Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmet e kësaj të enjteje në Xhakartë të Indonezisë, ka raportuar një agjenci lajmesh e lidhur me grupin militant.

Nga ana tjetër, edhe policia indoneziane ka deklaruar se për sulmet që u morën jetën 7 personave dyshohet një grup lokal i lidhur me ISIS. 

Presidenti indonezian i cilësoi ndërkohë atentatet si një “akt terrori”. “Mbajmë të gjithë zi për viktimat e kësaj ngjarjeje, por gjithashtu dënojmë aktin që ka cënuar sigurinë e paqen dhe ka përhapur terror mes popullit tonë”, deklaroi Joko Widodo. 

Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin indonezian këtë të enjte, të cilat u pasuan nga shkëmbime zjarri në rrugët e tij. 

Shpërthimet ndodhën përreth Rrugës Thamrin, një lagje ku ndodhen zyrat e shumë bizneseve dhe ambasadave të huaja, përfshirë ato të Kombeve të Bashkuara. 

Në orët e fundit policia lokale ka deklaruar se situata është nën kontroll, ndërsa ka saktësuar se nga 7 personat e vrarë, 5 janë autorët e atentateve. 

Dinamika e ngjarjeve është ende e paqartë, por ajo që dihet me siguri është se shpërthimet kishin në shënjestër një kafene të grupit amerikan Starbucks dhe një postobllok policie. 

Më pas rezulton se autorët hynë në ambjentet e Teatrit të Xhakartës, pjesë e kompleksit ku ndodhet dhe Starbucks. Agjentë të armatosur, snajpera dhe autoblinda u vendosën menjëherë në rrugët e kryeqytetit. 

Një shkëmbim i dhunshëm zjarri shpërtheu menjëherë më pas, që zgjati disa orë dhe që çoi në vrasjen e 5 atentatorëve.

12 Komente

Presidenti indonezian i cilësoi ndërkohë atentatet si një “akt terrori”. “Mbajmë të gjithë zi për viktimat e kësaj ngjarjeje,

 

per ke do mbash zi  ti mor vlla ?!  - 5  nga 7  te vraret,  jane  vet terroristat...

po edhe keta  ca lesh  terrorista paskan qene ?  7 veta  vrane vetem dy veta.. do kene qene ne trajnim e siper si duket..

Kane qene ne nxitim e siper, duke shty njoni tjetrin, kush te vetvritej i pari . First come, first serve. Atyre te funit iu ngelin virgjereshat e perdala dhe plaka pa dhombe... Kush vonoi , s'bloi - ka thone popullsia.

per ke do mbash zi  ti mor vlla ?!  - 5  nga 7  te vraret,  jane  vet terroristat...

po edhe keta  ca lesh  terrorista paskan qene ?  7 veta  vrane vetem dy veta.

Belulo, kujdes aritmetiken... ! smiley

po mire dakord,  gabimi ishte nga shpejtesia... po prape,  5  terrorista  qe vrane 2 veta, si mos me keq eshte bilanci,  nuk i nderon  terroristet .smiley

Jo, Lavdi Zotit, qelluan si kalamaj.

E vare veten me litare - Oo Dino...smiley

Nuk e di se kur e ndigjova djema para ca ditesh per Indonezine, qe diçka po pregatitet per atje. Kur ç'te shoh sot smiley

Mos ta tha ndonje nga ata pecogroset me te cilet punon?

Jo Gjembi, une punoj me puntore te racave te ndryshme, jo me peco-groset, keta te fundit i njoh (disa), por jo se punoj me ta. 

Dakort. Cilet nga keta ta tha?

Po ku maj men un o gjemb, sa muhabete boj une gjate punes, nuk mahen men te gjithe. 

Nqse e kan ditur para se te ndodhte, duhet te flasesh me autoritetet ne belgjike

ty sikur te arrestuan dhe nje cecen para dy javeve...

Hap syte Pjer se qenke ne mes te xhihadeve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).