Në këtë video shihen momentet kur policia tentoi pa sukses arresitmin e studentit Klodian Leka. Leka nuk kishte ushtruar asnjë akt dhune por u shqua për nxitjen e zëshme që u bënte moshatarëve për të mbrojtur hapësirën publike. Fillimisht vajzat, pastaj dhe qytetarë të tjerë e përqafuan Klodian Lekën për të pamundësuar tërheqjen e tij në një furgon policie. Disa aktivistë të tjerë, ndër ta Elian Tanini, aktivist mjedisor shumë aktiv nuk patën fatin e Klodit por u arrestuan dhe u transportuan në Rajonin 1. Protesta e sotme kundër ndërtimit të një parku lodrash brenda hapësirës së pyllëzuar të Parkut të Liqenit ishte më e madhja deri sot. Pasdite Bashkia e ringrit rrethimin e 4000 metrave katrorë, kësaj rradhe me gardhe metalike dhe betoni.

Protestuesit janë zotuar se nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë jetërsimin e kësaj hapësire me drurë në një kënd lojrash sipërfaqja e së cilit përbëhet nga zhavorri, betoni dhe goma. Në media kanë dalë në sipëfaqe plane për një "Grand Caffe" e cila do t'i bashkëngjitet këndit të lojrave pët tu menaxhuar privatisht. Bashkia e ka mohuar planin për një kafene/restorant, por ky mohim është bërë vetëm një herë nga z. Blendi Gonxhe (drejtor i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë) në një dalje televizive. Më tej plani për kafene brenda parkut nuk është mohuar bindshëm nga zyrtarë të Bashkisë.

35 Komente

E pra,keta sipas dikujt,jane trgu fashista. Ku fashizmi ktu?

Shoke e shoqe studente,mos u shqetesoni e mos u merzisni..i ka kapitalizmi keto !! 

Fiqo se ti ke i fije miqsi me z.Trump. Kur t'i vije siraja dmth, kta kamunistat o ne Guantanomo a m'Kore t'veriut. Po amon t'ua japi muncine e zgjedhjes, se do thone jeni fashista masanej.smiley  

z.Trump do ja bojë dhuratë Putinit kto horra smiley

O burra t'morrim ne xhaketen e veres qe kena lon var atje dmth. smiley

eshte edhe palltua e pandit po ashtu smiley

Pandi pallton (dhe ca gjona te tjera) ia ka bo hallall partise. smiley

PS. Amon mos ne boj me qesh se na hypi kacabunjt video. 

Prandaj e lashe me nje fjali per respektin dhe per te mbajtur seriozitetin e problemit kryesor.

I madh! Kjo foto do behet ikone, madje eshte bere tashme.

Nejse, degjova qe protesta per heqjen e gardhit ishte gardhizuar nga PD-ja. Protestuesit nqs. duan te jene te besueshem duhet se pari te cgardhizojne protesten e tyre nga gardhet partiake perpara se te kerkojne cgardhizimin e gardhit te parkut. smiley 

Ajo shpulla e policit skandal. Tradita 5 shekullore Allahu Ekberiane e nxjerr koken kudo.

Ke ngatërru datën shoku. PD-ja e ka nesër protestën. Nëse do shfaqje partish shko nesër. Sot ishte qytetarët vs partia. 

Nuk me rezulton kjo qe thua ti.

Epo kur them që ju partiakët duhet të lexoni e jo të shijoni pordhët e partive, ju nuk më dëgjoni. 

Lexo këtu e iluminohu nga vëllai yt nga një bark, por me baba tjetër: http://www.balkanweb.com/site/protesta-t...

Dil nesër në orën 10 se të thërret Basha, e të dërgon Rama. 

Mjaft me ad hominem o djali jo partiak se as me njeh e as te njoh. Merru me faktet. Kishte se paku dy njerez sot ne proteste me role kryesore ne PD dhe madje kur njeri nga protestuesit i beri thirrje qe te largoheshin njeri prej tyre iu pergjigj "ik pirdhu".

E ti si qytetar i mirë pse nuk i largove atëherë? Protuestuesit po arrestoheshin, nuk kishin si të mbroheshin edhe nga PD-istat që vinin. 

Pra e pranon qe kishte njerez te PD-se aty?

Unë nuk e di, edhe po t'i shoh përballë nuk i njoh. Ka njerëz në Shqipëri që nuk e mbushin trurin me fytyra PD-je e PS-je. Sinqerisht po flas. Kështu ndodhi te protesta për Parkun Rinia kur dikush tha që ishte një nga PD-ja aty. Unë nuk e njihja atë dhe as miku im. Ça të bëjmë, nuk jemi shumë në këtë paradën e partive.

