Aktivistët e shoqërisë civile i kanë qëndruar larg protestës që PD organizoi sot tek Bashkia dhe Parku i Liqenit. Protestuesit e grumbulluar nga PD goditën ndërtesën e Bashkisë me vezë, perime dhe bojë e më pas shkuan tek parku i liqenit ku thyen dhe përmbysën disa makineri, një kioskë për mbajtjen e veglave dhe gardhin e telit që Bashkia kishte ngritur gjatë natës. Më pas disa aktivistë të Partisë Demokratike çuan disa pjesë të gardhit para Bashkisë për ta rrethuar në mënyrë simbolike. Si pjesë e protestës disa të rinj të 

71 Komente

Këta ishin vandalë të PS-së të maskuar si të PD-së. Ata të PD-së ishin dje. SHumë trupeshq e dëshmuan këtë dje dhe vinin bythët në zjarr për këtë megjithëse jetonin mijëra km larg. 

cfare e ke kete gjys paragrafi admin... Per t'u distancuar nga PD? me vjen keq, as mos u mundo, lojen e saj bete dhe ju, direkt a indirekt. PD ju manipuloi e ju perdori, asaj i duhej vetem momentumi (i llafazanerise ambientaliste) dhe me tej eshte vete ustalleshe trazirash.

smiley

S'dine cfare te bejne as adminet. Nje pale i akuzojne si te PS-se, Veliajt e Sorosit, tjetra pale si te PD-se. Dihet boterisht qe Blendi eshte i PD-se se edhe mbiemrin e ka bere si emri i Atij.

qe je dhe analfabete s'e dija. se te dish te lexoh kishe pare paragrafin pergjysem, nji kjo. Dy, s'kishe per te lexuar "pale e Pd" diku ne koment. Lexo gjemb lexo smiley

Per t'u distancuar nga PD? me vjen keq, as mos u mundo, lojen e saj bete dhe ju, direkt a indirekt. PD ju manipuloi e ju perdori

edhe?!

po he pra dhe une ashtu mendova. Sia bente zemra e ndjeshme nje proteste kaq e dhunshme nga maloket e PD dhe nuk i punonte as kompjuteri, nuk bente as copy paste. Sidomos kur dhe protesta paqesore e "shoqerise civile" u cilesua prapeseprapre si e PD nga Rama dhe u vandalizuan te shkretet. Ka arritur delikatesa ne maja te papara ndonjehere nen regjimin e Rames

 

Une kam bindjen time per sa i perket parkut dhe s'me prish pune fare se c'mendon njeri a tjetrit, apo c'mendon PD-ja, dhe PS-ja. Duhet ta kuptosh qe ka nje numer te madh njerezish ne Shqiperi qe arrijne te punojne dhe jetojne pa u bere pale me asnjeren nga keto dy forcat E NDRITURA, qe kane 25 vjet qe e sjellin kete vend rrotull, ashtu sikur ka edhe nga ata qe mund te usheqehen VETEM permes partive.

S'ka fare se pse te distancohem, protesta e djeshme me te sotmen e bejne vetvetiu kontrastin. Une jam krenar per qytetaret qe dalin ta mbrojne parkun - mire apo gabim qofshin - por ne parim, jane qytetare qe dalin me vullnet te tyre, jo dele, apo njerez te paguar. Nuk thua shyqyr, me ne fund ne Shqiperi qe ka nje fryme proteste pertej politikes? Dhe ne fund, se u zgjata qamet, si eshte e mundur, qe te keni kete ndjeshmeri e perkatesi partiake edhe ne Amerike, pa mire ne ketej, qe kur zgjohemi jemi ne nje pallat me ministrin?

I kemi dhene fjalen Partise... shqiptari kur jep fjalen, ther djalen. 

Se boj shaka ... dum me kap te gjithe nai kolltuk zv/ministri , ose te pakten drejtor drejtorie ( sipas shkalles se pellitjes).

