Sondazhet dolën të pasakta pas numërimit të votave në Iowa (Ajua) ku u zhvilluan mbrëmë zgjedhjet paraprake për pesidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Iowa është stacioni i parë i kësaj maratone zgjedhore, ku republikanët garojnë mes tyre, e të majtët e njohur si Demokratët gjithashtu. Cruz mori 28% të votave, ndërsa miljarderi Donald Trump arriti kuotën e 24%. I treti ndër Republikanët ishte senatori nga Florida Marco Rubio, më i riu ndër kandidatët.

Në kampin Demokrat gjërat u bënë po aq interesante. Senatori Social-Demokrat nga Vermonti mori 49.6% ndërsa Hillary Clinton 49.8%, duke përftuar kështu një barazim. Sanders, i cili është sfidanti në këtë garë përballë dinastisë politike Clinton e quajti votimin në Iowa si një mesazh të thellë nga populli për stabilimentin politik, ekonomik dhe mediatik. Votimi në Iowa bëhet sipas sistemit "caucus" ku vota deklarohet publikisht. Iowa është matësi i parë real i votimeve pas një fushate disa mujore që bazohet në sondazhe dhe ekspozim mediatik.

Stacioni i rradhës është New Hampshire, një shtet liberal me tendenca të majta ku Sanders (Senator nga shteti fqinj) është shumë popullor me sondazhe që e parashikojnë tek 57%. Në New Hampshire Donald Trump kryeson sondazhet për garën republikane me 30%, Cruz e ndjek me 12% dhe Rubio me 11%.

115 Komente

ka te beje me penellopen tedi ?

E ka pas grua gjate xhirimit te nje filmi " çifti nga santa cruz" dhe qe atehere i jane betuar njeri tjetrit besnikeri.

po ta kete akoma grua, ja vlen se e kemi nga anet tona

kshu fitoi Rick Santorium herene kalume po ne e dime se

Sanders hates money, money loves Clinton!

Ne tre qendra zgjedhore Clinton dhe Sanders kane qene ne barazim absolut dhe fituesi eshte zgjedhur me coin flip . Te treja heret ka fituar Clinton.

Kot nuk thone, qe kete pune e ndan parja smiley Po hajde e thuaji Bernit pastaj.

Ironia ketu eshte se Bernie esht qifut qi nuk don paren... smiley

smiley

Pertej simpatise qe kam per Bernin (Bern baby bern!) si personazh preferoj me mire te fitoje Klinton. Republikanet kesaj rradhe jane nje tufe te marresh dhe oportunistash.

Sanders admits that virtually all of his plans for reform have no chance of being approved by a Congress that bears any resemblance to the current crop of federal lawmakers,” the opinion piece reads. “This is why, he says, voters can’t simply elect him president, but must instead spark a ‘political revolution.’”

At almost every one of his town halls around the country, someone in the audience asks the Vermont senator a question centered on that idea: How will he get it all done? Many of them bring up the big ambitions that President Obama had when he ran. How could Sanders, with campaign promises even more progressive than Obama’s, accomplish what the president could not?

“How realistic do you think this is to get all of this done?” Devyn Harris, for example, asked the senator in Hooksett, New Hampshire, on Thursday. “You are fighting against a Republican-controlled Congress.”

Sanders often cuts the questioner short, just slightly, like he did to Harris, once he realizes the thrust of their inquiry. He knows his answer on this topic, it always the same and it goes something like this:

“If you know history you know that nothing ever changes from the top on down, it is always from the bottom on up,” he began in Hooksett. “If we were sitting here 20 years ago and someone jumped up and said you know I think that gay marriage will be legal in every state in this country, the response would have been, ‘What are you smoking?’ Today, gay marriage is legal and for many young people it is not even an issue any more."

“My point is, if you look at politics as stagnant in a conservative way and say, ‘Wow, we’re going to have to deal with the Republicans and they’ve been obstructionist and against Obama from day one, how can you accomplish anything?’ But here’s another way to look at it. ... When millions of people begin to stand up and say, 'Hey, Congress, I don’t now want to go $50,000 in debt for the crime of going to college and you will do something about it, because look out the street, you’ve got a million people here marching on Washington and we know what’s going on.’"