Fakti qe ti nuk i njeh nuk hedh poshte argumentin tim.

Ndertimin e parkut e ka fituar burri i drejtoreshes se pergjitheshme te sherbimeve sociale. Shume eshte 600 milion nderkohe qe mua me duket se shume eshte e ekzagjeruar. Kuptohet qe Erioni dashka me i kthyer shpejt mamit leket e dasmes. Ja dhe nje hajdut tjeter qe Llalla e sheh si buf kenete. 

" .....por ky mohim është bërë vetëm një herë nga z. Blendi Gonxhe (drejtor i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë) në një dalje televizive...." 

 

Blendin e njoh qysh nga koha e demostratave te asaj kohe, kam respekt dhe ka respekt, por nuk e dija qe punoka ne Bashki, kujtoja se kishte ikur ne emigracion. 

Nga Facebook:

 

Komunikata e grupeve organizatore te protestes se sotme:

Organizata Politike,Lëvizja Vota e Bardhë,  Qytetaret per Parkun, Mbro Qytetin, Grupimi "Ne Tirana",  grupimi  Protestuesi si dhe shumë qytetarë aktivistë të pavarur e ambientalistë që iu bashkuan kësaj proteste. 
Ne, aktivistet organizatore te protestes qytetare te Parku i Liqenit, shprehim indinjaten tone te thelle kundrejt tentatives partiakezuese te protestes nga pozita dhe opozita. Pozita, permes genjeshtrave dhe gjuhes baltosese, perpiqet te shperqendroje vemendjen publike nga afera skandaloze te Bashkise se Tiranes. Opozita, per shkak te krizes se besimit publik, perpiqet te djege per kapital politik çdo rezistence te pavarur qytetare. Si pozita dhe si opozita, jane njejte fajtore per betonizimin monstruoz te qytetit te Tiranes dhe shpronesimin e qytetareve nga hapesirat e gjelberta publike.
Ne, aktivistet e grupimeve te ndryshme me natyre sociale, mjedisore dhe urbane, siç kemi theksuar edhe ne aksionet pararendese, zotohemi se do te mbrojme me çdo kusht jo vetem Parkun e Liqenit, por edhe te gjitha parqet e tjera qe rrezikojne te tjetersohen ne parkingje ne dobi te interesave klienteliste. Nje jave me pare kemi kallezuar ne Prokurori per shperdorim detyre dhe shkelje te ligjit kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj. Parku i Liqenit mbrohet me ligj, dhe ligji eshte mbi çdo vendim abuziv kryeministror, kryebashkiak dhe policor. Parku eshte i yni, i qytetareve, dhe pike.
Ne, aktivistet dhe qytetaret e ndergjegjshem, denojme gjithashtu dhunen e ushtruar nga forca te shumta policore mbi protestuesit e sotem. Prandaj bejme thirrje qe policia te ruaje rendin publik jo duke rrahur aktiviste dhe qytetare te ndergjegjshem, por duke arrestuar pushtetaret ligjshkeles. Perpjekja jone nuk ndalon ketu. Ky ishte vetem fillimi.
#Per Parqet!
#Per Shoqerine!

Klodi Leka ky ne foto? Hajde aktivist hajde smiley ... a thua po i bejne vaksinen ne tule

Titulli eshte shume bombastik. I like it!

 

Thone se figura e policit eshte pasqyra me e mire per secilin shtet.Veç ndër shqiptare bon vaki qe deputetetja terheqet zvarre nga policia ,apo nje gjysem-analfabet i rras shuplake nje zonje 60 vjeçare.

Sidoqofte,jakova pershendet te gjithe dasmoret,ndersa orkestren e Saimir Tahirit e nderon me 20 euro.

Hajde muzika,vazhdo ahengun ...

Po si i thoshte policit ky çuni qe deshin ta arrestonin! po ti mban era alkool more, ke pire dhe konjak, bishtin nder shale polici e iku andej, po me kap noj camer do kete then me vete i shkreti e mos e ha si ai i pari..smiley

O protestues, o Tironsa, nese doni te beheni te besueshem edhe per ne te tjeret qe duam natyren, qe duam ajrin e paster, qe duam qytetarine, please, please, mos lejoni qe tju bashkohen politikane te opozites, por edhe ate sharlatanin Sazan Guri & company mos e lejoni te rri prane jush e aq me teper te flase. Jepini nje shqel bythes se aq do e iken me bisht nen shale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).