A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flemë mbi harresën e së shkuarës? A duhet të besojmë se ata që nuk kanë guximin të lexojnë të djeshmen mund të marrin vendime të guximshme në favor të njeriut për të nesërmen? At Zef Pllumi  ka mundur që përmes kujtimeve të tij, të sjellë një ballafaqim të së shkuarës, duke përshkuar lumin e së keqes që përshkruan shqiptarët për vite e vite, por pa shkuar kurrë ai vetë në shtratin e urrejtjes. Nuk është roman, por është historia që do të donim ta kishin romane të tëra. Është aty njeriu, i sulmuar nga bisha e mungesës së njerëzores. Dhe kur lexon për jetën e atyre burrave që kanë mundur ta ruajnë vetveten edhe pse janë fyer, gjakosur, dhunuar, poshtëruar, nuk mund të mos ndalesh gjatë, e të besosh se duhen thënë me zë të lartë të vërtetat e Njeriut. Janë njerëz që do të habisnin edhe vetë Danten, siç thotë Kadare në parathënien e kujtimeve të françeskanit Pllumi, njeriut që kaloi gjithë rrathët e “ferrit komunist”, e që pati fatin të ishte gjallë, si për të mos lënë në harresë vuajtjet e atyre që pati në qeli e jashtë qelive.

“Mbas atij udhëtimi të gjatë e të vështirë mbërrijta te Ura e Ngushtë. U ndalova: m’u duk se po frynte nji tjetër erë me freski. Mbështetun ndër parmakët, kqyra ku uji vërshonte me turr e me zhurmë. Valët shkumëzuese, edhe pse pa pushim të lëvizuna, ishin po aty, sikur të nguluna! E pra ujët e shumtë vinte i ri… gjithmonë i ri… Njerëzit dhe veprat e njerëzimit! Thohet se Bota ecë! Së pakut kështu thonë të gjithë të rijtë, që mund të jenë edhe pleq. Shumëkush, për mos me thanë ‘gjithkush’, mendon se i jep nji dishka të re botës, njerzimit! Kurrgja e re nën këtë diell! Ndërsa ujët rrjedh, bota po aty. Kur po lexoj Biblën, e kur po kundroj piramidat atje në shkreti, pyes: si asht e mundun që njeriu i shek. XX, në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar sa ai i 40 shekujve përpara”.  (At Zef Pllumi, “Rrno vetëm për me tregue”)

Kujtimet e Pllumit, dhe të disa emrave të tjerë që i kanë kaluar ato rrathë ferri, janë beteja më e ashpër kundër dinakërisë së një pjese të shoqërisë që është përpjekur për të harruar të shkuarën – një e harruar që i krijon hapësirë vetëm atyre që kanë mbështetur atë përbindësh e që nuk duan për asnjë çast që t’i zbathet e shkuara. Duke sjellë përmes një rrëfimi shumëçka që ka ndodhur me të dhe shumë persona rreth tij, e sidomos në burgjet shqiptare, At Zef Pllumi ka ngritur pikëpyetjen e drejtpërdrejtë mbi atë çfarë duhet bërë me të shkuarën e prindërve dhe gjyshërve tanë.

Ndërkaq, nga ai burg shpirtëror, Pllumi na sjell histori burrash që kanë mundur të shohin të tjerë sy dhe të jenë në paqe me vetveten, e të guxojnë të rrojnë me fytyrën e njeriut, edhe pse gjithçka ishte kthyer në errësirë. Ato kujtime, sa herë lexohen, vijnë e bëhen më kumbuese përballë pafuqisë sonë për të lexuar si duhet të djeshmen, që është si një frikë ndaj vetes. Nga “fundi i botës”, siç ishin “Spaçi”, “Qafë Bari” apo vende të ndryshme të dënimit apo internimeve të asaj kohe, Pllumi sjell historitë njerëzore të mëkateve dhe pendimeve, të njohjes së njeriut përmes gjithçkaje, ku veçse fuqia e brendshme, e sidomos besimi, mundi t’i bënte ballë asaj masakre virtytesh që solli “njeriu i partisë”. Në historinë e Pllumit ndesh njëkohësisht gjithë dashurinë e njeriut. Mund të habitesh për fuqinë e pafundme të atyre që kanë mundur të gjejnë njëri-tjetrin edhe mes tisit më të dendur të errësirës që pjell ligësia. At Pllumi ka përshkruar dorën e njeriut kur zgjatet ndaj tjetrit, por edhe fuqinë për të falur njeriun e rrëzuar nga dhuna e poshtërimi.