Ne shume raste eshte ingrained in the DNA.

jam krenar per qytetaret qe dalin ta mbrojne parkun - mire apo gabim qofshin

dmth paska qene tip praktike, praktikojme te protestojme, kshu? Atehere falje, por duhet te sqaroni njerezit.

Edhe, ne kete rast i bie faleminderit prape t'i takoje qeverise - duket jane mundesuar lirite e protestes te cilat vazhdimisht gjeni rast t'i ushtroni, dhe qe i pohoni indirekt.

E treta, nuk provon fare paangazhim thjesht meqe i hoqe vizen ps (apo pd). I "barazlarguar", a me bojaxhiun, a qofte te tjera forca me te vogla,  keni edhe ju axhenden tuaj politike, me c'eshte evidentuar edhe ne kete blog. Pa lidhje me protesten, gjithsesi.

Per ndjeshmerine time partiake, une them se je gabim, derisa te mberrish te konceptosh disa gjera. Nuk ka te beje as me partishmeri as me militantizem. Eshte tjeter gje. Mendoj se ju vazhdoni te jeni teper siperfaqesore dhe si rrjedhim paragjykoni.

me ne fund ne Shqiperi qe ka nje fryme proteste pertej politikes?

e pra nuk te habit sesi edhe kjo proteste presupozuar apolitike, deshi s'deshi u perfshi ne ujera politike. Nuk eshte ndoshta sepse ju perdorni mjete te gabuara, dhe motivime te gabuara (eja protesotjme apolitikisht me qellim qe te ushtrojme te drejten e protestes. A thua eshte mangut per dhune e destabilizim ai vend atje)? Ja se dhe une u zgjata si shume.

 

jo dhe aq i madh numri i ktyre qe nuk i falen as njeres, as tjetres pale, Blend. Perndryshe deshton te shpjegosh faktin se LSI-se ju rriten deputetet perkunder videos se famshme. Eshte per t'u cuditur se mgjthe rotacionin e rregullt te pushtetit dhe njekohsisht zevendsimit te perpikte te administrates me militante, prape njerezit lakmojne punen ne administraten shtetrore...

Bredho, sigurisht që këtu nuk hyjnë të gjithë por, ka një kategori njerëzish që janë të paaftë të çajnë në sektorin privat. Nuk vlejnë për kompani a korporata, nuk hapin dot biznes vetjak, as të emigrojnë  nuk kanë guxim. Nuk e duan punën, as dijet, as librat. Nuk kanë kapacitet, as profesion, as pasion, as sipërmarrje. Nuk çojnë dot asgjë deri në fund. Në këtë mjerim që u ka rënë për fat, gjejnë veç një zgjidhje; militojnë në Partitë politike. Llapin ç'tu japin, shpifin anonimisht online, dalin mitingjesh e presin me durim rotacionin. E kur Partia e tyre vjen në pushtet, ngjiten në poste të larta shtetërore, vjedhin sa e si të mundin paratë e taksave tona, pasurohen shpejt, pastaj vënë xhel, parfume e kostume firmato, dhe kapërdisen si gjela.

nuk di...shpresoj. Pershtypja ime ka qene se permes administrates, kta bejne presion direkt mbi voten dhe rezultatin final. Qe pastaj kthehet ne nji vazhdimesi pa fund. Administrata jep ndikim te vota, vota te ata lart, ata tek administrata dhe mbyllet laku. Dhe kjo sistematikisht, pavarsisht statusit te perfolur te nenpunesit etj

Ku jane policet? Se dje po mbronin me shpirt e mish gardhin. Lojera politike shqiptare.

Kjo me beri pershtypje dhe mua sot...dje qe kishte dale shoqeria civile ishin bere gardh. Si gjithmone jemi vend i cudirave.

Nuk ka asgje per t'u cuditur. Pse duhet ta ndaloje qeveria opoziten kur eshte duke treguar qe protesta ishte e PD dhe jo e popullit? Pse ta ndalosh kundershtarin kur eshte duke bere nje gomarllek, duke treguar kafsherine? Permbysen ekskavatorin e taksave te shtetin, rrahen nje qytetar qe u beri verejtje per taksat e shtetit. Mire do te kishte qene te ndiznin dhe nje zjarr. Mbase heren tjeter, me shprese.

