Kush i paguan dhuratat? Kronologji e një dhurate të fundvitit.

Bashkia i eshte perulur kerkeses se kompanive private qe zoterojne linjat e urbanit ne Tirane. Ajo ka miratuar rritjen e cmimit me 30% me arsyen se po e pershtat me inflacionin (qe sic tregon Reporter.al nuk ka arritur ne ato vlera). 

Teza ime eshte qe cmimi u rrit sepse dikush, nje person nga PS-ja ose LSI-ja, eshte futur ne kete biznes dhe ka lobuar me pas per te miratuar cmimin e kerkuar nga keto kompani. Kjo metode eshte e zakonshme ne Shqiperi, kur perpara se te marresh ndonje licence, partia ne pushtet ose ministri pergjegjes te dergon dike qe te behet ortak per ta vjelur kompanine ne menyre te paster, jo nepermjet mitmarrjes. Kjo cilesohet nje marrdhenie normale biznei: njeri ortak ka kapitalin financiar, tjetri zoteron ate politik dhe can dyert e byrokracise. Por ketu kemi te bejme me parate e qytetareve te Tiranes. 

Rasti eshte per Alba Transport, nje firme transporti e logjistike, qe eshte akuzuar edhe per trafik armesh

  1. Foto 1: Ekstrakt i QKR per Alba Transport qe menaxhon linjen e urbanit te Tiranes se Re. 
  2. Foto 2: Fotokopje e vendimit te asamblese per dhurimin e aksioneve (50%) me vlere 83.488.500 leke te z. Ilirjan Rexhas tek znj. Alva Gjergo.
  3. Foto 3: Bilanci i 2013 tregon bindshem se kompania ka ulur kostot dhe ka rritur fitimet. Dikush me tha se kane muaj qe nuk u paguajne rrogat shofereve dhe faturinove. 
  4. Foto 4: Bilanci i 2014 tregon se eshte ulur fitimi, pasi eshte ulur ndjeshem cilesia e sherbimit. 
  5. Foto 5:  Nga nje vendim i autoriteti te konkurrences jane evidentuar rregullisht vjedhje te aboneve te studentit nga kompanite qe menaxhojne linjat urbane.. te shpresojme serish ne nje hetim per 2013-2015.
  6. Foto 6: Pronari i FERLUT, Ferdinand Ibrahimi ne fushaten e PS-se. City News sugjeron qe pronari i firmes Ferlut, qe ka nje linje urbani, ka qene aktiv ne fushaten e PS-se. 
  7. Foto 7: Ekstrakt i QKR per kompanine Liberta Medias Group ku pronari i Alba-Trans, linja e urbanit te Tiranes se Re, eshte ortak me nje eksponent te rendesishem te PS-se, Blendi Gonxhe. 

- Korrik 2013, me nje vendim Nr. 290 , datë 23.07.2013, Autoriteti i Konkurrences gjobit kompanite e menaxhimit te linjave urbane per sjellje kartele dhe vjedhje te aboneve te studentit. [Vendimi]

- Korrik 2015 - Bilanci per vitin 2013 (hartuar ne 2014) rezulton fitimprures. Ne vitin 2015 jane dorezuar bilancet per 2011-12. Bilanci per vitin 2014 ka rezultuar serish fitimprures por jo sikur 2013. Kjo per shkak te menaxhimit te autobuzeve, ndalesave, shpejtesise dhe uljes se cilesise se sherbimit te AlbaTrans. Zgjidhja gjendet tek rritja e cmimit te biletave. 

- Nentor 2015 - Ilirjan Rexha dhuron pjesen e tij te AlbaTrans tek Alva Gjergo. [Koment: Dhuratat zakonisht behen per te nderruar fytyrat e kompanive, por jo pronaret e vertete. Nje gazetar i mire verteton nese jane paguar tatimet per kete dhurate.]

- Dhjetor 2015 - Shoqerite e linjave urbane kerkojne rritjen e cmimit te biletave. [Balkanweb]

- Fund dhjetori 2015 - Keshilli Bashkiak vendos te rris cmimin e biletes. [Gazeta Dita]

- Janar 2016 - Reporter.al publikon nje artikull se vendimi ishte jo-transparent. [Reporter.al]

 

19 Komente

Linja e Tiranes se Re eshte Linja me e keqe. Mbas kesaj vjen linja e Unazes qe menaxhohet nga te njejtet.

Transporti brenda qyteteve, ne kohen dhe shoqerine ku jetojme eshte e drejte e qytetarit.

Pa transport efikas dhe me kosto lehtesisht te perballueshme nga te gjithe cenohet rende levizshmeria; kjo eshte jo vetem e drejte themelore, por edhe domosdoshmeri ekonomike dhe sociale. 