“…. Për pak sekonda një heshtim i plotë. Atëherë At Mate Prendushi foli:

-Zotni gjykatës, mbasi na nuk do të shifemi ma ndërmjet vedit në këtë jetë me këta vllazen e shokë, a na lejoni të përshëndetemi e t’ia marrim hallalin shoqishojt?

-Vetëm pesë minuta, – tha kryetari i gjyqit.

 Kam përshtypjen se këto pesë minuta janë unikë në historinë e njerëzimit. As në kohën e martirizimit të krishterëve të parë, vështirë se u zhvilluen pamje si ato që pashë un me sytë e mij më 16 Janar 1948.

Atëherë, ndër sy të gjithve At Mate Prendushi iu drejtue të parit D. Ndoc Sahatçisë:

-Dom Ndoc, unë jem tue të falë me gjithë zemër për të gjitha shpifjet që ke ba kundra meje edhe tjerve. Edhe do t’i lutem Zotit që të ketë mshirë për ty e të falë Zoti ashtu si po të fali un! – dhe mandej dhe u përqafue me atë të parin”. (At Zef Pllumi, “Rrno vetëm për me tregue”, Botimi i dytë, 2006, f. 159).

Ka në librin e Pllumit histori njerëzore, të cilat të mbeten gjatë në kujtesë për atë çfarë mundën të përballonin. Siç ka edhe metamorfozën e njeriut që krejt habitshëm njihet me të vërtetat njerëzore pikërisht atje ku sistemi besonte se i kishte dërguar për t’u harruar nga gjithkush, e sidomos nga vetvetja. E tillë është historia e Ferit Lopës, i dënuar fillimisht për vjedhjen e një lope të kooperativës. Por pas revoltës së Spaçit ai u dënua me akuza politike. E duke ndenjur me njerëz të dënuar politikisht, ai nisi të sajonte një histori arratisjeje me të dashurën, që ia vuri emrin Sanije. Çdo ditë e më shumë ai shtonte notat dramatike të historisë së arratisjes me Sanijen për “në botën e lirë ku lejohej dashuria”. Madje, duke u rrëfyer të burgosurve të rinj, ai i këndonte Sanijes, deri sa edhe sytë i mbusheshin me lot, përmes vargjeve dramatike. E Pllumi, përmes notave poetike, përshkruan këtë metamorfozë të Ferit Lopës.

“…E gjitha ishte fryt i fantazisë së tij dhe ndërsa e ndigjojshem thoja me vete: O Miguel  Cervantes sa i madh që je kenë! Ti nuk ke krijue kurrga nga mendja jote, por ke përshkrue ma mirë se kurrkush tipat njerëzorë që natyra, gjatë jetës të bani me i njofto. Sanija e politikanit shqiptar, Ferit Lopës e Dulqinia e Don Kishotit të Mançës ngjasojnë si dy pika uji për të cilat heroit derdhin lotët”. (At Zef Pllumi, “Rrno vetëm për me tregue”, Botimi i dytë, 2006, f. 655).

… Nuk është një roman, por kujtimet e Pllumit janë poezi për njeriun, për ata që mundën të sfidonin ferrin e anti-njeriut. Një përshpirtje për të gjithë ata që mundën ta ruajnë njeriun me tiparet më të mira, duke sfiduar gjithë kafshërinë që iu ofrua nga njerëzit me të njëjtën gjuhë, por jo me të njëjtën dëshirë për të lënë vetveten në hullinë e njerëzores….

30 Komente

Ky liber eshte nje nga ata te listes "Duhet Lexuar", dhe ne fakt eshte shume i kerkuar. Eshte e veshtire te gjendet. Megjithate, "Botime Franceskane" sapo e botuan per here te trete, ne tre vellime te ndara, qe e ben me praktik per ata qe mbajne libra me vete, pasi vellimi i plote eshte disi i madh. Ka nje gegnishte t'mrekullueshme, nje kenaqesi kur e lexon, qe mua me ben te mendoj se e kemi Shqipen Dyfish te bukur.

