Vendi ynë vijon të mbetet në zonën e kuqe për sa i përket nivelit të perceptimit të korrupsionit, edhe pse sipas Transparency International Shqipëria ka një rritje të lehtë.

Shqipëria renditet e 88-ta nga 168 vende me 33 pikë. Një vit më parë vendi ynë ishte në vendin e 110 nga 178 shtete,  me 33 pikë.

Në rang botëror renditet e para sërish Danimarka me 91 pikë, ndërsa vendi i fundit ndahet mes Koresë së Veriut dhe Somalisë me nga 8 pikë.

Renditja e 168 shteteve bëhet në bazë të një shkalle vlerësimi nga 100-0 pikë. Në shtetet që janë shënuar me të verdhë në hartë nuk ka korruspion, ndërs ato me të kuqe kanë një nivel shumë të lartë korrupsioni.

Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë tre vendet që janë shumë larg në renditje nga vendet e rajonit. Nga vendet e rajonit Mali i Zi renditet në vendin e 61-të, Maqedonia e 66-ta, Serbia e 71-ta dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 76-të.

8 Komente

"Perceptimi i korrupsionit " , ne shqiptaret kemi gjithmon perceptimin me negativ te mundshem ama .

33 pike - Ulu ne vend tresh. Note pakaluese.

Po ç'ne Koreja e Veriut per korrupsion, kur atje çdo gje eshte shteterore  smiley

Bejne korrupsion me shishe rakie, dhe me ndonje pule fshati Pjer. Le pastaj korrupsion me abuzim seksual... per ate pune dhe majmunet bonobo bejne korrupsion... dhe ata nuk jane aq te zhvilluar sa Koreano Verioret.. smiley

Urime, urime

 

danimarkes ja rregullon mesataren groenlanda

TRUPKËRTHI

Këmbëzbathur i djersitur fytyrë vizatuar,
si hartë shtetesh nga djersa e pluhuri,
në kazanë plehrash kanaqe duke kërkuar.

Trupkërthi nën rrezet e diellit përvëlues,
malit te madh me gurë dale nga nëntoka,
kërkojnë krom me çekiçë në duart e njoma.

Kryeministri në zyre mer lajmin e gëzuar,
The Ekonomist e lavdron për punën e mirë
e falenderon për milionat që i ka paguar.

Çfar poemë mjerimi do të shkruante vallë,
Migjeni yne i madh nëse do të ishte gjallë!

Për këta trupkërthi,
në shekullin e 21-të...

 

5☆

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).