“I cannot accomplish these things alone,” he concluded.

Prova qe jetojme nje epoke-nevojtore : i vetmi kandidat (me sakte, kadidaté) qe i eshte futur gares presidenciale pa asnje arsye politike (por thjesht per te perkedhelur egon e saj bashkeshortore: edhe une mund te behem presidente), eshte pothuajse e sigurte se do ta fitoje ate !

Bie pak erë seksizmi këtu lart apo është hunda ime që imagjinon?

Dua të them, Hillary nuk është thjeshtë "gruja e Billit", asnjëherë s'ka qënë "First Lady" klasike, përkundrazi. Si person është udhëhequr nga arsyet politike që kur ishte nxënëse gjimnazi.

Hillary i ka humbur nje here zgjedhjet paraprake te demokrateve (ne 2008);  zakonisht ne USA politikanet nuk rikandidojne; shto moshen e ka gati tek te 70.

Ce shtyn tjeter pervecse egoja e pamate qe ka ?? pffffff

Egoja eshte nje gje qe e kemi te gjithe, nuk mendoj se ka ndonje arsye qe e ben Hillaryn me te gjykueshme se te tjeret ne gare. Ndersa ajo qe thua se po humbe nje here nuk rikandidon thjeshte s'eshte e vertete. Richard Nixon, George WH Bush, Andrew Jackson dhe i madhi Thomas Jefferson i kane humbur zgjedhjet paraprake dhe mandej jane bere Presidente.

Thashe ZAKONISHT. Dhe shtova moshen e saj (qe në nje kontekst të tille merr tjeter simbolike: ate të frustrimit (2008-a) dhe egocentrizmit (Billi). Krejt e anasjellta e Sanders për të cilin, perkundrazi, mosha e thyer i eshte pothuaj në favor

Une te permenda vetem 4 te njohur qe kane shkuar deri ne President, ne fakt 9 jane bere Presidente pas humbjesh te meparshme. Ndersa kandidate qe kane humbur dhe rikandiduar ka me dhjetra. Ndaj ZAKONISHT ndodh e kunderta e asaj qe ti mendon se ndodh zakonisht.

Sa per moshen, Hillary eshte 68, Trump eshte 69, Bernie eshte 74, Regan ishte 73 kur mori mandatin e dyte, McCain ishte 71 kur garoi ne 2008. Prandaj them se me bie era seksizem.
 

Sanders ka aq shanc ta fitoje garen sa ka Santa Klaus. Si dhe asnje nga kandidatet nuk i eshte futur gares per arsye politike, por ambicje personale. Vete fakti qe sot kandidojne keta qe kandidojne, tregon nje "malaise" ne gjendjen socio-ekonomike te Amerikes.

Jo. Sanders NUK i eshte futur gares per ambicje personale por per bindje politike. 

Fakti qe elektorati i tij eshte 70% rinor e provon kete gje

Fakti qe 70% e elektoratit te tij eshte studente (njerez pa eksperience jete) tregon vetem naivitetin e programit te tij. Po ne fakt nuk eshte naiv Bernie, ai thjesht ka kapur ate thele te elektoratit te cilen se kap dot rivalja. Bernie merr formen e enes ku hidhet, si CDO politikan tjeter. Mjafton me vene re qendrimet e tij ne Vermont, nje shtet mjaft interesant.

Ok, Poshte Rinia! 

Jo poshte Rinia, cdo grup ofron perspektiven dhe kontributin e tij. Nje kandidat qe ka 70% te elektoratit vetem nga nje thele (qe eshte dhe ajo me me pak eksperience) nuk ka si me pas nje program sensibel, dhe per me teper s'ka shanc me fitu ne Amerike.

ok, serizisht tani:

POSHTE EKSPERIENCA

Pikerisht, seksizmi (antiseksizmi dmth) eshte rruga ku ecen rruga e kandidimit alla Hillary. Dhe pak politike demokratike in the mix. Asgje tjeter. Nje aplikuese shembullore e sistemit.

Nderkohe Bernie eshte sh here me feminist se vete Hillary 

P.S.

