Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ftuar shqiptarët e diplomuar jashtë shtetit të kthehen dhe të shpëtojnë drejtësinë e vendit të tyre. Ai mësohet të këtë thënë se “[ë]shtë e papranueshme që aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës që të jetë diplomuar në vendet e BE-së dhe në SHBA.” Ai më tej paska shprehur habinë se si një kriter arbitrar i një mesatareje 8 për Shkollën e Magjistraturës lë jashtë kandidatë shumë seriozë nga universitete prestigjioze anembanë botës. Pra, ministri ka pranuar se shteti shqiptar, të cilit ai i përket, është një dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë. Së fundi, Manjani ka konstatuar se të diplomuar në perëndim ka pasur dikur, në vitet ’90 (5 vetëm në Shkodër), por nuk ka më. Ç’ndodhi vallë që nuk kemi më të tillë?

Këtu po ndalem në diskutimin e dy çeshtjeve: Pse kërkesa e Manjanit nuk bind dhe çfarë kushtesh minimale kërkohen për tërheqjen e atyre të diplomuar në perëndim.

Duke filluar me të parën, pyetja që lind natyrshëm është: Kujt po i ankohet Manjani? Nëse ai e do Shqipërinë, shërbimi më i mirë që mund ti bëjë asaj është thënia e së vërtetës. Deri tani Manjani ka thënë vetëm të vërteta të pjesshme, por kjo nuk mjafton. Ai harron, ose bën sikur, se vetë ai nuk është mes shenjtorëve dhe se edhe ai ka ndihmuar dhe vazhdon e kontribuon në gatimin e çorbës së thartuar që na serviret sot. Ai harron se është eksponent i LSI-së, apo siç e gjej unë të arsyeshme ta quaj Lesh-e-lisë. Kjo është pa dyshim njëra nga krijesat më të frikshme të çerekshekullit të fundit. Ndonëse e njohur si parti politike dhe “flamurtare” e integrimit të Shqipërisë në Europë, leshelija është pa asnjë dyshim struktura më nepotike, më perverse dhe më kriminale e realitetit shqiptar të çerekshekullit të fundit.

Sikurse është bërë fare e qartë prej kohësh dhe kulmoi me intervistën e fundit të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta tek Zëri i Amerikës, struktura kriminale që drejton Meta nuk ka vullnet dhe predispozicionin të reformohet dhe të heqë dorë nga praktikat kriminale. Kjo sepse e vemja mënyrë për të mbuluar një krim është kryerja e një krimi tjetër më monstruoz sesa i pari. Sjellja perverse e partisë së Metës dhe Manjanit nuk njeh limite, por duke qenë tejet të implikuar tipa si Meta nuk e kuptojnë se edhe gjëra të vogla (për atë) si blerja e votave dhe spastrimet politike për të punësuar militantët dallkaukë dhe rrugaçë deri në poste drejtorësh, e madje ministrash, janë krime. Janë pikërisht ato disa nga arsyet që i mbajnë shqiptarët e edukuar në perëndim larg atdheut të tyre.

 Paradoksi është se me thirrjen e tij duket se Manjani hamendëson që të diplomuarit në perëndim janë idealistë në kufinjtë e çmendurisë. Shumë prej profesionistëve shqiptarë në perëndim janë idealistë dhe nuk presin asgjë nga Shqipëria. Në fakt, ata jo vetëm besojnë por edhe jetojnë sa munden sipas devizës së ish-Presidentit amerikan Kenedi: “Mos pyet se ç’mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet ç’mund të bësh ti për vendin tënd!” Pastaj, nuk duhet harruar se edukimi në perëndim kalon përmes sakrificash që ata që nuk i provojnë as që mund ti mendojnë. Ndaj pavarësisht dëshirës së mirë dhe idealizmit, për shumë profesionistë shqiptarë në perëndim kthimi në atdhe vjen me një dozë të lartë pasigurie. Ndërsa ata kthehen për të sherbyer si profesionistë, ka një pritshmëri të çmendur që këta medoemos të radhiten në njërin nga klanet hajnore. Pra, ata që duan të kthehen duan ta bëjnë një gjë të tillë si shërbëtorë të popullit të tyre, jo sa për të shtuar numrin në listat e këtij apo atij klani.

