Valët gravitacionale janë vërejtur për herë të parë 100 vjet pasi Albert Ajnshtajn i kishte teorizuar.

Shkencëtarët besojnë se kanë vërtetuar teorinë e Ajnshtajnit mbi relativitetin e përgjithshëm. Shkencëtari fliste një shekull më parë për valë gravitacionale, ekzistenca e të cilave vetëm tani u provua.

Paneli i shkencëtarëve mbërriti në këtë përfundim gjatë vëzhgimit të shtrirjes së kohës dhe hapësirës pas përplasjes dhe shkrirjes së dy vrimave të zeza më shumë se një miliardë vite dritë larg Tokës.

Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thotë se kjo është e para herë që provohet ekzistenca e atyre që Ajnshtajni i ka quajtur “valë gravitacionale”, që janë ndryshimi i shtrirjes kohë-hapësirë në varësi të përforcimit dhe zbehjes së fushës së gravitetit. Sa më e madhe të jetë fusha e gravitetit, aq më e vogël është shtrirja kohë-hapësira dhe e kundërta, ose sipas parimit të Ajnshtajnit, “koha rrjedh më ngadalë atje ku graviteti është më i ulët”.

Kapja e valëve gravitacionale është e vështirë pasi sinjali i tyre në tokë mbërrin i dobët, nëse nuk bëhet fjalë për një aktivitet gravitacional “normal”, por përplasja e dy vrimave të zeza duket se ka qenë “hajmalia” e shkencëtarëve.

“Kemi rënë në gjurmët e valëve gravitacionale. Kjo është hera e parë që universi na flet përmes valëve gravitacionale. Deri më tani ishim të shurdhër”, deklaroi i emocionuar David Reitze, drejtor ekzekutiv i projektit LIGO, i angazhuar në studim prej vitesh.

Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit mjafton të përmendet komenti i Karsten Danzmann, një fizikan gjerman dhe një ndër emrat më me peshë në këtë fushë.

“Ky është zbulimi më i madh në fizikë që nga koha e zbulimit të grimcës së Higgs-it. Ky zbulim është për çmim Nobel dhe as që duhet të diskutohet fare për këtë”, thotë ai.

Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale thuasje 100 vjet më parë. Ajnshtajni parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një yli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Valët gravitacionale u kapën më 14 shtator të vitit të kaluar, por grupi i shkencëtarëve vendosi të publikojë raportin me gjetjet e veta vetëm tani pasi konsultimit me një panel prej 1000 fizikantësh dhe astronomësh më me emër në botë.
 

37 Komente

Ky komenti online, mesa duket nga nje njeri i kesaj fushe, jepte pak me shume kontekst per domethenien e zbulimit te sotem:

(ndjese Pjerit qe eshte anglisht, kush ka kohe e interes ta perktheje)

Two big things!

Firstly, General Relativity has always predicted that gravitational waves should exist. However, they are very weak, and even the most sensitive detectors should only detect the most dramatic ones - the "chirp" of gravitational waves that comes from the merger of two neutron stars, or even better, two black holes.
Recently, the LIGO detectors have been upgraded so that they finally have the sensitivity to detect the strongest of gravitational waves. And a few months ago, both sets of detectors (one in Louisiana, one in Washington state) detected a chirp of gravitational waves, fitting exactly the pattern of frequencies you'd expect from the merger of two black holes about a billion light years away with a mass of about 30x our Sun each.
 

This detection is a massive confirmation of General Relativity. It would be worrying if we didn't detect anything, but this really confirms that our understanding of gravity and the universe is correct.

Secondly, this opens up an entirely new field of observational astronomy. Astronomy works mostly through telescopes that observe different types of light waves - visible light, infrared, x-rays, radio waves, etc. But gravitational waves are an entirely different thing, and they give us a wholly new point of view on the universe, letting us see things we couldn't see otherwise.
For example, something that's 30x the mass of our Sun is a pretty small object to see at a distance of a billion light years! Black holes are also really really small (these are like 90 km across). So we detected something less than 100 km across that was a billion light years away! And that's something that would be pretty much impossible to do with any other current method.
 