Ted Cruz eshte kandidati me i zgjuar nga te gjithe ata ne gare. Vete me duket pak si sociopath.

Te gjithe presidentat e amerikes duke filluar nga Vashingtoni kane qene sociopath. smiley

Jo nuk kane qene sociopath, po nje damar narcisizmi e kane patjeter. Qe te arrish kete fare suksesi duhet te jesh tip teper kembengules dhe qe shtyn veten dhe te tjeret shume. Nuk ka ndonje tip te tille qe eshte i pelqyeshem si personalitet, shumica e njerezve nuk i durojne dot. Sociopathet jane ne ne nje nivel tjeter, s'kane fare seder.

Hillary vs Trump do te jete finalja.

Go Hillary!

Stacioni i rradhës është New Hampshire, një shtet liberal me tendenca të majta...

Nga e nxorre kete?
New Hampshire eshte shtet qe voton te dy palet.2000 votoi Bush,2004 votoi Bush,2008 Obama,2012 Obama..
Fakti qe Sanders eshte para ne kete shtet i dedikohet faktit qe ai eshte "djale i zones",nga Vermonti.

Ne fakt ka votuar Demokratet tre zgjedhjet e fundit. 2004 e mori Kerry, jo Bush. Por po ta quaj "Swing State", Berine e merr se eshte fqinje, jam dakord.

Ca rob qe i kane ra gjithmone ne koke parashikojne Sanders. Hillary eshte vetem aktrim, pa permen stiven e skeleteve ne dollap. Kurse Trumpi, sa me shpejt te cfryhet aq mo mire per dinjitetin e votusve. 

PS. Billi shkrete dukej per gjynof dje mas gruse kandidate. smiley

+1

Po u shfry Trump, futet ne loje Bloomberg.

Po nuk u cfry Trump, jena (kto dmth) fry m'...

Shume te varfer jane kandidatet e te dyja paleve. Republikanet jane nje tufe skizofrenesh me ne krye Cruz qe duket si Boy George me floke, demokratet me nje hiene si Klinton dhe nje babaxhan si Sanders. Ne fund do ballafaqohen Klinton me flip flop Rubio them une. Dhe une qe prape nuk do votoj asnjerin prej te dyve. I vetmi qe duket i pranueshem eshte Sanders por prape edhe ate e ndjek enigma se si mundet socializmi te mbijetoje ne gjirin e kaptalizmit me te eger ne bote.

Dobet si asnjehere republikanet. I vetmi kandidat me kembe ne toke dhe i respektueshem eshte Rand Paul. Te tjeret jane pse s'me qan.

Rubio nuk merr asgje.

Trump do te marre kandidimin e republikaneve,sepse kryeson shume bindshem ne sondazhe.
Nga ana tjeter e merr Clinton.

Sanders ka llafe te bukura,por nuk eshte aspak praktik,plus qe eshte 74 vjec...

Amerika do ta kerkoje nje kandidat te perkryer si Mitt Romney,por ska per ta gjetur...

Une do te votoj per Clinton.

Time for a diaper change Bernie. smiley

Cruz qe duket si Boy George me floke

smiley

I vetmi qe duket i pranueshem eshte Sanders por prape edhe ate e ndjek enigma se si mundet socializmi te mbijetoje ne gjirin e kaptalizmit me te eger ne bote.

Shume qe nga larg simpatizojne Sanderz s'do ta votojne pikerisht sepse i tremben sistemit qe ai propozon: revolucionit politik. A.k.a ndryshimet t'i kryeni vete, mos prisni administraten burokratike. Une (nese zgjidhem)i vetem nuk mund te bej asgje.

Kurse mua me pelqeu shume Mike Huckabee! Gjynah qe u terhoq. Keta qe kane ngel nga republikanet jane si aktore cirku. Per mua asnje nuk vlen nga GOP-i  smiley  

Kurse nga e.mengjera njerez pa gjak. Te lodhur dhe te mbaruar. Planet tjeter.

Hajt mo mediokriteti eshte be buke me djath.

8 delegate Cruz,7 Trump dhe 6 Rubio...

