Vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parkingu 4-katësh nën nivelin e tokës së parkut “Rinia” ishte një lëvizje e papritur e Bashkisë së Tiranës, që habiti shoqërinë civile dhe aktivistët mjedisorë në Tiranë. Mjedisorët e Tiranës kanë vite që rekomandojnë parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun në Tiranë, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

Tirana është një “bombë ekologjike”, një nga kryeqytetet me ajrin më të ndotur në Europë, ndotje që shkakton 500 vdekje të parakohshme në vit, sipas OBSH-së, dhe ulje të imunitetit të banorëve të Tiranës. Ndotja nga grimcat e imëta të pluhurit e gazrave ndotës të tjerë shkon në 30-40% mbi normat maksimale të lejuara nga BE-ja, kjo sipas matjeve të realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Pothuajse të gjitha studimet nxjerrin si shkaktar të ndotjes ushtrinë prej qindra mijëra automjetesh që lëviz çdo ditë në rrugët e Tiranës. Detyrimisht, çdo administratë e Bashkisë së Tiranës e ka (ose duhet ta ketë) luftën kundër ndotjes së ajrit prioritet numër një. Megjithatë, ndërtimi i një sërë parkingjesh në qendrën e Tiranës nuk e ul ndotjen e ajrit, por shërben si një stimul për banorët e Tiranës që të lëvizin më shumë me makina drejt qendrës, dhe shton numrin e makinave drejt qendrës së Tiranës. Tirana është një qytet shumë i dendur tashmë dhe e vetmja zgjidhje për uljen e ndotjes së ajrit është krijimi i një transporti urban të shpejtë dhe efikas. Një zgjidhje e shpejtë dhe me kosto më të ulëta se tramvaji apo metroja janë autobusët elektrikë me tela, ose trolejbus nga anglishtja. Këta autobusë nuk kanë nevojë për shina, instalimi i infrastrukturës për funksionimin e tyre merr pak kohë, nuk kanë asnjë lloj emetimi dhe kanë nivele shumë të ulëta zhurme. Trolejbusët gjenden në pothuajse të gjitha kryeqytetet europiane. Një rrjet i dendur mbulimi të Tiranës me autobusë elektrikë, duke qenë i shpejtë dhe i pastër, do të sillte uljen e nevojës së banorëve për të lëvizur me makina dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Parku “Rinia” është pjesë e identitetit të Tiranës, ashtu si dhe Central Park në Nju Jork. Në kryeqytetet e vendeve të tjera të Europës, parqet janë hapësira të patjetërsueshme. Pra, një park që ka qenë pjesë e historisë së një qyteti, nuk mund të tjetërsohet e të shërbejë për një qëllim tjetër përveçse atij të parkut, ofrimit të një hapësire çlodhëse e pushuese për banorët.

Ndërtimi i një parkingu në parkun “Rinia” do të përkthehej si shkatërrim apo tjetërsim i parkut. Megjithëse vendimi për t’u bërë parking nuk është shoqëruar me një projekt sesi do të bëhet ky parking, informacionet e vetme vijnë në mënyrë joformale nga Bashkia e Tiranës së parkingu do të jetë 4 kate nëntokë nga niveli aktual i parkut. Po në mënyrë joformale, jepet informacion se pemët që gjenden aktualisht në park do të hiqen, dhe më vonë do të rikthehen për të vendosur mbi tarracën e këtij parkingu nëntokësor, por nuk jepet asnjë informacion sesa e thellë do të jetë shtresa e dheut që do të hidhet mbi këtë tarracë të këtij parkingu. Pemët që gjenden aktualisht në parkun “Rinia” janë tepër të mëdha për t’u hequr, vendosur diku tjetër, e pastaj të hiqen prapë e të risillen për t’u mbjellë në shtresën e dheut që do të hidhet mbi tarracën e parkingut të menduar. Rrënjët e pemëve në një moshë të tillë shtrihen në një rreze prej qindra metrash dhe një thellësi 1,5-3 m nëntokë. Heqja e tyre pa e vrarë pemën është praktikisht e pamundur.

