?” pyet Lola, një grua 21 vjeçare nga një fshat i vogël në veri të Tiranës, e cila kreu kallëzim ndaj tutorit të saj në vitin 2014 dhe që jeton në strehën e vetme shtetërore për viktimat e trafikimit në Shqipëri.

“Ai e di ku unë jetoj, di gjithçka për mua dhe është ende i lirë,” thotë ajo.

Mungesat e sekuestrimit të aseteve

Strategjia kombëtare e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore e qeverisë shqiptare, e miratuar në nëntor 2014, përmendi Belgjikën si një nga destinacionet kryesore në Europën Perëndimore për gratë shqiptare të trafikuara për prostitucion.

Në Bruksel, Didier Dochain, drejtues qendrës kundër trafikut në Policinë Federale të Belgjikës, i tha BIRN se përfshirja e shqiptarëve në trafikimin e qenieve njerëzore është rritur gjatë viteve 1990 dhe 2000 për të shënuar kulmin më 2010 dhe se trafikantët kanë akumuluar fitime të stërmëdha.

“Në 99 për qind të rasteve, përfituesit nga ky aktivitet kriminal i dërgojnë paratë në vendin tuaj, ku ata investojnë, blejnë prona dhe jetojnë si Don,” tha ai.

“Ata kthehen në shtëpi sepse atje njohin njerëz, korruptojnë sistemin dhe janë jetë sociale,” shtoi ai.

Dochain argumenton se konfiskimi i aseteve të trafikantëve mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm parandalues.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të dërgojmë kërkesa për të sekuestruar bizneset e tyre apo t’i japim të gjitha të dhënat që disponojmë, por janë autoritetet shqiptare që duhet të marrin vendimet për të konfiskuar asetete e tyre,” tha ai.

Në shumicën e rasteve, tha ai, zyrtarët shqiptarë thonë se nuk kanë informacion mbi të dyshuarit, ose që i dyshuari nuk ekziston ose që ata nuk janë në gjendje të sekuestrojnë asetete.

“Ne kemi viktimat, kemi dosjet dhe profilet e turorëve por nuk kemi çfarë kanë [fituar ata nga trafikimi],” shtoi ai.

“Vajzat nuk janë kthyer për shkak se ato kanë frikë se të gjithë do t’ia bëjnë me gisht”

– Zajmira Laci, aktiviste e të drejtave të grave në Pukë

Në Tiranë, Dolores Musabelliu nga prokuroria thotë se autoritetet shqiptare kanë problemet e tyre në marrjen e informacionit nga vendet e huaja për hetimet komplekse.

“Hetimi i këtyre rasteve varet nga kërkesat për bashkëpunim ligjor, për të cilat përgjigjet shpesh vijnë shumë vonë dhe kjo është arsye se pse shumë çështje mbyllen,” thotë ajo.

Por ndërsa disa zyrtarë dhe politikanë punojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, dy anëtarë të parlamentit shqiptar kanë qenë të akuzuar për përfshirje aktive në këto trafiqe.

Prokurorët në Belgjikë kanë akuzuar Mark Frrokun, një deputet nga Partia Kristiandemokrate, për vrasjen e një shqiptari tjetër në Belgjikë në vitin 1999. Viktima thuhej se po shantazhonte një grua që shfrytëzohej nga një rrjet prostitucioni i drejtuar nga vëllai i Frrokut.

Një gjykatë shqiptare po vlerëson kërkesën belge për ekstradimin e Frrokut. Frroku ka mohuar ta ketë kryer krimin dhe i ka përshkruar akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.

Arben Ndoka, një deputet nga Partia Socialiste në pushtet, ka pranuar se ai qe dënuar nga një gjykatë italiane në mesin e viteve 1990 për shfrytëzim prostitucioni dhe pengmarrje.

Ndoka pranoi se qe dënuar vitin e kaluar pasi dosja e tij u publikua nga opozita dhe dha dorëheqjen në shtator 2015. Pavarësisht dorëheqjes, ai këmbëngul se është i pafajshëm ndaj akuzave.

Megjithëse ato janë viktima, shumë gra që qenë trafikuar dhe detyruar të ushtrojnë prostitucionin janë refuzuar nga vetë familjet e tyre dhe janë të stigmatizuara nga shoqëria.

Nëna e gruas që aludohet se po shantazhohej në çështjen Frroku jeton në qytetin e vogël të Pukës, në veriun malor të Shqipërisë.

Qyteti verior i Pukës. Foto: Lindita Çela

Shtëpia e saj është në katin e parë të një pallati të vjetër. Ajo është 63 vjeç, por telashet në jetë e bëjnë të duket shumë më e vjetër, me rrathë të nxirë përreth syve të saj. Për të, çdo lidhje me tregtinë e seksit është burim turpi. Për aq sa i përket asaj, ajo thotë se nuk ka më një vajzë.

“Unë nuk e di se çfarë i ndodhi asaj,” thotë ajo, duke qëndruar te pragu i derës. “Gjithçka që di e kam dëgjuar në lajme.”

Përgjatë 25 viteve të fundit, 83 gra të reja dhe vajza nga Puka janë trafikuar për prostitucion, sipas policisë vendase. Historitë e tyre janë ende temë thashethemesh në qytetin e vogël me vetëm 3,600 banorë.

