Shirat e dendur të dy ditëve të fundit shkaktuan dëme të konsiderueshme në Shqipëri duke dëmtuar shtëpi, rrugë e ura në një zonë të gjerë nga jugu në veri, ku dëmet më të mëdha u shkaktuan në Shqipërinë e mesme. Moti u përmirësua gjatë orëve të fundit dhe niveli i rreshjeve ra, ndërsa shqiptarët filluan të bëjnë llogaritë për dëmet e pësuara.

Drejtoria e Emergjencave Civile raportoi për disa raste kur autoriteteve iu desh të ndihmonin disa dhjetëra familje nga shtëpitë e përmbytura në Tiranë, Divjakë, Shijak dhe Lezhë.

“Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet,” thuhet në njoftim për shtyp të qarkulluar nga Ministria në mesditë.

“Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura,” shtoi ajo.

Në Tiranë, disa familje të përmbutyra nga Lumi i Tiranës në zonën pranë Babrrusë, u dërguan për strehim të përkohshëm në palestrën e një shkolle. Një urë e vogël mbi Lumin e Tiranës e cila lidh zonën e ish-Uzinës “Dinamo” me Paskuqanin u dëmtua dhe policia urdhëroi ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Në fshatin Bërzhitë, në jug të Tiranës, një rrëshqitje dheu detyroi evakuimin e katër familjeve. Zona në fjalë është prekur në të shkuarën nga rrëshqitje masive dheu të shkaktuara nga mospërfundimi i punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Dëmet më të mëdha duket se u shkaktuan nga lumi Erzen në Shijak dhe në Sukth, ku rreth 80 familje u detyruan të largohen nga shtëpitë që u mbuluan nga disa centimetra ujë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në zonën e Mallkastrës ka pasur gjithashtu përmbytje, pas fryrjes së Lumit Seman që ka dalë nga shtrati.

Ndryshe nga Mallakastra situata paraqitet më e qetë në pjesën tjetër të qarkut Fier, ku Lumi Gjanica dhe Lumi Vjosa mbeten ‘brenda parametrave,” dhe prezencë uji është regjistruar vetëm në Njësinë Adminsitrative Mbrostar.

Situata është përmirësuar gjithashtu në qarkun Lezhë, pas përmbytjeve të ditës së djeshme në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen.

Sipas Ministrisë së Brendëshme aksi rrugor Pllane – Zejmen – Lezhë kalohet me vështirësi nga automjetet e vogla për shkak të dherave, të cilat kanë rënë në rrugë nga prurjet e përroit.

Në fshatin Fushë-Kuqe të Bashkisë Laç ka pasur prezencë uji në sipërfaqe toke bujqësore si pasojë e reshjeve të rëna ditën e djeshme, por nuk raportohet për dëme materiale.

Nga prurjet e lumit Mat ka mbushje të liqenit të Shkopetit dhe për këtë arsye janë hapur portat dhe shkarkohet deri në 600 metër kub për sekond nga hidrocentrali i Shkopetit, por sipas Ministrisë kjo ‘nuk krijon probleme.’

Në qarkun e Dibrës, ku të mërkurën rrezikua të çahej argjinatura e Lumit Drin gjëndja është përmirësuar, pasi prurjet e lumit janë ulur dhe ai nuk paraqet më rrezikshmëri.

Në qarkun Shkodër ka pasur probleme me qarkullimin rrugor për shkak të shembjeve të pjesëshme në aksin Fierzë – Fushë Arrëz në fshatin Mishka, si dhe bllokimit me inerte në aksin rrugor Pukë – Iballë.

Ndërkohë akset malore Qafë Thore-Bogë dhe Qafë Mali – Fierzë vazhdojnë të jenë të pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës.

Probleme ka pasur dhe me qarkullimin rrugor në qarkun e Elbasanit. Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë të enjten. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda u hap njëri krah i rrugës dhe kalimi kryhet nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore.

Gjtihashtu aksi rrugor Gramsh – Elbasan është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës në vendin e quajtur “Pompa e Çekinit.”  Edhe në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë e Bashkisë Elbasan është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit.

Media sociale u mbush me raportimet e qytetarëve mbi shembjet e gurëve mbi rrugë apo mbi shembje të pjesshme të rrugëve.

Përmirësohet rezerva energjetike, probleme në transmetim

Edhe pse reshjet kanë shkaktuar probleme të shumta anembanë vendit ato kanë sjellë gjithashtu rritje në prurjet e lumenjëve, duke stabilizuar rezervën energjetike në kaskadën e Lumit Drin pas disa muajsh thatësire.

Rritja e prurjeve i ka dhënë mundësi Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare,KESH, të rrisë prodhimin e energjisë nëpërmjet agregatëve të saj në hidrocentralet mbi Lumin Drin, duke e reduktuar ndjeshëm importin.