Qe te arrihen objektivat me lart, kompanite e transportit brenda qyteteve ne Europe, zakonisht jane private me kapital publik. Ato, me statut, nuk synojne maksimizimin e fitimit (objektiv legjitim i cdo biznesi), por vetem fitimin e mjaftueshem per te mbuluar shpenzimet dhe per te bere investime per permiresimin e sherbimit (mjete te reja, etj).

Shpeshhere, ketyre kompanive ju besohet edhe grumbullimi i te ardhurave nga parkingjet publike (mbi apo nentokesore), si edhe gjobitja e kundravajtesve (te parkingjeve), me qellim krijimi i fondeve shtese pervec biletave, qe synohet te mbesin me cmim sa me te ulet.

Sa per shembull, kostoja e perdorimit te transportit publik ne disa lokalitete te Italise, vend qe e njoh mire sepse jetoj ketu, ne raport me te ardhurat e deklaruara mesatare per fryme, eshte si vijon:

Bileta teke = 0,080% e te ardhurave mujore

Bileta/aboneja mujore = 2% e te ardhurave mujore

Bileta mujore per nxenes/studente = 1.1% e te ardhurave mujore

Aboneja vjetore = 1.4% e te ardhurave vjetore

Aboneja vjetore per studente = 0.8% e te ardhurave vjetore

Aboneja vjetore per te moshuar = 0.7% e te ardhurave vjetore  

Ne Tirane, nese marrim per baze te ardhura mujore mesatare prej 50.000 lekesh, raporti eshte si vijon:

Bileta teke = 0,08%

Aboneja mujore = 3,2%

Aboneja e studentit = 1.2%

Sipas shifrave me lart, ne Tirane, nese je perdorues i rregullt i mjeteve te transportit publik, kostoja qe duhet te perballosh eshte sot me e larte ne perpjestim, sesa ajo e nje qytetari ne veriun e Italise, si vijon:

bileta teke e barabarte

aboneja e pergjithshme mujore 56% me e shtrenjte

aboneja e studentit 33% me e shtrenjte  

Faleminderit per krahasimet, por do te isha i interesuar te di sesa kushton ne Euro nje bilete teke dhe nje abone mujore. Pra desha vleren absolute dhe jo relative. Sepse, cmimet e autobuzave kur blihen nga kompanite apo edhe pjeset e kembimit nuk marrin parasysh te ardhurat per fryme, edhe cmimi i karburantit qe blihet per te bere te mundur levizjen e satave (dhe qe nuk varet nga kompania e transportit) nuk caktohet mbi bazen e te ardhurave per fryme. Biles ky i fundit eshte aq sa eshte ne Itali, ndoshta edhe me i larte. Sa eshte shpejtesia mesatare e levizjes se satave aty tek ty? Pra sa karburant harxhohen te themi per 100 km dhe sa harxhohen ketu tek ne? Besoj se ketu tek ne harxhohet shume me teper, pasi per shkak te trafikut kaotik satat levizin me ngadale se breshkat dhe jo per faj te tyre.

Ju lutem pak kontekst! 

Sepse keshtu nuk po kuptoj gje. E kuptoj qe dicka e keqe levrin, por kaq. 

Flm

dakord.. dhe sa per kontekst - jam nje perdorues i rralle i autobuzit, por sic tha Olsi, kjo linja e Tiranes se Re dhe Unaza jane kompani mafioze qe keqtrajtone punonjesit dhe pasagjeret ne menyre te tmerrshme. 

adresa ne dokument ligjor: 200 m larg ures per ne Rinas, ne krah te majte. As numer, as rruge, pa fol per katund a qytet. 

Ka nje shpikje ne kohen e sotme ,quhet :kuti postaresmiley

Produkt Made in Albanie  smiley

Po s do men, rritet cmimi rriten edhe kerkesat  edhe standarti i sherbimit . 

 Bashkia e Tiranës i ka vendosur 3 kushte të forta kompanive private të autobusëve:

1. Shtrirje të rrjetit të autobusëve në të gjithë Tiranën, me 24 njësi administrative, e cila sot është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë para 4 muajsh

.

 2.     Modernizim të shërbimit si nga cilësia e autobusëve, shpeshtësia me të cilën vijnë në secilin prej stacioneve dhe cilësia e shërbimit brenda tyre, pastërtia, ajri i kondicionuar etj,.

 

 3.   Dhe vendosjen e sistemit të biletimit elektronik në transportin urban, në mënyrë që të jetë një shërbim i lehtësuar për të gjithë qytetarët.