Një ftesë si ajo e Manjanit do të ishte normale në rrethana të një politike me vullnet për ti ndryshuar faqen Shqipërisë, por shembulli që ka dhënë politika dhe familja politiko-hajnore e Manjanit veçanërisht, e bëjnë këtë thirrje hipokrizinë e radhës. Pra, sistemi i korruptuar i drejtësisë, për të cilin ministri ankohet, nuk ra nga qielli. Ai sistem është pjesë e grupimeve politike të shndërruara në banda të cilat terrorizojnë sistematikisht, vrasin shpresën dhe shkatërrojnë ardhmërinë e shqiptarëve. Kjo klimë e frikshme jo vetëm që nuk tërheq ata që janë larg, por edhe largon ata që janë afër. Por si zakonisht, si gjithë të tjerët, edhe Manjani nuk flet për kriminalitetin në familjen e tij politike. Puna më e lehtë është t’ua hedhësh fajin të tjerëve.

Për tu kthyer në temë, shqiptarët e diplomuar jashtë kanë një çerekshekulli që duan të ndihmojnë vendlindjen, por ftesa për ta ka qenë më shumë një manovër politike për të siguruar mbështetje elektorale (apo një mburojë nga presioni ndërkombëtar) sesa një kërkesë e sinqertë për të mirën e vendit. Tashmë të gjithë e dijmë se jo vetëm thirrje si kjo e Manjanit, por edhe programe të mbështetura nga institucione ndërkombëtare, si ai ‘Brain Gain’, kanë përfunduar si fiasko të radhës sepse ka munguar vullneti. Ose më mirë, mahnia për të vjedhur gjithçka nuk i ka lënë kohë politikës as për të reflektuar dhe as për të filluar një debat të sinqertë për të ardhmen e vendit.

Kështu që ndoshta e vetmja çeshtje për të cilën ka një konsensus të gjerë në Shqipëri dhe jashtë saj është të të kuptuarit mbi arsyen kryesore pse nuk kthehen profesionistët shqiptarë të ndihmojnë atdheun: Ata nuk vijnë në vendlindje sepse nuk i lënë të punojnë. Rregullat arbitrare, si mesatarja 8 që u përmend më lart dhe të tjera si ajo, nuk janë vendosur për të rritur cilësinë. Jo, askush nuk duhet të mendojë që profesionistët shqiptarë në perëndim janë më pak të aftë se militantët me diploma të rreme që rriten si kastraveca serash në Tiranë e rrethe. Kritere të tilla arbitrare vendosen për të krijuar barriera artificiale që dekurajojnë profesionistët e mirëfilltë nga pjesmarrja në jetën e vendit. Duke qenë se ata janë edukuar dhe jetojnë në ambjente me ligje dhe rregulla të përcaktuara mirë dhe ku ato që shkruhen nuk mbeten në letër, ambjenti shqiptar ata i nënçmon por edhe i irriton. Në një vend ku rrugaçi bën ligjin, ata profesionistët në perëndim, krenaria e atdheut të tyre në botë, ndjehen të dobët dhe të padobishëm. A nuk është kjo irrituese? Dhe në fakt, jo vetëm ata, por çdo qenie normale duhet të irritohet nga padrejtësitë, imoraliteti, dhe kriminaliteti.

