Një muaj pasi miratoi pa paralajmërim vendimin për të dhënë një pjesë të Parkut Rinia në Tiranë me koncesion për parkingje nëntokësore, Bashkia u takua me aktivistë mjedisorë për tu shpjeguar projektin, ndërsa aktivistët kërkuan që koncesioni të anulohet.

U organizua si një dëgjesë ku palët do të gjenin dakortësinë, por pas dy orë bisedimesh, u ndanë me qëndrime po aq të kundërta nga sa kishin hyrë në takim.

Bashkia e Tiranës shpjegoi përmes nënkryetarit Arbjan Mazniku se koncesioni i parkingut është “e vetmja zgjidhje për rikthimin e hapësirave publike në qytet”, ndërsa disa aktivistë që kanë krijuar nismën “Mbro qytetin” nuk i pranuan shpjegimet duke argumentuar se ndërtimi i parkingjeve do të sjellë njëkohësisht shkatërrimin e parkut si dhe se Tirana aktualisht nuk ka nevojë për më shumë beton.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi kërkesën e kryetarit Erion Veliaj më 30 dhjetor 2015, ndërsa axhenda e mbledhjes së asaj dite nuk qe publikuar asgjëkundi. Vetëm pas kërkesës së BIRN, Këshilli Bashkiak dha një kopje të projektaktit, ku shkruhej se bashkia kishte vendosur të rikthente në fuqi një kontatë koncesioni të miratuar fillimisht në vitin 2009, por që nuk qe vënë në zbatim që nga ajo kohë. (link projektakti i Këshillit Bashkiak).

Një grup aktivistësh mjedisorë protestuan ndaj vendimit duke e kritikuar atë si të dëmshëm për qytetin dhe duke e detyruar bashkinë të japë më shumë shpjegime publike, shpjegime që ligjërisht duhet t’i ofrojë para marrjes së vendimit dhe jo pas.

Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë, i hodhi poshtë këto kritika duke argumentuar se projekti i parkingjeve nëntokësore “është miratuar në të gjitha hallkat administrative dhe se ka kaluar edhe në “sitën e publikut”. Ai citoi një numër aktesh administrative të ndërmarra nga viti 2004 deri në vitin 2013 ndërsa u përpoq të argumentojë se miratimi i kushteve të koncesionit më 30 dhjetor qe i pashmangshëm, pasi koncesioni qe dhënë vite më parë.

Aktivisti Lavdosh Ferruni tha se miratimi i një parkingu nëntokësor në zemër të Tiranës është një “ogur i zi për të ardhmen”. Sipas tij, qytetarët duhet të kenë nxitjen e nevojshme për të mos përdorur makinat private brenda qytetit, por biçikleta dhe transport publik, ndërkohë që ndërtimi i një parkingu, përveç që dëmton parkun, do të tërheqë mijëra makina çdo ditë për në qendër të Tiranës.

Mazniku iu përgjigj duke thënë se ndikimi mbi sipërfaqen e parkut do të jetë minimal pas përfundimit të ndërtimit të katër kateve nën tokë dhe se sipërfaqja do të mbillet sërish me bar dhe mbi të do të vendosen shkurre, duke mos sjellë humbje të nivelit të gjelbërimit, i cili në qendër të Tiranës është sakaq minimal.

Por Ervin Goci, një aktivist, deklaroi se në fakt projekti i parkingut do të shkaktojë prerjen e të pakta pemëve të mbetura në Parkun Rinia ndërsa kritikoi bashkinë për mungesën e ballafaqimit të problemit me ekspertët mjedisorë para miratimit në Këshillin Bashkiak.

Mazniku iu përgjigj se diskutime të tilla janë kryer më herët pasi nuk bëhet fjalë për një koncesion të ri, por për një koncesion të riaktivizuar.

Disa aktivistë shprehën shqetësimin se kompania që ka marrë koncesionin, Taiwan Sh.p.k, duket se është aktualisht në vështirësi financiare, pasi aksionet e saj janë bllokuar për shkak të një borxhi privat prej 100 mijë eurosh, gjë që rrit rrezikun që ndërtimet të mbesin përgjysmë, ndërsa është e paqartë se çfarë situate mund të krijohet në rast se koncesionari falimenton.

Mazniku deklaroi se Bashkia ka vendosur ky kushte kryesore për kompaninë: “Bllokimi i fondit të investimit në formë garancie si dhe mosvendosjen e pronës së bashkisë si kolateral.”

