Daut Gumeni, ish i përndjekur politik, shkrimtar, publicist dhe diplomat mban mbi supe një çerek shekulli burg të komunizmit, “atje ku koha matej me shula, dhe jo me sahat”
Dikur përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Slloveni vjen në një bashkëbisedim tepër të çlirët me Diana Çulin në emision “Kronikë e Pambaruar” të Ora News.

Me një gjuhë ironike flet me zhgënjim për situatën e sotme ku janë lënë në mëshirë të fatit vende simbolike të cilat do e bënin çdo shqiptar të rrinte me shpinën drejt para të huajve dhe jot ë kërrysur sit ë kenë në shpinë një thes me çimento. Duke bërë një kronologji të historisë, thotë se “paaftësinë kombëtare” shqiptarët duhet ta pranojnë si cen të rracës.
Është tepër i indinjuar dhe me bustin përpara godinës së ish-të përndjekurve
një grusht zorrësh pa kokë. Është bërë me qëllim për ti thënë brezave të ri se të gjithë ata që ishin kundër diktaturës ishin pa kokë  Ai ka botuar një sërë librash por dhe përkthime

Pjese nga biseda

(Flet për librin “Shënime nga Shkolla e Partisë” )

Jam munduar që në Shënime nga Shkolla e Partisë” të krijohen 5 tablo që mund të shihen si roman . E kam konceptuar si një muze i të shkuarës por jo të ngrirë. Me një pult kushdo që vete mund ta hedhë tek tabloja që do dhe fillojnë e lëvizin njerëz për të dhënë se edhe në botën e nëndheshme ku ishim ne prapë jeta mund të ketë gjallërinë e vet.

Atje kam pasur qëllim që jo vetëm të mos i tremb të tjerët, kryesisht brezin e ri me çfarë kemi hequr, por ta shohin si një cen të rracës tonë, paaftësi kombëtare. Se nuk është faji i një apo dy-vetëve atje. Është faji i të gjithëve. Nuk jam me atë që jemi të gjithë bashkëfajtorë, por nuk thuhet kot populli ka qeverinë që meriton.

Kur e sheh që bën gjithë ato gjëma dhe bie prapë përmbys për të është faji yt, nuk është faji i të tjerëve. Nuk them se duhet arritur deri aty sa të themi mirë na e bënë por duhet pranuar se nuk jemi aq të zotë sa pretendojmë”

Ceni i shqiptarit paaftësia kombëtare

“Në atë libër unë kam dashur që ajo periudhë, pjesë e historisë tonë të mos i trembë njerëzit. Ta shikojnë me guxim dhe të shohin dhe cenet e tyre. Thonë këta të parët tanë paskan humbur kot. Sepse nuk mund të mbash një popull në një gjëndje të tillë pa pasur të gatshme dëshirën e atij popullit për të qenë i tillë.

Ne kështu na ka takuar gjithmonë. Ja iku ajo që është më e zeza, erdhi kjo që thonë është më e bukura por ne prapë jemi me po ato cene. Nuk duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët. Varet sa kërkon nga jeta.

Do ju lutesha të shkojnë një herë në Frashër, ndërsa ata që kanë në dorë të bëjnë rrugën për të shkuar në Frashër, të restaurojnë shtëpinë e Frashëllinjve

Se nuk kanë çfarë tu tregojnë të huajve. Çfarë do u tregosh të huajve, po si tregove shtëpinë e Frashëllinjve, shtëpinë e Çajupit, Fishtës, Mjedës, të Gurakuqit, qytezën e Nolit, Kastriotin e Dibrës që është bërë copë e çikë. Janë ca pika që të bëjnë të rrish drejt përballë të huajve, nuk ke pse rri me shpinë të krysur, sikur ke thes me çimento në shpinë me të huaj. Kur e shpie në Kastriot dhe sheh që janë të gjitha të rrënuara ato shenjat e heroit kombëtar nuk mund të rrish me shpinë të drejtë.

Ne kemi gjuhë të madhe unë e quaj veten me fat që e kemi shqipen gjuhë të nënës. Bukurinë e mirëfilltë që vjen nga dheu i shqipes e kanë në gjuhën e tyre nënat. Edhe të jenë analfabete nënat e dinë më mirë gjuhën sesa gjuhëtarët. Gjuhëtarët i fusin nëpër dollape për lehtësi studimi por gjuhën e dinë ato nënat që rrisin fëmijët.