Zajmira Laçi, një mjeke dhe aktiviste e të drejtave të grave thotë se, njësoj si gruaja në rastin e Frrokut, shumë viktima të trafikimit nuk janë kthyer kurrë në Pukë.

“Për shkak të turpit, familjet e tyre nuk i pranojnë,” thotë Laçi. “Vajzat nuk janë kthyer nga frika se të gjithë do t’i tregojnë me gisht.”

Foto: Zajmira Laçi, një mjeke dhe aktiviste për të drejtat e grave në Pukë. Foto: Lindita Çela

Rrugë e vështirë drejt rehabilitimit

Shumë vende perëndimore tashmë kanë programe të financuara mirë për të ndihmuar viktimat e trafikut që të nisin një jetë të re.

Në qytetin belg të Antverpit, Patsy Sorensen, drejtoreshë e Payoke, një organizatë bamirëse që ndihmon viktimat e trafikut, jep dhjetëra raste të grave që riintegrohen në shoqërinë belge.

“Në shumicën e rasteve ne synojmë t’i arsimojmë ato, për shkak se universiteti paguhet nga shteti,” thotë Sorensen.

“Pasi dalin nga streha, vajzat marrin 800 euro në muaj për të mbuluar kostot e tyre të jetesës dhe janë në gjendje të kërkojnë punë si kujdestare, dado apo infermiere, në varësi të profilit.”

Gjithsesi, Sorensen pranon se ka raste kur gratë janë rikthyer në skemat e trafikut sërish.

Në Shqipëri, pasi gratë identifikohen si viktima trafiku, ato në përgjithësi i referohen strehës shtetërore ose një prej tri qendrave të rehabilitimit.

Streha në fshatin e Linzës, pranë Tiranës strehon viktima që po presin rezultatet e hetimeve paraprake.

Qendrat e tjera në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë drejtohen nga organizata jofitimprurëse dhe ofrojnë kurse profesionale, si gatim apo parrukeri, me synimin për të ndihmuar gratë të punësohen.

Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2015 thotë se shërbimet psikologjike, mjekësore dhe të riintegrimit në strehë janë të pamjaftueshme ndërsa qeveria nuk ka dhënë para të mjaftueshme për qendrat e tjera – edhe pse ajo mund të përdorte një fond të posaçëm për parandalimin e krimit, ku gjendeshin së paku 25 milionë lekë (rreth 180 mijë euro).

Patsy Sorensen, drejtoreshë e Payoke, organizata kundër trafikimit në Antverp. Foto: Lindita Çela

Edhe pasi kalojnë përmes programit të rehabilitimit, viktimat e trafikut vuajnë për të gjetur punë.

“Ne kemi pasur vetëm një rast punësimi në një institucion shtetëror dhe kjo ka ndodhur me ndërmjetësimin tonë,” thotë Enkelejda Avdylaj, koordinatore e qendrës Vatra në Vlorë.

“Ne flasim me bizneset, por kur u themi për profilin e tyre, ata refuzojnë t’i punësojnë.”

Edhe nëse viktimat e trafikut janë në gjendje të gjejnë një punë-edhe një punë të keqpaguar, ato sërish vuajnë nga stigma për jetët e tyre të mëparshme.

Diana Kaso, drejtoreshë ekzekutive e qendrës Tjetër Vizion në Elbasan thotë se 80 për qind e grave që kanë kaluar përmes programeve të rehabilitimit synojnë të rindërtojnë jetët e tyre larg qyteteve të lindjes.

Maria, gruaja që u detyrua të prostituohej në Greqi ka ndjekur këtë rrugë. Ajo jeton në një qytet shumë larg vendlindjes me fëmijën e saj 12 vjeçar, për të cilin thotë se është i vetmi gëzim që ka në jetë.

Pas një programi rehabilitimi, ajo punoi për shumë vite si pastruese në lokale dhe tashmë është pasticiere me një pagë mujore prej 110 eurosh, gjysma e së cilës shkon për qira.

“Shumë njerëz janë përpjekur të shfrytëzojnë fatkeqësinë time në vend që të ndihmojnë,” thotë ajo. Kur shkon të takojë një zyrtar vendor për të aplikuar për pagesën e vogël të ndihmës shtetërore për viktimat e trafikimit, ajo thotë se zyrtari i kërkon seks. “Është e frikshme të hysh në një zyrë.”

Kaso thotë se shumë pak gra kanë fuqinë që ka treguar Maria për të ndërtuar një jetë të re. Nga të gjitha rastet që ajo ka trajtuar, rreth 100 kanë përfunduar sërish në prostitucion.

“Në disa raste ato nuk kanë mbështetjen e nevojshme ose mendojnë se për shkak të stigmës, nuk kanë mundësi zgjedhjeje,” thotë Kaso.

Në Place de l’Yser në Bruksel, Eva është një nga këto gra që ka mbërritur në këtë konkluzion. Fillimisht, ajo jetoi në Belgjikë për pesë vjet me të fejuarin trafikant, deri sa ai u zhduk me të gjitha paratë e tyre.

Eva u rikthye në Shqipëri për një copë herë dhe vendosi të rikthehet në Belgjikë për të punuar sërish si prostitutë. Kjo i mundëson asaj të dërgojë para pas te familja, e cila mendon se ajo punon si ndihmëse për një çift të moshuarish.