Duke ndërtuar një parking nëntokë në parkun “Rinia”, pamundësohet përthithja dhe depërtimi i ujërave të shiut në nëntokën e parkut “Rinia”. Kjo do të thotë që ujërat që do të grumbullohen mbi tarracën e këtij parkingu nëntokësor, do të duhet të drenazhohen në sistemin e kanalizimeve të Tiranës, duke i shtuar kështu më tepër ujë rrjetit të mbingarkuar të kanalizimeve të Tiranës. Tirana ka nevojë për të çliruar sa më shumë sipërfaqe toke nga betoni e asfalti, në mënyrë që të lejojë ujin e shiut të depërtojë në tokë, ujë që tani rrjedh me shpejtësi në sipërfaqet e betonuara dhe përfundon në kanalizime që nuk mund të përballojnë këtë sasi të madhe, duke sjellë dhe përmbytjet e shpeshta të Tiranës.

Vendimi për parking te parku “Rinia” u bë në shkelje me Konventën e Aarhusit, konventë që Shqipëria e ka ratifikuar që në vitin 2001 dhe që detyron autoritetet të informojnë qytetarët për projekte që ndërhyjnë në mjedis, dhe të bëjnë dëgjesa me komunitetin rreth këtyre projekteve. Pra, miratohet një ndërtim para se të kemi një projekt konkret për të parë se çfarë do të bëhet e si do të bëhet një tjetërsim i parkut “Rinia”.

Tirana ka mjaft sipërfaqe toke të përshtatshme që mund të përdoren për parkingje nën e mbitokësore, duke bërë riciklimin e terrenit aktual në Tiranë. Aktualisht, kemi një sërë parkingjesh private të shpërndara kudo në Tiranë, që shumë mirë mund të kthehen në parkingje të mëdha që kanë disa kate nën dhe mbi tokë, dhe që do të zinin shumë më tepër automjete sesa parkingjet nëntokësore të propozuara për t’u bërë në parkun “Rinia” e lulishtet e pakta të mbetura në qendrën e Tiranës. Gjithashtu kemi një numër të madh terrenesh që nuk janë lulishte apo park, të cilët shumë mirë mund të kthehen në parkingje nën e mbitokësore.

30 Komente

A ka projekti pamje nga lart se do dukej shume interesant.

Futja pordhes kot o Edvin. Tirona eshte kthyer ne nje mut te modh qe mban ere ngado. Ti thu jo mos boni perpjekje per ta regulluar sadopak kete pune. 

Nji minute shoku socialist, nji minute. Se s'kalon dot kaq kollaj.

Pse eshte percaktuar koncesioni i ketij parkingu me vendim te drejtperdrejte? Pse nuk u hap nje tender me procedure transparente per ndertimin ndoshta me te rendesishem publik ne Tirane sot per sot? A do financohet me parate tona, te taksapaguesve? Po. Atehere c'eshte kjo menyre e te berit te gjerave sikur Tirana te jete ciflig i nje pushtetari? Vetem per hir te ketyre shkeljeve proceduriale nuk duhet te vazhdoje ky projekt. Lere me problematiken teknike qe eshte nje kantier problemesh me vete.

PS-ja ta peshoje mire kete punen e prones e te parase publike qe po i tjeterson ne private faqe gjithe opinionit. Se ne nuk shpetuam nga Nano e Berisha qe te vijme prape ne kete lloj sjellje arrogante me ne votuesit. Thoshte njeri sot ne nje artikull gazete: "koncesione si ne mesjete". Jemi ne vitin 2016 e po shohim se po behen gjerat sikur te ishim ne vitet '90. Thirri mendjes!

Shiko ti zoti votues, mos bej kot gerr-merr, po futu ne rresht e voto, perndryshe te leshova Saline te te benj copa. 

Nuk thua shyqyr qe eshte Saliu? Mos te ishte ai, gjysma e PS-se* do ishin pa pune se me cfare do merreshin tjeter?

