“Nëse Edi Rama vendos për të mos shkuar në garë, kjo është grabitje e një partie”. Kështu u shpreh Ben Blushi në komunikimin që pati me mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Blushi e sfidoi Ramën edhe për një garë të hapur, duke e ftuar që të lejojë edhe qytetarët të votojnë kreun e PS, siç ka ndodhur edhe në disa vende të tjera, si një votëbesim për qeverisjen 3–vjeçare të tij. Teksa gazetarërt i vunë në dukje se kundër zgjedhjeve ishte pjesa më e madhe e PS, ai tha se edhe Hitleri ishte kundërshtuar vetëm nga dy persona dhe ishte mbështetur nga e gjithë pjesa tjetër e partisë, por koha nuk i dha shumicës të drejtë. Blushi tha se ai nuk mund të rrinte të bënte sehir teksa sheh se si Edi Rama po e grabit partinë. 

"Sot ishte Edi Rama dhe nuk foli. Një njeri që pretendon se ka bërë kaq shumë reforma, atë në energji, informalitetit, reformën territorial në arsim, pensione, nëse këto quhen të tilla. Nëse ky njeri ka bërë kaq shumë reforma pse ka frikë të zgjidhet? Çfarë e pengon të dalë e të thotë është koha për tu votëbesuar. Për fat të keq ky është mandat i grabitur me të cilën nuk pajtohem dhe nuk do pajtohem kurrë. Po si ka mundësi që ne na besojnë se ne mund të zbatojmë ligjin. Nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë kush na beson ne? Është hapur një fushatë gjoja për të rritur PS. Mund të vijë një djalë 20 vjeç në këtë parti kur sheh se as nuk zgjidhesh as nuk zgjedh por vetëm emërohesh?! Do vazhdoj të këmbëngul deri në ditën e fundit që në PS të ketë zgjedhej në të gjitha nivelet", tha Blushi.

Blushi tha se në mbledhjen e PS i ishte thënë se nuk do të ketë asamble. Në mbledhje kishte qenë edhe Rama dhe Eduard Ndocaj por asnjëri nuk kishte folur. ”Mu tha se nuk do të ketë asamble. Kapricoja e Ramës për të mos u zgjedhur po kthehet në normë politikë dhe unë këtë nuk e pranoj”, u shpreh Blushi.

Blushi prezanton platformën

Duke falenderuar deputeten Mimoza Hafizi për mbështetjen, Blushi tha se deputetët nuk duhet të kenë frikë.

“Dua tu them të gjithëve, e para të mos druhen sepse kjo nuk është çështje frike. Të gjithë ata që mendojnë si unë nuk kanë arsye të kenë frikë. Pavarësisht e kuptoj terrorin. Deri tani kanë dalë të më kundërshtojnë anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo është e padrejtë sepse vartësit nuk mund të mbështesin shefin e tyre. Dua tu them të gjithëve se nuk është çështje personale e imja, por dinjitoze në radhë të parë, është çështje lirie e të drejtave. Besoj se kjo garë, ky sens lirie nuk i shërben vetëm mua, në radhë të parë i shërben PS të jetë një parti më e hapur të ketë debat konkurencë, garë dhe disiplinë.
E dyta, i shërben dhe Shqipërisë. Nëse je i japim modeli e një gare të hapur është mirë për të gjithë shoqërinë.
I falenderoj të gjithëve për mbështetjen duke shpresuar se kjo mbështetje vjen duke u rritur, s’ka pse jo.

Keni hartuar platformën z Blushi dhe a do të jetë e njehësuar me atë që fliste dhe zonja Hafizi në statusin e saj?