It really is a wholly new window into the universe.

 

Shume interesante nese nuk hidhet poshte serisht. Keshtu hapet nje fushe e tere per tu studiuar, qe detyrimisht perkthehet ne me shume vende pune. smiley  Nderkohe cfare mendon Ajnshtajni per kete lajmin qe ka dal ne media Shqiptare: Hawking mendon qe Zoti ekziston. 

BW? Si NYT mo...

Hawking, vjet ka thene qe egziston mundesia e nje dizenjoje inteligjente. (Vala e llafës se tij duket i maska mberitur BW vetem rishtazi.) Dhe normal qe egziston. Perderisa ne, brenda nje harku kohor prej 200 vjetesh, kemi arritur te kalojme nga adhamudhizmat te "ngjizja" e Dollin ne laborator e te fluturojme me aropllan, perse ta mohojme mundesine se dhe ne mund te jemi nje Dolli per nje inteligjence tjeter. Puna, qe thua ti, eshte a mba kjo inteligjence krijuse llogari se sa here tiku masturbohet? Nese po, a llogaritet si mekat, si na thone librat e shenjte, apo llogaritet si nje bravo, a nje te lumte?  

 

Hakwing mendon qe BW lexon thashetheme te kota neper website fetare.

Po sigurisht mi Gjemb, Hawking s'eshte ne dijeni te mediave shqiptare akoma.

Kapja e valëve gravitacionale është e vështirë pasi sinjali i tyre në tokë mbërrin i dobët, nëse nuk bëhet fjalë për një aktivitet gravitacional “normal”, por përplasja e dy vrimave të zeza duket se ka qenë “hajmalia” e shkencëtarëve.

 

dmth, me kete rast rrezohet edhe teoria ekzistenciale  dyfelore e Tikut...  nuk qenkan dy fela mo Tiku,  por dy vrima te zeza.smiley

Si mund te perplasen dy vrima te zeza? He belá smiley

po ja, imagjinoji  keto vrimat  ti, si vrimat spirale  te 2  tornadove aktive  ne te njejten kohe ne te njejtin vend,  por qe humbasin orjentimin.smiley  dhe perplasen.. voila, keshtu perplasen edhe vrimat e zeza ne hapesire..smiley

 

po nje pyetje tjeter kisha une:  perse duhet saktesuar kjo:  dy vrima te zeza.?  zakonisht vrimat te zeza jane te gjitha..smiley

Te zeza ne kuptimin dantesk: "Oh lini cdo shprese ju qe futeni ketu".

Jo vetem vrimat jane te zeza por dhe hapsira eshte e zeze! Ku e dallojne vrimen ne erresire???

Ahh sikur te kishim dhe nje figure per hapsiren sic kemi per ikonomine!

Kam degjuar qe Libri nuk flet vetem per ekonomine por per gjithcka. Nuk ke arritur ende tek faqet ku flitet per hapsiren?

Kush i fut dy vrima ne nji vrime do marri 10 dite leje ?- i tha oficeri i Repartit N ushtarve ne rrjesht ...

vazhdimin besoj e dini ...

Na emocionove Blenda. Per ate bileten e autobuzit ca u bo?

maj gad. Biljona dollars per i pune qi aji tjetri e boni para 100 vjetesh me bizhama, shkumes dhe llullë smiley

nese kjo eshte 1 miliard vite drite larg do te thote se ka ndodhur para 1 miliard vjetesh.

Nje energji e barabarte me 3 masa diellore shkakton nje vale qe deformon hapsire-kohen te ne, 1.6 miliard vjet drite larg, me nje te mijten e diametrit te nje protoni. Dhe qe njeriu eshte i afte ta masi kete event, ky eshte definicioni i madheshtise.

Kur te hidhet ne hapsire eLISA pastaj, per astronomine eshte epoke e re.

Kur te hidhet ne hapesire eLisa, do thone njerezit:

iku eLisa, vajti ne ptesemes!

Teoria e pergjithshme e relativitetit konsiderohet si arritja me e madhe e mendjes se nje njeriu. Ave to the Mastersmiley Dhe te menosh qe s'i dhene Nobel per kete. 

