Jetoj prej vitesh në Athinë dhe këtë dhjetor që shkoi vendosa t’u dërgoj nga një kartolinë disa njerëzve të mi. Atyre më të afërt, me të cilët, në fakt, flas pothuaj çdo ditë në skype. Mallin tim për kartolinat doja t’ua zgjoja edhe atyre. Dhe ashtu bëra. Zgjodha dhe bleva kartolinat dhe nisa t’i shkruja me stilolaps. Edhe për këtë “punë” më kishte marrë malli. Tek i mbushja me urimet për Vitin e Ri 2016, m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt. Dy vargjet e para, marrë nga poema “Korbi” e amerikanit Edgar Poe: “Era frynte që përjashta, / Rrihte perdet e mëndafshta,” dhe dy të fundit të sajuara me rimë të përputhur nga mendja e kushedi se kujt mediokri: Mos kujto se të harrova, / Kartolinë unë të dërgova.” Kështu, njëra pas tjetrës më erdhën ndër mend Noli ynë i madh që e ka përkthyer mjeshtërisht atë poemë.

Dhe tek po i tregoja këto përdëllime të miat sime shoqeje, ajo më thotë: “Dërgoi edhe një kartolinë Ambasadorit të Amerikës!” Ngrita kokën dhe kërkova qesëndisjen në fjalët e saj. “Nuk po tallem.” – më tha. “E kam seriozisht. Mbase, i bëhet qefi dhe na ndihmon për vizat.” Dhe kur e pyeta, jo krejt pa ironi, se kujt t’i dërgoja, këtij të Athinës apo atij të Tiranës, pasi u mendua një çast, m’u përgjigj: “Të dyve! Por mos shkruaj nga ato budallallëqet me erë dhe me perde!” Kur më tha dhe këtë porosinë e fundit, mora zjarr dhe fillova t’i shpjegoj se në poemën “Korbi” të amerikanit Edgar Allan Poe bëhet fjalë për një burrë të vetmuar e të dëshpëruar nga hidhërimi, të cilit, në “një mesnatë të bezdisur/ kur ishte dimër i ftoht’ i ngrirë” dëgjon një trokitje. Nuk ishte në portë, por në xham. Dhe kur e hapi atë: “... me shumë fërfëllimë / Brenda hyn një Korb i mvrejtur”. Dhe meqë shpendin, i vetmuari që ishte duke dremitur, e dyshoi për “profet, a djall”, nxitoi ta pyeste: “Thuajm’i zemrës që mban zi, / A do shoh n’ Eden të shenjtë, / Vajzën a do kap të shtrenjtë, / Q’i thon’ Engjëjt Lenorë?, por përgjigjja e Korbit për të ishte ogurzezë: "Kurrë më." Nuk e sheh pra, një lidhje mes vargjeve të poemës së amerikanit dhe situates së sotme tek ne në Shqipëri? A nuk e ke vënë re se duhet që gjithmonë “të fryjë era që përjashta”, për të na shkundur nga dremitja ne shqiptarëve? “Era që përjashta” vetëm ajo mund t’i tundë “”perdet e mëndafsha” tonat. Asnjë fortunë s’ka njohur historia jonë të ketë nisur nga fillimisht nga brenda t’i tundë perdet tona të mëndafshta. Të gjitha, vetëm kur niste të fryente “Era që përjashta”.  Po një lidhje në mes trokitjes në xham të Korbit të poemës dhe “trokitjes së kambanave” nga ambasadori amerikan Donald Lu për reformën në drejtësi, a e vëren? “Ti po thua se Donald Lu është Korbi?” – m’u drejtua e hutuar bashkëbiseduesja. Jo. “Korbi-profet” në këtë rast i bie të jetë shqiptaro-amerikani Geri Kokalari, me atë profecinë e tij ogurzesë sa më s’bëhet.

