Shkrimtari amerikan George RR Martin ka njoftuar përmes një shënimi në blogun e tij në Livejournal se libri i ardhshëm i sagës "Game of Thrones", me titullin "The Winds of Winter" do të vonohet. Ai shprehet i zhgënjyer nga vetja dhe u kërkon ndjesë lexuesve për mospërfundimin në kohë të librit i cili duhet të ishte dorëzuar tek botuesi në datën 31 dhjetor të vitit që shkoi. Problemi është se libri është baza e telefilmit shumë popullor që realizon HBO, por me vonesat në të shkruarit e librit, skenaristët e telefilmit kanë vijuar një version tjetër të historisë nga sa shkruan autori Martin. Ndaj sot ka dy grupe ndjekësish fanatikë të Game of Thrones, lexuesit dhe ata që e shohin në TV, dhe nëse vonesat vijojnë të thellohen, do të kemi dy versione të ngjarjeve fantastike të cilat nuk përputhen me njëra tjetrën. Martin nuk ka vendosur një afat të ri për librin që duhet të dilte në muajin Mars, para se sezoni i 6-ë i GoT të nisë në HBO. "Afatet më stresojnë" - ka thënë shkrimtari.

12 Komente

Nje thes orizi u rrezua sot rreth ores 08.27 nga kati i dyte i nje rafti ne nje magazine ne afersi te kufirit te provinces Jun Tao dhe provinces Xi Qing Pin ne Kine.

Mos more... po mos u shtyp noi buburrec kinez nga renia e thesit?

Game of Thrones plako knej ka jetojme neve eshte sic ishte La Piovra ne kohen e pordhes... dmth lajmi nuk eshte aq pa rendesi... ka plot njerez qe mezi e presin... jo une... une nuk lexoj libra... lexoj vetem etiketa ne kuti ilaci rrobash...

Problemi ne kete mes, plako, eshte se ti mendon, qe ai lajm eshte fare i parendesishem per mua, kurse une mendoj, qe lajmi im eshte krejt i parendesishem per ty. smiley Gje qe tregon, qe ose te dy lajmet jane njelloj te rendesishem ose te dy lajmet jane njelloj te parendesishem. smiley

ja falim me shpresen se do na befasoje akoma me shume nga c'ishte parashikuar.

Po vonohet ushqimi per zombit. smiley

Noooooooooooo, kush rri e pret dhe nje vit tjeter. Me kete ritem volumin e 7 s'ka per ta mbaruar kurre.

une s'kam pa as edhe nje seri te Game of thrones...E di qe s'ka ngel njeri pa e pare, dhe kur u them qe s'e ndjek me shofin si ufo. Asnjehere nuk behem mbare per seriale (vetem s'kam c't'i bej Hawaii 5-0 se me mban peng aktori protagonist) prandaj para se te marr mundimin per kete, dua te sigurohem, a humb ndonje gje po te mos e ndjek?

Hawaii 5-0 ka dy aktore protagoniste... lol - per cilin e ke llafin? Shfaqje e dobet nga ana artistike... e vetmja gje qe te terheq eshte pejsazhi parajse pas aktoreve...

/edhe mos e ki pishman qe nuk e sheh GOT... nuk humb asgje... vetem kuptimin e jetes...

hawaii te gjitha serite i ka njesoj...dhe mua cdo here me duket sikur e shikoj per here te pare...nga magjia e Alex o'Loughlin smiley (dhe ti tashi pse pyt kot, ai eshte kryesori, kuptohet nga filmi). Gjithsesi une e mirekuptoj sa boring mund t'iu duket te pamotivuarve smiley kshu qe s'ia rekomandoj njeriu. smiley

Lajmin e kishin edhe gazetat kendej, dhe te them te drejten u zhgenjeva dhe une. 

Bullafiqi i dreqit na la kshu ngrehur kush rri e prit prapë tani.

Une kam refuzuar te lexoj librin,me pelqen shume realizimi televiziv e nuk dua qe libri te me prishe filmin!! Nga prilli sikur del sezoni i 6..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).