Top Channel informon mbi hollësitë e Byrosë së re në të cilën do kenë rol aktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE.

Marrin fund dilemat sesi do të krijohet, nga kush do të varet dhe, cili do të jetë roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Europian për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Qeveria, në mbledhjen e së mërkurës miratoi projektligjin për “Disa shtesa dhe ndryshime të ligjit për Policinë e Shtetit”, që i hap rrugën themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Top Channel ka siguruar projektligjin, ku në nenin 26/1 parashikohet organizimi i kësaj strukture, e cila do të jetë “një shërbim i Policisë Gjyqësore”.

Neni 26/1 - Byroja Kombëtare e Hetimit organizohet si strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit. Organizimi dhe funksionimi administrativ i Byrosë përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, me propozim të drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria proceduriale penale e Byrosë drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori.

Një nen i veçantë, ai 26/2 i kushtohet emërimit të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky, me gjasë është edhe neni më i kontestueshëm nga opozita.

Neni 26/2 - Drejtori i Byrosë emërohet nga ministri përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, me propozim të drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak me shkrim të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Drejtori i Byrosë emërohet nga radhët e Policisë së Shtetit dhe në momentin e emërimit i jepet grada ‘drejtues i parë’. Drejtori i Byrosë kontrollon dhe është përgjegjës për funksionimin e kësaj strukture në bazë të këtij ligji. Prokurori është autoriteti përgjegjës vendimmarrës në lidhje me hetimet e Byrosë, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi.

Në këtë projektligj, roli i Prokurorit të Përgjithshëm në Byro trajtohet edhe në një tjetër nen.

Neni 26/4 - Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në Byro. Prokurori i Përgjithshëm cakton prokurorin e vetëm, ose njërin prej tyre kur ka më shumë se një prokuror, që të shërbejë si drejtues i grupit të prokurorëve në Byro. Prokurorët e caktuar në Byro nga Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosen në ambientet e Byrosë dhe mbikëqyrin të gjithë veprimtarinë proceduriale penale që kryhet nga Byroja. Prokurorët e caktuar në Byro kanë akses të plotë në të dhënat dhe informacionet, që lidhen me cilindo hetim të Byrosë dhe mbajnë marrëdhënie të përhershme me punonjësit e Byrosë.

Top Channel disponon një draft të mëhershëm të BKH-së. Ai, të cilit opozita i është referuar si drafti i “sherrit” në qeveri, mes ministrave Tahiri dhe Manjani. Dy projektligjet janë të njëjtë, por ky i miratuar unanimisht në qeveri dhe nga mazhoranca, ka vetëm një nen shtesë:

Neni 26/11 - Komisioni i Pavarur i Rishikimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri. Secili prej misioneve ftohet të caktojë përfaqësues, që do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionim më të mirë dhe zhvillimin e Byrosë. Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoron në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë, sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e Byrosë dhe siguron përputhshmërinë me ligjet ekzistuese.

Pikërisht ky nen i shtuar, i cili sanksionon monitorim ndërkombëtar nga BE dhe SHBA, mund të ketë qenë edhe pika e kompromisit mes PS-së dhe LSI-së për Byronë, e cila tashmë pritet të futet me procedurë të përshpejtuar në punimet e Kuvendit.

22 Komente

Kane lezet mediat shqiptare, per te njejtin lajm artikujt e ndryshem lexohen goxha ndryshe, si ajo fjala qe ndryshe shkruhet ndryshe lexohet. Futi ca copy & paste pa kontekst nga dokumentat qe partite i rrjedhin vete ne media, shtoi dhe fjalen "eksluzive" dhe ja u be lajmi bombe. 

Po sikur ekzistojne nja tre organe hetimi e kontrrolli; 

1) Kontrrolli i Larte i Shtetit , KLSH, qe ka te drejte te kontrrolloje çdo banke, firme/kompani, ministri, organe qeveritar, bashki, komune, etj. 

2) Prokuroria e Shtetit, PSH, qe ka te drejte te hetoje e kontrrolloje ne çdo skute ku dyshon per shkelje ligji, apo ka te dhena te shkelje ligji. 

3) Taks-Force, TF, qe ka te drejte te kontrrolloje e hetoje çdo aktivitet ekonomik, çdo dogane,  etj. 

 Tani ky organi tjeter, BKH, eshte per te punesuar njerzit apo se keto tre organet e siperpermendur, nuk e kryejne detyren siç duhet. 

Kontrrolli

 

...shkruhet kontrolli, zoti intelektual kandidat akademik!

PSH- eshte pulicia shqiptare jo porkororia shqiptare. Mund te jete dhe prexidenti shqiptar ose patrulla shqiponja.

Nejse perveç ketyre organve delikate te ShSh (shtetit shqiptar) ke harruar dhe ILKPD qe iu shkon lodra zyrtarve kur i degjojne emrin apo zhurmen e motorrit te makines, OTPMV si hallka e fundit e finalizimit te hetimit. Nji kshu fort i lumturuem PtH.