*e njejta gje vlen dhe per palen tjeter.

Mjedisorët e Tiranës kanë vite që rekomandojnë parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun në Tiranë, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

"Megjithatë, ndërtimi i një sërë parkingjesh në qendrën e Tiranës nuk e ul ndotjen e ajrit, por shërben si një stimul për banorët e Tiranës që të lëvizin më shumë me makina drejt qendrës, dhe shton numrin e makinave drejt qendrës së Tiranës."

Edvin, nje keshille e pakerkuar prej meje, e ndoshta e tepruar. Megjithate, ne citimin qe ke bere ti me lart, dhe ne kete qe po bej une, "Tiranë" perdoret 4 dhe 3 here brenda fjalise. Mund ta zevendesosh me fjale si "qytet", apo eliminosh per ta bere me te lehte leximin.

Jo drenazhimi , jo rrenjet e pemeve. Jo leshi  po preshi. Pse nuk thone shkaqet  e verteta pse  jane  kundra?  Fakt  eshte  qe  ne  Tirane ka nevoje imediate per parkingje. Fakt  eshte  qe  ne  Tirane ska vende te lira. Ku ti bejne parkingjet, ne Dajt? Aty thuhet qe parkimi eshte nentokesor. Dmth lulishtja mbetet. Ndoshta me peme te reja, ca te keqe ka? Nuk shof no i problem.

"ca te keqe ka? Nuk shof no i problem."

Nuk sheh ti po sheh Fatos Lubonja! Sazan Guri! Prit njihere se.po nuk dhane keta miratimin nuk mund te kryhet asnje cm pune!

Po ti mendon qe e vetmja mundesi per te ndertuar parking tokesor/nentokesor eshte prerja e te vetmit park ne qender te Tiranes ? Taivanin e ndertuan aty, tani te presin dhe ato pak peme qe kane dekada qe jane mbjelle dhe c'u pa!

Shume mire mund ta ndertojne prane ish stacionit te trenit, krahas zgjatimit te bulevardit.

Po të kishe lexuar shkrimin nuk do t'i bëje këto pyetje. Përgjigjen e ke në të gjitha ato paragrafët e shkrimit. 

Si nuk u knaq nji her t'vetme ky popull? Ca tenderi o vlla? Ti dyshon te qellimi i mire i vilajetit? Ja dhe cmimin e autobusit nuk e coi me shume se 40 lek. I tha ndal! biznesit qe e donte 70. Jo vetem aq, i vuri kushte qe te veshin uniforma ndryshe e kane keq punen

Jo mund te thuhet keshtu me mire:

I tredhur qe i tredhur kanadez eshte, te behet me shume i tredhur ...

 

Leje se i paskan ardh ato tikut...flasim here tjeter

me gjembin mund te flasesh pa problem, nuk eshte zonjushe delikate si rebusi qe turperohet nga muhabet brekesh, eshte pjatalarse amerikone, e duhet te jete edhe rrobalarse.

 

Varja parkut e pronave te tjera publike, te pakten shifni mos ju shesin grate me koncension. 

Qeveria e majte rilindase e ka QIt Shqiperine ne shitje me shume dhe me badjava se gjithe qeverite e tanishme te tranzitokracise mafioze 25 vjecare. Ky eshte vetem fillimi, tha, se eshte akoma mesi i mandatit te pare rilindas. 

pjero, xhibi t'ka nok gazeten

smiley

 

Shhhhtttt, mos nok gjo. Si ia ka nok, ia  ka vjedh apo ia ka llafe pist ?

Ka nje problem me te madh ne kete mes, Edvin. Po te drejtohem si postuesi i temes, ndonese do te duket se po dal jashte temes. Por gjerat jane te lidhura.