 Ironia therëse është se partia e Manjanit ka dhënë njërin nga kontributet më të dukshme në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të frikshëm. Nëse do të më duhej të parashikoja se kur do të vijnë profesionistët shqiptarë në atdhe, ka shumë gjasa që parashikimi më i saktë do të ishte kur ti vihen prangat disa njerëzve që e kanë mbushur kupën në Tiranë. Do të ishte mirë që Manjani drejtësinë ta fillonte me bosin e tij dhe hajdutë të tjerë të pacipë të leshelisë në çdo cep të Shqipërisë. Pra, nëse ka nevojë për një thirrje sot, ajo duhet të jetë një kushtrim për të përmbusur një klan kriminal që po abuzon me shqiptarët në emër të integrimit. Pastaj, do ti vinte radha sistemit të drejtësisë. Kush mendon se mund të reformohet drejtësia me Ilir Metën në krye të Kuvendit të Shqipërisë pa u përgjigjur para drejtësisë së mirëfilltë, ushqen veten me iluzione. Dikush mund të thotë se Manjani po mundohet të bëjë pikërisht atë, të luftojë krimin. Realisht kjo punë është si dilema e vezës dhe pulës dhe është e vështirë të kuptohet se cilat janë qëllimet e Manjanit, por një gjë është e sigurtë. Ai nuk mund ti zgjedhë kriminelët të cilëve iu shpall luftë. Ose luftë ndaj të gjithëve, ose quajeni këtë fiaskon e radhës!

 

Manjani: shqiptare te diplomuar jashte ju lutem hajdeni…

Ministri i ri i Drejtrsise mendon se njerezit e sistemit nen vartesine e tij jane te paaftë, të korruptuar deri në fyt. Me vila luksoze dhe makina të shtrenjta. Nuk tentojnë as ta fshehin këtë pasuri. Ne emisionin e gazetarit Roland Qafoku Manjani tha se reforma në drejtësi pritet ti fshijë një pjesë të mirë të tyre duke folur edhe se kush do ti zëvendësoje. Ministri i drejtësisë Ylli Manjani bëri thirrje: “gjyqtarë dhe prokurorë të diplomuar jashtë, ejani të shpëtojmë drejtësinë shqiptare. Ky është ilaçi i funksionimit të reformës për drejtësi, ose të paktën njëri prej ilaçeve, pas largimit që do ti bëhet dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve kur reforma të hyjë në fuqi. Të diplomuarit jashtë nuk mungojnë. Vetëm në Shkodër, kanë punuar pesë gjytatarë të diplomuar jashtë në vitet 90të. Sot asnjë në gjithë vendin. Skandaloze. – “Është e papranueshme që aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës që të jetë diplomuar në vendet e BEsë dhe në SHBA” tha Manjani në emisionin “Debati në Chanel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Per të diplomuarit jashtë deri tani qe kanë patur dhe pengesa ligjore si per shembull, për tu pranuar në shkollën e magjistraturës kërkohet si kusht mesatarja 8 Manjani tha: “Si mund të mos pranohet në Magjistraturën shqiptare një i diplomuar në univeristetin e Sorbonës në Francë sepse e ka mesataren 7.5 ?” pyetja retorike e ministrit e mori pergjigjen po nga ai i cili premtoi një shikim të kujdeshëm të legjislacionit që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Ilir Hysa, Ph.D. SHBA

36 Komente

Hehe, drejt e ke, po kujt ia thua?

Them se keq i kemi punet, sa kohe qe Partite Politike ne Shqiperi vetem emrin kane te tille, sepse ne te vertete ato jane Sindikata te mirefillta Krimi. Ky eshte termi i sakte qe u shkron per shtat. A keni pare ndonje nga "Partite" tona te punoje me programe zhvillimi per shtresat e ndryshme shoqerore, per rajone te ndryshme te Shqiperise, per programe zhvillimi afat mesem ose afat gjate?

Kjo eshte nje teme shume e gjere qe nuk mund te permblidhet ne nje koment.

Por para reformes ne Drejtesi, ndoshta duhej filluar me Reformen e Partive Politike. Se si e qysh, hajde ta diskutojme.

shqiperia ka vetem nje rruge qe mund ta shpetoje nga shperberja .    perqafimi i nacionalizmit.   te gjithe keta qe me demek i kane varur shpresat tek ambasadoret, tek te huajt ne pergjithesi,jane hajdutet dhe shkaterruesit e atij vendi.

gjykatesi dhe nenpunesi publik nuk vjedh se i mungon arsimi.  nuk eshte ceshtje shkollimi kjo.  ai vjedh sepse nuk ka frike,sepse ai qe eshte siper tij vjedh me shume.

populli eshte i coroditur nga militantizmi partiak dhe sorrosizmi i shtypit.,

nuk ka zgjidhje brenda sistemit te sotem politik.

