Të dhëna të siguruara nga BIRN tregojnë që Prokuroria ka hedhur poshtë shumicën e padive të ILKPDKI për fshehje pasurie, të bëra kundër gjyqtarëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Mes dosjeve të mbyllura, edhe paditë për Alaudin Malaj e Ridvan Bode.

Me 14 shtator 2014, kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj u padit në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin, Kontrollin e Pasurisë dhe Konfliktin e Interesit, ILDKPKI.

Malaj akuzohej se kishte krijuar një skemë mashtruese ku përfshiheshin kompani në emër të familjarëve të tij dhe transaksione me pasuri të patundshme, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.

Sipas ILDKPKI, Malaj kishte 60 mijë euro pasuri në vitin 2003, kohë kur zyrtarët publikë u shtrënguan të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre. Gati 11 vjet më vonë, familja e kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi.

Megjithatë, me 9 nëntor dosja hetimore kundër Malajt është pushuar nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka gjykuara në një kohë rekord se sipas nenit 328 pika b të Kodit të Procedurës Penale, faktet e referuara nga ILDKPKI “nuk parashikohen nga ligji si vepër penale”.

Malaj nuk është gjyqtari i vetëm që ia ka hedhur paq akuzave të Inspektoriatit. Një numër i madh padish penale të ngritura nga ILDKPKI kundër disa gjyqtarëve, ish ministrave apo zyrtarëve të nivelit të lartë janë mbyllur me të njëjtin dispozitiv ose janë pezulluar në pritje të letër-porosive nga jashtë.

Vetëm në pak raste, Prokuroria ka qenë e aftë të ngrejë akuza dhe të dërgojë për gjykim zyrtarë që akuzohen për fshehje pasurie – kryesisht zyrtarë të nivelit të mesëm. Megjithatë, edhe kur këto akuza kanë shkuar për gjykim, ato shpesh janë hedhur poshtë nga gjykata, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e hetimit apo qasjen e trupit gjykues.

Të dhënat e marra nga BIRN nga ILDKPKI tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, Inspektoriati ka paditur në Prokurori 158 zyrtarë të lartë dhe të mesëm; ku përfshihen gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish ministra, të zgjedhur vendorë apo punonjës në tatime dhe dogana – dy sektorë të administratës publike me një nivel të lartë korrupsioni.

Në kallzimet e bëra, ILDKPKI i akuzon zyrtarët e identifikuar për deklarime të rreme, mungesë burimesh të ligjshme financiare si dhe për pastrim parash, duke kërkuar nga Prokuroria që t’i thellonte hetimet për të vërtetuar veprat penale për të cilat ata dyshoheshin. Sipas ILDKPKI-së, nga të gjitha rastet që Inspektoriati ka denoncuar në vitet e fundit, gati gjysma ose 70 kallëzime janë hedhur poshtë nga Prokuroria. Për 55 raste të tjera ky instituticion nuk disponon informacion, ndërsa vetëm 33 dosje janë çuar për gjykim.

BIRN iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë për informacion në lidhje me të gjitha rastet e kallëzuara gjatë viteve 2014 dhe 2015 për veprën penale të:“Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale,” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Prokuroria tha se kishte regjistruar 40 procedime penale për veprën e parashikuar nga neni 257/a/2, ndërsa nuk ktheu përgjigje për çështjet hetimore të parashikuara në nenin 287 të Kodit Penal.

Nga 40 procedimet e regjistruara nga prokuroria për nenin 257 a/2, 14 janë pushuar, 4 janë pezulluar në pritje të letër porosive të dërguara jashtë vendit, 5 janë çuar për gjykim dhe 17 janë akoma nën hetim.

Mes rasteve për të cilat është regjistruar një procedim penal për fshehje pasurie janë 10 gjyqtarë, dy deputetë, tre ish deputetë, dy kryebashkiakë, një diplomat, një ish kryekomunar, ndërsa pjesa që mbetet përbëhet nga taksidarë, doganierë, një punonjës përmbarimi dhe një kancelar gjykate.

