Qeveria do te privatizoje fitimet e INSIG - gati klientela

Qeveria po shqyrton privatizimin e kompanise se siguracioneve INSIG. Nga raporti financiar i viti 2014 verehet se kjo kompani ka pesuar humbje ne vitin 2014. Duket sikur eshte stili i vjeter i shitjes se kompanive shteterore: te varferohen nje vit perpara shitjes per te justifikuar shitjen tek privatet per nje cap buke (si kompani jo eficiente). Une nuk e kuptoj mire kete raportin e auditimit, e kerkoj ndihmen e ndonje kontabilisti per ta sqaruar. Por me intuite mendoj se INSIG ka dale me humbje te konsiderueshme nga perfshirja ne Kosove e Maqedoni. 

Me tej lajmi nga portali HASHTAGhttp://www.hashtagalbania.com/index.php/...

Në komisionin e Ekonomisë, të drejtuar nga z. Erjon Braçe është miratuar një dokument, që kishte për relatore deputeten Blerina Gjylameti, që pikësëpari theksonte se INSIG-u nuk ishte më një kompani me vlerë strategjike, referuar kritereve të një ligji të miratuar në vitin 1998. 
Më tej në dokument paraqiten dhe konkluzionet e diskutimeve:

“Së pari Komisioni shprehu shqetësimin e tij për zhvlerësimin që ka patur ndër vite kjo kompani publike si dhe kërkoi nxjerjen përpara përgjegjësive ligjore të të gjithë atyre drejtuesve të cilët kanë keqmenaxhuar këtë aset publik duke marë vendime të cilat kanë ndikuar në rënien e vlerës së saj në treg”.

Pra Komisioni Kuvendor i Ekonomisë flet qartësisht për manaxherë shtetërorë dhe qeveritarë që kanë keqmenaxhuar asetet e kësaj kompanie dhe kanë ulur në mënyrë drastike efiçencën e saj.

Ndërsa pak më poshtë i njëjti dokument nxjerr një konkluzion mbresëlënës:

“Si përfundim Komisioni vlerësoi se privatizimi i kësaj kompanie kryhet me qëllim përmisimin e efiçencës. Bazuar dhe mbi analizën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion ekonomik, privatizimi i kompanive jo-efiçente shtetërore është një hap i cili përmirëson financat publike dhe ndihmon në konvergjencën ekonomike të këtij rajoni”

Pra, çfarë ka bërë Komisioni i Ekonomisë në finale? Pasi ka konstatuar se kanë qenë pikërisht zyrtarët shtetërorë që e kanë zhvatur dhe çuar drejt rrënimit kompaninë (ish)strategjike INSIG, ata kanë lexuar rekomandimet e Bankës Botërore dhe FMN-së dhe kanë zbuluar aty se zgjidhja për një kompani shtetërore që e vjedhin qeveritarët dhe nëpunësit shtetërorë, është që t’ia shesësh një privati, që ai të mos e vjedhë siç e vjedh shteti, por ta bëjë efiçente dhe fitimet t’i fusë në xhepin e vet.

Çfarë do të thotë kjo? Quajeni Rilindje po të doni, por të paktën sipas këtij dokumenti zyrtar rezulton se dikush ka vendosur të nxjerrë në shitje “shtëpinë” e vet meqënëse është i paaftë për ta mbrojtur nga hajdutët që i ka brenda shtëpisë.

21 Komente

Quajeni Rilindje po të doni, por të paktën sipas këtij dokumenti zyrtar rezulton se dikush ka vendosur të nxjerrë në shitje “shtëpinë” e vet meqënëse është i paaftë për ta mbrojtur nga hajdutët që i ka brenda shtëpisë.

it really makes sense

 

Une nuk e kuptoj mire kete raportin e auditimit, e kerkoj ndihmen e ndonje kontabilisti per ta sqaruar.

Nese parate qe paguajne jane me shume se sa ato qe marrin nepermjet premiumeve kompania e sigurimeve del me humbje.Privatizimi ndihmon sepse do te ule insurance fraud .nese do te paguajne pare qesim per aksidente imagjinare kompania falimenton, por duke qene private nuk eshte taksapaguesi ai qe paguan.Nese dikush ka shume aksidente apo gjoba i rritet premiumi apo i mohohet siguracioni nga privati.Tregu duhet hapur sepse industria e siguracioneve eshte biznes i madh sjell te ardhura puneson njerez por gjithashtu do edhe nje sistem gjyqesor e ligjor teper teper te forte qe te monitoroje e ndeshkoje mashtruesit nga te dyja palet , siguruesit e te siguruarit.

nuk ka llogjike.. se pari perfitimet nga siguracioni ne Shqiperi jane shume te rralla, se duhet me shku ne 100 shkalle gjyqesore me marre parate nga INSIG apo cdo kompani sigurimi, edhe private.. vetem nese ka persona te brendshem qe e mjelin per interesin e tyre.. por kjo mund te ndodhe edhe ne privat... ato mekanizma qe permend ti mbi rritjen e premiumit apo polices se sigurimit perdoren edhe nga shteti.. nuk ka logjike .. kompania shteterore perdor te njejta mekanizma menaxhimi e administrimit te policive sikur edhe privatet. 

