Pavarësisht motivit, unë mendoj se protestat janë gjaku i një shoqërie demokratike. Një shoqëri që qëndron me duar në xhepa, edhe kur i zënë gojën dhe hundët, është e destinuar të robërohet. Dhe ne jemi shembulli i mjaftueshëm për tërë Europën në këtë drejtim.

Në Shqipëri nuk ka sindikata. Qeveritë, me radhë, i shkatërruan ato. Kryetarët i blenë, i lanë të korruptohen dhe tashmë i kanë shndërruar në makina të telekomanduara. Po ashtu u dobësua edhe shoqëria civile, e cila ishte më e fortë kur ishte më e varfër. Protesta për armët kimike ishte një sinjal i zgjimit të shoqërisë dhe shumë vëzhgues e panë këtë me eufori.

Protesta për parkun e liqenit, ishte sërish një përpjekje e shoqërisë për të qenë aktor në qeverisje. Unë nuk dua të komentoj nëse ata kanë apo jo të drejtë, por protestën në vetvete e shikoj si një sinjal pozitiv. Por interferimi i PD-së në këtë protestë, thirrjet e Berishës për të organizuar protesta paralele apo të përbashkëta, është një sinjal i keq, shumë i keq. Më i keq se një sabotim i qëllimshëm Cfarë i duhet opozitës të përfshihet në një protestë të njerëzve të lirë, qytetarëve të angazhuar apo jo, të organizuar apo spontanë? Ne e dimë që opozita është e etur për zhurmë dhe reagime, por në këtë mënyrë ajo vret çdo insiativë qytetare, nuk ka rëndësi për çfarë është.

Politizimi i çdo gjëjë është një e keqe e madhe këtu. Edhe në 1 Maj atë palo protestë që bëhet, e bën opozita, edhe në 8 Mars ndonjë copë marshim grashë, e organizon sërish politika. Edhe protestat për taksat, nuk i organizojnë ata që paguajnë taksat, por ata që paguhen nga taksat. Përse duhet ta dalin në podiumin e protestës së tregtarëve deputetët e PD-së? Që në momentin kur në podiume shfaqen politikanët me mikrofon në dorë, ajo protestë ka vdekur. Nuk është më qytetare.

16 Komente

Dr Mortja e ben qellimisht. Ose thene ndryshe, ben lojen, sikurse ka bere qe prej 25 vjetesh. Dhe kur i del loja nga duart, le pas viktima.

Shkurt, esenca e vete kesaj. Pastaj, ne funksion te rrethanave, vazhdimi (s)dihet. Edhe pse disa edhe çoç i kane parashikuar fenomene te tilla (e paçka se pakkush ua vuri veshin)

se harrova: ndonje homolog i tij ngrys ditet ne Hage. Ky yni ne fb.
Pra varet...

Sa ngjajne,   edhe nga kafka !

Berisha do beje mjegull sa te jete gjalle, per te mbrojtur femijet dhe familjen e tij. Ka mirekuptimin e heshtur te paleve te tjera. Bashke me Ramen bejne dhe skecin e tyre javor te Premten ne Parlament.

Kjo eshte e vertete Mentor smiley sakt, qart, konçiz. 

I'm not sure if Mentor is a smart person who pretends to be dumb, or a dumb person who pretends to be smart.

E dyta.

Koqe kanari.

Kikia gazetar shume korrekt dhe nje qytetar i mire!

Ky Salija ka shume mundesi qe 10 here pas here. Si rrjedhoje, i bi qe kush nuk i ka vu tape quhet perkrahesi i tij. 

Edhe ketu e paska fajin Berisha? smiley
Qenka supermen ky Berisha,
Fillon e ndalon protesta kur i do qefi,emeron e shkarkon gjyqtare edhe kur eshte deputet i thjeshte,shkarkon ambasadorin amerikan sa here qe i teket etj.

Bravo PD-ja qe ka nje supermen.

nuk ben dot robi nje proteste genuine se ta dhjet berisha qe pa fillu

berisha fanar ndricues mbi terrin Rilindas .

smiley

lere o Mentor se ja fut kot,

PD do te kapitalizoj mbi cdo ceshtje, eshte puna e kesaj, por eshte puna e shoqerise civile te distancohet duke e bere objekt kritike edhe opoziten. 

Sa i perket kesaj levizje, qellimi eshte te mos ndertohet, dhe nuk ka gje te keqe te hyhet ne aleance me PD per te realizuar kete qellim. 

Pavarësisht motivit, mendimi yt për gjakun e një shoqërie demokratike është totalisht i gabuar dhe tmerrësisht i shtrembëruar. Gjaku i një shoqërie është kontrata e punës - protestat janë sulmi në mbrojtje i rruazave të bardha kur kjo kontratë pirdhet në të, zakonisht nga pronarët e ideologëve dylekësh si puna jote.

nuk ben dot robi nje proteste genuine se ta dhjet berisha qe pa fillu

E vertete!

Berisha e ka dhjere me kohe cdo poteste, bile i ka gjakosur 97 nuk eshte pak , ka ngel ne history tani! Por nje fjale e urte thote qe

Miu,  po kaloj nje here nen hunde   e ben rruge pastaj  "   Po ky Kikia do haje buke i fut ndonje kritike ashtu, ndonse i ka sherbyer miut !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).