Po jo se nuk eshte pune mosshkollimi po mosndeshkimi.me cobener qe sapo kishin lene kerrabat dulle djegesi beri shtet serioz (megjithese primitiv e diktatorial e gjithe te keqiat qe i kemi permendur) ku nepunesit nuk i shkonte as ne enderr te thyente ligjin se ndeshkimet ishin drakoniane dhe zbatoheshin.beje nje ligj(dhe zbatoje) ku gjykatesi apo prokurori te haje minimum 40 vjet burg po u kap me rryshfet a shkelje te tjera e shiqo sa qingja te urte e te bindur behen shqiptaret.

O Ylli Manalli, ik mer trongull i hidhet, shko pi ilacet. Po pse mer daje, ato qe kane mbaru jashte nuk jane shqiptare ato ? Vetem gjeografia do ndryshoje mer toc. Do vijne aty kane per te fillu zanotin. Kujto ti se nuk dun me ardh me u bo edhe ato me " gra " te pasura si Gjon Gjini me Co ? Hapja venin e punes se me vrap aty i ke. Bojne gam-gam si parimore neper FB nga inoti qe u bone maloket milionera ... Vetite me ndyra te shqiptarit jane xhelozia per tjetrin dhe mburrja e vetes. Keto nuk i ka toka, i kane njerzit ... 

Gjenerata e dyte, pra femijet e shumices se politikaneve dhe pazarxhinjeve te tjere i kane mbaruar ose po i mbarojne studimet jashte. Duan vec me i pergatit rrugen pasardhesve te tyre smiley

Ka plot te kthyer ne Shqiperi me diploma perendimore, se jo te gjithe qe kane mbaruar shkollat jashte jane emigrante te ngulur atje, e megjithate shumica prej ketyre jo vetem qe nuk jane mirepritur per te dhene ndonje kontribut ne sferen publike, por jane luftuar duke i mbajtur larg. Ka me jurdik, me finance, engeneering, comp science, ekonomi, statistike e gjera qe shteti i duhen me shume e prap, edhe ata, gjemojne c'te munden e perfudndojne ku te munden - por nuk behet llaf te marrin pozicione te rendesishme publike. Prth, prth me nje fjale.

Trishtueshem, militimi partiak eshte e vetmja menyre. Dhe ka shume nga ata skorrje qe duke mos patur aftesine per te bere nje karriere ne sektorin e biznesit, futen ne Parti, hane m#t ca kohe, presin rotacionin ca vjet, dhe mandej behen ministra. Nuk dua te them qe te gjithe qe futen neper parti jane te tille. Por shumica jane.

pse gjemojne punet e shtetit keta me diploma jashte .sektori privat ka paga me te mira.

Nuk eshte se "i gjemojne", nje pune e paguar shume mire ne privat, eshte me joshese. Por as per t'i qasur ne pozicione drejtuese ne shtet, pa ngrene ate corben e partise, s'i qas njeri. E them me bindje se 99% e atyre qe punojne/drejtojne ne shtet jane aty ose permes lidhjes politike, ose permes njohjeve, nepotizmit. Mund te kete qe jane shume te afte, por s'eshte aftesia qe i ka cuar atje.

E gjitha kjo eshte nje maskarade, nje gjoja kerkese per ndihme. Po kete gje beri Rama kur erdhi ne fillim ne pushtet,me mbledhjen e artisteve,mjekeve, e ku di une me ate fillim fare dhe perfundoi me Canin, Ahmetajn dhe Haxhinaston  per anglisht i vuri te drejtojne ekonomine, e ç'mori ca çuperlina dhe u vari torbat e parave ne qafe, e ato te shkretat, ju moren kembet ca u rrezuan e ca te tjera po ecin zdrengthi... e keyre "te mençurve" e perjashtem ne ju nxorremgjuhen eju thame.... he mo se shaka beme...