Me falni,se po hyj pak me vonese ne kete debat.

Perse duhej pushuar nga puna polici ne protesten e djeshme?
Gabimi me i madh qe beri ministri,duke u thene njerezve qe mund edhe ta shurroni ne koke policine,por po reagoi polici,do ta pushojme ne nga puna.
Turp!

Duhej pushuar nga puna per mungese te theksuar intelekti..pra idiot! Po ashtu, ai tipi i sotem qe mori nje shkelm ne protesten e PD,duhej rahur pikerisht per te njejtat arsye: mungese e theksuar intelekti..pra idiot ! Po ashtu keta qe protestojne me shkaterime  per nje kend lojrash per femij duhen mare si shembull i mungeses se intelektit..pra idiot !! "Shqiptaret jane perfshire nga nje vale histerie"-R.Alia(1991) drejtuar kolegve te vendeve kapitaliste!!

Këta ishin vandalë të PS-së të maskuar si të PD-së. Ata të PD-së ishin dje.

Shkulëm bustin por komunistët janë në pushtet dhe opozite: Në PS me shumicë , në PD plot .. !

Haha, sapo e pashe ne FB qe Tac / Polic / Shpulla qeka cuni Vangjelit, presorit tim te muzikes ke Cajupi. Me klluf burre nuk e gjeje ne dy kome. Idealist i shkund, pjesmarres ne LANC, nga ata tipat qe pergjigje per cdo problem kishte : Nuk na meson keshtu Partia ! Vetem kenge rreshtore partizone na mesonte ...

Ama kshtu na qenka puna ?  Ky meritoka jo vetem te pushohet nga puna po edhe te beje ca vite burg .

Perfundimisht duhet thene se shumica e robve (mund te jene edhe te paguar, pse jo, per disinformim), komentojne kuturu dhe hapur "alla idiotshe"! Por kur lejihen komentet ne fund te cdo shkrimi, ben c'ben dhe i hedh nje sy. Po ktyre eshte per t'ju thene - Shkoni lajini syte se jeni ne gjum akoma.
Se po ti kishin hapur do te kishin verejtur qe asnje nga cunat apo gocat e Shqerise Civile qe ishin dje ne proteste/komisariat nuk ishte sot te protesta e PD-se. Kjo do te thote dicka apo jo. Ata e kane distancuar veten qe nga protesta e pare ku per arsye se mund te vinin eksponente te opozites, nuk e shpallen hapur orarin.
Pse duhet te jete kunder "perparimit vizionar dhe te ardhmes se ndritur qe na ofron Partia jone", Eljan Tanini dhe cunat dhe gocat qe jo para shume kohesh nisen te mbjellin fidane ne po ate park?? Kane kunj me kryetarin/k.ministrin apo jane kunder se nuk perfitojne nga koncesioni i ku e di une se cfare gjeje?!
Pse duhet te etiketohem Une si "malok", "kokpalar" etj, terma fyes keto qe jane bere te modes qe nga protesta e 21 Janarit me sa mbaj mend, kur un as qe dua t'ja di se aty rrotull jane hienat e njerit apo tjetrit krah, jane pseudo-anal.istet, gjynah-gazetaret qe fitojne buken e gojes me keto lajme? Pse?
Une mbroj nje zone te gjelber/park/pyll (per ate qe se di, parku i liqenit quhet edhe keshtu), qe eshte shpallur "ZONE E MBROJTUR".
Eshte Zone e Mbrojtur more tekst-shkruajtes, kaq do te mjaftonte si fillim. Te pakten, minimumi ligjerisht, zhvishe nga mbrojtja. Si me thene; denimi me vdekje ne Shqiperi nuk ekzsiston Ligjerisht por, meqe shteti ka nevoje le ta perdore sa dhe kur te doje! Seriozisht? Po ky eshte fashizem mor te mjere!
Se si vazhdim une do te futesha ne te tjera leme duke qene se i kam dy-tre pare mend.
Nuk kemi pare kurrkund Studim Fizibiliteti, Ndikimi ne Mjedis, perqasja e grupeve te interesit (se meqenese do behet park me kaq shume fusha argetimi do kete dhe fluks njerezish), dmth do mbipopullohet nje vend qe, dreqi e mori, lere natyral. Ate projektin aq te bukur qe e kishte pelqyer edhe i madhi jone, kryeministri, beje poshte diges. Rriktheja qytetareve buzeqeshjen, kenaqesine dhe lodrat femijeve, duke e bere zonen poshte diges me fusha basket/volley/foot, ping pong, skate. Dhe kush e mban mend, zona te kompleksi Dinamo keshtu ka qene, me fusha pa fund. Pse i hap pune vetes Bashkia, aq me teper me paligjshmeri?