Ndoshta është tipari që na ka mbajtur gjallë si komb sepse ndonjë gjë tjetër nuk kemi bërë që të kthesh kokën prapa e të thuash që jam shqiptar.

Gjuha na ka mbajtur në këmbë, pa atë do ishim zhbërë shumë herë.

Janë zhdukur kombe që pushtuan tre kontinente. Maqedonasit e Aleksandrit, megjithëse kushërinjtë tanë janë u zhdukën. Këta derëzezët, komshinjtë tanë zihen kot për Aleksandrin sepse asnjëra palë nuk ka të bëjë me të. Këta komshinjtë e jugut çoç mund të përbalten se kishin mësuesin e Aleksandrit të tyre dhe përhapi helenizmin në botë. Kanë një farë lidhje, por nuk është i tyre. Ne që e kemi më afër se të dy palët ne flëmë. Fisi i ynë ishte ai. Nuk është puna për të grabitur të gjithë të mëdhenjtë por dhe kur zihej dhe kur nxehej që s’donte tia merrnin vesh të tjerët fliste një gjuhë që nuk e kuptonte njeri. Regjisorët e mëdhenj të Hollivudit e kanë kapur atë. Flet shqip ai kur nxehet.

… Bëj aq sa mundem që fjalë të bukura të shqipes të mos humbasin në ato përrenjtë e së shkuarës, por të bëhen qytetare e të futen në libra.

Dialektet dhe nëndialektet janë pasuri dhe jo mjerim. Por varet nga dashuria dhe respekti për gjuhën.

Flet për emërimin si ambasador në Slloveni

“Mua rastësitë s’më kanë munguar kurrë. Për të qenë më i çiltër: Kur flet drejtëpërsëdrejti nuk para të duan brenda vendit dhe mbase një nga arsyet pse më takoi të bëja diplomatin ishte dhe kjo : Isha i parehatshëm këtu brenda. Më mirë ta kemi pas kodrës këtë dreq, na ngatërron. Cfarë ti bësh më këtij? Jetën ia morën dhe për të mos pasur telashe hidhe gjëkundi”

Tregon ku dallohen sllovenët me shqiptarët dhe dy legjendat

Ata kanë përgjërim për letërsinë e tyre kjo mungon tek ne. Ne përpiqemi që dhe letërsinë ta bëjnë pushtetet edhe të ngrëmë e të lartësojmë gjëra që nuk janë shumë brenda letërsisë. Mund të kenë fusha të tjera, por të mos na i ngrenë ato që nuk i kanë shërbyer aq shumë letërsisë sa i kanë shërbyer një fushe tjetër. Ata qofshin me ymer edhe atje ku janë por nuk kanë pse futen në të gjitha fushat. Kurse ata i kanë të kthjellëta. Janë një popull që punën nuk e quajnë dhunë. Tek ne ka një bindje që puna është dhunë dhe kur e dëgjon nga intelektualë dëshpërohesh.
Ata duan punën dhe letërsinë e tyre.
Legjenda e krijimit tonë është : Duke kaluar ai që e krijoi botën,
(Ndërhyn Diana Çuli: Hodhi shkëndinë këtu)
Jo nuk I hodhi, kjo është e bukura. Nuk i hodhi në Shqipëri prandaj kemi këtë kusur ne. Kaloi rrotull dhe pa një varg gurësh këtu, vargmalet tona. Po ata çfarë janë, unë kam kaluar disa herë nuk i kam krijuar unë ata. I thanë ëngjët që e shoqëronin: “Madhëri, kishin mbetur ca gurë në xhepin tuaj dhe ata prit e prit që ju ti hidhnit diku, për të marrë jetë, u mërzitën, se qenë gurë rebelë ikën nga xhepi, janë malet shqiptare.
Mallkuar qofshin! Tha ai.

Mos! I thanë ëngjëjt. Le të kenë durimin atëherë! Tha Zoti
Dhe për të duruar durojmë ne.
Kurse sllovenët nuk e kanë kaq të ngatërruar.
Kaloi Zoti i madhërishëm për të krijuar të gjithë ata që krijoi dhe dëgjon poshtë mbi Slloveninë. Zoti dëgjoi një zhurmë të butë dhe një rënkim të thellë. Kur pyeti ëngjëjt ata i thanë janë sllovenët, I ke harruar fare.