Rama nuk ka shpik rroten. Ket gje e bene dhe Nano e Berisha para tij

shume e goditur metafora me torben e rende ne qafe.. nuk kam c'i shtoje trajtimit tend dhe te atij qe ke permendur me pare.. nuk eshte thjeshte tek notat, edhe pse Manjani ka te drejte se jane vendosur kritere notash per te larguar ata qe kishin mbaruar jashte, ... se nuk mund qe nje student i huaj te perfundoje studimet ne perendim (hiq Italine, dhe SHBA-ne qe kane inflacion notash) me nota maksimale, sidomos ne juridik ku vleresohet edhe stili e gjuha e shkruar ... ne Gjermani p.sh. noten maksimale ne provimin e shtetit (1) e marrin me kokrra, sikur edhe 2-ishin, 90% ndodhet tek 3-shi.

megjithate, nga historiku e dime qe keto thirrje jane hipokrite ne rastin me te mire, se ka me qindra studente qe kane perfunduar studimet per drejtesi, sidomos ne itali, e nuk i qas njeri si gjykates... sepse gjykates kane bere bijte e bijat e tyre keta fare muterish.. e ndoshta kjo thirrje eshte per keta muter qe pasi i shkolluan kurvat e kurvaret e tyre me paret e korrupsionit neper angli e gjetke, tani duan ti kthejne si shpetimtare te memedheut. 

“Nje grup i madh studentesh te ekselences moren karten e anetaresise ne PS sot ne pervjetorin e Fresshsmiley Flm e mirenjohje per inkurajimin!” shkruan Rama.

e c'eshte robi pa parti, fiqo? nje mut i madh eshte!
Ti thua t'ja leme like-shtateperqindsh-floririt te na i marre te gjithe?

forumet rinore te partive jane fidanishte hajdutesh .

Ai qe e rregullon ate vend, duhet te marre cmim Nobel ne te gjashta kategorite te marra se bashku.

aty nuk po can dot Lu-ja me gjithe arsenalin e superfuqise me te madhe qe ka pare bota, si mund te cajne te tjeret.

Lu-ja bam, ata gam gam.

Ore e keni keqkuptu Lu-ne. Ai i shkreti po thote, kam veture te keqe, hudhuni. Po ustallaret po mendojne a ia vle t'i blejme nei "ore fejese." Dmth a ka gjo ne dore ky apo eshte thjesht zhurmus.  smiley

hey, Lu-ja me duket se eshte tip idealisti.

U rrobtua per te mesuar shqipen qe para se te shkonte atje, i shkreti. E genjeu mendja se do i bente hajdutet te kthenin mendje me "hearts and minds".

Atje duhet nje shock and awe.

Think about reconstruction later.

Lu-ja e 10 kur tha qe per Reformen e Famshme Albaneze (RAF) interesohet vete Obama. Aty ustallaret e kuptune qe llafe pazari ka e s'ia vle me i hudh nei lek. 

Ai qe e rregullon ate vend.....

..e ka shkrujt nji liber por blendi s'e ka lexuar akoma

Nese prinderit i zune vendet si militante te pashkolluar por te devotshem shume nga keta me parate e vjedhura cuan femijet per tu diplomuar jashte shtetit dhe tani nuk ke cu ben me sepse plotesojne dhe kriterin ligjor.
Shembull konkret eshte banka e shqiperise vatra e te punesuarve te diplomuarve jashte, por prinderit jane te gjithe politikane te te dy kraheve.
nuk e vene femijen te drejtoje nje nga bizneset e shumte qe kane, por zene dhe ate vend pune qe mund ti lihej nje tjetri....

