Lindja e mesme po ndahet me shpejtësi në dy pjesë duke zgjedhur krahë, mes Arabisë Saudite dhe Iranit, pasi marrëdhëniet mes dy fuqive të rajonit u tensionuan ndjeshëm ditët e fundit. Arabia Saudite ekzekutoi një numër klerikësh Shiitë, mes tyre edhe Nimr Al Nimr. Vrasja e Al Nimr u pasua me protesta kundër Arabisë Saudite në Teheran, që vijuan me djegien e ambasisë saudite në Iran. Arabia Saudite e para dhe pastaj një numër vendesh sunite, i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si pasojë e sulmit mbi ambasadën dhe duke cituar ndërhyrje në punët e brendshme. Situata e aleancave dhe rivaliteteve në Lindjen e mesme është tejet e komplikuar, dhe vijon të bëhet edhe më e tillë.

20 Komente

Neqoftese kemi Purgator midis, dhe anash skiç kemi ferr dhe parajse, njekohesisht kemi Shtrese te Mesme midis, dhe anash skiç kemi shtrese te ulet dhe shtrese te larte, atehere pse kemi Lindje te Mesme dhe Lindje te Larget, dhe nuk kemi Lindje te Afert? Pse?

Si mendon truri antidialektik post-strukturalist i Petroninses?

Petroninse na thuaj: perse kemi para-strukturaliste, strukturaliste dhe anash skiç galiç ngambrapa-strukturaliste, dhe kjo strukture trinike ose triadike (sipas Hegelit) nuk e shohim te funksionoje ngado?

 

Neqoftese kemi Purgator midis, dhe anash skiç kemi ferr dhe parajse, njekohesisht kemi Shtrese te Mesme midis, dhe anash skiç kemi shtrese te ulet dhe shtrese te larte, atehere pse kemi Lindje te Mesme dhe Lindje te Larget, dhe nuk kemi Lindje te Afert? Pse?

Mos e ha mengjesin shume te rende se e fillon diten me k..lliqe!

Termi Lindje e Afert egziston ne te gjitha gjuhet dhe eshte historikisht dhe gjeografikisht termi i sakte qe duhet perdorur per territoret nga Tuqia deri ne Iran (ish Perandoria Osmane). Per disa arsye ka dale jashte mode qe nga Lufta e II, vecanarisht ne anglisht, dhe ne vend te tij perdoret Lindje e Mesme (qe ne kuptimin origjinal perfshin zonat nga Irani ne Bangladesh). Ne gjermanisht pershembull ky dallim perdoret ende, Naher Osten, edhe ne frengjisht, Proche Orient.

Ashtu Petroninse, bravo qe u pergjigje, dukesh qe ke ngrene mengjez te lehte sepse e fillon diten me p...lliqe.

Tashti nje pytje tjeter per vakt dreke:

Per çfar arsyesh termi Lindje e Aferme doli jasht mode dhe u transformua me Lindje e Mesme (gje qe sipas logjikes kantiane implikon qe Lindje e Aferme eshte spostuar me perkendej)?

Sepse arsyet shpjegohen, si psh historiani me i modh medieval Jacques Le Goff ka shpjeguar arsyet pse bota tjeter nga me dy fele dialektike hegeliane: ferr dhe parajse, u be me tre fele ngambrapa-strukturaliste trans, u shpik edhe Purgatori, tepke si shpikja koresponduese franceze e Shtetit te Trete, burzhuazise, e cila per disa arsye (se ashtu osht i punesmiley) ka dale jashte mode, veçanarisht ne anglisht, dhe ne vend te tij perdoret Shtrese e Mesme, qe ka qen, gru, makin, dhe ben perkatesisht bau-bau, ah!-oh! dhe pi-pa pi-pa kur merr kthesen, se nuk i dihet!.

 

Qeveria e Iranit i kish derguar ftese kurvendit te shqp, me konkretisht z Meta, per te ndermjetesuar midis dy vendeve. Ne ftesen e bere perfshihej nje.bllok dhe nje stilolaps me.gome.

Me kujtove sesi diku nga mesi i viteve 80 paten ardhur disa stilolapsa me gome qe ju fshihej boja.

Mos harro qe trans eshte dhe ajo logjika kantiane.

(gje qe sipas logjikes kantiane implikon qe Lindje e Aferme eshte spostuar me perkendej)

Te kam thene qe logjika kantiane ashtu sic e perdor ti implikon shpeshhere gjera te gabuara.

Lindja e afert nuk eshte zhvendosur por perdoret si sinonim i Lindjes se Mesme ne disa gjuhe, percaktojne te njejten hapsire gjeografike.

Per here te pare kete mbivendosje e ka bere amerikani A.Mahan ne 1902, ne vend te lindje e afert, lindje e mesme.  Per amerikanet vende si Iraku ose Irani nuk kane asgje te afert.  Futja e Amerikes ne gjeopolitiken e hemisferes perendimore mbas luftes se pare boterore beri qe gradualisht te futet dhe  fjalori i tyre.