“Në Shqipëri, nuk kishte vend pune për mua,” thotë Eva. “E vetmja punë që di të bëj është kjo. Dhe këtu mund të fitoj më shumë.”

*Emrat e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore në këtë artikull janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tyre.

Ky artikull u realizua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Ekselente, mbështetur nga Fondacioni ERSTE dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative.

 

71 Komente

nje nga shkrimet me te mira sjelle ne peshk.

Prej kohesh !!

Trishtim, trishtim, trishtim. Jete qe jane cuar dem, sakrifikuar per mercedezin e trafikantit, per klubin e pimpit etj etj. Shume e trishtueshme dhe revoltuese si histori (histori shumes).

Me kujton "Yjet nuk vishen keshtu" te Dones. Realitet i hidhur, i tmerrshem. E fajtori eshte mashkulli si gjini per te cilin seksi eshte gjeja me e rendesishme ne jete. Po ikni gjeni nje te dashur, a martohuni, a gjeni dike ne ndonje bar sa per one night stand. Lerini rehat ato qe dalin ne rruge, edhe ato qe dalin me deshire qe te kuptojne qe ka te tjera menyra mbijetese pervec shitjes se trupit. 

Po po mashkulli eshte fajtor per te gjitha.

Shko bashkoju levizjes "I hate men".

Je kandidate e perkryer per kete levizje.

Une thashe mashkulli si gjini, por jo te gjithe meshkujt. Lexo mire.

Dite te mbare!

Lexo more mire çfare shkruan rebusi sepse nuk eshte dosido, e ka fjalen per meshkujt zhigolo, ata e kane fajin, jo te gjithe meshkujt.

Vetem nje gje nuk kuptoj, çfare gjinie i perket ti rebus? Apo je edhe ti petroninse?

 

Ca pune ke ti me gjinine time? Shiko gjinine tende. Apo ti nuk futesh tek mekataret, harrova.

E meqe ra fjala, nick qe ke zgjedhur nuk shkon me qendrimin qe mban here pas here ketu tek pellgu. Rri rri edhe devijon ndonjehere si pa dashje.

Dite te mbare edhe ti!

 

Nuk eshte se kam ndonje interes seksual per te ditur gjinine tende, kisha vetem nje kuriozitet intelektual per te ditur tamam gjinine tende, sepse pak a shume del qarte, vetem nje gjini femen ose trans mund te leshoje kutrum nje fraze te tille:

E fajtori eshte mashkulli si gjini ...

Kam edhe kuriozitet me tej per te verifikuar shkakun e kesaj thagme anti-maskiliste, megjithse jo kuriozitet shume te madh, sepse eshte mese i ditur shkaku kryesor te rrethuar nga mikroshkaqe qe krijojne kontestin, dhe njekohesisht gjasme fshehin shkakun.

Nuk eshte se nuk dihen gjerat, dmth tamom tamom s'kam as kuriozitet, jam i lodhur bija ime, shum i lodhur, e keqja eshte pothuaj automatike, mekanike, megjithse njerzve ju duket vetja origjinale (edhe kjo mekanike automatike bielle-manivele seks-mashin).

P.S.

Kto urime fallco, perdorur shpesh nga peshq te kacafytur, "kalofsh nje dite te mbare ose nje fund jave te bukur" qe ne fakt fshehin deshiren e zjarrte per te mallkuar "thefsh qafen", deshmojne gjinine femen, ose feminitetin e spikatur ne meshkuj te feminizuar, ose te fshehur ne meshkuj maço (meqe bota eshte me dy fela si gjithnje).

 

Ate "dite te mbare" e perdor sa here nuk dua me te kem shkembime me nje person ketu ne peshk. Kjo ndodh ose kur nuk kam kohe, ose kur nuk kam nerva, ose kur nuk kam interes. Ne rastin tend eshte sepse, mesa kam vene re ketu, ti ke tendencen te behesh shume bezdises me menyren arrogante te te shkruarit, ose krejt pa lidhje, ose ofenduese. Dhe mendoj se nuk te lendoj absolutisht me keto qe them, pasi nuk me dukesh se je i tille qe lendohesh nga nje person qe nuk e njeh, ne nje ambient virtual.

Ne lidhje me artikullin, ta shpjegoj shume mire cfare kam dashur te them, dhe nuk ka lidhje fare me gjinine time (po, jam femer) dhe as nese une jam maskiliste apo feministe.

Prostitucioni ka ekzistuar, ekziston, dhe do ekzistoje per sa kohe qe te kete kerkese ne treg. Dhe ketu nuk ka asnje vend per debat, pasi dihet qe kerkesa vjen kryesisht nga klientet meshkuj. Se perse vjen kjo kerkese pastaj mund t'i futemi edhe anatomise apo studimeve qe lidhin deshiren per seks me nivelin e testosteronit, nuk ka rendesi. Realiteti eshte ky qe eshte.

Si ulet numri i tragjedive te tilla? Duke ulur kerkesen. Po a ka per t'u ulur ndonjehere kerkesa? Na ndrico.

 

thefsh qafen!

 

E shikon? Fiks sic te pershkrova.

Dite te mbare!

Ti s'ke pare asgje sepse pershkrove vetem ligjin e kerkeses te cunguar, ndersa, meqe ekziston ligji "bota me dy fela", ligji i kerkeses eshte me dy fela: ligji i oferte-kerkeses.