Si shpjegohet pra apatia qytetare perballe vendimeve te tilla te institucioneve publike, kur keto vendime ndikojne drejtpersedrejt ne jeten e vete qytetareve dhe ne jeten e perbashket te tere komunitetit? Pse nuk kemi nje ndergjegjesim te asaj shkalle qe u pa gjate protestave kunder armeve kimike edhe per shume e shume ceshtje qe, ashtu si rreziku i armeve kimike atehere, na prekin dhe na shqetesojne te gjitheve? Kjo puna e parkut Rinia mund te sherbente si shkendije e nje ndergjegjesimi te tille, ndonese per momentin nuk duket se do kete ndonje efekt kushedi cfare.

Per mua eshte e qarte se ne kete mes ka nje problem shume me te madh sesa ceshtja e parkut. Eshte problemi i dorezimit, apo apatise a indiferences, quajeni si te doni. Qytetaret jane te shkrehur para avancimit te aleances pushtet-biznes kunder territorit te tyre.

Pergjigja e ketyre pyetjeve, mendoj, duhet kerkuar me se pari brenda komunitetit socialist. Jane ata qe jane terhequr te paret nga lufta per drejtesi dhe ndryshim. Shkaqet mund te jene me te thella dhe me te sofistikuara nga cfare une mund te kap, aq me teper se une vete nuk eshte se is perkas atij komuniteti. Por them se pikesepari ne si shoqeri duhet ta pohojme njehere kete fakt te thjeshte: mases se socialisteve ne popull, si edhe ne diaspore, i ka humbur vitaliteti. Socialistet nuk jane me shoqerisht e politikisht te angazhuar, sic kane qene dikur ne opozite, apo edhe kur ata vete benin katarsis kunder Nanos ne vaktit. Socialistet kane hequr dore nga ajo qe ata dine te bejne me se mire, me shume zjarr e me shume mprehtesi: kerkesa e llogarise ndaj te pushtetshmeve. Ngritja e zerit per popullin e shtypur e te vuajtur. Protesta ndaj tiranise se qeverise.

Merr per shembull blogun ketu, si nje pasqyre ne miniature te fenomenit ne fjale. Ku jane sot socialistet ne kete blog? Ata jane zhdukur. Ata nuk komentojne me, e kushedi s'jane me as anetare. E pra dikur, gjate pushtetit te Nanos e gjate opozites kunder Berishes, ata ishin zjarri i blogut. Ata e permbytnin temen, cfaredolloj teme me karakter politik, ekonomik, shoqeror, me komente te forta, plot ndjenje zemerimi sipas bindjeve te tyre (me te cilen shpesh nuk bie dakord, por eshte per t'u admiruar zelli i tyre militant, me raste)

Pse pra, tani, tani kur ky ze i angazhuar i ketij komuniteti duhet te degjohet me shume se me pare, keta heshtin? Ata jane larguar nga sfera e rrjeteve sociale. Ata nuk komentojne me ne Peshk. Ata me siguri ndjejne se nuk kane me c'te thone perballe tmerreve te varferise, korrupsionit dhe humbjes se vlerave ne Shqiperine e sotme. 

Une them se me arritjen e largimit te PD dhe Berishes nga pushteti, socialisteve u ka rene vrulli. Ky eshte nje gabim i madh nga ana e tyre. Ndoshta ata mendojne se po te vazhdojne te ngrene zerin per te drejtat e popullit tani qe eshte Rama ne pushtet, dhe ajo cfare ka mbetur nga PS-ja e dikurshme, do ta demtonin qeverisjen "e tyre", pra te PS-se ne pushtet sot. Perkundrazi, me kete heshtje e moskokecarje ata po ia bejne gropen pak nga pak te ardhmes se tyre ne pushtet. Nje qeverisje pa dhenie llogarie para elektoratit te saj te drejteperdrejte do te hy ne qorrsokak, kjo eshte tashme e sigurte.