"Unë jam gati të shkoj në këtë Kongres me disa ide, e para që të ndryshojmë mënyrën si funksionon PS. Ta bëjmë më liberale.
Duhet ta modernizojmë PS, kjo është cështja. Çka Edi Rama po dështon ta bëjë, sepse një njeri që thotë nuk ka zgjedhje, nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Edi Rama nuk po e modernizon. Edi Rama po merr në Parti njerëz që i ka futur në punë. Po shkëmbehet puna me një teser. Unë nuk dua ta bëj këtë. Dua ti jap PS dhe Shqipërisë një frymëzim që po i humb. Dua ti jap PS një fytyrë që sot e ka humbur.
PS çfarë është sot një parti e majtë apo e djathtë. Është një parti kaotike, që i shërben disa interesave që janë klienteliste,, por as të majta as të djathta. Unë dua ta kthej PS majtas.
Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një parti të majtë. Varfëria është më e lartë. Të varfrit kanë nevojë për një parti që i del përzot.
Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta por që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh në një derë. Të jesh klientelë me dikë. Unë nuk dua ta bëj këtë. Kjo parti nuk mund të jetë klienteliste. Korrupsioni po rritet në Shqipëri. Ekonomia kombëtare po koncesionohet. Unë jam kundër kësaj. Kur kemi ardhur në pushtet në 2013 nuk kemi premtuar që interesin publik ta shkëmbejmë me interesin privat.
Kjo po ndodh unë jam kundër koncesioneve në parim. Nëse ne kundërshtojmë koncesionet që ka bërë qeveria para nesh, si ka mundësi që po ecim në atë rrugë e pak më thellë. Për 6 muajt e fundit kemi koncesionuar të paktën 300- 400 milionë euro që nuk janë tonat. Koncesionojmë ekonominë publike për 10- 30 vjet. Kjo është e padrejtë dhe unë se pranoj. Kjo është disa nga arsyet që unë besoj se PS duhet të kthehet majtas dhe ky është program im në këtë kongres. Sigurisht të gjithë ata që e pengojnë Edi Rama i pari këtë kanë frikë.
Çështja nuk është në parim se nuk ka zgjedhje sepse nuk parashikohet. Kanë frikë se nëse PS voton për një projekt tjetër, sigurisht që mundësia e të gjithë këtyre që po koncesionojnë ekonominë kombëtare, po grabisin, Ka deputetë të PS-së që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh Edi Rama, grabisin territore, zona, toka, fuqi influencë biznese. Këta njerëz nuk do ta kenë më këtë influencë. Nëse PS vendos të votojë ndryshe dhe ky është thelbi. Nuk lejohet kjo garë sepse duan të qeverisin siç ka ndodhur në tre vitet e fundit, qeverisje e cila vetëm e majta nuk është. Vetëm e ndershme nuk është dhe është në antagonizëm të plotë me interesat e publikut.".

A kanë emra këta deputetë?

"Do ti them në Kongres, ju premtoj se do ti them të gjitha, nëse kjo parti më lejon të garojë. Është shumë shpejt për të folur.
Jam shumë mirënjohës Mozës. E theksoj dhe një herë nuk më mbështesin mua por idetë e ndryshme nga ato që qeverisin PS për ti dhënë një drejtim tjetër. Do të ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt do të penalizohen.
Ka ndodhur vetëm për një arsye. Edi Rama penalizoi gjithë ata njerëz që u grumbulluan kundër tij në 2009. Të gjithë i ka hequr nga PS. Nuk është çështja se i hoqi njerëzit që dolën për një tjetër alternativë në 2009. Pyetja është se me kë i ka zëvendësuar. Me kë zëvendësoi ata që hoqi nga listat me banditë! Është e vërtetë, i zëvendësoi me banditë me njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë pronën publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes privat.
I ka zëvendësuar me biznesmenë, që sot i ushqen me tendera. Dhe këta blejnë me lekët e tenderave blejnë votat për Edi Ramën brenda partisë.Këta janë njerëz që po më kundërshtojnë mua. Janë vartësit e Edi Ramës ose njerëz që kanë shkuar në terren me pistoletë e para për të blerë votat. Po ju them se nëse njerëzit që më mbështesin penalizohen, apo ata që duan të mbështesin idetë e mia kërcënohen me penalizim nuk është një garë e drejtë. Nëse do kisha frikë nuk do të kisha folur. Unë kam frikë vetëm nga penalizimi i lirisë. Nëse liria penalizohet kemi humbur gjithçka".

14 Komente

Aha, si shume po kerkon o Blush. 

E mo mire e morem vesh , so what!! kujt i jepet mundesia grabit.e ku eshte problemi ketu!

platformen, shkruhet me P te madhe

Dulla te pakten rizgjidhej formalisht nga kongresi.ky as zgjedhje formale nuk ben smiley

laburistët smiley

serjozisht tashi, kur dali vidjo per kte ?

Do ti them në Kongres, ju premtoj se do ti them të gjitha, nëse kjo parti më lejon të garojë. Është shumë shpejt për të folur.

erdhi kongresi erdhi, amon mer sa na kishte mar malli per keto kongresmenat smiley

ik ere qaraman 

Po pse, kush eshte qendrestari,Taulant Balla?

pse nuk ta mbush syrin Taulanti ty Pjeter!!!

 Eshte me kollaj me e marr pushtetin sesa me e mbajt, kjo dihet. Rama deri tani po tregon se atesite e tij jane deri ketu, ku jane, me shume Rama nuk mund te bej, nuk ka kapacitet per te mbajt me postin e Kryeministrit, shkaqet mund te jene te ndryshme. Shqiperia eshte ne krize te madhe manaxhimi  korupsioni nuk ka te ndalur , drejtesia mbete shume dobet, per te  qene ne nivelet e duhura,Nuk ka ndonje permisim te dukshem , efektiv

 Te gjithe kakakrrisin dhe as nje ndryshim thelbesor, pra Rilindje nuk po duket,

Thane se  do behet nami, me denime me vendosje te sitemit te drejtesise ,ne 2016  por aha asgje , kane kap nje Spiro, po sa Spiro ka ai vend as qe llogaritet.