Opo sa mire qe funksionon demokracia (ne pamje te pare) ne US o Blendi, kete e dime dhe sic thone yankees: "its none of my/our business".

Kemi halle te tjera ne Shqiperi. Me zgjedhjet. Qofte Parlamentare, qofte ato partiake.

LSI do filloi procedurat per zgjedhjet brenda strukturave te saj me parimin "1 anetar, 1 vote". PD i zhvilloi ne kete forme ne vitin 2013.  

E nderkohe qe partia qe pretendoi se e solli si risi kete parim, parimin "1 anetar, 1 vote", eshte katandisur si mos me keq per sa i perket demokracise se brendshme, respektimin e rregullave me minimale demokratike.

Njeriu qe perpara 6-7 vitesh na cau veshet dhe derrasat me "Politiken e re", me zgjedhjet qofte dhe formale kunder Lakroreve dhe Qumeshtoreve, sot qe eshte i plotfuqishem, UDHEHEQ (se ky togfjalesh i perlqen) si Enveri ne vaktit.  Ne Qeveri. Ne parti.

Dhe kjo eshte fatkeqesia e socialisteve por ne rradhe te pare e te gjithe Shqiptareve, sepse kete palo KM zgjodhen indirekt.  Them indirekt se si leader i PS 64 mandate nga 140 arriti te marr.

Do te ishte jo keq sikur njerezit te zgjoheshin nga gjumi letargjik ku jane zhytur, te shohin e rishohin historine dhe te kuptojne se diktaturat dhe diktatoret, qe nga Neroni, Bruti dhe Cezari, nuk vepronin ndryshe.

E sigurte qe do fitoje Klinton, sepse eshte femen.

Logjika e qeverisjes planetare ne epoken nevojtore (siç thote Stalker qe per vete ben nje mut t'modh, me t'modhin fare) eshte ne fillim president me ngjyre te zeze, pastaj president nje femen, dhe se fundi nje pederast. U kry bace.

 

Fiks fare. Ktu tek puna ime sot u be nje ceremoni e vogel urimi per nje kolege qe sapo i lindi e shoqja goce. Femijen e pare e kane djale dhe e lindi kjo kolegia ime. 

Donald Trump !

Make "2nd place" Great Again !

Ne Iowa jane zgjedhje te hapura perpara keshillit te lagjes. Se si do dali Trump do shikohet ne zgjedhjet e fshehta, jo ne NH po mbase ne OH? Ka shume mbeshtetes te pavarur po qe nuk e thone haptazi. Por nuk e imagjinoj se si evangjelistet e baptistet e jugut te votojne per Trump. Dhe Republikanet gjithmone me keta i fitojne zgjedhjet.

Keshtu parimisht do isha me Sanders. Plani i tij politik eshte nje pershtatje amerikane e sistemeve sociale europiane. 

Por realisht dhe shpirterisht jam me Klinton, jo vetem sepse ajo eshte nje grua, dhe politikane e sprovuar, por per rolin konkret qe ka patur ne pekrahje te Shqiperise dhe shqiptareve. 

Vallaj po. Klintonja ka bo shume per ne. Ka lezet kur shkojne pleqte me mor vize ne ambasade me ardhe me vizitu kalamojt qe jane qytetare amerikone. Vetem se ajo qorrja mrapa xhamit i thote "shiko se nuk ta japim dot vizen se ti po shkove ne usa ne dyshojme se nuk kthehesh me pasi nuk ke lidhje te forta ketu ne shqiperi si psh biznes, femije per te rritur, prona te patundhsme etj". Nderkohe qe pleqte e pakistanezeve dhe indianeve e marrin vizen kur dhe si tja doje qejfi. 