Qe te kthehemi tek tema: duhet, nder te tjera, qe socialistet ta perqafojne kauzen e parkut Rinia. Po ata socialiste qe bertisnin dikur, atehere kur Basha kryebashkiak ndertoi rrugen anash parkut te liqenit e per ne Sauk, "mos i prisni pemet e mia". Mund te thuhet se kjo fraze ishte e njerit prej tyre (s'ia mbaj mend emrin) i cili sot ka nje karrike pushteti e gojen e mbyllur. Nuk ka rendesi fare. Masa anonime e socialisteve te atehershem qe iu bashkuan atij (m'u kujtua, me duket se qe Lamja), duhet te vazhdoje sot te ngreje zerin kunder praktikave qeverisese qe jane abuzive ndaj miletit e ndaj mjedisit. Perndryshe, po vazhduan te heshtin ne kete pike te historise sone si shtet, do ta kene veten m'qafe! 

 

Me ne fund i re thuajse direkt ne koke: 

Une them se me arritjen e largimit te PD dhe Berishes nga pushteti, socialisteve u ka rene vrulli. Ky eshte nje gabim i madh nga ana e tyre.

Bingo! 

Nuk eshte se i ka rene vrulli socialisteve idealiste progresiviste dhe protestues me zell; kjo qe ke ti ne koken tende eshte nje enderr, dicka qe do deshironim te gjithe ne te ishte realitet, dmth qe te kishte aktiviste mirfilli civile e nje shtrese te ndergjegjesuar shoqerore.

Ne fakt keta qe bertistin tek Peshku dhe pas minifundeve te MJAFT-it nuk eshte se gabojne sot, as gabuan dje; shumica e tyre ishin--dhe jane akoma--dele te verbera militante (milidele) qe e hanin ate qe i thoshte Rama si sapunin per djathe. Keta s'u angazhuan ndonjehere te ndryshojne a permbysin sistemin mafioz, thjesht blegerinin duke e personifikuar te keqen tek ai person ku e drejtonte gishtin Rama. Ai u thoshte cdo e keqe vjen nga Berisha, mjafton ta largojme ate e t'i ze une vendin dhe gjerat do rregullohen. Do thuash ti qe keta u genjyen. Jo jo, se para Berishes Rama u thoshte te njejten gje per Nanon, dhe ata me po te njejtin zell (dmth verberi) e ndoqen, e me te njejtin zell e justifikuan me pas kur ai humbi zgjedhjet d dhe shkeli statutin e vene nga ai vete me tamtamlleqe, qe 1shi i Partise jep doreheqje pas humbjes.

Per keta "aktivistet" pra misioni u krye, Berisha u largua, s'ka me arsye te protestojne. Tani keta gjenden si ata te cmendurit qe kishin bere plan per tu arratisur duke shpartalluar porten e spitalit...kur e pane porten e hapur thane "Na i kane sabotuar planin, ec te kthehemi ne pavion". 

Problemi eshte qe hiq ndonje pakice te vogel dhe jo-sinjifikante (dmth qe s'arrin masen kritike per te bere ndryshime), keto 25 vjet Shqiperia s'ka pasur shoqeri civile. OK vitet e para se ne s'dinim ca ishte demokracia e shoqeria civile, por pas kaq shume vitesh e me kaq shume te emigruar e shkolluar ne Perendim (qe sot si zotrote jetojne ne Shqiperi) kjo eshte komplet e pajustifikueshme. 

Derisa juve te vazhdoni ta prisni zgjidhjen nga dikush tjeter, e jo nga vetja, gjerat me gjase do behen vec me keq, se ujkut i shtohet oreksi duke ngrene. Mgjths dhe ky reflektimi yt eshte nje fare fillimi, me mire vone sesa kurre, me mire pak sesa hic, tha. 

Une akoma besoj se socialistet do te rizgjohen (pra, ka rilindje por ka dhe rizgjim). Madje them se kjo do te ndodhe masivisht shume shpejt, brenda ketij viti. Edhe atyre vete do t'u dhimbsen prona dhe buxheti i perbashket. Kane femije dhe ata, si gjithe te tjeret. Lerme te enderroj, tha.

Ndersa kjo ia vlen te reflektohet dicka me tej:

Problemi eshte qe hiq ndonje pakice te vogel dhe jo-sinjifikante (dmth qe s'arrin masen kritike per te bere ndryshime), keto 25 vjet Shqiperia s'ka pasur shoqeri civile.