Nje nga te paktat deshmi te dokumentuara mirfilli nga ajo cmendurie 45 vjecare, e ne vend qe ky liber te ishte lehtesisht i aksesueshem per te gjithe lexuesit, qenka veshtire per tu gjetur! Shqipabsurditete ordinere me nje llaf.

Ne vend qe p.sh. me investime private, apo qofte dhe publike nese lipsej, ta kishin bere te aksesueshem falas per te gjithe ne internet duke e hedhur ne Google Books apo ne platoforma te ngjashme dixhitale. Se vlera e ketyre deshmive--si dhe e librit--s'eshte si vera e Pjerit, nuk rritet duke e mbajtur ne senduk dhe larg miletit. 

Jam kurioz, dini gje kush i ka aktualisht te drejtat botuese te librit?

Qellimi i librit te ketij priftit eshte i njejte me ate te dervisheve te 1600-s,dhe shen kozmave te djeshem e te sotem.
REKRUTIMI i deleve
Ndersa perdorimi i gegerishtss nuk eshte per romantizem,por shpallje e gnuhes zyrtare te "shtetit" katalik.

Ti e ke lexuar?

Jo pse duhet patjeter te lexosh librin perpara se te japesh gjykime per te ?

Ne fakt ne ate liber vetem "rekrutim delesh" nuk ka...por nuk e kuptoj si e komenton pa e lexuar?! Per mua ai liber eshte nje homazh per gjithe ata njerez qe vuajten burgjeve te diktatures e sidomos per klerin katolik.Eshte nga ata libra qe e rilexoj me endje pavaresisht se pershkruan ngjarje te dhimbshme. 

ty te ka rekrutu Don Kishoti. Lexoje se ndoshta shpeton nga donkishotizmi.

 Nuk jane per ty keto gjera oj cuce!

Ti me mire hidhi ndonje sy librit 'rrno per me gatue"

Fluturon gomari?

 

 

fluturon shqiptari i vjeter qe del gjithmone padashjejashte teme, perhere i justifikuar nga dashuria e dendur per atdheun. Hidhi ndonje sy kalendarit se te kthjellon mendjen, eshte viti 2015. e kuptoj qe adhuron Ismail Qemalin, Isa Boletinin, edhe ne te tjeret i adhurojme, por s'mund te imitojme ata e te flasim jashte kontekstit se s'na ka ngec truri ne 1900ten.
Une per me gatue rrnoj, por rrnoj edhe per me lexue e me marre mend nga figura te ndritura, te cilet mizoria e te ligeve dhe injoranca e paranojakeve dhe te obsesionuarve, nuk i lejoi te jetonin ashtu sic kishin zgjedhur, por i shkaterroi sa mundi cdo cast te jetes se tyre.
Cfare t'i besosh patriotizmit te nje njeriu, qe s'ka piken e ndjeshmerise kundrejt nje shpirti qe i mohuan buzeqeshjet ne emer te "patriotizmes". Eshte turp te flasesh keshtu per At Zef Pllumin duke e ditur fare mire se c'ka kaluar. Eshte turp te mendosh per harten e Shqiperise, kur shikon c'kane hequr ata njerez, qe demek s'ia paskan dashur te miren atdheut, vetem prej faktit se zgjodhen te beheshin klerike.

Nuk me la mendja akoma

Fjalet e fundit te At Zef Pllumit

 "Ata do bajne sikur kane kuptu dicka ,do bajne sikur kane nje fare pendese.... por e kane sa per sy e faqe sepse prape ne jemi armiku."

Questo Papa nuk ka asgje komuniste, ne logjiken binare dialektike te kembimit te fuqise te Vatikanit (dhe çdo lloj fuqie tjeter te centralizuar, psh Caret e Rusise) tani eshte radha e Papes liberal (relativisht te meparshmit) ose qe i ka bolet te pjerrura majtas.

Komunist nuk je as ti, jo te jete codesto Papa.

Tani ka vetem komunista pa bole, dyst fare ai veni.

 

Mbase At Zef Pellumbi nuk ishte njeri i kampeve* te tmerrohej para bindjeve te dikujt tjeter dhe Papa mbase nuk eshte i  qarte kur thote:

liritë fetare, intelektuale dhe individuale duhet të mbrohen (Nuk di ne ç'sistem komunist jane mbrojtur,por jam e hapur ndaj idese qe do te rroje dikush per me tregue.)

