Në vitet e fundit ka një debat të hapur (madje edhe në shtetet më të zhvilluar) rreth stimujve që Qeveritë duhet të ndërmarrin për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik, të prekshëm sidomos për pjesën më të madhe të qytetarëve të thjeshtë. 

Nga njëra anë pa asnjë dyshim politikat e mbështetjes së investimeve janë baza e zhvillimit ekonomik, dhe këtu mjafton të imagjinojmë efektet që mund të sjellë për investimet (sidomos të huaja) e kundërta e saj, sidomos mungesa e lirisë ekonomike, korrupsioni i lartë, paqëndrueshmëria politike etj.

Nga ana tjetër supozohet se investimet publike kanë mundësi të stimulojnë rritje ekonomike dhe punësim për zonat në të cilat zhvillohen. Megjithatë, konsideruar buxhetet tepër modeste të Qeverive ndër vite, ky debat bëhet edhe më i rëndësishëm pasi ato pak para’ në dispozicion të investimeve publike duhet të shpenzohen zgjuar për të maksimizuar vlerën e investimit dhe impaktin e dëshiruar në zhvillimin e sipërmarrjeve lokale dhe punësimin.

Kohët e fundit, Qeveria Shqiptare përmes mekanizmit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve (FZHR) i ka orientuar për herë të parë investimet publike. Psh, vitin që shkoi investimet publike u orientuan drejt modeleve të “Qendrave të Qyteteve”. Me plot hapësira për koment dhe debat se si mund të ishin bërë më mirë, këto investime u realizuan suksesshëm sipas projekt-planeve të paraqitura nga vetë Bashkitë, ndërkohë që në rastin e disa qyteteve me pak traditë turistike u vërejt edhe një rritje e konsiderueshme e aktivitetit tregëtar, që indirekt do të thotë një potencial zhvillimi dhe një rritje ekonomike për këtë sektor.

Megjithëse financimi i parqeve, lulishteve, fasadave, shesheve dhe sidomos tregjeve është një model i përkryer që Bashkitë në të ardhmen mund t’i financojnë me fondet e tyre lokale, për vitet në vazhdim Qeveria përmes mekanizmave të saj financues duhet të shohë modele të tjera investimesh publike, që ndikojnë më drejtpërdrejtë në rritje ekonomike dhe punësim…

Duke konsideruar se kjo faqe vizitohet shumë (madje edhe nga diaspora), dëshiroj tju ftoj në një debat/bashkëbisedim të hapur, ku të ofrohen propozime konkrete rreth: 

Cilat lloje të investimeve publike duhet të ndërmarrë Qeveria për vitet në vazhdim, me qëllim 
a)    rritjen ekonomike, 
b)    rritjen e punësimit, 
c)    përmirësimin e jetës së banorëve dhe 
d)    përmirësimin e shërbimeve publike? 

Cilat modele investimesh i plotësojnë të katërt kriteret (por sidomos dy të parët)?
Shëmbujt konkretë të praktikave më të mira, botërore janë mëse të mirëpritur!

P.S. Merrni parasysh se Qeveria nuk mund të ndërhyje drejtpërdrejtë në investime biznesi, dhe as të orientojë apo sjellë kompani private, pasi kjo do të krijonte anomali dhe mungesë barazie në tregun e lirë të bizneseve si brenda dhe jashtë!

* ky shkrim iu dërgua Peshku-t nga një autor anonim.

24 Komente

Megjithëse financimi i parqeve, lulishteve, fasadave, shesheve dhe sidomos tregjeve është një model i përkryer që Bashkitë në të ardhmen mund t’i financojnë me fondet e tyre lokale,

Nuk le hapesire per diskutim sepse e perkryer eshte pothuaj e persosur.

 

qeveri nepermjet koncesioneve nderhyn drejtperdrejt ne treg, se dikujt ja mbush lugen me shume me para dhe hapesira publike .. keshtu qe nuk ka politika pa nderhyrje, e as nderhyrje te pafajshme 

 

 

Portet dhe rruget.

Debat bejn  ata qe kan ne dore paret, pushtetin biznest e medhoja, per cfare vlen ky debat ? Te rrim shtremer dhe te flasim drejte ! 

Debat: cilët duhet të jenë prioritet e investimeve publike në Shqipëri?

smileysmiley

1. Edukimi

Heqja dore nga caktimi i drejtuesve neper shkolla, ne drejtorine arsimore e ministrine e arsimit sipas profileve politike. Eshte faktori nr. 1 ne uljen e cilesise se mesimdhenies.
Ngritja e shkollave speciale pedagogjike. Bursa per studentet me te mire, kundrejt kushtit per kthimin ne AL pas studimeve.
Ngritja e nje fondi per kerikime shkencore (nese nuk ekziston akoma) dhe per startup-e. Prurja e pedagogeve te huaj ne AL.
Investime ne pajisjet e shkollave me teknologjine e fundit.
Inkurajimi i studenteve per te studiuar min. nje semester ne universitete jashte vendit, terheqja e studenteve te huaj ne AL.
Ngritja e me shume shkollave profesionale te orientuara me teper drejt bizneseve te reja, kuota me te uleta per profilet, juridik e ekonomik ne universitetet publike.
Rritja e nivelit te mesimdhenies. Testimi dhe kontrolli i vazhdueshem i mesuesve.
Ngritja e me shume shkollave, 9-vjecare e te mesme, ne qytete dhe fshatra.
Inkurajim financiar per mesuesit e dalluar te qyteteve per te dhene mesim dhe ne fshatra. Etj, Etj.

