Nëse jeton në Tiranë ka gjasa ta kesh parë të paktën një herë "Sashën" (nuk dihet emri i tij i vërtetë), këtë burrë rreth të dyzetave që endet në këmbë, i pistë dhe me tesha të grisura, i pa rruar, i paqethur, qartazi i pastrehë. Ai nuk bezdis njeri, gërmon kazanët për të gjetur ndonjë gjë që mund të hahet, e pastaj vijon hallin e vet pa mbarim. Deri këtu, një histori tipike e njeriut që fati apo gabimet e hedhin në rrugë, por nga sa duket paska edhe më. Bledi Mane, personazhi mediatik i njohur në vendin tonë, shkruan se e njeh "Sashën", pasi në vitin 2002 kanë qënë njëherësh në burgun 313, ku sipas Manes ky person ka vuajtur shumë dhunë dhe poshtërim nga të burgosur të tjerë, çka e ka degjeneruar gjendjen e tij mendore.

Mane shkruan se "Sasha" nuk është shqiptar por Boshnjak ose Malazez, (të tjerë thonë se është italian) dhe qysh kur vuajti në burgun në Shqipëri, ku humbi normalitetin mendor, ka mbetur rrugëve të Tiranës pa mundur të gjejë rrugën e kthimit tek njerëzt e tij. Shumë njerëz po përhapin këtë foto në rrjetet sociale me qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore, Drejtorisë së burgjeve në veçanti, për të bërë të mundur identifikimin e tij, dhe për ta ndihmuar të rigjejë familjen dhe të afërmit e tij, që me gjasa e dinë për të vdekur.

Postimi i Manes në Facebook:

EJANI TA NDIHMOJMË TË GJITHË BASHKË!
E kam njohur per here te pare kur me kishin rrasur heren e dyte ne burg. Ishim ne sektorin 4 te kati i trete ne burgun 313. Mbaj mend qe ka qene vera e vitit 2002. Ishte normal si gjithe te tjeret por dhuna shtazarake dhe poshterimet qe te burgosurit e tjere ushtronin ndaj tij e tjetersuan. Nuk eshte shqiptar por boshnjak ose malazez. Kur e shoh i therras me emrin Sasha. Ka rreth 13 vjet qe eshte braktisur e katandisur rrugeve dhe kazaneve te plehrave te Tiranes. 13 vjet i palare, i paushqyer, i harruar. Ftoj Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve te beje verifikimin zyrtar te dosjes se ketij njeriu te braktisur e me pas Policine dhe Ministrine e Jashtme te vendosin kontakte me familjen ne vendin e tij. Le ta ndihmojme te gjithe te rikthehet ne vendin e tij, ne familjen e tij te cilet do te shokohen kur ta shohin qe fatkeqi eshte i gjalle!!!
 

6 Komente

Si puna e ketij Sashes ka plot ne Tirane sot. Nuk eshte problemi i burgjeve per identifikimin e tij, (dhe c'rendesi ka ne fund te fundit identifikimi ne kete vend), por eshte detyre e organizatave humanitare ta ndihmojne, nese ka dhe nese munden. Gjithashtu media mund te ndikoje per ndihmen ndaj tij, -si gjithnje, duke perfituar vete me pare nga lajmi mediatik! Une per vete nuk mund ta ndihmoj, se jam bere vete per ndihme, por as keq i bej.

nuk duket italjan ky. sllav duhet te jete.  gjynah !

Si ky Sasha do kishte perfundu edhe Kokeministri, rrugeve, po te mos e kishte bo gruja me shtepi ... 

Nese ka shtet, te gjeje se kush e ka dhunuar ne burg, dhe tu japi denimin e duhur. Si ka mundesi te rrihet tjetri, dhe aq me teper brenda nje institucioni shteteror riedukimi, pikerisht atje ku individi eshte nen mbrojtjen e shtetit dhe nen riedukimin e tij. Eh ç'kafshe qe mban ajo toke atje. 

Mane shkruan se "Sasha" nuk është shqiptar por Boshnjak ose Malazez, (të tjerë thonë se është italian)

 

 " te tjeret thone " A ju henget dheri juve, smileyas identitetin nuk dini, Mesoni ore nga eshte Mbase shteti malazez, boshnjak italian,, do ta ndihmoje, ose shoqattat jo qeveritare, atje, se ne Shqiperi te humbet vula, dihet qe Shteti nuk kontrollon asgje,  nuk ka iinventare per qytetare e vet dhe jo me te huaj !  Ne Shqipeei edhe ne burg te mos jesh eshte shume lehte te katandissh si ky i mjer ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).