Si me thene nuk u zhvendos Lindja por u zhvendos Perendimi (te pakten qendra e tij).

E tere logjika implikon gjera te gabuara, jo vetem e Kantit, Godelit, Fukose dhe ngambrapamoderneve te tjere. Qe ne origjine logjika eshte e gabuar perderisa logjiken dhe dialektiken e kane zanafilluar Aristoteli dhe Platoni, qe te dy maço.

Ja pyet kolegen tende femen, Kopshtaren, qe vazhdimisht ankohet:

Pse logjika dhe dialektika (dhe fuqia si pasoje) eshte veper vetem e meshkujve? Pse jo edhe Safo? Pse vetem erastos dhe eromenos, dhe jo edhe lesbos? Pse duhet te mendoje vetem penisi?

Eshte e gabueshme, e lodhshme dhe e merzitshme per peniset qe te bejme vetem ata tere punet e shtepise.

 

Misogjinia ne filozofine greke e ka origjinen te homoseksualiteti  Pothuajse gjithe filozofet e mevonshem kane qene ose homo ose deshtake me grate, sic e aforizon dhe Sokrati, keshtu qe nuk e di sa macho kane qene Aristoteli dhe Platoni por s'besoj shume, me teper burra-grifsha, gore, ne fjalorin popullor.

sa me tej eshte tensionuar mo vlla, se na bere merak ?! -une ne fakt, qe kur kam lindur e deri me sot, keshtu te tensionuar e mbaj mend situaten ne Lindjen e Mesme..

po hajd mo, se sajuan kete situate tani per te rritur çmimin e naftes, maskarenjte, se kish rene shume fare keto kohet e fundit..

Belul, komentet tona, te mijat dhe te Petroninses, duken jasht teme dhe formalisht jane, por zgjidhja problemit tamam te nje teme ndodhet pikerisht jasht teme, sepse zgjidhja e problemit te nje teme brenda temes eshte zgjidhje trans. Zgjidhja e problemit te gruas eshte jasht gruas, eshte ne dore te mashkullit, dhe anasjelltas.

Konkretisht referuar komenteve te Petroninses:

Sa me teper zhvendoset Perendimi nga Lindja e Aferme drejt Lindjes se Mesme dhe Lindjes se Larget, ose thene me troç: sa me teper zhvendoset Perendimi duke u rrotulluar sa anej-knej hemisferave te feleve ngrambrapamoderne te Fukose, aq me teper do te tensionohet konflikti midis feleve gjeografike Lindje-Perendim dhe Veri-Jug (dhe çdo feleje tjeter).

 

o Tiku, o derman... pse me ngaterron mua me komentet tuaja, qe jane qasje historike-filozofike,  e se kam takatin ti kuptoj.....

une  jam realist dhe qasja ime eshte e thjeshte, objektive, pragmatiste. i akullt dmth.. teknokrat hesapi mo..smiley

 

p.s  ore, si filozofidashes qe je:  pse keta filozofet franceze kane kshu emra: Fucko, Dekart etj..?.smiley

S'ka asgje. Irani ka qe prej 1980 qe i ka prere mardheniet diplomatike me Egjiptin (fuqia nr.1 ushtarake ne Lindjen e Mesme) e pastaj ?

hajt per hajer... urojme diten qe ti leshojne rraketat njeri tjetrit!!!

Kot prifesh. Kompanite ajrore të Gjirit vazhdojne të fluturojne mbi Iran për të evituar Sirine (shiko Flight radar pro).

Business is business.

Fajin e ka Obama. smiley

Aksionet e armeve u rriten ne burse, shenj e mire kjo per ata qe kane investuar ne keto letra me vlere. 

po sikur nuk na ke thene gje, asnjehere,  te blejme aksionet e armeve ,o Pjero.. nga ta dinim ne ?!

nejse, gjithe shpresa jone eshte te  aksionet e vdekjes  tani.. se ku ka konflikte, arme,lufte,  patjeter do kete  vdekje..

Beluloooo smiley jane pesha te renda keto, jane per bankat, organizmat financiare, politikane, senatore, brokers te zote, nuk jane per popullin e thjeshte jooo. 

Pjero, ti dukesh qe ke pjese ne aksionet e armeve. Ne cilin nga keto grupe qe permende me siper futesh ti?

E dashur, si e nxjerr kaq shpejt nje konkluzion te tille. Nese nje prokuror psh, heton per nje afere, duke i ndare ne disa pista,  mos do te thote qe ky prokuror eshte ne nje nga keto pista.

Se mos nxjerresh konkluzionin se une ne kete rast jam hetuesi i ter aferave financiare smiley se nxitohesh ti naiher ne gjykim.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).