Po mire more zoteri po ata qe nuk kane bere shkolle per ca arsye se ashtu eshte nje pune por qe kontribuojne ne zhvillimin e shqiperise me ide, me artikuj, me mardhenie multilaterale multinacionale si do u themi? Jo ti nuk ke bere shkolle ndaj mos u afro? Jo jo jo. Nuk eshte e drejte keshtu. Une them.qe duhet te ftohen ata qe e kane treguar veten qe dine dicka dhe jonata qe vetem kane mbaruar shkollen por nuk dine te shkruajne 2 gisht leter!

shkolla pa pervojen eshte 5 me hic! ka gjenij qe kane shkruar libra e kane bere shpikje pa shkolle...u rrofte diploma ca e ca! Shembulli me i mire eshte Pjeri. Nuk i tha kot Likja Tan-kamera e fshehte-Priftit per ate LSI-stin te video e famshme. S'ka shkolle, tha Tani. S'ka shkolle? - tha shefi - e pastaj? po te kish shkolle nuk te thosha ty une!

Sa mire qe ma kujtove Pjerin se e kemi dhe ketu ne blog! Mire thua ai eshte shembulli i gjalle sesi mund te.shperdorohet nje gjeni. Kushedi se sa here me leket e tij ka shkuar ne shqp per te dhene ndihmen e tij por ku ta varin fodullet qe jetojne ne apartamente luksoze ne kodrat rreth tiranes!

nuk begenisi Bracja ta priste ne takim...me thuaj ti mua kush humbi nga kjo gje, Pjeri? jo ore zotri, Shqipria humbi!

Po ça eshte Braçja ? Po nje hiç i shkurter eshte ja ç'eshte. Po mire atje ne shqp qe bejne sikur nuk ia kane nevojen, po per ne Bruksel pse nuk e therrasin. Mbajne nje taborr me humbameno (5 ambasada shqp ne bruksel + 6 zyra koordinimi) qe as belgjishten nuk flasin kur punen e nja 10 pren tyre mund ta bente shoku, miku, bashkatdhetari yne Pjer! Xhelozia vella xhelozia!

A duhet marrë serioizisht thirrja e Manjanit për të diplomuarit në perëndim?

Manjanin vetem per princip nuk duhet me e marr seriozisht, e jo me thirrjet e tij.

Ky eshte njesoj si Dritan Prifti, por me post ministri tashi.

Artikulli ishte interesant, sikunder dhe komentet, por edhe thirja e ministrit te Drejtesise, ishte interesante smiley biles kerkesave te tij per te ndryshuar rregulloren e pranimit, une do ti shtoja disa pika; 

1) Te shihet edhe eksperienca e emigrantit ne perendim, jo vetem ulja prej 0,5 pikesh te pranimit, nga 8 ne 7,5, apo prej 1 pike nga 8 ne 7. 

2) Tu jepet akses ne media emigranteve qe duan te kontribojne ne atdhe. Duke pare secilin ne media, mendimet e tij/saj aty, do shihet me mire se kush eshte i zoti. (Sot per sot media, shtypi eshte e mbyllur per shum emigrante, nderkoh qe eshte e hapur per shume hajdute dhe abuzues)

3) Tu jepet akses ne konferenca apo forume shkencore, te thiren/ftohen per te dhene mendimin e tyre, e aty do shihet se kush ka (shpalos) idet me te mira.  

Keto, e pika te tjera, te zbatojne politika dhe mvartesit e tyre (media), eshte bere gjysma e punes.  

Seriozisht mer xhaxh, jo serioizisht! smiley

Hiqju knej tashi se nuk o per ty qo thirrje. Nuk je ti "the target". 

P.s. 

Vras menjen a o akoma presor n'Hunter t'Nev Jorkut ky apo e ngatairroj una. Kshu, ngatarroj, desha me thone! smiley

 

ej, po edhe llotarise te kuponit tatimor i kishin bo nenin e ? smiley

Çar rrjepsash o zot o pereni smiley

 “[ë]shtë e papranueshme që aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës që të jetë diplomuar në vendet e BE-së dhe në SHBA.”