Meqe e ke qafen te thyer nga ligji i kerkeses, nuk ke se si te shohesh e te ndriçonesh qe prostitucioni eshte edhe ai me dy fela si çdo tjeter: prostitucion shpirteror dhe prostitucion fizik.

Ta kam llafin qe jo çdo femer mund ta besh kurve nepermjet ligjit te ofert-kerkeses, dhe jo çdo femer qe nuk ofrohet dhe nuk kerkohet tek semafori nuk eshte kurve.

 

Mendoj se ti ke probleme komunikimi. Nuk je ne gjendje te besh nje debat normal. Dhe kur kjo ndodh me shumicen e njerezve tek peshku, duhet te te beje te mendosh nje cike me shume.

Ndaj te thashe qe nuk kam interes te flas me ty, sepse je nje bashkebisedues shume problematik. Dhe aspak i zgjuar, nese e mban veten per te tille.

Kjo bisede mbaron ketu.

Ky muhabet as ka filluar, sepse un jam mashkull, pra nje klient potencial per tu denuar sipas ligjit te lypjes.

 

Ca nga keta shk*llatat e trafikanteve kane henger plumbin kokes kur u jane rrit vellezerit ketyre te shkretave. Perndryshe krietari i zgjedh deputete. 

Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2015 thotë se shërbimet psikologjike, mjekësore dhe të riintegrimit në strehë janë të pamjaftueshme ndërsa qeveria nuk ka dhënë para të mjaftueshme për qendrat e tjera – edhe pse ajo mund të përdorte një fond të posaçëm për parandalimin e krimit, ku gjendeshin së paku 25 milionë lekë (rreth 180 mijë euro).

Kush priste me shume nga kjo qeveri Pe Leshi o tu mbyllte e mendjes. Dihesh qe nje dore hajdutash te suportuar nga trafikante ishin.

kto historite personale jane tronditese. Jo me shume se para 2 javesh, ishte nji reportazh ne nji kanal ktu per histori te ngjashme me femra te abuzuara njesoj. Intervista e pimpit pastaj ishte e vecante se nuk di ca emri t'i vej. Shume gjakftohte dhe aspak i penduar

Po falini mi gra trafikantet se nuk shtyhet jeta duke mbajtur inat, merrni shembull nga Rama qe u tregua me i madh se Krishti, jo vetem qe i fali trafikantet tuaj po i beri dhe pushtetare. 

Punetore seksi shqipetare ka kryesisht ne Itali, Belgjike, Angli e ndoshte edhe ne Greqi. Por nuk ka ne Gjermani, Hollande, Austri etj. Pse keshtu? Mesa di une ne Hollande, prostitucioni dhe shtepite publike jane masive dhe ligjore. Po keshtu edhe ne Gjermani apo ne Austri. E kunderta ndodh ne Itali ku prostituicioni legal (me ambiente te licensuara dhe kontrolle mjekesor eshte i ndaluar me ligj, por ne te njejten kohe nuk ka lejuar prostitucionin e rruges. Keshtu me duket se eshte edhe ne Belgjike (Pierr me ndihmo). Nese keto qe thashe jane pak a shume te sakta, atehere te keqen duhet ta kerkojme tek legjislacioni i ketyre shteteve qe inkurajojne prostitucionin ilegal. Dhe sigurisht qe njerezit me te varfer dhe guximtare do ti versulen ketij lloj biznesi. Pra, ne, ose me mire te themi vajzat tona, jane viktima e politikave te gabuara/kriminale te ketyre shteteve. Kjo gje eshte si puna e hashashit. Ndalohet hashashi ka aktivitet ilegal per tregetimin e tij. Sikur te legalizohej aktiviteti kriminal do te zhdukej. 

Kuazo, ne fakt, ne te tera keto vende qe permende, ka xhama (keshtu quhen ato dhomezat ku prostitutat rrijne) te cilat jane ne te shumten e rasteve me pronare "anonime", te cilet ia leshojne me qira tutorve dhe prostitutave. Shumica e pronarve te ketyre shtepiave, (te pakten ketu ne Antwerpen) jane greke, italiane, belg/roma, e noi nacionalitet tjeter. Shumica e tutorve nga viti 1995-98 e deri ne vitin 2005-2009 ishin shqiptare, por pas ketyre vitve 2007-2008, trafiku shqiptar morri nje goditje nga policia dhe drejtesia belge, per shkak te ankesave te njerzeve, nga ashpersia qe tregonin keta trafikante jo vetem me qytetaret dhe prostitutat, por edhe me njeri-tjetrin, ku dhe jane plagosur e vrare me njeri-tjetrin. 

Sipas nje belgu, qe po debatonim rreth ketij fenomeni, para nja 3-4 vjetesh, me tha, se; prostuticioni ligjerisht nuk lejohet, por bashkite dhe komunat e kane hapur driten jeshile, se fitojne nga taksat dhe xhiroja e tyre, e ketij aktiviteti.  

Pra, ne, ose me mire te themi vajzat tona, jane viktima e politikave te gabuara/kriminale te ketyre shteteve. 

Kjo po qe eshte tragjedi familjare. Hapu me shume berber. Mbase te ndihmojme

A falet Marko nga Tropozha ( sa per dijeni, kur ka dale " Taken " sefte, Brian ( L. Neeson) e ka shqiptu Tropozha, me vone e kane fix ) ?