 

Te privatizohet, shteti s'ka asnje arsye ta mbaje. Sigurimet shoqerore nuk i ka, sigurimet shendetsore nuk i ka, ato qe i kane mbetur nuk perbejne interes publik. Fitime nuk ben, vazhdon te humbasi pjese ne treg prej vitesh. S'ka pse te jete shteti aktor ne tregune siguracionit te makinave apo jetes.

Pretendimet e artikullit nuk jane shume te verteta se shteti tenton qe nga 2001 qe ta shesi, por shitja ka deshtuar gjithmone.

edhe i zoti kesaj nderteses, ne pritje te  legalizim-privatizimit, eshte...

 

https://scontent-ams3-1.xx.fbcdn.net/hphotos-xtp1/v/t1.0-9/12418116_10153525023613371_1698081070682503465_n.jpg?oh=a0d6b4703f2235c557acc91aeb16a6ed&oe=570E3A29

 

smiley

botnore fare, dhe shume treguese per situaten. Un e gjej pothuajse te bukur pare si instalacion artistik.

Ka fryme kombetare, ne fakt eshte e njejta strukture e diskurseve te Peshkut, sidomos e diskurseve te emigranteve ne Ameriken e grataçielave.smiley

 

smiley Ore, asnjehere nuk te zhgenjen ai vend, sa do qe thua deri ketu mbaron budallalliku. 

si tha ajnshtaini smileyy gjera jane te pafundme :universi dhe budallalleku njerezor ..

Bobo ku gjendet ky tmerr qenka per librin gines...

diku andej nga peruja.smiley

po diku ne provincen  Legoland, te  Albanies eshte, se keshtu duket..  arkitekti (qe duhet ti japin patjeter çmim per projektin)  ka pas loz shume me lego kur ka qene i vogel...

 

me cpo shoh, edhe kete ndertesen tjeter, ku duket pak kolllona e betonit dhe faqa e murit, i njejti arkitekt e ka bere.

...Belul pa te prishun terezin mund te postosh linkun se du te shohe dicka tjeter

Me e forta osht qe ka lone edhe shufra hekuri te zgjatme ne te kater cepat , te cilat lihen me qellim zgjerimi ( ne ket rast lartesimi ) ne te adhmen. smiley  ... i hongshin mutin favellat e Rios Tirones.

Ne fakt edhe kendej ne perendim, njihen reniet dhe ngritjet e ketyre kompanive te siguracionit, si private ashtu dhe shteterore. Me se shumti, kendej, keto shoqeri jane private, biles edhe bankat kane siguracionet e tyre.  Renia apo dobesimi i ketyre firmave, vjen edhe nga fryrja e kuadrit, aksidentet e ndryshme e te shumta qe mund te bejne klientet, megjithse shoqerite e siguracioneve jane shume te shternguara te japin/paguajne demet. 

Ne rastin ne fjale, INSIG-u mundet edhe te jete vjedhur apo mbushur me punonjes te panevojshem, dhe nje privatizim edhe mundet te jete shpetim i saj, megjithate edhe shteterore mund te mbijetoje, nese vendosin manaxhere adapt dhe nese listohet ne Burse. 

kompanite private te sigurimeve do te ndikojne edhe ne pergjegjshmerine e ndertuesve se psh asnje sigurues i cili nuk eshte shpallur "legalisht i cmendur "nga gjykata nuk do te siguroje ndertesa te ndertuara ne zona te rrezikuara nga permbytjet.

Jam kurioze kush do jete fituesi? Kush do shperblehet kesaj rradhe nga komuniteti i rilindasve?

Renia apo dobesimi i ketyre firmave, vjen edhe nga fryrja e kuadrit, aksidentet e ndryshme e te shumta qe mund te bejne klientet, megjithse shoqerite e siguracioneve jane shume te shternguara te japin/paguajne demet.

shume mendim kontradiktor ... je bo i ba deshifrushem keto kohe te fundit

Kam marrë vesh se edhe uji do të jepet me konçesion. Nëse të ardhmen do të marrësh ujë në ndonjë vijë a përrua, duhet ta paguash ose burg. Mafia po gllabëron çdo gjë. 

po kta sikur thanë qi vjedhim me stil ?!

Pse, stil eshte ky?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).