Deputeti socialist Ben Blushi ka nisur fushatën e tij për kryetar të PS nga qyteti i Kukësit.

Ai ka deklaruar nga Kukësi se Edi Rama nuk vendos nëse ka apo jo zgjedhje për kryetar në parti, pasi sipas statutit ai është edhe vetë një kandidat.

Ai ka prezantuar librin e tij “Kandidati” në qytetin e Kukësit, ku është shprehur se “sipas ligjit në fuqi të PS-së, ka kongres, që do të thotë ka zgjedhje”.

“Zgjedhjet nuk i cakton Rama që në këtë rast është një nga kandidatët. Rama si një nga kandidatët nuk mund të caktojë nëse do ketë zgjedhje dhe kush do jenë kandidatët. Të gjithë ata që nxituan duke thënë se nuk ka zgjedhje kanë bërë një gafë”, tha Blushi.

Prej disa kohësh deputeti socialist ka bërë publik se do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e PS-së.

3 Komente

E ke thon o Blush e ke thon, po me thuaj se kush nga antaret e PS e ka lexuar rregulloren dhe statusin e partise. 

Kur as Palloshi s'ka lexuar VQ - ose te pakten keshtu hiqet - si pretendon qe te tjeret te kene lexuar rregulloren dhe statusin, apo programin?

Sot ne Kukes Ben Blushi promovoi librin e tij dhe filloi fushaten per kryetar te PS-se, fill sapo perfundoi nje sebep familjar qe e beri pasi takoi nje shok.

Media e gjendur aty rastesisht vuri ne dukje efikasitetin e zotit Blushit si dhe shpartalloi thashethemet per lobingjet qe trusti i patates i kishte bere atij ne lidhje me kete gare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).