Te kuptoj. Por besoj e di qe s'ka lidhje Sekretari i Shtetit me sportelisten qorren tek Ambasada. Mu me intereson qe SHBA te mos tregohet e lekundur per te mbrojt aktivisht Pavaresine e Kosoves neper Bote dhe per te mbeshtetur shqiptaret. SDq ajo dihet mo qe Amerika mund te na mbeshtes keshtu me llafe, se konkretisht sic thone shkodranet" dy duar per nje koke jane" s'te bene njeri me shume. Kur qeveria jone s'di me i be presion autoriteteve amerikane te liroj vizat per takimet me familjaret, s'eshte se do e beje Klintoni me shoqe. 

ka pas qene nji lojtar i Bajernit te modh nji Roche Santa Cruz, qe e futshin ne minute te funit me bo golin e avantazhit.

epo kur u be edhe Sander mafishja, Sandri i tetos te beje dashuricka lart e poshte

dhe doli qe do votoje per ?

Si pyet njehere?! smiley 

on ne sait jamais ! ne kesi lloj pyetesoresh, gracka qendron tek fakti qe per te njejten ceshtje, ndodh qe dy kandidate krejt te kundert te japin zgjidhje te njejte !

93 % me Sanders me doli mua. Po qe dhe ky bushi sqenka djal i keq smiley 52% me te.

per ato qe lujn powerballin:

4 here me shume shanc ka cdo amerikan per tu zgjedh potus sesa per te fitu powerballin, cka flet per shkallen me te larte te demokracise.

Po ai Roni i republikanve nga u zhduk smiley 

Eshte terhequr nga jeta publike se ka gruan semure.

Per Mitt Romney-n e ke fjalen?

Me thone te drejten ACDC1 m'duket se quhej Roni, por mundet te jete edhe ky, se nuk e maj men mire smiley  ka pas qen nje teme me perpara ku ishin ter kandidatet e Republikanve smiley

Ron Paul?

Mos e ka per Ronin e peshkut.

Tamom ACDC1, per kete e kisha fjalen, Ron Paul, ose Paul Roni smiley

Po ata sjane pesha te renda o Pjer.

pyetje teknike per ata qe jetojne ne States :

me sa di, tek demokratet numri i delegateve qe zgjedhin ne fund kandidatin e partise se tyre per president, shperndahet ne funksion te % qe marrin kandidatet ne secilin shtet;  po tek republikanet, fuknsionon njesoj ? (apo fituesi merr teresine e numrit te delegateve te atij shteti)

Secili shtet ka rregullat e veta neper konventa.
Pastaj ne kete proces marrin pjese edhe Porto Riko dhe disa territore te tjera qe nuk jane shtete.
Disa shtete punojne me proporcional, disa me fituesi i merr te gjitha.
Neper keto zgjedhje zgjidhen delegatet,nderkohe qe ka edhe delegate te tjere qe jane zgjedhur automatikisht qe quhen superdelegate(sic jane senatoret e perjetshem ne Itali psh)
 Per republikanet ne 2012 ishin 2286 delegate dhe fituesi percaktohet kur merr 1144 vota.

Per demokratet kane qene 4233 delegate dhe ketu duhet te marresh 50%+1.

 

Në Iowa, per demokratet funksion proporcionali (pra Clinton dhe Sanders do ti ndajne proporcionalisht delegatet : 683 dhe 680), per kete jam i sigurt.

Por mendova se per nje parti, rregullat per ndarjen e delegateve jane te njejta ne te gjitha shtetet (o proporcionalisht, o mazhoritarisht).

Primaries ketej jane te konklavitura ne rregullat e tyre, sidomos ne ca rregulla varileshi tip "po dolen barazim ne nje qender votimi, hidhe monedhen ne ajer dhe nqs s'teshtin personi qe hedh monedhen, i bie te fitoje kandidati qe ka me shume fansa cicemedhaja ne salle". 

Plus qe pervec votave te miletit qe ne nje fare menyre behen pershesh me ngastra-fikimin e votave qe duhet te perkthehen ne delegate, kandidati i estblishmentit (ne kete rast Mrs Hillary Ngatefryjeera Clinton) merr ca (super)delegate me shume nga 1shat e Partise. Hajt mo, ka te meta plot demokracia amerikane si shume e vjeter (dhe shume e kapur nga lobingjet) qe eshte, po thuaj shyqyr qe e ka pasur ekonomine relativisht te bollshme dhe ja ka mbuluar te metat, ndryshe njerzit do ishin duke luftuar me sho-shoqin me keq se ne Evrope. 

