Gjatë programit "Crimewatch" të së hënës së kaluar në BBC gazetari Jason Mohammad ishte duke folur për kriminelin Victor Lakatos, i cili u dënua me 18 vjet burg për vrasjen e një të moshuare, kur imazhi i kriminelit u shfaq pas krahëve të tij. Ajo që telespektatorët vunë re ishte ngjashmëria e frikshme e portreteve të të dyve. I pari që shkroi në Twitter për këtë ishte një oficer policie i cili vuri një fotografi me diçiturën "Ai momenti i sikletshëm...", një tjetër tweet thoshte, "Moderatori i BBC po djersin..". I pyetur nga New York Magazine, sesi nuk kishte reaguar aspak ndaj ngjashmërisë, Mohammad u përgjigj, "Jam profesionist."

12 Komente

shum e sikletshme paska qene.

Une kujtova se ishte Blendi Fevziu  smiley

Sa e sikletshme kur dy njerez mendojne te njejten gje. 

 

po aq e sikletshme sa kur kane te njejtin turi, si ne rastin ne shqyrtim.

 

Funny!

diqitura; gazetaria eshte gjimone kriminale

ajo eksplojtative natyrisht

Qorro ky eshte haber per gallate. Nuk i rruhet njeriu per ngjashmerine fizike me nje kriminel. Une them me mire te qajme hallin e "sikletit" te emisionaxhive tane qe kur flasin per kriminelet e hajdutet, kane nje ngjashmeri moralo-shpirterore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).