Te percolla me vemendje ne zberthimin e konceptimit tend rreth kesaj protesete.Nuk me pelqen qe permend disa emra me mbiemra nga pas qe po na bejne rezistence sublime ndaj nje te keqe shfarosese e cila do na gllaberoj te gjithveve.

Po te drejtohem ty ngaqe kemi te njejtin flamur dhe minimalisht kalojme disa ore ne jave ne ate vend qe po behet arene perplasjesh midis forcave politike ne vend.Mund te te dukem pak alergjik ndaj gjelberimit te ketij parku qe po mbrohet me zell nga ambientalistat bathorist.Personalisht me jep nje ndjenje ankthi sa here qe kaloj ne non-sensin total te kesaj hapesire.Tufa qensh pa zinxhir dhe maska qe te nuhasin atletet,karroca me kalamaj qe shtyhen me gaz e hare nga prinderi qe te cilet gjasme shplodhen nga kllapia dhe nderkohe thithin tymin e hashashit nga nje grup cunakesh atje tej.Ka nje mori qoftexhinjsh te cilet kur kane ndonje dore te lire dhe qetesisht fryjne thengjijte.Per te mos folur per frekunetuesit me te rregullt,manjaket,me fara te zeze ne xhep duke monitoruar cdo gjethe apo shkurre te dyshimte per pak intimitet te cilter njerezor.

Anakronizmi i komenteve tuaja duhet te bazohet ne argumente bindese dhe ne veprime te cilat duhet te lidhen me njera-tjetren,jo Moza Bocari qe ska lene proteste pa shkuar per kauzen e cila eshte teresisht personale,por qe nuk dua ta gjykoj sepse do me etiketoni si militante apo ku-di-une cfare nuk do hipotezoni.E gjithe vemendja qe po i kushtohet ketij instalacioni ne Parkun e Liqenit Artificial,por artificializon muajt dhe ditet te cilat nga ndajne nga formimi i dy institucioneve qe do shembin ne themel pandeshkueshmerine midis ketyre 2 kampeve te perqendrimit te jetes sociale,intelktuale dhe private te shoqerise tone civile

Filluan egersirat te hungerine. Duhen shtuar kapacitetet e burgjeve se nuk ja dilet ndryshe.

atyne te burgjeve i mer te keqen ti berbero sepse han domate cdo dite .... ndersa ti do ndrish syte deri sa  fillojne domatet e fushes nga nesi i Majit smiley

U be protesta ? Pate noj Polic gjekundi ? Pra , Shoqnia Civile , bashkojuni PD -se qe te mos hani dru e te prishni ca tju doje qejfi .

smiley

Pema e vertete eshte pema e Partise. 

Ajo eshte Pema e Jetes, po ne  gjynafqaret per pemet e liqenit e kishim. 

Me mire vone se kurre; qe e kuptuat dmth.smiley 

Po ne nuk kemi pretendime kaq te larta, packa se e kuptojme, rrenjet e Pemes se Jetes jane shume me te thella. smiley

Ja te shofim mos ka ngel ndonje fidan a dege per ju. smiley

PS. Kush e mbulo nashi LSI-ne ketu?smiley

Ne shkojme i mbjellim vete fidanet. smiley

Per pyetjen e dyte, pyet Bradin (smiley) . 