Zoti kruajti xhepat, I kishin mbetur male, pyje, lumenj, gjëra të vogla dhe I hodhi mbi ta.
Ne dhe për atë që e ka ngritur gjuhën në majat e botës, Fan Nolin kanë vënë një copë trung sikur do ta ndezin për Vit të Ri. Unë nuk jam skulptor por është turp. Njeriun më të iluminuar e vë si trung mali sikur ka qenë përgjegjës blegtorie në Kurvelesh. Monument është ai!?

Nuk më shkonte mëndja që do bëhej ashtu.
Dhe modernen duam ta shtrembërojmë. Jemi të vonuar në qytetërim, në të gjitha drejtimet.

Çështë ai kukurec që kanë bërë për të përndjekurit. Unë e kuptoj pse e kanë bërë. Le të thonë si duan ata. E kanë bërë një grusht zorrësh. E di përse e kanë bërë për ti thënë brezave të ri se të gjithë ata që ishin kundër diktaturës ishin pa kokë. Ku e kanë kokën?! Çfarë janë një grusht zorrësh pa kokë atje. Pa kokë kanë qenë të gjithë ata që vajtën në burg! Është bindja që thonë ish komunistët tanë: Ne komunistët ishim të mençur se I shërbyem diktaturës por veten e ruajtëm për ti shërbyer demokracisë. Ky është maskarallëk jo sofizëm.

Të falenderoj që more kohë për librat e mi por është një kohë që librat janë të tepërt.

15 Komente

☆☆☆☆☆

Bukur, me pelqeu. 

Only in Albania, jane keto lloj tragji-komedish. Dmth sigurimsja "bisedon" me te perndjekurin, qe flet per dhimbjet e shpirtit.

 

Culi apo Ballauri?

Dikur përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Slloveni vjen në një bashkëbisedim tepër të çlirët me Diana Çulin në emision “Kronikë e Pambaruar” të Ora News.

Dakort moj goce se e lexova qe ne fillim qe ishte D.Çuli. Mendova thjesht se mos ti i kishe (apo dhe une xhanem) ngaterruar Çulin me Ballaurin. Nuk e di pse me eshte fiksuar dhe Ballauri si person me te te shkuar jo shume te paster. Ndoshta e kam une gabim!

Tregon ku dallohen sllovenët me shqiptarët....

Hahahaha! 

Sa injorante ka atje ne Shqiperi er burre, sa gjynah! smiley

Me kujtoi ate barcaleten qe i tha ai tipi profesorit: o babam ti me pyet mua per c'te duash, po une per delen do flas se ate di, dhe pastaj ti me dore e ke, te me ndihmosh ose te me marresh ne qafe! smiley

Sa injorante ka atje ne Shqiperi er burre, ...

Mrroklle meqe nuk je ne Shqipni, dmth je i zgjut, gjeje kete gje a gjeze:

Ngado qe vete, e merr shtepine me vete.

 

+1

Mire foli dhe Dauti! Dhe per bustin e Nolit te drejte ka! Shume i shemtuar. Po mos te lexoje emrin te busti as ka per ta marr vesh njeri per ke behet fjale. 

Po pra e tha Ay i shkreti: Pranes drites i papare, anes detit i palare....

Dhe keta nga inati e shperfytyruan fare, e ben trung per oxhak.

..Këta komshinjtë e jugut çoç mund të përbalten se kishin mësuesin e Aleksandrit të tyre dhe përhapi helenizmin në botë. Kanë një farë lidhje, por nuk është i tyre. Ne që e kemi më afër se të dy palët ne flëmë. Fisi i ynë ishte ai. Nuk është puna për të grabitur të gjithë të mëdhenjtë por dhe kur zihej dhe kur nxehej që s’donte tia merrnin vesh të tjerët fliste një gjuhë që nuk e kuptonte njeri. Regjisorët e mëdhenj të Hollivudit e kanë kapur atë. Flet shqip ai kur nxehet.

inshallah nuk i ka brockullisur keto ne pritjet e diplomateve .smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).