Sipas kontratës, kompania Taiwan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet, por sipas Maznikut, do të jetë afërsisht sa një e katërta e sipërfaqes së parkut) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende. Kompania ka paraqitur në Bashki tarifat që do të aplikojë për parkimet, të cilat fillojnë nga tarifa bazë prej 120 lekë për orë, tarifë që ulet në 100 lekë për orën e dytë, të tretë dhe të katërt dhe më pas, në 30 lekë për çdo gjysmë ore më pas. Sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e Këshillit Bashkiak, tarifa e koncesionit do të jetë 10 për qind e fitimeve. Bashkia nuk ka dhënë ndonjë vlerësim nëse pritet që koncesioni të dalë me fitime dhe nëse po, sa pritet të jenë këto fitime.

Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit. Kjo qe arsyeja se pse gjatë viteve të fundit, kontratat koncesionare mbajnë më së shumti një tarifë koncesionare mbi të ardhurat dhe jo mbi fitimet.

Bashkia e Tiranës ka në plan të japë me koncesion edhe shumë hapësira të tjera për koncesion, të cilat përbëjnë pak a shumë çdo sipërfaqe të disponueshme aktualisht publike në Tiranë.

Në listën e bashkisë për t’u dhënë me koncesion janë këto hapësira:

* Stacioni i Trenit

* Blloku i banimit pas ish-kafe Flora (mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës Mine Peza)

* Hapësira mes Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar

* Lulishtja pas Pallatit të Kulturës

* Sheshit Avni Rustemi

* Sheshit Vëllezërit Frashëri gjatë bulevardit

* Lulishtja pas kryeministrisë, e cila u restaurua së fundmi me miliona euro të shpenzuara

* Lulishtja në hyrje të bllokut pranë monumentit të diktaturës dhe bustit të Ismail Qemalit

* Aneksi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”

* Sheshi Italia

Aktivistët mjedisorë argumentojnë se në fakt, Tirana ka nevojë për parkingje në periferi, ndërkohë që banorët mund të lëvizin brenda kryeqytetit me mjetet e trasportit publik apo me biçikletë, duke shmangur trafikun ditor të zakonshëm.

31 Komente

smileysmiley

 

Mortja smiley

 

 

Kaja nanen mos e caj trapin, se ashtu e dune.  

Mazniku iu përgjigj duke thënë se ndikimi mbi sipërfaqen e parkut do të jetë minimal pas përfundimit të ndërtimit të katër kateve nën tokë dhe se sipërfaqja do të mbillet sërish me bar dhe mbi të do të vendosen shkurre, duke mos sjellë humbje të nivelit të gjelbërimit, i cili në qendër të Tiranës është sakaq minimal.

Pemet do #rilindin si shkurre.

Në listën e bashkisë për t’u dhënë me koncesion janë këto hapësira:

* Stacioni i Trenit

* Blloku i banimit pas ish-kafe Flora (mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës Mine Peza)

* Hapësira mes Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar

* Lulishtja pas Pallatit të Kulturës

* Sheshit Avni Rustemi

* Sheshit Vëllezërit Frashëri gjatë bulevardit

* Lulishtja pas kryeministrisë, e cila u restaurua së fundmi me miliona euro të shpenzuara

* Lulishtja në hyrje të bllokut pranë monumentit të diktaturës dhe bustit të Ismail Qemalit

* Aneksi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”

* Sheshi Italia

Po Bashkia dhe Kryeministria pse s'jepen me koncesion?

hajt se me mire do behet, do ripjellin edhe "parqet" e Tiranes, te cilat cdo banor i ka jo me larg se 10-15 minuta, tha dikush ktu

nuk do i lejoje amerkia keto mortje t'ja hyne lulishteve, keni per ta pare.

Para nja 2 netesh po ndiqja nje filmim te arkivit qendror per varrimin e Hysni Kapos. Filmime te gjata te bulevardit dhe parkut Rinia i cili dukej si nje pyll me vete. Duke qene banor i Shallvareve jam rritur me parkun. Pa frike mund te jete parku me i bukur qe me kane zene syte ndonjehere (kuptohet nostalgjia ka rolin e vet). Por numri i pemeve, varietet e ndryshme, jeshillleku 4 stinesh ishin fantastike. Por sic thone njeriu ja kupton vleren gjerave kur nuk i ka. 

Sot le t'ia kajne nanen parkut qe vetem park nuk eshte. Fundja cmund te presesh nga nje milet qe kur erdhi "demokracia" ne 90 preu peme 40 vjecare per te hapur kioska limonatash. 

Kru ku jetoj une ka mbi 10 vjetesh qe komuna kerkon te ndertoje nje parking 300 vendesh prane stacionit te trenit dhe nuk arrijne ta bejne sepse njerezit protestojne qe do i prishet pamja e vjeter fshatit. 

dhe nuk arrijne ta bejne sepse njerezit protestojne qe do i prishet pamja e vjeter fshatit. 