Andej nga Evropi cfare kontrasti vini re juve ne krahasim me keto rregullat tona, pervec idiotllekut te te votuarit te marten qe te perjashtohen nga votimi ata qe s'kane mundesi te ikin nga puna meqe vota e tyre s'vlen aq shume dhe ja kompensojme ne te tjeret voten atyre?

Nga e thena tek e bera e ndan nje lume i tere.

Edhe abonene mujore te tranzitit ja paguan shteti, te mos flasim per perfitime te tjera. Nuk shkojne gjekundi jo.

I just got a reason to go vote this year. What would it take to get 50% of them to quit?

u rraf edhe skenderbeu kete jave e jo mos te humbte trumpi

i doli fjala per Rusin kesaj

Qe e shihte nga shtepia?

 Pergjigjen e dha klas fare: I love Iowa, will come back to Iowa, will even build a farm, why not.

Kur i zgjat ato buzet ashtu si kllaun ta peshtiros krejt. Kesulkuqja dukej pak e pikelluar dje ne krahet e tij. smiley

eeee duhet te beje nanji gje i shkreti per ato buze se ngeli pa u martu

mah, klintonesha eshte merre me leng se mishi mbaroi..

dhe

Sanders, who trailed Clinton in Iowa by 30 points three months ago

sot e barazon ! Barazim qe tregon se sa politike liberale kane aplikuar demokratet ne keto 8 vjet. Ose me sakte : se sa në 'të natyrshme' e ka kthyer klasa politike (dhe jo vetem ajo amerikane !!) liberalizmin ekonomik !

Prit prit se s'kemi pare gje akoma, me sa duket

Mua Sanders me duket versioni demokrat i Trumpit. Sigurisht nuk ka ato ekseset raciste te Trump por i drejtohet te njejtes kategori qytetaresh, te inatosurve, atyre qe nuk votojne per te bere nje zgjedhje po per te shprehur dufin. Atyre qe duan ta kthejne sistemin demokratik ne nje farse. Pervec kornizes ideologjike te ndryshme, premtimi i Sanders per nje sistem shendetesor si ne Danimarke eshte si ai muri i Trump me Meksiken, nje tentative infantile per te trajtuar nje problematike shume komplekse e per ta shitur si zgjidhje megjithese e di fare mire qe eshte qesharake.

premtimi i Sanders per nje sistem shendetesor si ne Danimarke eshte si ai muri i Trump me Meksiken,

mbase njesoj komplet jo por aty afer...trump thote qe murin do e pagujne meksikanet, ky thote qe shendetesine falas do e pagujne amerikanet

Amerika ka nevoje per disa pulitika sociale me te mira.paguan nje thes me taksa dhe nga ana e mbrojtjes sociale shba jane si far west I kohes se kaubojsave.

shume te mira i ka pulitikat sociale amerika, skane te share

Atyre qe duan ta kthejne sistemin demokratik ne nje farse

po ai farse eshte déjà ! smiley Per kete, te gjithe jemi dakort ! Keshtu qe ata qe duan ta ndryshojne, i bie qe tja kthejne realisht natyren demokratike

Keshtu si ti tha edhe Ducja,Hitleri,Lenini e kompani

qe i bie: per hater te tyre, nuk mund te pranojme asnjehere se demokracia eshte kthyer ne farse?

Qe i bie qe ata qe kane dashur ta ndryshojne kete farse, kane sjelle tragjedi.  Ti si i zanatit  qe je, cilin zhaner do parapelqeje?

pyetja jote eshte biased, sepse e konsideron farsen e sotme si menyre te berit politike (du cinema, si paralelizem), nderkohe qe ajo eshte jo-politike (pra jo-kinema). Eshte njesoj sikur te shesesh nje fature elektriku per letersi.
Keshtu qe se pari duhet rene dakort se ç'quajme politikë (du cinéma). Sepse farsa eshte zhaner fort i nderuar dhe gjynah ti bejme gjyqin kaq kollaj

Te besh politike eshte te besh kurven, sepse nuk thone kot qe politika eshte kurve.

