Shefi i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi u arrestua pasditen e së enjtes, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Në hetime rezulton se, një muaj më parë, ai i kishte kthyer mallin me një vlerë prej 100 mijë eurosh një biznesmeni, mall i cili ishte bllokuar më parë nga specialistët e Drejtorisë së Tatimeve.

Urdhri i drejtorit Rajonal të Tatimeve të Tiranës për kthimin e mallit, sipas Policisë është joligjor. Po sipas saj është konsumuar vepra e “shpërdorimit të detyrës”. Të njëjtat dyshime i ka konsideruar edhe Prokuroria si të bazuara në ligj, ndaj dhe ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke firmosur urdhrin e arrestimit.

Por, në hetime të mëtejshme në lidhje me drejtuesin e Tatimeve të kryeqytetit, Policia tha se dyshon për një sërë veprimesh joligjore. Mënyra e veprimit të drejtorit të Tatimeve ka qenë e njëjta sipas dyshimeve: ai ka kthyer mallra me vlera të konsiderueshme disa biznesmenëve, por këto dyshime ende nuk janë kthyer në një akuzë.

Prokuroria do ta dërgojë atë në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë vetëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për rastin kur ka vërtetuar se vetëm një subjekti i ka kthyer mallin e sekuestruar me vlerë 100 mijë euro.

Rastet e tjera - tha policia, - do të hetohen një pas një. Androkli Kokthi, drejtor i Tatimeve të Tiranës, kishte në këtë detyrë më shumë se dy vite.

9 Komente

eshte lajm i vjeter, per jashtligjshmerine e veprimeve te ketij drejtori organet kompetente dhe publiku jane njohur rreth para nje viti.

http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/18/vid...

u bene tre vjet qe bien kembanat per hajdutlliqet e ketyne.

po ku shkon dhe harron eprorin mo? po pse, per sadaka kemi dale?

Bredho nuk bere mire qe e shtyve ate muhabetin per ne vere! Nuk i dihet si ndryshon situata. Ka shume qe duan te hyjne dhe po behet lufte e madhe.  Çudi si u tregove i rezervuar per dicka qe do behej si doje ti! Cudi! 

te te them te verteten: pyeta dike ktu ne blog; nje njeri per te cilin kam shume konsiderate. Po nuk m'u duk entuziast. Pastaj, te thashe, drejtor drejtorie ne min. te bujqsise? te varem direkt nga Roni? po nuk eci puna, do ja lene fajin debateve ne blog. Do ndikonte negativisht dhe te ndonje kandidature tjeter qe mund te dale ne te ardhmen nga blogu

Aha dmth per ceshtje serioze ti pyete nje kompetent ketu ne blog? Mire bredho se nuk du me zgjat shume ketu por takohemi neser ne darke te paki. Flasim atje se ma hoqe trurin fare. Edhe ai posti ishte vetem sa per cover smiley . ti as nuk do rrije fare ne zyre. Jane keto grantet nga BE qe ndahen sipas projekteve te mppshzhst-e. Nejse nejse.

flasim flasim se dhe vete jam shume konfuz. Akoma po pres nji pergjigje te prere nga ky personi ktu ne blog se sinqerisht nuk eshte vendim i lehte o burr.

C o ky arrestim ? !Nuk m besohet jo ! Kur doli Fullani pa lag, ky so as 1 gjo ! 100 mije euro mall, pfff!

Tamam si gjithmone shume zhurme per asgje.

" Nje bie 100 -ra, ngrihen " dmth, vjedhin me shume ! Ckuptim ka arestimi ?!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).