Nga ato te Jetes ta kesha llafin. Po ti s'e paske qit akoma qefin e shkopinjve. smiley

E paska dredh dhe Bradi. Apo ne kualicion kane qene. smiley

As qe bohet llaf me e dredh Bradi smiley , Ana thote pyete  smiley

E pra mo, ate menova dhe une. Bradi s'e drodhi kur plasen 1 milion laprat jo tani qe u kthyne ne 1 milion fenda. 

Pse s'te pyt vete ajo mer, apo ka ndrojtje? smiley

ai fidan i mbjelle eshte simbol i pemes se jetes, nga baba te i biri, from berisha to basha.

ose ku ti gjej rrenjet e tua parti

Bravo PD, se ata 10,15,20, veta te shoqeris civile i merr me shpulla. kjo tregon qe regjimi i trembet opozites.

Vezet nuk kishte mundesi ti mblidhte kurse domatet po...smiley

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto prekëse, që tregon momentin kur një grua në nevojë mbledh domatet më pak të dëmtuara, që u hodhën nga protestuesit në muret e Bashkisë së Tiranës. Gjatë protestës së sotme kundër ndërtimit tek parku i liqenit, qytetarët hodhën vezë dhe domate drejt Bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtimi për prerjen e pemëve tek liqeni artificial.

http://www.balkanweb.com/site/fotolajm-gruaja-ne-nevoje-mbledh-domatet-pas-protestes/

Kishte shku 2 mije leke kilja me shumice mor vlla .

Nuk eshte pak . Ti prishesh buisiness-in PD-s eshte dhimbje ne bythe ! Pain in the arse -sic thote anglezi !

" Ujku qimen e nderon por zakonin se harron "  ja keshtu berishistet, si ne ne 92shin kur prene pyje. shkolla, toka buqsore,lumenje livadhe, fusha sporti, fabrika uzina, reparete ushtarake arme, municione, i nxoren ne ankand dhe i shiten per vete, dhe fajin u ja hodhen te tjerve ! Keta jane gangstere kriminel politike shume te rrezikshem per popull shqiptar !

jo, nuk ka mundesi, bashkia e Tiranes te fallsifikoje leje ndertimi?

Leje mjedisore etj? Po sa shtepi apo biznese kane shembur per mungese te ketyre dokumentave?

Rrumpalle shteti jo shaka po e rendesishme eshte qe Rama beri nje si tip batute koti me Vucic, ta marrin vesh armiku i brendshem dhe i jashtem

Paskan zbritur Kafshet ne Bulevard e po terheqin me hungerima teneqe e qereste. Po ti kishin mbyllur shtazet e Shqupit aty tek kopshti zollogjik afer e te lironin kafshet e shkreta ne park.

ti grekeve ua kalon by leaps and bounds me kete urrejtje patologjike qe ke per te pakten gjysmen e kombit tend.

Te kane lene syte valle? Ku e shikon gjysmen e kombit tim ti? Kta jane nje cet Sunitesh Shqipfoles qe kur fitojne bashkine e Tirones me te vjedhme, bejne kurban dhjetera desher e na turperojne duke u zhytur neper torta. E njejta turme pa identitet kombetar e ideologjik, por te pakten nuk jane evgjiter si Greket e tu.

Po i gjykon me syzet e Dulles.

Dulle Djegesi linte koken per ju Homogjenet.

E çuditeshme kjo, pjesmarrja e militanteve te PD, me e madhe se ajo e shoqerise civile smiley nderkoh qe duhej te ishte e kunderta. 

Duhet Pjero duhet, por fatkeqesisht nuk eshte ashtu.

Ato vec civile mer Pjer. Kto kane dhe ushtrine me vehte. 

