Bashkia e Tiranës i ka shumëfishuar taksat dhe tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike, por vendimi i këshillit Bashkiak i datës 30 dhjetor, nuk është bërë transparent dhe nuk ndodhet i publikuar në pjesën e dukshme të web-it të Bashkisë.

Krahas ta taksave tradicionale këtë vit bashkia e Tiranës ka vendosur taksën për Arsimin. Çdo qytetar do të paguajë në 1800 lekë në vit ndërsa bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit. Kjo taksë sipas këshillit bashkiak do të jetë e përkohshme për një periudhë 7 vjeçare.

l.f TAKSA E PËRKOHSHME INFRASTRUKTURËN ARSIMORE

Taksës së përkohshme per infrastrukturën arsimore i nënshtrohen te gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit te Bashkisë së Tiranës. Mënyra e pagesës është si më poshtë:
Detyrimi per taksën e përkohshme pir infrastrukturën arsimore është vjetor.
Kjo takse do te aplikohet per një periudhë 7 vjecare

“Per kategorinë I “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 keste te barabarta, per Gdo muaj përkatesishtMë shumën 150 lekë pergdo familje. Ky detyrim •do t&evidentohet nefaturen e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do te kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit te ujit.
Per kategoritë Il. “Biznesi” detyrimi paguhet brenda dates 20 Prill. Afati i pagesës per detyrimet e lindura pas dates 30 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. per subjektet e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të Ilogaritet per gdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKR.

Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit detyrimi tatimor Ilogaritet duke shumëzuar taksën per vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve te plotë gjatë te cilëve veprimtaria është kryer (përfshirë muajin korrent për te cilin ështe bëre kerkesa) dhe duke e pjesëtuar ate me 12 muajt e vitit kalendarik fiskal).

monitor.al

 

14 Komente

per Gdo. pergdo familje etj, etj

o pjero, ta kan nok prap gazeten

 

Lere lere se na zbuluan burimin smiley

U be kala ajo fatura e ujit, fut basha taksa aty, fut dhe veliaj tani. Dhe s'ka kuptim sepse shumica e njerezve qe njoh une as nuk e perdorin arsimin shteteror per femijet, te pakten deri ne shkolle fillore.

Pak si shtrenjte po me duket (nese flitet per leke te reja) per familjet e varfera ne Shqiperi. 

bizneset sipas llojit të aktivitetit do të paguajnë 4000 deri 3700 mijë lekë në vit

A ka ndonje qe merr vesh nga matematika te na shpjegoje cfare numri eshte realisht ky "kater mije mije"...??

Prit sa te vij te ta shpjegoj njera lol...lol...lol

 

shto nje zero 3700 sepse e kane harruar..

Po jua jep arsimin me ujin. Ca doni mo, vec ...

Nje gje s'kuptoj me kete taksen e infrastruktures arsimore, etiketohet si e perkohshme por nga ana tjeter thuhet qe do zgjasi 7 vjet. Po sikur s'duket dhe aq e perkohshme??? Po mbas 7 vjetesh cfare behet?

Une nuk e kuptoj psh, per ata qe nuk kane femije ose nevoje per arsim, se jane arsimuar, pse duhet te paguajne takse. Plus ku do shkojne keto fonde. Ose pensionistat. Kjo eshte vjedhje ashiqare. 

dikush qe s'kishte femije  apo ishte arsimuar per vete ,  pagoi per shkollen ne te cilen mesove ti .mbollen te tjeret te ha une , mbjell une te hane te tjeret i thone ketij muhabeti.bashkia duhet te fuse edhe takse pasurie .$500 ne vit minimumi per apartament edhe kjo ti shkoje arsimit te ndertojne top notch schools , granted se nuk do i vjedhin.

a mire te kthehemi ne kamunizem thu ti. 

Keshtu funksionin sistemi i taksave ne pergjithesi, jo vetem ne Shqiperi. P.sh. ndertohet rruge qe lidh Pogradecin me Korcen. Dikush nga Peshkopia nuk i bie rasti te udhetoje asnjehere ne ate rruge, megjithate taksen e paguan. Se kur vjen puna te ndertohet rruga Peshkopi-Kukes, edhe ata qe jetojne ne Dardhe te Korces do paguajne pjese te takses.

Ose zgjidhja tjeter eshte qe te mos kete shtet e te jete gjithcka private.

Pietja eshte po taksat e tjera omgjeneral, per cfare m... paguhen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).