Nga 10 gjyqtarët e kallzuar nga ILDKPKI, pesë çështje janë pushuar nga Prokuroria, tre janë në hetim dhe dy janë dërguar për gjykim.

Përveç gjyqtarit Alaudin Malaj, Prokuroria ka pushuar hetimet dhe për gjyqtarët Petrit Aliaj, Gjin Gjoni si dhe bashkëshortët Ken Dhima dhe Klorinda Çela.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, u kallëzua penalisht nga ILDKPKI në qershor 2015. Ai akuzohej se kishte shumëfishuar pasurinë e tij në mënyrë jo të ligjshme gjatë një periudhe 12 vjeçare. Në kallëzimin e bërë u renditën 15 akuza, që nisnin nga deklarim i rremë i burimit të fitimit dhe deri tek fshehje e një trualli në pronësi.

Gjyqtari Gjin Gjoni, i cili mban njëherazi pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u kallëzua penalisht nga ILDKPKI për fshehjen e gati 2 milionë dollarëve pasuri. Çështja kundër Gjonit u pushua në Maj 2014, pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm shtyrjen e afateve nga Prokuroria e Elbasanit që po e hetonte çështjen.

Nën hetim mbetet gjykatësja e Durrësit Shpëtime Pitaku, si dhe bashkëshortët Enkeleda dhe Rasim Doda – gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Pitaku akuzohet nga Inspektoriati për fshehjen e një pasurie prej gati 1 milion USD, ndërsa gjyqtari Rasim Doda është arrestuar për korrupsion pasiv në Prill 2015.

Ndërkohë që dy gjyqtarët e dërguar për gjykim, Qani Hasa dhe Osman Aliu janë shpallur të pafajshëm për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Në listën e procedimeve penale të regjistruara nga Prokuroria ka dhe 7 politikanë, nga të cilët 5 janë ende nën hetim, ndërsa dy çështje janë pushuar.

Prokuroria ka pushuar çështjen kundër deputetit të Partisë Demokratike dhe ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, ndërkohë që vazhdon të hetojë deputetin Tom Doshi.

Bode akuzohej nga ILDKPKI për fshehjen e një pasurie prej 500 mijë eurosh. Ndërsa Doshi për periudhën kohore 2005 – 2014, akuzohet se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarata të rreme për shumën rreth 14 milionë euro, si dhe ka kryer transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9 milionë euro.

Nën hetim mbeten gjithashtu dy ish deputetët Dritan Prifti dhe Arben Ndoka. Ndoka u kallëzua penalisht në shtator të vitit 2015, për fshehje pasurie, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën e rreth 1,5 milion euro.

Ndërkohë për Andis Harasanin, një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste, Prokuroria ka pezulluar hetimet në pritje të një letër porosie. Harasani u padit penalisht në fund të shtatorit 2015, pasi nga kontrolli i deklaratave të pasurisë së tij, u gjetën “deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, transferta bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.6 milionë USD”.

Nën hetim janë dhe dy të zgjedhur vendorë, përfshirë kryebashkiakët e Gramshit dhe Poliçanit, Dritan Bici dhe Adriatik Zotkaj, ndërsa Prokuroria ka pushuar hetimet për ish kryekomunarin e Komunës Cudh, Xhevahir Bilja.

Edhe pse po bëhen gati dy vjet nga kallëzimi në Prill të vitit 2014, Prokuroria vazhdon hetimet për Agim Isakun, ish ambasador i Shqipërisë në Sllovaki.

Burimi: http://www.reporter.al/akuzat-per-fshehj...

25 Komente

E ku qendron problemi ketu!!

Ja qe krisma s'ka patur. Hiqeni menjen, nuk hapet loja e burgut, se heret a vone te vje rralla. Pse me e krujt kot.  

Çpun ka prokurorija ketu?

 

Ne rradh te parë, ro bt nuk duhet te vjedhin se te vret zoti po vodhe

ziti te vret isoj, si vodhe, si nuk vodhe o Fiqo

Ca te mos vrasi, te vrasi eti luj fenë,

 

me kto prokuror qi kemi, kush e kap?!