Duhet fshese e madhe prej hekuri. te fshije te gjithe te vjetrit e perfolur ne politike ne poste drejtuese deputet ministra, ish ministra ect ,  per afera dhe korrupsion, per vjedhje mashtrime dhe krime, ne te kaluaren !  Aty i ke , akoma duke kakarris gjithe diten ne Parlament , dhe neper tivira , klanesh top kanalesh, vizione, rreteshe,, e plot te tjera . 

Aty riciklohen per vite e vite me radhe te njetst muhabete nga te njetet njerez dhe asnje akt veprimi per te vendos drejtesine,   se pari,  lart ne kupolen ku fle krimi prej vite e vitesh te tera !  

Do iki Rama do vij Blushi ! Bilushi ! 

Deshtim dhe gjendje me katastrofike veshtire se parashikohej ne pranveren e 2013-es, ku njerezit qe votuan Rama Meten u gezuan nga ky pazar vetem se iku Doktori.

Po pse iku Doktori nuk u perpiresua jeta e fukarait, e hallexhiut, e POPULLIT. Perkundrazi, faktet tregojne te kunderten.  

Sot "Rilindjen" qe sipas Blushit ka kohe qe ka 'dek, nuk guxon me ta permende as ai qe e polli si ide..Piktori deshtak.

Kur thonim se nuk ben nje piktor si ky per te drejtuar nje vend kaq problematik sa Shqiperia ishim minorance. Sot, edhe ata qe e votuan s'duan ta shohin me sy.

 

Lubonja: Rama i sëmurë dhe i rrezikshëm, nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij, jo shteti

Gazetari Fatos Lubonja i ka parë sot qëndrimet e deputetit socialist Ben Blushi si një test domethënës për të shpjeguar atë që po ndodh me kryeministrin e vendit. Duke ngritur disa pyetje logjike, Lubonja, në një shkrim për “Panorama”, hamendëson: Pse Edi Rama nuk pranon të bëhen zgjedhje sipas statutit? Pse ai i trembet garës për kreun e PS-së?

Dhe këtyre pikëpyetjeve ai u jep përgjigjen duke thënë se kundërshtimi i Ramës për të zbatuar rregullin shpreh gjendjen e tij mendore, se ai është sa rrjedhojë e delirit të madhështisë (që megjithëse e di se do të fitojë, nuk duron dot një shumicë të vogël që të kundërshtojë) po aq edhe me maninë e persekutimit (që imagjinon njjerzit që do të komplotojnë kundër tij).

Dhe konkludon Lubonja, një njeriu me këto simptoma nuk i duhet lënë në dorë as familja e tij dhe jo më drejtimi i partisë më të madhe dhe i shtetit.

Pasi analizon Ramën, Lubonja kalon në sitë edhe gjendjen mendore të udhëheqësisë socialiste që duket e paaftë për të reaguar ndaj delireve të një kryeministri të sëmurë.

Po në këtë shkrim Lubonja ndalet edhe në mënyrën se si e kanë trajtuar mediat konfliktin Blushi Rama. “Kanë dalë (pak) gazetarë që i japin të drejtë, dhe (shumë) gazetarë, drejtues dhe militantë të PS-së, që kundërvihen. Në debatet që po zhvillohen midis tyre, shumica merren me argumentet se pse ka të drejtë Blushi apo pse ka të drejtë Rama. Të parët i referohen statutit, demokracisë në parti, faktit se kjo parti ka pasur zgjedhje në kohën e Nanos, kurse të dytët, argumentit se kjo zgjedhje është e panevojshme, pasi Rama është fitues i zgjedhjeve të mëdha”. (Lapsi.al)

Ha mut neper internet tani Blush, se atehere kur gjasme do benit parti me vete (Levizje jo dhe aq ndryshe) u bere pishman dhe u ktheve prap tek sqetulla e Rames. Rri aty bej debate parimore me breshkat kryeministrore tani derisa te te mbaroje mandati i fundit, ose derisa te te perzere Rama nga banda sic Kacin e zi, ne mes mandatit. 

Keta lapangjozet qe kane 20 vjet qe perfitojne nga sistemi mafio-politik i tranzitokracise sot papritur u zgjuan nga gjumi dhe e kuptuan qe partite ne Shqiperi s'qenkan parti politike po banda mafioze. Me keq se Olldashi (se u be per rrafmet tani) qe u zgjua pas 20 vieteve dhe e kuptoi se Berisha s'e paskesh qejf demokracine e brendshme ne parti. 

“Në vitin 2015 numri i azilkërkuesve shqiptarë është 10-fishuar në krahasim me vitet e shkuara. Kjo është një situatë e paparë ndër vite”, theksoi ajo. Për ne, tha ambasadorja, Shqipëria është një vend i sigurtë, kandidat për në BE dhe të gjithë azilantët do të kthehen.

E pyetur nga Top Channel se sa është numri i azilantëve shqiptarë që kërkuan azil në Holandë gjatë vitit 2015, ambasadorja Dewi van de Weerd tha se “ka patur 1050 kërkesa për azil, krahasuar me 85 aplikime në 2014”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).