përshtypje leximi

Osama Bin Laden–personazh vdes, (më saktë: shuhet) në një nga tregimet e këtij libri, rreth një vit më parë nga pretendimi amerikan për vrasjen e tij në Pakistan. Kjo ngjarje na jepet thatë në tregimin “Doktori dhe pacienti” nga një prej agjentëve të CIA-s amerikane. “Unë quhem Bill. Duhet ta kuptoni nga historia që do t’ju tregoj më poshtë, se ky nuk është emri im i vërtetë. Unë nuk jam shkrimtar, ndaj lexuesi të më fali që unë nuk mund të bëj përshkrime artistike.” Pikërisht me këto tre fjali kaq të rëndomta nis ky tregim, i cili përmban një filozofi shumë më të madhe në lidhje me fenë, posaçërisht me atë myslimane, në lidhje me raportin e njeriut me njeriun, me Natyrën, apo me atë që ai quan Zot.

Kjo vrasje e ngadaltë e Osamës me pambuk nga ky autor, -siç edhe vrasjet e tjera të tij, në personazhe të tjerë-, nuk ka thjesht vetëm simbolikën stereotype të saj, se sa përçimin e një filozofije njerëzore mbi dogma e norma fetare, si dhe meditimin e lexuesit më pas për çështje të jetës, shpirtit dhe humanizmit njerëzor. Fenomenale është hyrja e kësaj filozofije, teksa dy talebanë përballen shkarazi me dy fëmijët e mjekut, që po luajnë në oborr, më saktë djaloshit 12 vjeçar me tiranozaurin plastik në dorë, dhe vajzës 9 vjeçare me sorkadhen-lodër, po ashtu në dorë, të cilët janë në momentin më delikat të lojës së tyre, në momentin më hyjnor thuaj, në një grindje tiranozauri të egër prehistorik me sorkadhen e butë të ardhmërisë, ku kjo e fundit ka ato momente jo vetëm ndjesinë, jo vetëm zgjuarsinë por edhe guximin ta kundërshtojë dhunuesin e egër, që kërkonte të ish mbreti i saj. –Jo, jo, ti nuk je mbreti! Ti je një egërsirë që s’ke gjë tjetër përveç forcës! Vështrimet dashamirse të pacientëve pritës jashtë shtëpisë i japin zemër asaj. E po ashtu edhe vështrimi i talebansit të dytë pranë saj është miqësor, kjo për shkak se atij ia do loja të hiqet sa më i shpenguar, për t’ mos rënë në sy si talebans. Të gjithë janë në rolet e tyre... të jetës, ... të jetës-lojë!

Tiranozauri kërcënues 12 vjeçar është stepur. Ai bën ndonjë kërcënim nga ato të inercisë së tij shtazarake, duke i thënë se do ta shqyejë. Por sorkadhja 9-vjeçare ia kthen gjithë englendi: –Nëqoftëse ti më shqyen mua, atëhere ti je një mbret pa mbretëri! Duket sikur ajo tallet, duket sikur edhe ajo kërkon përçimin e lojës në sytë dhe veshët e vështruesve jo larg saj! Ndoshta ajo e ndjen se e ardhmja i përket asaj! Dhe ashtu është! Ajo lojë fëminore, ajo grindje e dy kafshëve fantazore, e të shkuarës dhe e të ardhmes, do të vazhdojë orë dhe ditë më pas disa kilometra më tej, ku doktori nis të mjekojë Osamën. Me lojën kish ardhur edhe identifikimi, dhe me identifikimin kish ardhur edhe arsyeja, sepse askush nga talebanët do të donte të identifikohej me tiranozaurin, me forcën pa arsye! Jo, edhe ata i bërtisnin ndonjë avioni amerikan në qiell: ej, tiranozaur, ej përbindsh! E në atë shërim të plagës së Osamës nis preludi i kësaj loje fëmijësh prej të rriturish. Nis si rastësisht një debat midis pacientit dhe doktorit. Një debat paksa i thatë, i kapur nga aparaturat e përgjimit. Një përplasje tjetër midis dy botëve, por kësaj radhe me shumë kujdes nga ana e Osamës, për t’mos rënë në prehërin e identifikimit me tiranozaurin e egër pa arsye! Në atë përplasje hyn dhe libri i shenjtë i pacientit! Ndërsa libri hapet, veglat e doktorit futen në çantë. Debati vazhdon edhe ca, dhe pastaj vjen ndarja! Ditë më pas plaga e Osamës në kofshë është mbyllur, por një plagë tjetër në shpirt i është hapur, për ta shuar atë dalë e nga dalë!