“Duke i trajtuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të mundshëm të agregatëve të vet dhe njëkohësisht duke reduktar me rreth 75% importin e energjisë elektrike të kontraktuar për periudhën kohore 02-15 janar 2016, për t’i rimarrë në një kohë të përshtatshëm gjatë javëve në vijim,” tha KESH nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mërkurën.

“Në kushtet aktuale me prurje të mëdha dhe pas reduktimit të importit, KESH po prodhon (me kapacitetet gjeneruese të HEC Koman dhe HEC Vau Dejës) për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë vendas dhe njëkohësisht për të optimizuar bilancin energjetik mes KESH dhe KEK në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të shkëmbimit,” Korporata shtoi.

KESH gjithashtu njoftoi se përveç administrimit të riskut hidrologjik në kaskadën e Drinit, Korporata po administron dhe riskun hidrologjik që vjen nga HEC-et e vegjël, privatë dhe konçesionarë, të cilët kanë katërfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike brenda një harku kohor prej 24 orësh – nga 50 MË në mbi 200 MË.

Ndryshe nga KESH që ka regjistruar një përmirësim të situatës së prurjeve në hidrocentrale, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka hasur në vështirësi në furnizmin e klientëve të saj për shkak të situatës emergjente të krijuar nga përmbytjet, ku disa zona vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike.

“Nuk kemi situatë emergjente me përjashtim të zonave të përmbytura ku fiderat e stakuar janë për efekt sigurie, si pasojë e rrezikut nga prezenca e ujit pranë përmbytjes së kabinave në zonat e prekura nga dëmtimet e argjinaturës së Shkumbinit dhe dalja nga shtrati e lumit Erzen,” tha OSHEE nëpëmjet një njoftimi për shtyp të enjten.

Pikërisht në një nga këto zona në fshatin Dushk të Lushnjes, banorët kanë protestuar të mërkurën kundër mungesës së energjisë elektrike, pasi nuk furnizohen rregullisht që prej 1 janarit për shkak të difekteve në linjën e amortizuar të transmetimit.

Sipas OSHEE-së në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

“Nga informacioni i orës 14.00 janë 30 fidera pa energji nga 1200 fidera që janë në total në rrjetin e shpërndarjes,” përfundoi kompania që numëron rreth 1 milion konsumatorë.

23 Komente

Nderkohe ne Korce:

Ndërkohë që Shqipëria përmbytet herë nga mungesa e investimit të shtetit ndër vite e herë nga ndërtimet pa kriter e shkatërrimi i florës, Korça është totalisht ndryshe. Është vendi ku shiu ndjehet nga dritaret plot dëshirë.

“Korçarët mendjemëdhenj fodullakë dhe nikoqirë nuk ndertuan si të babëzitur. Rrugët dhe rrugicat i lanë atje ku ishin.. Ndërkohë qiellgërvishtëset po ngriheshin anë e kënd vendit..Korça mbeti ashtu e mbledhur dhe e vockël.. Erdhi dita dhe filluan shirat e përmbytjet. Ngado shihje njerëz qe strukeshin ose luftonin me ujin. Vetëm në Korçë njerëzit hapën cadrat, zunë tavolina kafenesh pranë dritares dhe shijonin pikat e shiut që trokisnin në xham në shoqërinë e ndonjë shoku ose shoqke të bukur.”, shkruan Piro Zguro, një arkitekt  nga Korça.

http://www.newsbomb.al/index.php/aktuali...

po skane pas Ramen kryetar bashkie ato qe ti kishte mbulu me beton

S'kane pas salen thuaj, se ai e beri tiranen kioske. Rama eshte i vetmi qe ka prishur beton e ka bere lulishte ne Tirane. Te ishte per salen do ishte gjithe tirana e gjithe shqiperia si ajo videoja qe solle ti sot nga babrruja.

ama ç'ja ka futur kot Piroja**, o ACDC1.. pa mohuar qytetarine e deshmuar te korcareve:  po  kush dhe pse do ndertonte ne Korce o ?.smiley   korcaret iken te gjithe sa ne Greqi,  e pastaj ne Amerike.. 

as fshataret e Korces nuk shkuan te jetonin ne Korce, pas 90-es,  por shkuan ne Tirane,  Durres, edhe ne Vlore.. andej nga ''plazhi vjeter'', kane nje lagje te tyre.. 

pra Korca  i shpetoi ndertimeve sepse  nuk pati perspektive per pune, zhvillim dhe rrjedhimisht  te ardhur,migrim..

 

**Pirro Zguro, quanin edhe presorin tim te ushtarakes ne Vlore.

Edhe ne Korce eshte ndertuar dhe eshte ndertuar goxha,por eshte ndertuar me me plan.Fshataret erdhen dhe blene shtepite e atyre qe iken ne Greqi dhe Amerike.
ne mehallen time nga 10 familje,vetem njera ka mbetur nga ata qe ishim para 1990-es.

