Ishte paralajmëruar që tre liderët kryesor në vend dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të ishin në një tryezë për reformën zgjedhore.

Tryeza e iniciuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendor ka nisur në Tiranë, ndërsa Presidenti Nishani ka munguar aty.

Kreu i Shtetit ka lajmëruar mos pjesëmarrjen në tryezë, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Megjithatë, në takim ndodhet kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Veç drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare në panel janë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste është e vendosur për të modernizuar sistemin. Ai tha se është meritë e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që ngriti këtë shqetësim dhe nis punën për hartimin e kësaj reforme.  /Dita/

8 Komente

Sot kane dale ca zuzare

qe u linden shqipetare

E punojne nate e dite

qe te mbetemi pa drite.

Eshte turp prej kesi krimbash

Te mundohet nje komb trimash

- Konica.

 

Neoklasik eshte shume me mire se neoliberal.

imagjino pak: Rama bashke me dyshen Lame-Shkreli ne prani te Termetit duke debatu per Tepelenen e re neoklasike. Koncert ne vitin '36 na hengsh munë!

Le te shpresojme qe Termeti nuk do te tundet shume.

P.S. Tepelenen e kemi si shpirt, mos na e shaj!

Po si kshu? Keta shkojne per te kembyer nishanet por mungon Nishani! 

Nishan te hengert tenja

E ke te keqen brenda

Nishan te humbte vula

Te ra leshi te doli tulla

Te mundohet nje komb trimash

...po ca lesh trima o cemalo.....Po te qe per ndonje gardh kujdes e ruhu , se aty ste falim na deri sa arrijme e vrasim vellaun e  baben.Kurse Aranit Celes qe i lerroj nenen per 50 vjet mijera shqiptareve te pa fajshem  dilete shetitje nga liqeni dy here ne dite, pa ju dredhur qerpiku  per  20 vite resht dhe kurre nuk i doli njeri ta peshtynte dhe jo te lante hesapet me ate halee.

 

po pse shkon deri tek Araniti, nuk te mjaftojne gjin gjonat e sotem qe ecin serbes-serbes packa se kane fundosur mijera familje gjate ketyre 25 viteve ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).