Politika eshte kurva (dridhe Like!), per kete perkufizim kemi rene dakord te gjithe. Nuk kemi rene dakord te gjithe se duhet palluar nga te gjithe kurva, jane ca qe nuk duan ta pallojme, por edhe ketyre do t'jua mbushim mendjen me ndihmen e du cinema, sepse me metoda tiranike (Duçe, Hitler, Stalin) nuk arritem t'ua mbushim s'du cinema.

 

Po pra, cdo te thote te besh politike, por mbi te gjitha, ku do t'i gjejme ata qe do te na bejne politike. Une perkundrazi, "gjyqin" ia bera pikerisht tragjedise, dhe jo farses. Tragjedite kane ardhur nga utopite, pikerisht nga ata qe do "benin politike". 

ku do t'i gjejme ata qe do te na bejne politike

do dalin vete ata, pa na marre leje smiley

 

e zuri policia e vjen pas fëbëija

Renia e perandorise romake thone  filloi kur filluan te zgjedhin karagjoze per perandore .kam frike se e njejta gje po ndodh edhe me shba .kjo eshte fushata presidenciale me e vaket qe me Kane zene site .memedhetaret tane ne europe si gjithnje te informuar ndersa ne ketej per francen dime vetem se atje edhe fshatari me I humbur e than frengjishtensmiley

shba eshte ne ngjitje, akoma nuk e kane permbushur potencialin

Trump ka edhe yll ne Hollivud.

https://www.google.com/search?q=donald+t...

Ka kaluar gjithe jeten para kamerave...Eshte adap ne biznesin e tij.
Pasuria 4 miliard $ rroga vjetore 250 milion$.

Nuk mund ti beje nje budalla kaq para,sado qe te majtet duan ta paraqesin si te tille.Me qe ra fjala deri para ca vitesh ka mbeshtetur Demokratet.

trump eshte njeri inteligjent por i duhet te thote budallalleqe qe te fitoje simpatine e katunarise kaproll vrasese, kusheri martonjese te amerikes.Paradoksi i demokracise eshte se vota e nje redneku te cilit zerat ne kuken e tij i duken si mesazh nga perendia ka te njejten vlere sa ajo e nje shkencetari te NASA qe con raketat ne mars.

smiley 

Pse s'duhet te kete dhe US nje perqindje #*!&^. smiley

uroj te fitoje sandersi me shprese se gjith shqiptaret over 50, qi kan pas HPPSH dhe M-L mbi 

8- do kapin postet kyce ne qeveri

Me cdo 4 vjecar qe kalon, me tremb gjithnje e me teper ndarja politike dhe sociale qe po ndodh ne USA.  

Qe me eleminimin e "New England Republicans" dhe zevendesimin e tyre me kandidatet ultra-konservative te Tea Party, partia Republikane eshte marre peng nga fondamentaliste te tipit Hakabe, Cruz e Santorum.  Njerez qe karakterizohen nga nje nivel i larte narsicizmi civik (cka eshte e mire per mua, eshte e mire per te gjithe, prandaj do detyroj te gjithe te ndjekin rrugen time).   Ajo cka me cudit me keta te cilet kane marre mandat nga zoti per te "kthyer Ameriken drejt Krishtit", eshte se nuk jane shume te interesuar te ndajne peshkun me popullin e thjeshte apo te bejne veren ne uje qe te pijne te gjithe sic beri dhenesi i mandatit, por jane me teper te interesuar te kontrollojne organet e mija gjenitale.

Ndersa ne anen Demokrate, Bernie Sanders, nje element "fringe" i kesaj partije per mese 25 vjet, ka terhequr pas vetes rinine idealiste (megjithese jam i sigurte qe pas NH, me kalimin ne jug, interesi per te do avulloj.)   Para nja 2-3 ditesh fola me nje 20-22 vjecar per zgjedhjet dhe e pyeta cfare mendonte per kandidatet.  Mu pergjigj:  "Bernie man, he's getting my vote.  He's like good for everybody man.  He's like gonna ...um ...like make marijuana legal.  ...and like he's gonna give everybody free education and stuff."  

....okkkeeejjj plako!  Looking forward to, like, vote and stuff.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).