Tirana 'seshte fshat mer dajosho, eshte krieqitet qe ka nevoje per zhvillim

fshat eshte gjithe shqipnia do thush ti, po jo edhe aty e ke kabim

http://www.mapo.al/2016/01/mirela-kumbar...

Lene Gono se megjithmen e lliva. Qeka pune m.ti kur nuk jetoke ne metropole si TR se filloke e mendoke si fshatar smiley

smiley

nuk ka faje, shih c'boton Mapo qe eshte bere megafon i cdo horrlliku qe kur e ka marre Alfred Lela - publikon kercenimet dhe sharjet e izet haxhise, kriminel i kerkuar, ndaj berishes, deputet tjetri. 

http://www.mapo.al/2016/02/izet-haxhia-s...

Megjithmen bulktho, si guxon Izeti te kercenoje nje njeri te nderuar e te respektuar qe kurre nuk i ka hyre ne hise njeriu, qe ka pare vetem punen e tij tere jeten!! Po prishet kjo dynja, jane bere njerezit te keqinj.

dajoshi1; " ..... Duke qene banor i Shallvareve jam rritur me parkun...." 

 

Dajosho kam pas nje shok aty afer Shallvareve, Sazanin, nuk e di a e njef. 

sazanin e afershallvares s' ka tironc/tiranas qi s' e njef mer pjerr

smiley

Emri dhe fama e tij ka dale dhe jashte Tirane.

i modh, i modh. xzotin i modh

Pjero, mos e ke llafin per Sazan Fishekun, atletin?

Se sa do fikja kompjutrin, eshte thuajse nja 50-52 vjeç tani mund te kem nja 25-30 vjet pa e taku.  

Au, xzotin Au

a ja mban ndonjerit nga shoqeria civile ta coj ne gjykate administrative vendimin? 

Hapësira mes Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Kombëtar

opo pike e zeze...

qysh mer do jepke me koncesion sheshin qendror te kryeqytetit ti?

ajo toke duhet te jete e shenjte!

futja kot tashi

Mos japi dhe banoret. Ishalla po te bi nei koncensioar i hajrit. smiley

po pse e paragjykon bashkpunimin shtet-biznes? eshte e ardhmja ktij vendi!

Ti si e do shtetare apo biznesmene (koncensionaren dmth) apo njecik nga te dyja?smiley

koncesionare coming to a shop near you

Tirona: mos u trem ka Shqipnia plako. ajo osht nona qe te pret me krahe hapur, si cunin e mire qe kthehet ne shpi pas kaq vitesh... you know. anytime you decide to come back.

Yep, vecanerisht i socialisteve amerikane. Think Halliburton or Lockheed Martin.

Edit: "socialisteve"

Une s'kam pare ndonje qeveri socialiste ne Amerike po ti ndoshta di me teper. What about Halliburton or Lockheed Martin?

Prandaj e vura ne thonjeza "socialisteve" me siper. Nuk ka te majte e te djathte kur vje puna per lojen "shtet-biznes".

Sa per dy kompanite, nese nuk ke lexuar per to si kontraktore historike te qeverise, ia vlen nje google search. Eshte edukuese ecuria e tyre nder vite, sa i takon bashkepunimit shtet-biznes. (dhe sherben si paralajmerim njekohesisht, se sa gabim mund te behen gjerat).

Nese e marim per te mireqene se shume shpejt, nese nuk vihet dore, ne Tirane do te ndodhe bllokimi i qarkullimit te automjeteve nga makinat e parkuara anes rrugeve, atehere cilat jane zgjidhjet e mundeshme? Njera jane parkimet mbi apo nen tokesore dhe e dyta eshte ndalimi i qarkullimit te tyre le te themi brenda unazes ekzistuese (e vogel tashme) te Tiranes. Une psh do te isha per variantin e dyte, pra ate te mos qarkullimit te automjeteve dhe zevendesimin e tyre me lehtesira transporti publik mundesisht ekologjike. Por, a mendon shumica si une? Nuk e besoj, ndaj krijimi i sa me shume parkimeve eshte domosdoshmeri akute, perndryshe do te gdhihemi shume shpejt me nje trafik te bllokuar qe do te thote vdekje e jetes ne kete mut kryeqyteti.

vec nje qytetar i vertete mund te flase si ty, berber.

what smiley

sikur shoku Blendi beri nje goxha mbrotje ku dilte ne perfundim qe pemet nuk do priteshin?

cfare zhgenjimi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).