 Atëherë ç’hyn ambasadori Lu këtu? Përse dyshohet ai? Ambasadori? Ai në fakt hyri vetë, madje pa përkthyes, në historinë tonë të antikorrupsionit. E do patjetër një krahasim edhe për të? Po. Atëherë, si të thuash, ai dyshohet mes shpresës së shqiptarëve, për të qenë vetë “Mesia” që do të bëjë reformën në drejtësi dhe profecisë makabër të “Korbit” Kokalari… E ç’thotë ai? Ai? Si thotë ai? Ai thotë se nuk e ka me të gjithë të korruptuarit, por vetëm me Ilir Metën, se gjithçka që dëgjojmë nga amerikani Donald Lu, është një lojë për të përçarë pozitën dhe për t’i dhënë pushtetin në tavolinë PD-së. Me atë letrën e tij që… Mos e dhëntë Zoti atë që thotë ai! Si Korbi thotë: Kurrë më.

 Atëherë, kartolinës për Ambasadorin e Amerikës në Tiranë i shkojnë vetëm dy vargjet e shtuara të shqiptarëve: "Mos kujto se harruam, / Kartolinë të dërguam...". Më mirë nuk po i shkruajmë fare kartolinë. E lemë për vitin tjetër. Të presim dhe të shohim 2016-n. Nëse do të triumfojë vërtet reforma në drejtësi dhe të korruptuarit, kushdoqofshin, do të përfundojnë pas hekurave, atëherë do të themi se në Shqipëri Donald Lu ishte “Njeriu i 2015-s". “Përndryshe?” Përndryshe? Kurrë më?! Mos e dhëntë Zoti, të quhet “Antinjeriu i Vitit”!

As këtij ambasadorit amerikan këtu në Athinë nuk i dërgova kartolinë. Nuk i mësova dot emrin. Megjithëse thonë se është njeriu më i fuqishëm, më me influencë nga të huajt, këtu në Greqi nuk e njohin as për fytyrë. Jam i sigurtë, se si kudo, njësoj veprojnë ambasadorët, por ndryshe sillen. Kjo duket se varet nga mentaliteti i popujve. Jo kudo presin si tek ne, që "Era të fryejë që përjashta" për të zgjidhur hallet e veta të brendëshme. Pyeta dhe dy gazetarë grekë, por asnjëri nga ata s’ia dinte emrin. E çudtitshme për mua kjo gjë. Më e çuditshme për gazetarët grekë, që unë e dija emrin e  ambasadorit të Amerikës… Shqiptar hesapi. Dhe prandaj nuk duhet t'i tingëllojë aspak e çuditshme as ambasadorit Donald Lu, kur i kërkojmë të na tregojë emrat e të korruptuarve, ashtu siç thotë Spartak Ngjela. Ne i dimë, por duhet ta thotë ai, "Era që përjashta" që të "tundemi" ne... Shqipëri hesapi.

 

*Titulli i autorit: Mos e dhëntë Zoti kurrë më!

11 Komente

....shkrim shume i bukur ...mgja titulli duhet te ishte Shqiptare hesapi smiley

Na lejoni qe me anen e kesaj kartoline t'iu urojme Gezuar Vitin e Ri 1982 ! Qofte ky vit, viti i realizimit te te gjitha endrrave tuaja bashkeshortore. 

Hekuri ndryshket

Lulja vyshket

Cdo gje shketerrohet

Miqesia nuk harrohet .....................smiley

huajomania, semundja fale se ciles u evgjitezua nje pjese e mire e shqiptareve.

puntate investigative harizmatike,kjo,sido qe dikotomia ngelet fluente dhe e dipenduar nga deasociimi i iracionales!

 tre ambasadoret e fundit te amerikes kane qene aziatike!  thua te vije shpetimi nga buda???

 

 

Ca ishte kjo, kartoline e hapur, apo leter e hapur per nje kartoline te mbyllur? smiley 

Ca gallate, Thano me Bazen (kumbaret e aleances se felliqesirave) i kane mbushur mendjen disa milideleve shqiptare qe Amerika po ben lufte te padrejte ndaj korrupsionit shqiptar, lufte e cila mund te rezultoje ne percarjen e qelbesirave duke goditur me shume Meten sesa te tjeret, kshu qe me rregull dybeku te Sillos, i bie qe Amerika po dashka tia jape pushtetin perseri Berishes. Ndaj per hir te 21 janarit (dites se clirimit te dyte pas 29 nentorit), edhe nje here si qemoti, armiku eshte Amerika...mungon vetem nje editorial tjeter nga Thano me fjalen WTF dhe foton e amb amerikan.