... I don't know who you are. I don't know what you want. If you are looking for ransom, I can tell you I don't have money. But what I do have are a very particular set of skills, skills I have acquired over a very long career. Skills that make me a nightmare for people like you. If you let my daughter go now, that'll be the end of it. I will not look for you, I will not pursue you. But if you don't, I will look for you, I will find you, and I will kill you...

Trafikimi i femrave shqiptare ka qene krimi me i ndyre dhe me me anti-kombtar qe i eshte bere ketij kombi gjate ketyre viteve demokraci. Nje nder ato qelbesirlliqe qe te vje turp te asociohesh me cdo gje qe ka te bej me shqiptaret.

Te gjithe ata ndyresirat qe kane marr vajza nenesh e i kane shitur do shkojne per lesh curri si gjithe ndyresirat e tjerat te ketij kalibri. 

Po ky debili Belg, qe i rri mendja me marr mbrapsht leket qe keto ndyresira kane mbledhur e paskan sjell ne Shqiperi, qenka mjeshter i nje tjeter kalibri.

“Në 99 për qind të rasteve, përfituesit nga ky aktivitet kriminal i dërgojnë paratë në vendin tuaj, ku ata investojnë, blejnë prona dhe jetojnë si Don,” tha ai.

 

Dochain argumenton se konfiskimi i aseteve të trafikantëve mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm parandalues.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të dërgojmë kërkesa për të sekuestruar bizneset e tyre apo t’i japim të gjitha të dhënat që disponojmë, por janë autoritetet shqiptare që duhet të marrin vendimet për të konfiskuar asetete e tyre,” tha ai.

Pse mer keshtu prishen rrjetet e prostitucionet duke sekuestruar prona per llogari te Brukselit? Ne vend qe ti kapin aty ne ne Belgjike ti rrasin ne burg, kane hallin e pronave qe na paskan tutoret ne Shqiperi.  Per mua te sekuestrohen pronat e tyre , te shiten dhe parat t'ja japin qendrave te rehabilitim te femrava te trafikuara. Ti sigurohet te shkretave nje pagese mujore per ri-integrim ne shoqeri.

Lerini perrallat se syte ne balle i kemi. Por dihet qe nje pjese e mire e kapitalit te fituar ne veprimtari kriminale rrijne ne vende europiane dhe dihet qe shumica e kriminelve kane bashkepunim shume frytdhenes me polici apo autoritete te vendeve europiane. Mos na shisni dengla se ndryshe s'kishte si te lulezonte tregtia.

shqipot zgjedhin deputet nje pimp si mark frroku..enough said.

" ....Per mua te sekuestrohen pronat e tyre , te shiten dhe parat t'ja japin qendrave te rehabilitim te femrava te trafikuara. Ti sigurohet te shkretave nje pagese mujore per ri-integrim ne shoqeri..." 

 

Mir e ke Debriso, po puna eshte se kush i blen pronat e ketyre, kush eshte ai budalla qe do qe te kete prona me probleme, prona nga trafikantet. 

Ti blejne trafikantet e droges, e te ketyre te fundit t'i blejne tarfikantet e prostitucionit, njekohesisht edhe shkembim eksperience.

Garant te behen avoketerit qe besojne se drogimi dhe kurverimi nuk duhet denuar, i kemi me kuintala edhe ne Peshk: desaparcidos, squarepusher, Petroninsja, rebus dhe shume femen te tjera, plus edhe shume meshkuj qe besojne si femen si kuazimodo qe kercen sa anej knej duke u kacavjer ne katedralen shen Meri e Parisit sikur ne xhungel.

 

Me ate me xham apo me ate pa xham e ke pare qe une them qe nuk duhet denuar prostitucioni? Duhet denuar, sidomos prostitucioni i pranuar nga ana e klienteve. Ata me shume se prostitutat.

“sakrificë për hatër të dashurisë” 

 

kjo shpjegon injorancen dhe llumin 

Trafikuar, detyruar, shantazhuar...... Po pse me ku jemi ktu, te tregu deveve ne Liban? Po cjane me kto karrlliqe me. Po pse me Boko harram i i ka mor peng kot cucat e? Po kto nji gjys llafi te thojn ne polici e zhysin cunin 101vjet mrena. Pse kto trafikantet nuk shkojne me trafiku ket Linditen njiher (supozuar qe Lindita i ploteson kriteret minimale) Pse?

 

Plako, teorikisht mire e ke ti. Po nuk osht aq e lehte. I kercenojne me jeten e vet dhe zhdukjen e familjes, iu morin pasaportat, i tmerrojne. Kam pa nji 2 ore show ke CNN per disa ukrainase dhe moldave. Shume e trishtume. Pastaj osht fjala e kesaj kunder fjales se pimpit. Dhe me ato ligje shtrengate qe ka Europa, ne kry te dy vjetve e ke prap rrugve Markon nga Tropoja ... and then what ???

 

+1

Qemolo, CNN osht me keq se gazetat shqiptare per ksi punesh. Lene artikullin dhe CCNin per nji moment dhe hudh syte retheqark. Ca ndodh atje ku je ti nese nonjoni i ve dore femres? Spo flas per me e detyru me dal ne rruge, vetem po ti vej dore. Ja pret koqet policija dhe ja fut mu ne goje. Edhe ne EU kshu osht. Artiklli po na thot qe kto u detyrokan! Po kur zihen per flokesh mu ne mes te rruges pse ma more klientin e pse ma more vendin - kush i detyro, cuni?