 

* "Papa bëri thirrje që të tregohet kujdes për të mos e ndarë botën në mënyrë simpliste në dy kampe – e mira dhe e keqja."

Jo jo, At Zef Pellumbi ka qene njeri i kampeve, e ke tek libri në fjale: për të, komunizmi eshte e keqja. E drejte e tij sigurisht. Por ndaj thashe: sa keq qe njeriu nuk mund të rrnoje EDHE me shume, qe edhe të mund të tregoje EDHE të tjera gjera

S'do te kish treguar shume pasi Papa, i etiketuar komunist nga kushdo qe gjen komfort duke e quajtur te tille, nuk do ta asocionte kurre veten (te pakten zyrtarisht) me ate sistem qe e denoi dhe e poshteroi.

E drejte zhardin, shume e drejte, por (ka gjithnje nje "por", ndryshe nuk do kishte kuptim liria e fjales) diskursi dialektik tenton drej infinitit pa e arritur kurre me tregue si e ke rrue, dmth komunistet komforte (me bole dhe fele me pjerrsi majtas) e quajne "sistemin qe denoi dhe poshteroi" si komunizem jo te vertete.

Stalker e ka fjalen qe komunizmi i vertete, komunizmi ngambrapamodern, nuk ka ardhe hala. Ti vete je duke e prit me duket. Apo je bere e djathte? Fashiste?!

 

Ohu, s'e kap ti ku e ka llafin Stalker, e ka tek argumenti "S'ka kuptim te kritikosh Enverin qe ka vdekur kur ke Saliun qe eshte i gjalle". Ose, 45 vjet krime te shkuara te monizmit < 21 janari, keshtu qe pas 21 janarit s'ka kuptim te flitet me per monizmin. 

Dmth Stalker eshte i indinjuar qe prifti i syrgjynosur burgjeve nuk jetoi ca me shume qe te botonte edhe nje liber per te rrefyer bemat e Saliut, ne menyre qe te sfumohej kritika e tij per monstruozitetet e monizmes. Prift legen, shkoi dhe vdiq para se te shkruhej historia per Saliun!

S'do te kish treguar shume 

kete te drejte te flas  e te thote lirshem ate qe mendon ja jep demokracia ketij, (qe per nga surrati duket si eunuk  turk ne oborin e sulltanit.smiley.),  ske çben.smiley

birit më të shquar të kombit ,udhëheqesit tonë të lavdishëm dhe udhëheqesit të madh e të pavdekshëm botëror

birit më te madh të Kombit Shqiptar , dhe Liderit Boteror

A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flemë mbi harresën e së shkuarës?

Po. 

A mund te besojme se po shkojme ne rrugen e duhur, kur nuk dijme nga te shkojme?

he pra liri, po apo jo!

ose:

Ekziston komunizmi i vertete?

Stalker e Zhardin a po shkojne drejt tij, apo vetem bejne diskurse per 21 janarin me Xhiblong Lagshtinen dhe Gjemb Kaktusin?

E njejta pyetje riformulohet ndryshe me konceptin e filozofise se trapit, ne perputhje me ambjentin:

Trapi eshte i lire te doje, apo "don" i kushtezuar nga ambjenti ose nga reflekse te kushtezuara si qeni i Pavllovit? (edhe per faktin qe edhe ne kete ambjent, ca mbahen per trapa te djathte, e ca per te majte)

p.s.

Zeqo, pse mor bir e hoqe komentin dhe kalove nga filozofia e trapit ne filozofine e pikes?

 

Tiku isha tape i pire me birra e qofte, nuk e mbaj mend ca kisha shkrujt, smiley

esell ishe. esell por thuaj se na ka zene tmerri me tikun sepse eshte bere si ata qe luajne me tre kupa me gjet zarin vecse e ka bo me gjet thelen, njihere te majten e tjetren te djathten.

ps: shif sa peshqa kan mor arratin se s' ja dalin dot. smiley

Ha buken e mos permbys kupen! 

askush nuk ka pse te kete frike prej tikut, por prej vete ndergjegjes se vet kur permbys kupa e puth çupa.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).