Dmth deliranti, m'fal, emigranti, shqiptar ne Greqi, i cili tall deshperimin e gruas se ver per nje vize amerikane (edhe injorancen e saj qe s'e di origjinen e urimit te qemotshem shqiptar te kartolinave) po i qan hallet kombit me nje kartoline te hapur kunder Amerikes.

Per qamet se i shkon mendja shqiptarit p.sh. tek fakti qe amb amerikan nderhyn aq shume ne punet e brendshme te nje vendi si Shqiperia (shpesh me pasoja neto-pozitive per shqiptaret) ngaqe jane shqiptaret ata qe i kane dorezuar me vullnet celsat, qe shkojne i rrefehen tek ambasada per njeri-tjetrin, dhe qe mbi te gjitha per faktin qe jane shqiptaret ata qe e kane katandisur shtetin si nje kolibe pulash, ku ata luajne rolin e dhelpres. 

Te mos na nderhyje Amerika se korrupsionin e larte shteteror e luftojme vete (dikur ne nje vjeshte, me gjethet dhe leshte), tha, me konsensus e qetesi bashkeqelbesore autentike shqiptar-patriotike. U bo ky kinezi!

 m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt. Dy vargjet e para, marrë nga poema “Korbi” e amerikanit Edgar Poe: “Era frynte që përjashta, / Rrihte perdet e mëndafshta,” dhe dy të fundit të sajuara me rimë të përputhur nga mendja e kushedi se kujt mediokri: Mos kujto se të harrova, / Kartolinë unë të dërgova.” 

Keto jane kujtime konviktoresh, dhe nga te naiveve fare, se kishte edhe konviktore te hidhet. Tironsit nuk shkruanin kurre kartolina te tilla, por talleshin me keto vargje duke zevendesuar "perde te mendafshta" me "breke te mendafshta", gje qe ne fakt nxirrte psikoanalitikisht ne shesh qellimet e fshehura erotike te Edgarit, rendom ne pergjithsi qellimi i letersise romantike qe lexonin konviktoret me shume qef duke shtrydh puçrrat. Nga ana tjeter tironsit nuk ishin ne gjendje te benin lidhjen eros-thanatos midis "breçkave te mendafshta" dhe "kurre me" te Korbit qe ngjitet mi një bust Pallade (logjika helene) mun mi derë t’odës sime (logjika pellazge). 

Zevendesimi ne fjale funksionon akoma per bukuri (megjithse dikotimine dialektike konviktor-tirons tani e kane zhduk ngambrapamodernet si pun e Petroninses dhe Fuko-se, si sajese artificiale e logjikes helene), mund te behet edhe ne nje paragraf te shkrimit duke nxjerre paster qellimin e autorit dhe leitmotivin psikoanalitik te historise sone ne shekuj, te cilin e ndjen edhe Dasara me siper qe komenton se shkrimi i keputi "ushkurin e brekeve"

“Era që përjashta” vetëm ajo mund t’i tundë "perdet e mëndafsha” tonat. Asnjë fortunë s’ka njohur historia jonë të ketë nisur nga fillimisht nga brenda t’i tundë perdet tona të mëndafshta

Shkrimi me pelqeu, kish nje gje sinjikative, qe ndodh vetem ne Shqiperi besoj, ku ambasadorin amerikan e njohin te gjithe smiley dhe te gjithe presin nga ai seç do thote. Kjo gje ne fakt nuk para ndodh ne vendet e tjera. 

Shkrimi permend edhe te famshin Geri Kokalari, kisha vite qe nuk kisha ndigjuar per te. Kujtova se mos kishte hequr dore nga Shqiperia, por jo, qenka i pranishem siç duket smiley

ah kto i mbledhin paret me bohçe o usta smiley

 

Ketej kartolinat jane nga me te ndryshme, me urime nga me te ndryshme, per njerez te ndryshem, te familjes, te shoqerise. Keshtu qe moda e kartolinave,  vetem ne Shqiperi eshte shuar, dhe nuk vlersohet  shqiptaret kane  humbur lidhjet mes njerzeve  mes tyre ! 

Shqiperi hesapi, keshtu erdhen kohet, kohe pa vlera me miqesi fallco!Kohe te keqia !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).