2. Permiresimi i transportit publik, urban e interurban. Shembuj nga vendet e Evropes (Veriore!) ka me shumice.

Te pastroje veten e saj ne rradhe te pare: lufte korrupsionit, vjedhjes, nepotizmit, respektimit te ligjeve te saj.....bah e pamundur.

Pronat! Nuk ka kompani apo biznesmen serioz te vij nga jashte e te investoj ne nje vend ku per nje truall pronaret jane si matrioshkat ruse, surprize pas surprize.

Rendi- armiku numer nji i biznesit eshte pasiguria.

Drejtesia (prokuroria / gjykata). keto mesiper kompletohen nga nje gjyqesor i paperfolur dhe i pakorruptueshem.

Te bej keto me  thelbesoret per nje qeveri pastaj te tjerat vijne vetvetiu. Shqiperia eshte nje vend i vogel me pothuajse gjysmen e popullsise jashte dhe nje ore larg zemres se evropes. Qeveria thjesht mos te behet pengese per zhvillimin, te merret me veten e saj. Kaq vetem kaq i kerkojme. 

Shkrimi anonim, kerkon mendime, ide se si mund te investohet dhe ç'lloje investimesh mund te ndermeren per tu realizuar sa me mire ato 4 pikat. Nje nga llojet e investimeve publike eshte ajo nepermjet obligacioneve te CO2 nga ku dalin edhe derivate te tjera per pagesat e punonjesve qe do punojne ne sektoret e mjedisit, sektor qe ka njohur rritje kendej ne perendim. 

Une para nja 1-2 javesh (ngaqe Gjembi dhe Agroni kishin sjell sitin e kryeministrise ketu) perfitova nga linku i sjelle dhe iu shkrova nje pyetje, se; Pse nuk investohet ne sektoret publike nepermjet obligacioneve te CO2.  Mirpo gomeret e kryeministrise, veç kishin kthyer nje pergjigje (ne mos ishte automatike) se, e kishin arshivuar me numrin a kodin (dhe ishin nja ca numra si ato te immomobilareve kur sheh per shtepia, ku çdo shtepi ka nje kod a numer). Pika qe su bie. 

Tani nese anonimi ka akses tek qeveria, tu thote gomerve, se nese duan te ndigjojne per format e shumllojshme te investimeve, te me therasin kur une shkoj ne Shqiperi. Gjer me sot (u bo vite) kam qene une gjithmon qe iu jam afruar gomerve per tu dhene ide dhe para, mirpo ata s'pranojne, keshtu qe nga tani (nga vjet me sakte) e tutje, kush eshte i interesuar , le te beje ftesen. Une nuk kerkoj para dhe as kam kerkuar noi here tek ta, per vete e kam siguruar jetesen. 

Pika qe su bie. smiley

Tani nese anonimi ka akses tek qeveria, tu thote gomerve, se nese duan te ndigjojne per format e shumllojshme te investimeve, te me therasin kur une shkoj ne Shqiperi.  smiley

Bordellot publike. Zhvillimi kalon permes clirimit te energjive seksuale te frustuara.

Ploteson te katert kriteret nder te tjera

a)    rritjen ekonomike, 
b)    rritjen e punësimit, 
c)    përmirësimin e jetës së banorëve dhe 
d)    përmirësimin e shërbimeve publike? 

sa doli pjer

Ktheht per  30' PtH! Po ti dergoja pyetjen ne privat se ai ka per te bere nje interviste me te gjitha pyetjet e bera nga sardhelet.

Debat: cilët duhet të jenë prioritet e investimeve publike në Shqipëri?

 

Ne grijme kot sallat. E kush na degjon ne... smiley smiley

 

Sipas nje studimi te OSHK Shqiperia ndodhet ne kryqezim te ererave te larta dhe te ulta (nje kombinim perfekt ky) qe i lejon shqp te shfrytezoj 91.98% te korrenteve ajrore. Kjo do te thote pune pa ndalim per mullinjte e eres qe do te thote $€£¥ me shumice. Tani nqs shqp ka ndonje plan per shfrytezimin e obligacioneve erore eshte koha te veproje. Njekohesisht qiveria duhet te liberalizoje licensat per shfrytezim erash dhe ti inkurajoj ato te listohen ne burse!

Je i sigurte qe kete e lexove ne studim te OSHK dhe jo tek Libri?

Gjembi OSHK-ja eshte organizate nderkombetare me reputacion kombetar. Ata kane analistet me te mire ne ekonomie, statistike dhe PR. Nqs do te marresh vesh ku po shkon ekonomia duhet me.lexu rapportet e OSHK-se qe per fatin e bashkeatdhetareve te mi botohen dhe shqip.

Vlonjato, a ke noi link per kete organizate OSHK . 

He mo Bredho! A e lexon pyetjen? Jo se me beje gjithe ate argumentim ne fundjave kur u takuam per kafe! Ja shif e shkruaj tani. Nuk e ka pasur keq ai njeriu im per ate shprehjen.

Ja nje filial i OSHK-se . dio mio !

po thuaja hollandezce o mik se Pjeri nuk shef tv shqip e anglisht; kto jane pasoja te informacionit qe ai merr ne perendim. Sa here kemi diskutuar qe Pjeri eshte i mirinformuar per ngjarje qe ne i marrim vesh 1 ose 2 dite me vone? OSHK-ja eshte institucion i degjuar, per kte ke te drejte

Ti Vlonjato me perpara beson tek OSHK se tek Libri? Ata mund te kene ekonomist, por a kane makro ekonomiste? Ti e di shume mire qe Libri eshte si Old Farmers' Almanac, vecse nuk botohet nje here ne vit por 1 here ne jete sepse vetem aq mjafton!

Harova te shtoj se hollanda mund te jete nje shembull per tu ndjekur ne kete fushe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).