S'ma merr menia se meno qe e kishin skenu 2 ore emision, osht si osht CNN-i ,apo e kom gabim ? Pa diskutim qe shume femra e bojne me deshire( per nji arsue ose i tjeter) por qe i pjese e modhe i kane detyru, as mos e diskuto. Po deshe me bo debat sa per te bo debat, osht e drejta jote. Ketu ku jom une t'i pret koqet policia edhe po te kapi duke smoke 420, por nuk besoj se je aq naiv ta besosh se nuk ndodh ... Hajd me te mira.

Patriot nuk eshte kaq e thjeshte sa e ben ti, normalisht qe nese behet denoncimi ndiqet si problem por jane gjera qe zgjasin hidhen leke ja hedhin me pak e plot manovra te tilla. Plus keto te shkretat kercenohen dhe terrorizohen qe i lene pa identitet.

 

E para keta ndyresira piketojne femra te cilat vijne nga familje te derrmuara, mundesisht vetem me vajza, nga zona te thella, ku mbreteron varferia e skajshme dhe injoranca. E dyta presioni psikologjik eshte aq i lart, sa shumica nuk guxojne te flasin me policin, se tutoret i marrin pasaportat dhe i mbajne gjithe kohes ne survejim. Duke i kercenuar se do i vrasin gjithe njerzit e shtepise nese tentojne te dalin nga rrjeti. Pastaj mendojne qe s'kane ku te kthehen, mendojne se gjerat do ndryshojne, derisa sa fillojne e pranojne fatin e tyre te zi. Nuk eshte lehte te dalesh nga keshtu zinxhiresh sic mendon ti. 

Para nja ca muajsh nje femer shqiptare ne Itali e gjeten te preme ne copa e te hedhur ne kosh vetem se kishte fol me Policine. Ndaj mos ta bejme una passeggiata.

Thene kjo, ka dhe nga ato qe mund ta bejne me qejf pas nje periudhe kohe, por pak jane dhe shumica jane te derrmume psikologjikisht. S'e merr vesh me robi kush eshte mire e keq. Behet jete ajo pune.

Duhet nje task force me a few good men e tipit navy seal qe tu qepet ketyre pimpave kudo qe jane e ti zhduke si minjte nje nga nje pa gjyq.po per kete duhet nje qeveri pe verteti e jo si kjo e zografit pederast .

Mire do ishte. Por e thame pak me lart pra, qe shumica per te mos thene qe te gjithe keta pimpat punojne e lulezojne ne vende europiane. Ata qe jane ne Shqiperi kane hequr dore nga profesioni (s'e nuk kontrollohet malli nga larg!) e jane te zene duke u bere deputeta. Kur si kapin dhe keta evrot ca pret ti kapin ata aty???!

Ja shif dhe ky eksperdhi belg kishte hallin se po i dilni paret nga Belgjika s'i kishte ndonje hall si ti kapte e ti c'pimpezonte. Kshu kshu ky muhabet. 

po te kishte vullnet , qeveria e kap lepurin me qerre.shife c'ben mosadi ata qe i bejne dem izraelit i gjen e i vret si minjte kudo qe te jene.ne rastin e pimpave e trafikanteve te droges shumica jane te skeduar nga policite e vendeve ku kryejne aktivitet keshtu qe policite e ketyre vendeve nuk merakosen shume kur nje mafioz me precedente penale gjendet i vrare.Nje te vrare andej , buldozerin vilave te ndertuara me aktivitet kriminal ketej dhe iu dergon nje mesazh te forte te rinjve se krimi nuk te paguan .nese duan te pasurohen duhet te gjejne rruge tjater.

Ja shif dhe ky eksperdhi belg kishte hallin se po i dilni paret nga Belgjika

E ke kuptuar pak si shume gabim.

Jo mi Gjembushe, se s'e kam kuptuar gabim fare. S'kapet gomari prej veshesh!

Diku para 1 viti eshte bere marreveshje ndermjet Prokurorise belge dhe asaj shqiptare, per sekuestrim asetesh per llogari te Brukselit. Sesa e sesi fuksionin kjo praktikisht eshte tjeter pune, por marreveshja eshte aty dhe eshte shenje e qarte se ku flen lepuri sipas paleve perkatese.

Dochain argumenton se konfiskimi i aseteve të trafikantëve mund të shërbejë si një mjet i rëndësishëm parandalues.

 

 S'kapet gomari prej veshesh!

Pjesen ku thote qe ikin e fshihen ne Shqiperi e s'i kapin e pe?

Megjithate s'ka gje, e leme keshtu si thua ti. Nuk besoj se Belgu apo qeveria Shqiptare do ndryshojne mendim ngaqe s'jemi ne dakort.

Gjembiiii, mos u nxito ne gjykim e dashur, se ka diçka te vertete ne komentin e Debris-it. 

Familja tradicionale firi-fju shqiptare, duke fejuar vajzat qe ne moshe femijerore, eshte jo pak shkaktare e problemit te shfrytezimit te çdollojshem e te metejshem te tyre. Leshoje, martoje, jepja me te parit, veç ne shtepi te mos mbese se merr ne qafe fisin.

pranej duhet prish familja, dhe njerzit te banojne neper hotele, kapanone, poshte ures, tek semafori, tek Gare de Lion etj.

