Çdo tension në Partinë Socialiste destabilizon qeverinë. Kështu shprehet në një intervistë për Report TV deputeti Erjon Braçe duke ju referuar kritikave të ashpra të Ben Blushit, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar nëse do të ketë zgjedhje në partinë e drejtuar prej 7 vitesh nga Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë.

Braçe shkon edhe më tej kur thotë se “ata që po destabilizojnë qeverisjen do të mbajnë kosto”, duke lënë të hapur mundësinë për përjashtim nga partia edhe pse vetë kryesocialisti Rama në intervistën dhënë të hënën për “5 Pyetjet nga Babaramo” tha se Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe dhe se nuk do ta dëbojë nga Partia Socialiste.

“Ka tension në nivelin e lartë drejtues të Partisë Socialiste. Destabilizimi për kreun e PS pasqyrohet në elektorat”, shprehet Braçe.

Depueteti socialist e quan legjitim mandatin e Ramës në krye të PS-së, pasi sipas tij lideri i partisë duhet të jetë një person që ka fituar zgjedhjet. Të majtët dolën fitues në zgjedhjet e 2013-ës që i sollën ata në pushtet, por edhe në ato lokale 21 qershorin e 2015-ës.

“Do të bëjmë statut të PS që të mos ndryshohet në 25 vite”, propozon ai.

“Kryetarët e degëve janë zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Jemi në një proces zgjedhje për të gjitha strukturat e PS”, shton Braçe.

Lidhur me kandidimin për kryetar të deputetit më të ri Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, Braçe shprehet se kjo nuk është legjitime, pasi ai është nënkryetar i një partie tjetër, asaj demokristiane që drejtohet nga Nard Ndoka.

Në muajin mars pritet të mbahet kongresi i Partisë Socialiste i cili do të caktojë edhe statutin e ri të Partisë.

17 Komente

po ky kokrra e legenit e hudhte kokrren e lotit si bresher kur nuk e futi Shefi te lista e deputeteve smiley

Lidhur me kandidimin për kryetar të deputetit më të ri Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, Braçe shprehet se kjo nuk është legjitime, pasi ai është nënkryetar i një partie tjetër, asaj demokristiane që drejtohet nga Nard Ndoka.

hahahahahahahahaha.........

po "kaubojsi" mo, i di keto gjera?

Kot qe nuk e hedh edhe Ilir Meta kandidaturen per kryetar te PS smiley

Ia paskan 10 keq Blushit, i paskan leshu Bracen e tmerrshem. smiley

" .....Braçe shkon edhe më tej kur thotë se “ata që po destabilizojnë qeverisjen do të mbajnë kosto”, duke lënë të hapur mundësinë për përjashtim nga partia edhe pse vetë kryesocialisti Rama në intervistën dhënë të hënën për “5 Pyetjet nga Babaramo” tha se Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe dhe se nuk do ta dëbojë nga Partia Socialiste...." 

 

Hajde parti hajde, me nje fjale kryetari i kesaj partie, e meshiron Blushin, dhe nuk do ta deboje smiley Kjo eshte bande apo parti me ca norma. 

Pse kryetari vendoska se kush duhet te rrije e kush jo. Nuk paska kryesi partie qe vendos ajo parti. 

te erdhi Braçe si me porosi, Pjer. Te doli ne shenje.
Vlonjati qe rri ne Kanada, e ka kusheri kte. Prandaj te del dhe kunder sa here i jepet mundesia

Bredharako, ti e di se çfar respekti kisha une per Braçen me perpara, nje respekt te veçante, mirpo ku e dija ene se ai ishte hajvan, njeri i vogel nga shpirti dhe mendia. 

e di qe kritika jote ishte jo per interesa te vogla personale. Po ec degjo Vlonjatin tani...do beje sikur nuk e ka per faktin qe e ka kusheri po sepse ne parim nuk eshte dakort me ty etj...

I dashur, po kush eshte Vlonjati, ti, une, ai, ata ene Braçe miushi,  ne jemi te gjithe molekula para Shqiperise, e rendesishme eshte se kush ben diçka per Te.  Braçe miushi, ka zene rrenje ne politike, ka nje post te rendesishem shteteror (jo qeveritar), por ç'ka bere per Shqiperine, per ekonomine e saj. Nje vere ne uje. 

+1000

ashtu eshte Pjer, po mbledhjet behen ketu dhe bejme sherr kot pastaj...njeri pro P.Th, tjetri pro kusheririt...ti e di si jemi ne shqipot, shkak per t'u zene duam

Shume inatçi paske qene o PtH! Braçe ka 23vjet rrjesht qe zgjidhet deputet dhe deri tani e ka treguar se pervecse nje ekonomist (makro dhe mikro) i zoti eshte dhe nje orator i shquar sikurse dhe nje penë e forte. Po s:ke faj ti! Ty te ka mbyt xhelozia dhe nuk te le te shikosh qe nuk jane te gjithe politikanet hajdut. Pale dhe e quan miush! Po kush je ti more zoteri qe e quan keshtu Braçe azganin! Se po na ben te biem ne nivelin tend dhe te prishim dhe ne gojen. 

Ps. Bredho ti nuk kishe pse e nxirrje qe me Braçen kam te bej. Ne kemi bere muhabet lirshem gjate pauzave te mbledhjeve dhe une nuk kam.menduar se keto muhabete do dilnin ne pazar. Te lutem shume me.i rezervuar here tjater.

Ka tension në nivelin e lartë drejtues të Partisë Socialiste. Destabilizimi për kreun e PS pasqyrohet në elektorat”, shprehet Braçe.

laji me uje me sapun

Personalitetin politik e ka te madh si shtatin zoteria (Brace); pa hamendesuar per me shume. 

Braçja, ky oksimoron i lolo-zeçëm i politikes shqiptare qe me gjuhen n'myth te Rames bertet per te afirmuar pavaresine e tij renagatiste dhe parimet dasha-shqiptar-mira. 

Nga nena m'shaj sa te duash po mos me thuaj ndonje llaf per Partine se te bej komente me germa TE MEDHA n'Facebook! - tha Braçja. 

A e din Braçe se nuk jemi me ne epoken e gurit!?!?!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).