Po ky eshte mjerimi me i madh i vendeve te botes se trete, Gjembo dhe Tironco, se tonin politik te vendit ia japin militantet dhe jo specialistet. 

Shkruajti dicka te sakte Blendi me siper Pjero:

si eshte e mundur, qe te keni kete ndjeshmeri e perkatesi partiake edhe ne Amerike, pa mire ne ketej, qe kur zgjohemi jemi ne nje pallat me ministrin?

E lexova e dashur e lexova, veç une do ta korigjoja keshtu shprehjen e Blendit; 

" .....si eshte e mundur, qe te keni kete ndjeshmeri e perkatesi partiake edhe ne Amerike, pa mire ne ketej, qe kur zgjohemi bombardohemi direkt me emisionet politike dhe intervistat e ministrave dhe militanteve..." 

Nuk eshte me lajm protesta e partise, lajm eshte qe kontraktoret e bashkise vazhdojne dhe ndertojne per tere naten, hedhin zhavorr, ndersa prokuroria fle mbi kallezime, dhe elita PSiste merret me interpretimin e fjales park apo pyll. 

Lajm eshte gjithashtu qe projekti kushton 780 mije dollare. 

 

Politika perveteson protesten popullore, shoqeria civile ( me vijne nder mend  Veliaj dhe Spiropali) infiltron politiken, rrotull-rrotull kesaj te fundit sillet gjithcka ne memedhe. 

Ta dinte xhaxhi i shkrete qe PD po protestonte per te mbrojtur veprat komuniste s'do kishte vdekur aq i ri .

Proteste e Madhe! Tani duhet Qëndresë! Se Urithi kishte fillu prap naten me instalu tela me gjemba. Se kshu jane msue, si ne rrethim smiley

 

kaq per sonte se Fiqon e ka lon Rregjimi smiley me 5 (pese) komente ne 24 ( njizetekater) orë.

4 (kater) komente te tjera po i ruej mirë per 4 (kater) petllat e Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti neser.

Arrivederçi domani.

jalla jalla mo "regjimo"  ca je tuj m'kallxue smiley

 

fiqo jam habit me thon t'drejten. po ti  je florini shpise ktu (mas gjembit mos keqkuptohemi) smiley

ore si nuk u arrestua njeri nga keta te PD-se? 

Po jam kurioz me forumin e mbrojtjes se trashegimise kombetare, Shkrelin dhe Taren, nuk kane ndonje llaf keta? 

Polici langaraqe. Shkojne e ja rrasin n'shpulle nje gruaje dhe ktu ikin si lapanjoze,Me e bukura eshte se kte zbythje zdromsash dun me e shit si tolerance.. Fillojne pastaj,jo ca bajne barbaret e leshme qime,se kishin ardh me puth Erion Veline ata.Tregoju pra venin barbareve mos rri t'u arrestu grate ke civelet.Legena.

Kta dun eterit ne pushtet dhe binjte e eterve ne opozit. Po ca do bej pd-ja gjate pushimeve? Bi ne depresion robi po ndenji kot.

Te ben per te vjelle kur degjon arsyetimin qe behet kesaj ndermarrjeje veç me dy fjale: ''ju si dashkeni femijet''. 

Qeme neverit nga fundi I qeverisjes se pd me kete lloj avokatije nga trushpelaret e sahanlepiresit e ''djathte'', po keta ''te majtet''....

Para nja nje viti na paten ça tr...in kur per çdo mendim ndryshe ne lidhje ekonomine, fjalia e dyte e kesaj kategorie ishte 'ou, sdashke shtet ti!!'

Nje I ngjashmi I tyre I quan 'lepires byt..e te papare'.

 

“Ne do të vazhdojë me parkun e fëmijëve te liqeni, pasi ky qytet është i të gjithëve, përfshi edhe fëmijëve. Për parkun kemi pasur 24 dëgjesa dhe e kemi treguar atë projekt. Bëjmë prapë takime për ata që nuk ishin në dëgjesa nëse është nevoja. Në datën 1 qershor, aty nuk do të ketë kafene apo restorante. Nëse në ditën e inaugurimit do të ketë, unë jap dorëheqjen”, deklaroi Veliaj.