Ajshtajni osht i modh, ka vertetu qe çdo gje osht relative "per menimin tim!", osht demokratike me i fjale!

Dje duhet te shkonim tek nje komerçialiste se ashtu ishte i pune. Tom tomi ne hudhte neper fusha katuni, ne fillim tham se adresa ishte gabim, por nuk ishte e vertete, sepse zyren e kishte ne nje shpi katunari me pula, gjela, derra, era glase gjithanej. Perkundrazi studjo ishte elegante gjithe xhama dhe rafte mush me dosje. Nuk e kisha pa ndonjehere edhe kete lloj pune, dukej si revelate e burokracise.

Per te hap muhabetin vasheza tha nje fraze shkencore:

- Ej çuna, dje ka qene nje kohe fantastike, ralle here ndodh, kishte shi, diell dhe ylbersmiley!

Ndersa Fukoi ka thene se kur perplasen dy Vrima ne planin njerzor çlirohet nje profum Jardin sur le Nil.

Bravo Italia dylbere, e dhjeve edhe ti muhabene me adamptim kalamojsh me ere vrimash me livando anglosaksone. 

 

jo jo, osht i modh megjithmen tiku

Ajshtajni osht megjithmen i modh po aq sa dy çifutet e tjere t'mdhej: Karl Marksi dhe Frojdi. Qe te tre jan marre me Vrima (diçka ka vene re edhe Marksi jone i Peshkut), per Frojdin besoj se nuk ka dyshim qe osht marre me Vrima te Profumuara, ndersa Marksi eshte marre me Vrimen e Proletariatit dhe te Kapitalistit, fut e qit njoni tjetrit ne epoken moderne.

E paskam thene gabim shprehjen e komerçialistes, kshu nuk kuptohet pse kam qesh. Ne te vertete e tha ne renditje ndryshe:

- Ej çuna, dje ka qene nje kohe fantastike, ralle here ndodh, kishte ylber, e perveç ylberit kishte shi dhe diell.

Fraza te tilla tregojne Vrimen e Shkences.

 

Ama ne ndryshim nga ata, teorite e tij u vertetuan dhe ne praktike.

- Ej çuna, dje ka qene nje dite fantastike, ralle here ndodh, shtypi kishte vale gravitacioni qe deformojne kohe-hapsiren, e perveç valeve te gravitacionit kishte dy Vrima te perplasura 2 miljard vite me pare ne hapsire.

                                                                                                                             i Modhismiley

Unë nuk di ç’të them, në atë kohë nuk kisha lindur akoma.smiley

Termi i sakte do ishte 2 miliard vite-drite larg, jo 2 miliard vjet me pare, pasi koha eshte relative.

Ajatollah, qenke bere solipsist keshtu? Sdq, me mire te heshtesh edhe per ato gjera qe kane ndodhur pas lindjes tende.

Me duket se ky paska per te qene viti i "VRIMAVE"! Vrima ne letersi, vrima ne shkence, vrima patjetr edhe ne art, ne sport, e gjithandej! Atehere na ngelet te themi: rrofshin vrimat! (Por ca pyetje mbeten sidoqofte! Por per heres tjeter!)

Ai ka qene gjithmone i sakte.

Lajmin e kishin ter gazetat sot kendej ne perendim. 

je i sakte

Pse perendim i thu Belgjikes ti, e ? Osht bo me keq se Bregu Lumit ...

Hyn tek 10 vendet me me standart ne bote Qemolo. Sipas statistikave, per nga pasuria e individit dhe shoqerise ne pergjithesi, belgjit ia kishin kaluar edhe hollandezve, gjithmon sipas statistikave, jo llogje kafeneje. 
 

je i sakte

c'te bo profesioni...me laps ne dore tjetri dhe...mat!

Pjero shume po e.kruan me hollanden ti ? Kane me te be ban si jermani dhe more kum te bova pastaj!

sapo verifikova. Pjeri i ka me statistikat e vjetra se me kto te fundit, nuk shof belge e belgjiane ne 10she. Hollanda ka ngritje- eshte ne 10she, perkon me vendosjen e Belulit atje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).