 

Pikerisht prishja e familjes tradicionale,qe ti jardine e suporton gjithmone kete prishje,kjo ka sjelle edhe rritjen e prostitucionit.

Per ke familje tradicionale e ke ti? Mos valle e ke per familjen qe e shet vajzen tek Sllavet e Jugut per 5000 Euro, apo e ke per ate familjen ky e ema si zonja me lart thote vajzes mos hajde me ne shtepi, se do na turperosh? Apo mos valle e ke per familjen tradicionale qe tentojne vetvrasjen pas ngacmimeve seksuale, se familja i sheh si prishesenderi?

Po ti per çin familje e ke fjalen, per familjen pallohu vajze e babit se keshtu je moderne dhe ne jemi familje moderne? Bile hajde pallohu ne shtepine tone qe te bejme qef edhe ne ne seks grup, jo si familjet tradicionaliste qe te perzejne nga shtepia dhe te shijojne te tjeret veren qe kemi bere ne.

 

Pse ti mendo se me perzi vajzen nga shtepia qenka kulmi i tradicionales?  Apo i paburrerise? S'e per mua eshte kjo e dyta.

p.s. te lutem leri banalitet, s'e nuk kam qejf me ju pergjigj keshtu komentesh. 

Jene bere te gjithe sinjorina delikate qe shtireni se i keni nervat delikate ne mes te Bordellos te rafinuar sublime:

nuk du me do muhabet me ty!, mos mu ngjit mas komentit si m... mas kpuce! i ke marr ilaçet?, ke zene dashnore?, kalofsh nje fund jave te bukur!, qofsh mire!, te majt e jotja!, bashkimi ben fuqine!, dite e re nafake e re!, genjeshtra i ka kembet e shkurtera! etj.

Komenti im banal eshte kontrapedal i komentit tend po aq banal, ndryshimi eshte se komenti yt eshte i shoqeruar me E Thote Linku, dmth qe realiteti eshte banal, me sakte nje pjese banale te realitetit.

Sinjorina delikate, kerko sinjorina se do te gjesh edhe E Thote Linku ne stilin e komentit tim banal, sepse un nuk kam nerva te gjej Linqe me mush menjen e atyre qe nuk duan tju mbushet. Kjo po eshte banale, e per me teper nuk E Thote Linku.

Je dhe komik pa le, sepse minimumi mund te shkaktoje zgerdhimje kur nacionalisti i modh osht kunder familjes tradicionale. Kushedi se si zgerdhihet Zhardina kur te lexon nga Paris Feshion me meshkuj-femra dhe femra-meshkuj anoreksike si lule te vyshkura . 

 

Eshte po e njejta familje tradicionale qe prostituon vajzat qe femije duke ia shitur me te parit me oferte per te.

"Tri ditë më parë, te Vollga në Durrës, një qytetare gjeti një vajzë 17-vjeçare të larguar nga shtëpia pasi ishin përpjekur të abuzonin seksualisht me të dhe ishte e traumatizuar…"

Familja tradicionale...

... smiley

 

Vazhdo me E Thote Linku, sepse çdo gje qe don E Thote Linku, por ate qe nuk E Thote Linku por e thote deshira e fshehte e linkimit eshte se ti dhe nje takem ketu jeni te lumtur qe ndodhin gjera te tilla, sepse gjera te tilla ju kane ndodhur ne jeten tuaj, e keshtu funksionon trauma psikologjike, mundohet te rikrijoje kontestin e traumes zanafillore per tu zgjidhur.

Ne thelb jeni jeni vetem te mjere qe perpeliteni per te zgjidh problemet tuaja, por problemi i pare nga duhet nisur eshte:

Nuk Zgjidhen Problemet ne Bordello!

  

Nuk mund te futesh ne burg pa prova or Patriot...
Edhe nese rreh nje femer,nuk te kap policia po nuk pati prova,shenja qe e ke goditur etj.
Se i bie pastaj qe femrat te marrin kot ne telefon policine dhe ti te ikesh per lesh,se i do qefi ndonjeres edhe pse ske bere gje.

Ta kam llafin,qe nese ato do te denoncojne ne polici,do te duhet te kaloje pak kohe qe policia te verifikoje fjalet e femres dhe gjate kesaj kohe pimp-i eshte i lire dhe mund ta zhduke kete femren me kuc e me mac.

Mos kerko fajin tek viktimat por tek predetoret si pimpat,policet e korruptuar dhe politikanet ne Shqiperi dhe ne Belgjike e kudo...

Të abuzuara nga gangsterët, të mohuara nga familjet dhe të braktisura nga shteti, gratë që u trafikuan si skllave seksi përballen me betejën e vështirë të ndërtimit të një jetë të re.

te braktisura nga shteti = keyword

ky fare shteti  publicitar smiley

https://www.youtube.com/watch?v=sVvKmTLtg-k

 

 

E forta eshte se kur i vrasin si qente keta monstrat familja thote qe ai nuk i kish bere keq njeriu. Shteti te gjej vrasesin e djalit/vellait/ burrit/baxhanakut etj etj. 