24 degjesa thote ky cuni! 24! Si me ne ndertu central berthamor. 

"Shoqeria civile"thote kjo pune u be ne terr. 

Ke te besojme? 

24 degjesa jane lehtesisht te verifikueshme. Por deri tani pame vetem rremuje, sherr dhe skenat e perhershme kur punet i merr ne dore PD-ja.

Prandaj dhe une, lajmet nga Shqiperia i shikoj me nje doze ne rritje dyshimi. Ka nje perpjekje aktive dhe energjike qe te dizinformohet ndjekesi gjysem indiferent i ngjarjeve, ai qytetari qe nuk e harxhon kohen duke rremuar vete per te gjetur te verteten por qe i kushton lajmeve 10-15 minuta max. 

Fatkeqesisht, shikoj qe edhe Peshku, faqja ime e preferume per gjona shqiptaresh dhe Shqipnie, i pasqyron keto perpjekje per manipulim dhe dizinformim me zell ne rritje. 

Qe mos them no i llaf tjeter...

mrroklla, tregohu i nershem me veten tende. 24 degjesa thote ky po une dhe as ti mesa duket nuk kemi degjuar asnje gje. Une jetoj ne Tirane dhe e mbaj veten tek qytetaret e interesuar. une po ecja nje dite aty te parku kur pashe ate gardhe me hunj. Ti ne amerike qe i shikon lajmet rregullisht s'ke degjuar asnje. Dikush genjen. Kush mendon ti? Si ta ha mendja?

Qe ti dhe une nuk dime gje nga keto 24 degjesat e ketij cunit, jane me shume evidence e asaj qe ka nje perpjekje energjike per dizinformim sesa evidence qe keto degjesa nuk kane ndodhur. 

Po e perseris prape: 24 degjesa jane lehtesisht te verifikueshme. 

Eshte pak me veshtire per tu verifikuar pretendimi i "eksponenteve" te "shoqerise civile" qe nuk dinim gje.  

Nga vete natyra e pretendimeve respektive. 

 

Per cdo gozhde qe eshte ngul ne tirane keto gjashte muaj ka pas kronika televizive ne top channel dhe 40 televizione. Veliaj del cdo dite ne tv, nuk e ekzagjeroj. Prandaj mroklle, ky kendi ishte nga ato te papriturat dhe papandyerat. Ps. 24 degjesa t'i gatiti superekipi i pr-it per 1 ore, vec me jep datat kur do qe keto te kene ndodhur. Ps2. Lutje. Po gjete ne internet ndonje nga keto 24 degjesat ku te jete permend ky kendi lojrave, hidhna nje link ketu te peshki.

Ky quan dëgjesa qokat e kafet që ka pasur me ata që janë të përfshirë në këtë afërë parash smiley
Publiku shqiptar nuk ka dëgjuar ndonjëherë për dëgjesa të tilla. 

Ka nje perpjekje aktive dhe energjike qe te dizinformohet ndjekesi gjysem indiferent i ngjarjeve, ai qytetari qe nuk e harxhon kohen duke rremuar vete per te gjetur te verteten por qe i kushton lajmeve 10-15 minuta max. 

Fatkeqesisht, shikoj qe edhe Peshku, faqja ime e preferume per gjona shqiptaresh dhe Shqipnie, i pasqyron keto perpjekje per manipulim dhe dizinformim me zell ne rritje

!!

personalisht nuk dyshoj ne kete. Me tej, besoj, duhet te kete pale te interesuara specifikisht ne kete, ne kryerjen e dezinformimit, te turbullimit te ujerave. Ne te gjitha mediat, te shkruara apo online. Peshku gjithe e me shume eshte shndrruar ne egzemplar te nje medie te tille.

Personalisht mendoj dezinformimi perdoret si mjet, si arme, gjithmone ne luften per pushtet. Informimi eshte pushtet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).