Raki mani iFiqo!!!smiley

Vjedhja = Mekat 

vjedhja=mekat=shumekat smiley

Ke te fusesh me perpara ne burg aty .te behet nje amnisti propozoj una qe te nderpritet tallja e bythes me popullin se gjoja po/do luftohet korrupsioni.kush vodhi  u tregu rob zoti te ndercmit rob koti .zyrtareve te perlyer doreheqje ne shkembim te mos procedimit penal.ne kete menyre mbyllet ky kapitull hajnie ne historine e vendit e te fillohet prej ketej e tutje me nje clean slate .

A quhet Bodja peshk i modh ? A gazetar trap a gazetar trap , Bodja i ka apo nuk i ka 2-3 milion euro , kta te bojne qe ti kapesh leket ti djegesh mo vlla .

Pak apo shume jane 2,3,4,5,6,7 milion € aty brado!!?

Morr mer quhet deri aq sa thu ti .

ne fakt Ay qe ka 200 mil €, kta duken peshq te vegjel.

shume e ule mor burre smiley po flasim per ministra financash , mgjs ktij Cimit qe iku 6 byreqe i conte Nurja dreke per dreke smiley

200 mil€ u tha para nje viti ne fakt, smiley

Ti s'ke pse t'i djegesh. Fare mire mund te besh nje dhurate peshkut qe te kthehet dhe Vlera. Ose t'i thuash zv ministrit "urdhero ta paguaj rrogen une vetem mos e merr punen" smiley

Aty u vodh pallto dite per diell ti thu mos i digj smiley

Beje zemren gur dhe blija dhe atij nje pallto. Nuk besoj se Pandeliu ka shume pretendime. Me siguri pallton do e kene ngaterrua me teser partie keta te rinjte e te rejat e sapo antaresuar. Ose do kene kujtuar se do kete qene "bli nje teser, berr nje pallto falas."

Por mos harro, ruaj 8-9-10-11-12-13 euro qe t'i japesh dhe nje darke tjeter romantike Pjerit buze detit. smiley

u vuadh pallto diten per djell, ti m'thue mue.. smiley

He mer se te meti menja ke palto. Eshte si pune mesazhi tip sleep with the fishes

lere, po thone se kish foton e dashnores ne te, te gruas nuk e kish me vete ate dite

S'esht ashtu Pandi. Esht çun i mire. Rrespekt. Tashi, ja ka zon içik rrota gishtin ne ket rregjim po, ashtu mo.. do rrotullohet smiley

 

ILDKPK perdor nenin me poshte te Kodit Penal kur ben denoncimet per ndekje penale:

Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

(Shtuar me ligjin nr.9030, datë 13.3.2003, neni 1; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 22; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 33; ndryshuar me ligjin nr.98, datë 31.7.2014, neni 3)

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. 

Ndersa Prokuroria thote nuk perbejne shkelje sipas Kodit te Procedures Penale dhe ligjit. Gazetari nuk thote cilit ligj i referohet prokuroria. 

Shiko se ILDKP-ja kur i ben ato akuzat ne prokurori nuk zbaton ligjin, por kerkon te justifikoje punen e saj qe eshte kot. 

Sidomos ne paraqitjen e provave zyrtaret e ILKDKP nuk mundin dhe nuk duan (kam degjuar se marrin edhe 3000 euro per te mos cuar dike ne prokurori - se atje kerkohet tarife tjeter pasanej). 

Prokuroria dhe gjykatat kane gjynahet e tyre, por megjithate ne kete rast statistikat nuk tregojne asgje, pasi rastet gjykohen rast pas rasti dhe secila ka vecorite e saj. Nuk eshte deshmi per korrupsion nese prokuroria pushon edhe 100% te rasteve, sa kohe nuk ekziston mundesia te shqyrtohen meritat e cdo ceshtje. 

Keshtu qe Reporter.al vetem sa krijon paragjykime per punen e prokurorise dhe te ILDKP-es, sa kohe qe nuk merret me nje rast te vecante, ta studioje ate dhe te nxjerre perfundime. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).