Ky tregim nuk është nga më të bukurit e këtij libri. Ka të tjerë më të shkurtër që flasin mbi jetën dhe vdekjen, që tregojnë botën tjetër, ndjenjat njerëzore, shpirtin madhështor të njeriut, pse jo dhe atë meskin dhe makut. Kemi në libër edhe figura të njohura, si Marks, Hegel, Omer Khajamin, Jezuin e ditëve tona në studion televizive të Xhoi Lenonit, macen e presidentit Klinton, personazhe letrare si kinezin Lu, që kërkon shtyllën kurrizore të ekuilibrit shpirtëror, fshatarin Lec aq të dashur e të mënçur, pikturën e vërtetë të Mona Lizës, e sa e sa të tjerë.

Tregimin “Jeta, a ia vlen të jetohet?” do ta veçoja me kënaqsi. Një fshat në depresin prej vitesh të tërë. Më shumë vdekje se lindje. Një kishë dhe një prift, po ashtu i deprimuar si dhe dëgjuesit e tij të përhumbur. Një meshë e zakonshme, po aq deprimuese sa dhe të tjerat. Më tej, një nënë e re duke i dhën gji bebes së saj. Një rrezëtim, një ngazëllim instiktiv! Një fjalë e ngrohtë dhe ton i ngritur! Një çmpirje në rreshtat e parë! E më tej nuk është nevoja t’ua tregoj më tej tregimin.

Të 33 tregimet e librit janë sejcila histori më vete! Njëra më e ndryshme se tjetra. Por diçka të përbashkët ato kanë! Dhe ky është mendimi i ngritur shkencor dhe filozofik, që ky autor tenton të përçojë nëpërmjet tregimeve të tij, dhe jo vetëm tek ky libër, por edhe tek dy librat e tjerë të tij me tregime. Kjo ndoshta edhe ia zbeh herë-herë karakterin letrar ndonjë tregimi, si p.sh. tek “Evolucion apo jo”, ku dy priftërinj bisedojnë mbi evolucionin. Por këto tema shkencore dhe filozofike, si rrallë tek ndonjë autor tjetër shqiptar, sjellin –do thoja– një risi të re në letërsinë shqiptare. Ndaj le të mos jemi aq kritik ndaj tyre! 

11 Komente

Paska nderru emer PtH?

Vlonjato, ti e di qe s'para e ndrroj emrin. 

Jo mo Pjer nga ta di une. Ne nuk kemi prere kerthizen bashke.

 

Po ç'ne ajo lajthitje mo smiley

More zoteri! Ku e di une more zoteri me sa pseudonime shkruan ti! PtH, RtH,P..., .Se ti ore zoteri je dhe i letrave. Letra qe ja drejton qiviriut, ndoshta e ke perfeksionu kete punen e nickname-it. dhe ju lutem shume mos beni me aludime.

Vlonjat, une shkruj vetem me 1 nickname, Pjer Thomas. Nuk jam bo akoma aq i zoti sa ty smiley

Me vjen keq zoti PjerThomas por po me zhgenjeni. Nje njeri i disidences si puna juaj duhet te kete qene i instruktuar si te mbuloj gjurmet duke shkruar nen emra te tjere. Se ndryshe nuk do te quhej disidence por opozite! Megjithese kam pershtypjen se ti nuk e ben dot dallimin midis te dyjave. Eshte si te ngaterrsh qoften me qepen e njome! Ja kshu ben ti!

Kete librin qe Marksi na e ka sjelle ketu, e kam lexuar me kohe, nuk ishte liber i keq, perkundrazi kish ca tregime te bukura, nja ca tregime dukej sikur ishin lene pergjysem, ne momentin qe ti prisje se çfar do ndodhte me vone, aty mbyllej tregimi. Ndoshta autori, ia lente lexuesit me tej per ta zhvilluar ngjarjen. 

rreth një vit më parë nga pretendimi amerikan për vrasjen e tij në Pakistan.

Keto jane fjalet e Karlit apo te Robert Thomanikaj?

Nga Gjembi: Keto jane fjalet e Karlit apo te Robert Thomanikaj?

Kush e di !? Merret vesh sot se te kujt jane fjalet! Mund te jene te ndonje jashttokesori! Apo nuk po hyjne e po dalin keta si te duan ne token tone vitet e fundit! Eshte interneti (youtbe) plot me prova UFO-sh sot! 

Une e kisha pyetjen seriozisht, megjithate mire, e drejta jote te besh interesantin si tiku.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).