Per fat te mire dy forcat politike jane me paqesore me njera tjetren ,se sa ne pjesen tjeter te Shqiperise,dhe kjo ka kontribuar jo pak ne zhvillimin e qytetit.
Qe ne vitin 1992 kryetari i bashkise te atehershme u lidh me gjermanet qe i siguruan qytetit 24 ore uje pa nderprerje ,kjo ne vitin 1998 kur mbaroi projekti dhe pjesa tjeter e Shqiperise ishte me 2 ore uje ne dite....
Me pas e vazhdoi Peleshi me projetin e pedonales,Festen e Birres,rikonstruksionin e pazarit etj.

Mund qe quhet pa frike bashkia me shembullore ne Shqiperi.

Dje ishte Bode,sot Peleshi ne qeveri dhe kane bere per qytetin.

 

 

 

O Devolli, po nuk ka si te permbytet korca se nuk eshte e ndertuar ne ultesire. Kaq nuk kupton ti?

kishim vetem shkodren tani u be gjithe shqiperia

He mos u merzisni, se nje vale tjeter, do e keni aty nga pranvera. 

pse kaq i tharet sonte pjero!! Thuaj mos u perseritte dhe ishalla i ndihmon Zoti se shpresat aty kane ngelur, te gjoret jane ne meshire te fatit.

E kam per qeverine idiote dhe te paafte, Aquamarine. Politikane me karagjoze dhe me fodulle se politikanet shqiptare, nuk kam pare. Kendej ku jetoj, nese do te takosh noi politikan a qeveritar, e takon kur te duash pa problem. Nese do ti shfaqesh noi ide, te pranon, te ndigjon, nuk eshte si ne Shqiperi, qe te takosh nje byth Erion Braçe apo noi politikan tjeter, nuk e takon dot. 

çfar emri mund ti veme ne kesaj gjeje, ketij fenomeni. 

Help is on the way.Nashi qe uji eshte bere sa nje boje kali Rama premton pastrimin e kanaleve kulluese.Se pse keto gjera nuk behen gjate beharit kur eshte kohe e thate kjo ende mbetet mister i madh ?!!

Rama po ashtu tha se në Sukth do të investohen 25 mlilionë dollarë për pastrimin e kanaleve dytësore. "Kemi përsëri një projekt të madh që do e financojmë me 25 milionë dollarë, në bashkëpunim me pushtetin vendor, për të pastruar të gjitha kanalet dytësore. Ndërkohë që, me ristrukturimin e bordeve të kullimit do vazhdojmë edhe për magjistralet dhe argjinaturat e me radhë. Mobilizimi dhe efikasiteti ka qenë, besoj unë, në nivel maksimal dhe më mirë sesa edhe herët e shkuara, për shkak se i kemi kushtuar shumë rëndësi emergjencave civile dhe do vazhdojmë t’i kushtojmë rëndësi dhe për ta fuqizuar flotën e emergjencave civile, " tha kryeministri, ndersa shtoi se një nga masat më të para të këtij viti do të jetë vendosja e Moraturiumit 10 vjeçar për mbrojtjen e pyjeve, si nje nga faktoret qe favorizojne permbytjet. - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/ra...

Se pse keto gjera nuk behen gjate beharit kur eshte kohe e thate kjo ende mbetet mister i madh ?!!

sepse gjate beharit keto i mbushen kanalet ne vend qe ti zbraznin, papergjegjshmeri totale.

Birni sikur thote qe ben gazetari investigative apo jo ?

Shikoni cfare rruge kane bere per ekstremin e bashkise sone, Shengjergjin tone te bukur dhe malor.

Kurse ai trapi i Prokurorise duhet te thote se si do i shkoje puna kesaj pacavures nga Labinot-Fushe deri te kthesa e Xibrakes ne rrugen nacionale Elbasan - Librazhd.

Shikoni cfare katastrofe ne mirembatje po ne rrugen nacionale Elbasan Librazhd.

Shikoni dhe cfare idioti ka ne drejtorine e pergjithshme te rrugeve 

"Dje rreth orës 13 nga hapja e portave të hidrocentraleve, niveli i ujit ka qënë shumë i lartë  thuajse në nivelin e rrugës, ka patur gërryerje të rrugës 

Po pse mer gjib nuk e di ti qe portat hapen dhe jane pikerisht per te parandalu avarite me digat e ti je aty qe ta dish kete paraprakisht?

Idiot LSI-je !

 po qajme per drita e po permbytemi me uje smiley    (  edhe per vit te ri pa drita njerezia ) 

Si qe ajo shprehja:

Nga te kemi?

Nga lumi qe te me marre..

hajt duroni deri te djelen ne mjes se fiton lali 950 miljon dhe jua shtron rruget me aljazh nga te Marsit smiley

jo rruget ku shkel mafja komuniste kjo kuptohet smiley

Ku jeni o karagjozet e qeverise dhe Komisionit te Ekonomise se Parlamentit Shqiptar, ku jeni fshehur o burracaker, e late popullin te mbytej , o te pafytyr. 

ne mes te ujit ishin s'ke c'i thua me celulare ne dore duke bertit- dilni nga shtepia kemi ardh me karrocen e dylit t'u shpetojme 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).