Familja e aktorit britanik Alan Rickman ka njoftuar vdekjen e tij nga kanceri në moshën 69 vjeçare. I njohur për filma si "Robin Hood: Princi i Hajdutëve", "Die Hard", "Harry Potter", "Love Actually" apo "Bottle Shock", Rickman ishte një figurë e rëndësishme e kinematografisë dhe ekranit britanik dhe jo vetëm. Karriera e tij nisi në vitin 1978 në serialin televiziv anglez "Romeo dhe Zhulieta", ndërsa roli i tij i fundit do të jetë si zëri i krimbit blu në filmin "Liza përmes pasqyrës".

8 Komente

Parja modhe belaja e t'zot. Nuk i gezoji dot ato $ 600 milionet qe i vodhi Takagit ... HO...HO...HO...

aktori i mire ishte, me nje stil te vecante..  zakonisht role negative ka luajtur, ose me eshte fiksuar nga  ''Die hard'' , mbase..

 

David Bowie iku nga kanceri. sot ky... edhe Johan Cruijff para 1 muaji u kanstatua me kancer ne mushkri (shyqyr po i hecen mire terapia thone),  ça behet keshtu  me kete gjenerate ?

Artist i madh, origjinal, me vinte t'ia fusja me grusht naiher smiley

2016 qenka vit i veshtire per artistet britanik 69 vjecare.

Aktor i vecante ka qene. Roli im i preferuar ka qene roboti Marvin, the Paranoid Android,  te Hitchhiker's Guide through the galaxy. Life, don't talk to me about life.

Nje nga zerat dhe aktoret e mi te preferuar.U prehte ne paqe.

grup grup po bëhen këto kohë atje lart!

RIP !! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).