Në një editorial të fundit në gazetën britanike “Guardian”, George Soros, spekulatori “i ndriçuar” ka folur për politikën e jashme duke thënë se kush është rreziku më i madh për Europën. Ndoshta nga mosha e madhe, ndoshta nga deliri i madhështisë, duket se këtë radhë Soros kaloi në qesharak. Sipas tij armiku më i madh i Europës nuk është IS por Vladimir Putin.

Por cili është shkaku i këtij rreziku?

E thjeshtë! Sipas Soros Putin po organizon shkatërrimin e Europës nëpërmjet krizës së refugjatëve.

“Objektivi i Putin është dizintegrimi i Bashkimit Europian dhe mënyra më e mirë për ta brë këtë është të dërgosh mijëra refugjatë nga Siria”, shkruan Soros. Sipas teorisë së Soros, Rusia po bombardon Sirinë që sirianët të drejtohen në Europë. Eksodi biblik që sheh milionë refugjatë të lënë Sirinë dhe të enden të dëshpëruar në Europë, sipas Soros, është vepër e Putin.

Papërputhshmëritë

Që emergjenca e refugjatëve ka nisur shumë kohë përpara se Rusia të ndërhynte në Siri, është një fakt i dukshëm, ashtu siç është i dukshëm edhe fakti që Perëndimi ka kryer shumë “luftëra humanitare” në Lindjen e Mesme, por vetëm Soros nuk e sheh një gjë të tillë. Për Soros në krizën e sotme nuk ka ndikuar as Pranvera Arabe apo kaosi në Libi. As fakti që IS është një produkt laboratori për qëllime të caktuara, nuk përbën ndikim sipas Sorosit.

Por përtej papërputhshmërive historike: Përse Rusia duhet të shkatërrojë Europën duke rrezikuar një rritje të kërcënimit islamik jo vetëm në Azi por edhe në kufijtë perëndimorë? Për Sorosin përgjigja është e thjeshtë. Duke qenë se Rusia është duke falimentuar, mënyra më efikase se si regjimi i Putin mund të shmangë kolapsin financiar është shkatërrimi i BE-së. Një BE në copa nuk do të jetë në gjendje të mbajë në këmbë sanksionet ndaj Rusisë që i vuri pas pushtimit të Krimesë. Dhe është pikërisht këtu ku i dhemb Sorosit.

Ukraina dhe qeveria e saj kukull është produkt i revolucioneve demokratike të ndërtuara në tavolinë nga “think-tanket” e përtej oqeanit në këshillat administrativë të bankave tregtare dhe fondeve të investimit, të gjithë miq të Sorosit.

Kjo përzierje mes delirit të madhështisë dhe fiksimeve, interesave dhe manipulimeve të së vërtetës e çon Sorosin të mos shohë edhe provat e dukshme: që IS po e ndalon vetëm Rusia dhe askush tjetër.

Një paralajmërim për Europën

Ajo e Sorosit në fakt është një paralajmërim për Europianët: Lëreni IS pasi e krijuam ne dhe do ta shkatërrojmë kur të mos na duhet më. Merruni me Rusinë dhe mos ëndërroni se mund të vendosni lirisht se cilët janë interesat tuaj strategjikë! Artikulli i Sorosit është pasqyra e asaj çka mendojnë elitat teknokratike që dominojnë Perëndimin, ku ideologjia e çmendur e agresiviteti pa skrupuj po na shtyn rreth luftës botërore.

Kjo elitë financiare dhe tekno-ushtarake  që ka infektuar qeveritë perëndimore, kontrollon NATO-n, dominon Wall Street dhe kushtëzon informacionin global, dhe ka nevojë të zgjerojë sferat e influenës në kërkim të një dominimi më të gjerë.

Përse Europa po vdes

Ndryshe nga ajo që thotë George Soros, Europa po vdes jo për faj të Putin, por për shkak të humbjes së sovranitetit, atij monetar, demokratik dhe ushtarak, që po shkatërron ekonomitë, kohezionin social dhe identitetin e kombeve europianë. Hap pas hapi hapësirat e lirisë po mbyllen dhe një elitë teknokratike pa fytyrë, alkimistë të parasë, burokratë dhe politikanë  ta paskrupujt po marrin fuqinë mbi jetët tona dhe mbi fatin tonë.

Këta janë armiqtë e vërtetë të Europës!

Përgatiti Amarildo Lumani,

Tema

10 Komente

Artikulli ishte interesant, per me teper qe e postonte dhe Gaia jone me origjine çifute smiley  qe per çudi duket sikur del kundra çifutit Soros smiley Do isha kurioz te dija mendimin e Gaia-s sone per kete figure te botes financiare. 

Per kete teme, jam shume dakort me Soros. Putin eshte problem shume i madh per Rusine brenda, dhe Europen jashte. Shembull qe demokracia eshte e veshtire per t'u ndertuar ne vende qe e kane patur diktaturen shume te forte (Rusi, Kine, Shqiperi), si edhe nje ego-manjiak ne pushtet i cili demton interesat e veta kombetare. Rusia e provoi si humbi gjate Luftes se Dyte Boterore kur u drejtua nga Stalini, sot me kete destabilitet qe po krijon me Sirine, eshte nje lloj Lufte e Trete e pashpallur ndaj Europes. 

Po Europa ka qene pak si ne hije ne Lindjen e aferme te te mesme, ia ka lene ter punet USA-s dhe Rusis. Me Rusine u prish per punen e Krimese dhe nderhyrjen ushtarake qe boni Rusia atje. 

Une mendoj se duhet ndryshuar pakez koncepti per nderhyrjen qe bejne shtetet dhe lobet ne punet e te tjerve. Le t'ia lejne zgjedhjeve politike dhe jo nderhyrjeve ushtarake. 

ne Lindjen e aferme te te mesme

Te mesme me pak, si shoku Xhemal. Nuk e ka shume keq per disa gjera ai Vlonjati.

Rusia e provoi si humbi gjate Luftes se Dyte Boterore kur u drejtua nga Stalini, sot me kete destabilitet qe po krijon me Sirine

Are you sure ?

sorrosi eshte ''babai'' i shtypit dhe politikes shqiptare.   eshte ''enveri'' i sotem.

financon gjithe batalionin lubonjist per te mbyllur ceshtjen kombetare shqiptare.

Po mire o juropiane, shkoni ne krevat me Putin njehere te shofim ca kryqezimi do dali, meqe Amerika ju paska marre frymen. 

"Is po e ndalon vetem Rusia dhe askush tjeter"

Ca te thush me pas kesaj? Koha eshte flori thote poplli. 

Shume subjektiv qy artikulli. Qe Sorosi po rrjedh (helbete burre i vjeter) eshte e vertete, plus ka humbur shume pare keto kohet e fundit ndaj dhe eshte bere cik zevzek-- ama qe Rusia eshte nje nga te keqijat me te medha (duan apo nuk duan shqipot sovjetiko-nostalgjike) eshte nje e vertete e madhe. 

 

Shqipoja sovjetiko-nostalgjik i fundit qe kam taku ka qene disa vjet para vitit 90-te, kurjozitet i gjalle, praktikisht specje e zhdukur diku para viteve 80-te, por jeton akoma ne imagjinaten e ndezur te intelektualeve t'mdhej evropiane, se bashku me specien imagjinare shqipo turko-nostalgjik. Eshte kjo arsyeja imagjinare qe i ben te ndihen intelektuale t'mdhej me imagjinate t'modhe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).