Mediat botërore njoftojnë për shpërthime të fuqishme sot në mëngjes në qendër të Stambollit. Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në zonën Sultanahmet, pranë Xhamisë Blu, një pjesë e qytetit shumë e frekuentuar nga turistë. Bëhet me dije se ka 10 të vrarë dhe të plagosur ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë dhe ambulancave është duke ndodhur në këto momente (10:00). Raportimet e BBC dhe të televizioneve turke bëjnë me dije se sulmi në zemrën turistike të Stambollit ka qënë i natyrës kamikaze, dhe se agresori qëllimisht i është afruar një grupi vizitorësh para shpërthimit. 12 milionë njerëz vizitojnë Stambollin çdo vit. 

Ende nuk është e qartë se kush janë autorët e këtij sulmi terrorist. Vitin e fundit në Stamboll ka patur sulme nga tre grupe pa lidhje me njëri tjetrin. DKHP, një grup marksist i cilësuar terrorist nga ShBA dhe BE sulmoi një stacion policor, PKK kurde sulmoi aeroportin e dytë të Stambollit pak kohë më parë dhe tre sulme i ka kryer Shteti Islamik, ndaj, aq kohë sa askush nuk ka marrë përgjegjësinë, nuk dihet me siguri se kush e kreu këtë sulm.

9 Komente

Stambolli eshte nje qytet magjik, ku mund te kthehesh e rikthehesh, mund te jetoje vetem me turizem.
Kjo qe i ndodhi do te kete nje impakt negativ qe nuk meriton. Endrra e Ataturkut po largohet. 

Viktimat ishin shumica turist Gjerman. smiley

Sulmet terroriste ne Turqi po shpeshtohen frikshem. Kjo ne fakt si sherben askujt dhe aq me pak Europes, qe po i vjen lufta te dera. Zoti e befte mire!

Konfirmohet qe eshte sulm terrorist. Nje sirian hodhi veten ne ere.

Ishte Saud, specia me e ndyre ne bote...

Erdogani eshte mbrojtes i terrorizmit. Ka vite qe e ka hapur Turqine per xhihadet. Kshu eshte kur vallzon me djallin

epo stha kot ai: Stambolli digjet...

stambolli digjet, beluli keput batuta ... tha

Turqia sikur e kishte mire me IS-in smiley ç'ne aty ata, ose ka qene noi sirian qe s'ka kaluar dot kufirin. 

e kane per nder te vrasin njeri tjetrin. shkojne bashke me honger pica hallall me profetin qe i pret atje lart.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).