Nuk eshte kaq e lehte me.i denoncu keta plehra. Po te shikosh paternin sesi terheqin vajxat ne rrjetin e tyre, do te kuptosh qe keta synojne vajza qe kane probleme ne shtepi, te keqtrajtuara, te varfra, te pashkolluara njerez qe manipulohen shume lehte dhe qe mbahen nen presion po aq lehte.  Nejse kur vritet ndonje prej ketyre krimbave eshte lajm i mire per dike diku!

me ben dhe mua pershtypje. Ka hedh rrenje kultura e mohimit te fajit. Edhe kur vriten per krime, edhe kur vrasin. Si te thuash, edhe kur i kap ne flagrance. Do dali nji prind  a kusheri qe do gjeje kurajon te thote se i biri ose kusheriri nuk ishte ashtu sic thuhet; se ai vrau sepse i kishin bere padrejtesi etj. Rasti i fundit, i ati i atij robit qe mori peng autobusin grek dhe u vra. Jemi vend engjejsh, duhet ta pranojme

Korrupsioni dhe shtet-banania qe rrjedh prej tij do i marre n'qafe miletin derisa te mesojne (si minjte ne kafazet e eksperimenteve, nese) qe protestat duhet t'i bejne kunder politikaneve te korruptuar, jo ne sherbim te tyre.

Ne Shqiperi trafikantet nuk jane vec njerez te lire, jane bosa, kane jo vetem biznese te para-pastruara, por kapin deri dhe majat e pushtetit, me nje ashiqarllek qe s'gjendet as ne shtetetet me babanore te Afrikes. Kushedi sa qarje te deshperuara, rrahje, perdhunime e vrasje fshihen pas cdo "biznesi" qe mbiu ne Tirane nga keta "te shkathetit" qe s'dine te fshijne as qurret e veta jo me te jene te afte te bejne biznese legjitime. Kur Amerika flet per vilat dhe mercedezet e politikaneve te cilet jane padrinot dhe legjitimuesit e ketyre trafikanteve, milidelet i shtrengojne me shume radhet rreth Partise...pastaj habiten pse s'rregullohen gjerat. Minjte mesojne me shpejt ne fakt, e kuptojne qe po e shtype kete leven prap te ze korrenti dhe s'e shtypin me.

Ja dhe nje shembull tjeter nga shteti i sivella-korruptuar i Kosoves...prindi qe i shikon femijet te radikalzohen e duke i ikur per ne Siri dhe qe i lutet shtetit te beje dicka per ta, e shteti qe ngre supet e s'ben asgje se s'i del perqindja e korrupsionit po te beje detyren ne kete mesele. Pastaj kur i del nami si shtet qe eshte nje nga furnizuesit kryesor te ISIS ne Ballkan, ngre prap supet dhe i bie me dore.

Nga nje ane kemi Shyqeri dhe Hysnite e ISISit nga njera ane ke Frrok Frrokajt kataliket e malcise madhe...

keta jane plehra qe lulezuan nen pushtetin e Vuqidolit qe shiten motrat dhe vajzat e veta

Actually filluan qe ne kohe te ramiz mafishes rahmet paste.vendi ka 25 vjet pa qeveri efektive ose me sakte ka nje qeveri e cila ka nen kontroll vetem bulevardin nga presidenca deri tek monumenti skenderbej.

Punoj njani qi njof une ne belgjike me ni cuce kryeqytetase dhe bani pare t'madhe. Blene te dy bashke prona e lokale m'Tirane. Ne fun, i thote ajo cuca,a don  me t'rras mrena, apo po m'i len mu e po heq dore prej ktyne pronave? Dhe kshu u  zgjidh puna fair enough,ajo mori "djersen",ky ka ngel si klluf pa asni dyshke ne xhep, t'u siell pazarit si rrot mulleni.

Kam aty nje dore taksistesh qe i perdor per vite, e jemi bo si miq. U cudita e me erdhi shume keq kur me thane per njonin prej tyre qe kishte vdek, i kishte ra pika kur thone (s'e kisha besu qe robi vdes prej merzise). Ishte i ri, po i kishte shku goca per "kismet" dhe ky s'e kishte duru dot. Dmth ka lloj-lloj rastesh, po thelbi metet njisoj, pune m... dmth.

PS. Dhe kto s'jane "maloke," po prej krahine shume te nerume, sidomos kohet e funit.

duket sikur artikulli eshte shkruar per Veriun, jo per prosittucioni; nje qytet verior malor, ne veri te tiranes, qyeti verior i kusksit, malet e veriut, prenga,frroku,etj etj

ja gazetaria e partise(ps + pd) qe i lepihet padronve te partive ,me keq se kurvat klientit

“Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta në stafin e forcave policore pengojnë aksionet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Bashkëpunimi i zyrtarëve me kriminelët e trafikimit mbetet një shqetësim domethënës,” thuhet në seksionin për Shqipërinë të raportit të fundit për trafikimin e qenieve njerëzore të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i vitit 2015.

me troc se kaq ska. kete e ka thene Basha qe ne fillim.

Kapitalizmi i shartuar me kanun i ka keto.. thoshin komunistet ekzakt kshu do behet,e ashtu u be!!

Kanun kane dhe ne Berat, Fier, Vlore, etj.?

Sa po perndiqen keto viktimat ketu!!!

Dikush nga Belgjika shkoi ne Tajlande dhe i dolen shumica si keto te kjo rruga si kjo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).