Pra dhurata e qytetareve eshte sherbimi me i mire, , kushte me te mira ,qarkullim me i shpejt .

ti do me te acaru nervat, se ta ka thene Reporter.al se kompanite nuk kishin sjelle asnje raport apo plan investimesh per te justifikuar cmimin e kerkuar.. keshtu qe nuk e di sesi Mazniku do te vleresoje realizimin e ketyre synimeve shume te vagellta.. 

Duhet kuptuar qe bileta eshte shume me e shtrenjte se 400 leke, por ky popull debil nuk e kupton kete gje dhe nuk kam degjuar nje person te vetem ta kete permendur kete fakt. Ne Europe bileta ka kohezgjatje tip 1 ore 1, ore e 30 min dhe nuk ka rendesi sa autobuza nderron ti per te shkuar ne destinacion.

Per te shkuar nga Kinostudio tek Parku Liqenit nuk paguan 400, por 800 Leke se te duhen 2 autobuza.

Ketu ne Belgjike eshte e vlevshme 1 ore. 

O Olso po mos u krahaso me vendet e zhvilluara. Shiko Malin e Zi, Maqedonine e pastaj flasim. Te dyja keto cmimin e biletave e kane me te larte, pavaresisht se cmimi karburantit eshte me i ulet tek te dyja vendet krahasuar me ne. 

Po stacionet qe ne vend te jene ne nje pike jane te haperdara. Kur zbret nga Kinostudio Kombinat tek 9 kateshet ose banka duhet te besh 5 minuta ne kembe qe te kapesh autobuzin e Tiranes se re qe ndalon anash muzeut.

Po qe cdo kompani ka kjosken e vete edhe e kane mbjelle gjithe qendren me kjoska.

Bulktho, rrofsh qe i prure keto te dhena,se edhe ne nje komunikim virtualme lali Erin qe pata,  kete i thashe... shiko bilancet tre vjeçare te kompanive  pastaj vendos per çmimin e biletes, po siç duket kjo gje ishte paravendosur... keshtu qe ne siç thone nga shkodra... rrujme ve...

 kuazimondo - 1 Shkurt 2016 - 12:45 permalink

përgjigju

Ne Kroaci psh dhe konkretisht ne Dubrovnik, per te udhetuar me linjat e autobuzave urban, jane 10 te tilla, cmimi i nje bilete (e cila vlen 59 minuta nga momenti i perdorimit, kushton 15 kn ose rreth 1.82 Euro ose 252 leke ose 6.3 here me shtrenjte sesa cmimi i ri i biletes ne Tirane. Dhe cuditerisht diezelin e kane edhe me te lire se tek ne. 

Ne Rome nje bilete autobuzi me vleshmeri deri ne 100 minuta per te gjitha linjat urbane kushton 1.5 Euro ose rreth 200 leke ose 5 here me shtrenjte se ne Tirane.

Ne Podgorice (Mal i Zi) cmimi i biletes se autobuzit per nje udhetim eshte 0.4 euro ose 55.5 leke ose 40% me i shtrenjte sesa cmimi i ri i biletes per Tiranen. Nderkohe qe cmimi i diezelit eshte pak me i ulet se tek ne.

Ne Shkup cmimi i biletes se autobuzit urban per nje udhetim eshte 30 MKD ose afersisht 0.5 euro ose 70 leke, pra rreth 70% me i shtrenjte se cmimi i ri i biletes ne Tirane, nderkohe qe diezelin e kane me te lire se tek ne. 

Besoj se komentet jane te teperta. 

tema nuk eshte per cmimin e biletes, mos shmang thelbin.. ketu kemi te bejme me nje rast te paster korruptiv te qeverise Rama dhe asaj vendore Veliaj... 

Kur kompanite i kerkuan Bashes te rrisi bileten, Basha u dergoi autoritetin e konkurrences dhe i gjeti ne marreveshje qe ne kundershtim te kontrates vidhnin rreth 80% te aboneve, pra nuk pajisnin studentet dhe nxenesit me abone... kete pune keto kompani e kishin bere qe nga 2009 deri ne 2012... 

Kur kompanite i kerkuan Velise te rrise bileten, Veliaj u dergoi nje znj. qe te ndante biznesin me te dhe te merrte parate per vete, se bashku me Maznikun. E qytetareve vazhdojne tu vjedhin 80% te aboneve qe duhen leshuar per studentet.. dhe bilete u rrit me 30% ...

Sa eshte rroga mesatare ne Rome ?

Thanks bulkthi. Analize shume e mire. 

Prandaj edhe u pershpejtua projektligji per BKH-ne, qe te luftoje kete lloj korrupsioni. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).