Perse i kane vene emrin "Byro" dhe jo psh "Zyre". Fjala "byro" me duket shume e zymte dhe keqndjellese pasi me kujton byrone politike te kq te ppsh-se. Apo pikerisht keshtu duhet?

Qe ti japin konotacionin e federal bureau of investigation, shkurt FBI ne usa. Kopjacer te rendomte me komplekse inferioriteti.

FBI  eshte institucion komplet i pavarur kjo varet nga policia e shtetit.ne shba policite e qyteteve jane te pavarura nga njera tjetra prandaj duhet nje institucion i pavarur me autoritet per te hetuar krime qe shtrihen ne juridiksione te ndryshme.policia shqiptare eshte e centralizuar plus shqiperia eshte nje bythe vend ku te gjithe jane krushq e kusherinj.

Jo e zymte, por ka nje hije te rende, sic kishte Byroja Politike, e KQ ,  me ato kokakat e medhoja  ku merreshin vendime te posacme, te rendesishme  ku te gjithe kishin frike ! 

Amerikonet e dine qe ky emer mund ti bej zap shqiptaret, mund ti friksoj  .  Se eshte nje fjale e rende qe ka pesh psikologjike Byroja e Hetimeve ! smiley 

Kur kujto qe në 1992 shqiptaret e shkrine institucionin e hetuesise dhe tani po e rivene prap

smiley

 

Deri ne 1992 Shqiperia i kishte te ngritura institucionet ne menyre perfekte, ashtu sic i kane sot perendimi dhe amerika bashke ! Funksiononin perfekt !  Kishin lidhje organike funksionale te gjitha dhe  me cdo gje, arsimin edukimin, shendetsine, rendin, sigurine, ekonomine ect ! 

ect?

Ne cdo diktature institucionet funksionojne ne menyre perfekte.
Ja edhe ne Kore te veriut cdo gje shkon vaj.

E ne menyre prefekte funksionin por kushedi sa te gjore kane bere burg kot prej nallbaneve te hetuesise.nuk po flas per krime politike por per ato ordinere.

Byroja do ngrihet te fus Saliun ne burg.. Kshu tha Luli smiley 

 

Inshallah e ka jeten e gjate muti, qe ti boje burg vitet e mbetura!

Beteja kunder korrupsionit vazhdon me sukses te plote plote .ish kurvenatori i BQ jo vetem se doli i pafajshem por kerkon edhe demshperblim per bezdine te cilen ai nuk e meritonte aspak.Edhe njehere shqipot e ngrate shkojne per lesh e kthenen komplet te rruar.

"..Ish guvernatori Ardian Fullani kërkon një dëmshpërblim prej rreth 37.68 milionë lekësh nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi, të cilat i ka paditur në gjykatë për ndërprerjen e mandatit të tij si Guvernator.."

ain't that some chit.po dhe shqipot te vrasin po i pe shtrembet po kur i hedh ne ere me kuc e me mac presin drejtesi nga qeveria...

Deri ne 1992 Shqiperia i kishte te ngritura institucionet ne menyre perfekte, ashtu sic i kane sot perendimi dhe amerika bashke ! 

Ish-drejtori i burgut të Sigurisë së Lartë me numër 313 në kryeqytet dhe nipi i Qazim Mulletit tregon ne 1993;

Zoti Mulleti, cfare ndodhi kur dhate urdhër që Byroja Politike të qethej “zero”. Në atë detaj thatë se ka qenë momenti që juve ju la shije të hidhur? 

Sipas rregullores dhe urdhrit tim, të gjithë duhej të qetheshin, ndërkohë që unë e shkela disi rregullin statik duke thënë që të mos qetheshin “zero”, por “njësh”. Ndërkohë, për Hekuranin thashë të qethej në numrin “shtatë”. Hekurani kishte dy vjet brenda dhe kishte qenë dy vjet tullac, ndërsa këta tani vinin. Ndërkohë, me Hekuranin isha miqësuar disi dhe kisha kërkuar shumë herë mendime në lidhje me përgjuesit e ndodhur në qeli ashtu dhe problem të tjera që lidheshin me burgun, të cilat i dinte mirë, sepse ishte sektori që kishte mbuluar si ministër. Por këta kur panë se Hekuran Isai nuk do të qethej “zero”, u hodhën të gjithë duke thënë se përse Hekuranin nuk e qethja. smiley Ishte shumë e rëndë që ata që ishin mbajtur si elita e shoqërisë qenkëshin aq njerëz të vegjël dhe meskinë. Nuk e di, por jam shokuar se si ishin aq njerëz të vegjël dhe si e pse kishin atë egoizëm të paprecedent. U shokova.

 

Dmth o kapo, birose i rruajtet leshte??!!!! 

Prandaj jemi akoma ketu ku jemi o kapo, se ju jeni vetem per te te rruar leshte. 

Bame problemi osht se keshtu kan per me i qethun leshte ene Saje qorit,Beqjes e Rames smiley

Dmth, edhe ketyre leshte do i rruni??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).