... te diplomuar ne perendin nuk mund ti bashkohen aleances se qelbesirave dhe atyre 1 miljon shuplakaxhinjeve qe brohorisnin kur sollen kete qeveri kriminale ne pushtet.Ata e dine se ky popull i ka qejf genjeshtrat dhe propoganden populiste dhe kurre nuk ven mend nga gabimet qe ben.Gabimin e pare ky popull e beri pas luftes dyte boterore ,kur mbeshteti partine komuniste dhe solli kriminelin Hoxha qe per 45 vite persekutoj,torturoj dhe masakroj gjysmen e popullit te vete qe mendonte ndryshe.Ishte kjo pjese e   shqiptareve qe ideuan te paret braktisjen e vendit nepermjet ambasadave te huaja.Revolucionin komunist te 97 e vulosi profecine e tyre duke shenuar nje tjeter braktisje masive te shqiptareve nga syte kembet.Ka plot 25 vjet qe nje site e madhe  po sit  shoqërinë Shqiptare dhe c del nga sita iken , kurse ajo mbi sita ka qendruar aty.Pikerishte kete kerkonte politika e krimit shqipetar ajo do aty ne Shqiperi vetem ate pjesen e mbi sites,TURMEN e popullit qe edhe pse ka plot 75 vjet qe ja ka cuare thiken ne eshter ajo ate diten e votimit dehet me dy shishe birre e nje thes me miell dhe voton e LUMTURUARE.

TA GEZONI “ciflikun” e bejlereve te rinj ju o SKLLEVER te ndyre
Ne IKANAKEVE nuk keni se c te na beni.!
Tani u ka rene ne mend qe te ikni te gjith qe aty !
Po Jooo, per ju nuk ka vend ne boten e qyteteruare, provojeni dhe do te shikoni ,do te ikin edhe ca qe kane mbetur nga ata qe jane akoma aty te cilet jane ndryshe nga ju .
Por juve balta e shkelur per vite e vite me radhe nga kembet e atyre qe edhe nevojen e trashe e bejne mbi ju ,per ju ska shpetim.
Aty do te vegjetoni dhe do te hani ate kotheren e turpit te ngjyer me te tera vejset me te ulta ne bote .Per te mbajtur mbi shpatullat tuaja tere kreminelet ,Idiotet e te pa shkolle ,Injorantet dhe poshtraket e politikes Shqipetare ne 75 vite.
TA GEZONI.
Ne qe menduam ndryshe nga ju dhe qe ju kurre s na besuat ne fjalen tone te drejt te thene aty.
Tashme jemi larg nga ju edhe nese i kethejme syt aty, jane varret e te pareve dhe shpirti jone atedhedashes se na dhemb ai vend, tashme i rene keqas ne cargun e se keqes qe ju me duart tuaja e ngritet me se shumeti per te keqen tuaj.! R.M.

o Kapo, i thone nje llafi sipas kokes edhe festen.

E shihke shume erret Shqiperine, por nuk eshte ashtu. Shqiperia ka shume cfare t'u ofroje shqiptareve, cdo shqiptari. Ty ndoshta ta kane nxire realitetin mediat qe ti lexon qe jashte shtetit. Por kur vjen e jeton ketu, kjo eshte tjeter gje.

Politika eshte vecse nje pjese e vogel e realitetit shqiptar. Shqiperia ka familje, fis, shoqeri, ka dyqane te mbushura plot e perplot, me cmime teper te arsyeshme. Ka festa, klube, sport e cmos tjeter.

Mos ia nxi realitetin vetes, se nuk ka asgje te re nen diell. Eshte nje vend me probleme e me te mira, si gjithe te tjeret.

Po mir mer kapo, perse nuk erdhe ti atehere kur ne pushtet ishte lexhendari, ai ma i miri prej krejtve...njaj Sali Berisha qe ti kishe dhone i dore??? Mire ne jena skllever te ndyre, po ti je skllav ma i paster,e ma modern kshu??? A te dhjefsha shkollen (nese e ke bo edhe kete...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).