Shqiptaret ne keto 25 vjet kane qene shume te angazhuar politikisht, pasi cdo muhabet serioz qe kane bere ne jeten e tyre lidhej me politiken. Madje edhe kur benin krushqi, per te marre nje shembull komik, pyesnin me se pari per perkatesine partiake te krushkut e krushkes. (Ky trend eshte ne renie tani, s'e can me njeri koken aq shume per bindjet politke. Gje e mire kjo).

Puna eshte se shqiptaret e njejtesuan shoqerine civile me partine, ku partia ishte mekanizmi me i madh i ndryshimit ne imagjinaten popullore per keto dy dekada e ca. Me degradimin e rendit partiak qe solli LSI-ja si force e trete, besimi se partia ne opozite do te beje mrekulli kur te vije ne pozite ka rene ndjeshem (plus 1001 gjynahe te tjera te partive, qe kush ia hyn tani).

Prandaj ketu lind dhe shpresa: ky eshte momenti me i volitshem per lindjen e ndergjegjes qytetare te mirefillte. Nje ndjesi e re per drejtesine, per ligjin, per te ardhmen qe te mos lidhet me me te ardhmen e partise, por me ate te komunitetit. Prandaj dhe une kam shprese se socialistet, si cdo grupim tjeter, do te dine tani te mos ta identifikojne me partine me civilitetin. Nese ata nuk e bejne kete tani, do te ndodhe ngritja e ndergjegjes qytetare ne popull, por ata vete do ta kene pesuar rendshem si force politike.

Nejse.

 

" ..... Megjithatë, ndërtimi i një sërë parkingjesh në qendrën e Tiranës nuk e ul ndotjen e ajrit, por shërben si një stimul për banorët e Tiranës që të lëvizin më shumë me makina drejt qendrës, dhe shton numrin e makinave drejt qendrës së Tiranës....." 

 

ç'jane keto budalliqe qe shkruhen,  si do levizin banoret e Tiranes drejt qendres me makine se aty eshte nje parking. Ku ke pare parkingje nentokesore pa leke. Sipas autorit, qytetaret e Tiranes, preferojne te paguajne per 1 ore psh 1 euro, nderkoh qe autobuzi kushton 30 cent. 

 

https://www.youtube.com/watch?v=haX6dKHk...

keto parqet(lart) parkingje (poshte) ngjajne me vezet kinder surprize; duhet me lakmu permbajtjen(lodren)  per te shiju siperfaqen, cokollaten ne siperfaqe

Artikullshkruesi eshte qellimmire, por nuk mund te mos pyes veten kujt i drejtohet, cilit publik sepse ai qe njohim te gjithe eshte bashkfajtor me qeverite lokale te deritanishme per katastrofen mjedisore te qytetit. Nuk me ngjan publik i sensibilizueshem per ceshtje mjedisore ne nje kohe qe drejteperdrejt ndikon ne ndotjen e nje biruce vendi ku per 30 min e pershkon te teren ne biciklete, ne mos ne kembe. 

 

 

 

 

 

 

 

.

Per makinat, aty lulet nuk I hane as gomeret.

Pemët që gjenden aktualisht në parkun “Rinia” janë tepër të mëdha për t’u hequr, vendosur diku tjetër, e pastaj të hiqen prapë e të risillen për t’u mbjellë në shtresën e dheut që do të hidhet mbi tarracën e parkingut të menduar. Rrënjët e pemëve në një moshë të tillë shtrihen në një rreze prej qindra metrash dhe një thellësi 1,5-3 m nëntokë.

Qfare ka dasht' me thane autori me kete ? Se rreze qindra metra aty sikur nuk ka. Aty as perimetri nuk ben disa qindra.

Nese investitori do ishte korrekt ( serioz ) parkimi mund te behej, por nese eshte ky qe i del emri vallai kam dyshim se pastaj mund te krijohet ndonje grope si ajo e atij te Kosoves. Eksperience negative ka me ate sheshin Italia qe nisi e nuk bitisi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).