Deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për marrëveshje mes palëve ditën e hënë për Byronë Kombëtare të Hetimit solli në mbremjen e së enjtes reagimin e Partise Demokratike.

“PD deklaron se 23 dhjetori është dita e fundit që komunikoi me SHBA për BKH. Është dakordësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin e 90-të të Venecias dhe të shmangë çdo drejtim nga autoritetet jashtë Prokurorisë”, thuhej në reagim. 

Pra, gjithçka duket se ka ndodhur mes këtyre dy datave. Por le t’i marrim gjërat me radhë, duke filluar pikërisht nga 23 dhjetori. Arkivi politik i asaj dite tregon se ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar në mënyrë të veçantë, fillimisht Sali Berishën dhe më pas, Lulzim Bashën. 

Të dy u shprehën entuziastë atë ditë për rekomandimet e Venecias, por asnjëri nuk e përmendi Byronë e Hetimit. Por, një muaj më vonë... 

“Edhe për çështjet që kemi rënë dakord Edi Rama zvarritet. Pse nuk e jep dakordësinë e tij? Çfarë e pengon? Kush e ka kapur prej xhakete?”, do të deklaronte Basha më 27 janar. 

Ky provokim i Bashës u mbështet menjëherë pasdite nga amerikanët. Për Top Channel, ambasada deklaroi: “Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme. Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin. Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet”. 

Qeveria nuk reagoi deri më 8 shkurt, dita e fundit kur, sipas Tahirit, palët janë dakordësuar për draftin final të Byrosë. Top Channel ka mësuar se pikërisht paraditen e 8 shkurtit, një email ka mbërritur në kabinetin e ministrit të Brendshëm. 

Ky email përmbante draftin e projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, i cili më pas do të kalonte në mbledhjen e qeverisë. Këtë e pohoi dhe vetë ministri në Kuvend. 

“Unë e kam me shkrim, me email-e, të shkruara. I kam në email-in tim me shkrim se si keni rënë ju dakord. Çfarë doni tani, t’ja u nxjerr dhe të them ja ku keni rënë dakord”, deklaroi Tahiri në Parlament. 

Por, ajo që Tahiri nuk thotë është se nga ka ardhur ky mesazh. Por Top Channel e ka parë këtë email si dhe adresën nga ai ka ardhur, nga Ambasada Amerikane. Email-i përmban si material projektligjin dhe shoqërohej ndër të tjera nga këto fjalë: 

“Në këtë email gjeni projektin final të ligjit për BKH-në, hartuar nga OPDAT dhe me DAKORTËSINË e Partisë Demokratike”. 

Nga përmbajtja e tij duket qartë se amerikanët kanë marrë një “ok” final nga selia blu. Aty ku në mesditën e po të njëjtës datë, për herë të parë zyrtarisht Lu dhe Vlahutin u takuan së bashku me Bashën dhe Berishën. 

Por ndërsa Tahiri, Rama dhe Berisha kanë folur për këto negociata, Basha disi më pak, i vetmi që duket se ka ruajtur paktin e heshtjes është ambasadori i Shteteve të Bashkuara. Ndoshta, i ngarkuar me axhendën e sekretarit Kerri, ai nuk ka folur për këtë ngjarje. 

Dhe nëse Donald Lu flet, sidomos për çfarë ka ndodhur ditën e hënë më 8 shkurt, nga email-i i dërguar nga ambasada që ai drejton, e deri tek takimet e tij të mesditës, atëherë të gjithë ne mund të kuptojmë më mirë, se cila nga tre palët gënjen për këtë furtunë në gotë që turbulloi politikën për dy javë rresht.

14 Komente

kto te tjetersojn pallton Gono, jomo imejlin smiley

smiley

kur ta gjejne me te qendisme te menget, er

do ja ken fut Ben Blushit ke bagazhi makines smiley

smiley

Anadhim loje. Ja pra,fytyra e opozites dhe prap, dune me e shit si rrene te Edi Rames,kujtojne se jane te gjithe si Mati, qe ka qan i here i kohe  knej rrotull.

pd po loz me shume porta, po varja se u bo me keq se telenovelat turke te klanit.

ndjehet dora e sales, bashen po e nxjerr sic eshte ne te vertete, pa peshe fjale, mazhorancen e mban tere kohes ne tension, ne lufte te ftohte, vetem per xudhira i punon mendja.

Pse nuk e botoi email-in gazeta si edhe projekt-draftin e atashuar? Ministri e permend se kush ja ka derguar, dmth i pari qe shkel rregullin e privacise se komnikimit. Aguridhe politikane. 

....nëse Donald Lu flet, sidomos për çfarë ka ndodhur ditën e hënë më 8 shkurt

Veprimi i Edi Ramës,natyrisht në bashkëpunim me ambasadorin amerikan Lu, që Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry të mos takojë, edhe për protokoll shteti, Kreun e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Merta ka volusur perfundimisht luftën e hapur mes Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit. Përderisa Sekretari Amerikan i Shtetit takon numrin një dhe tre të shtetit, sipas Kushtetutës dhe anashkalon numrin dy të shtetit, aty ku votohet ose rrëzohet qeveria tregon se diçka jo e mirë po ndodh pasi John Kerry të largohet nga Shqipëria.

Kushti i LSI-së do të jetë gjithnjë e më i fortë që pa opozitën nuk ka votim e kalim të reformës në drejtësi dhe Byro Hetimi. Rama do të përdorë kartën e “sovranit-popull”, por që të shkojnë tek “Sovrani” me kryeministër Ramën nuk e hanë as Meta e as Berisha. Ndaj formula e zgjedhjeve të parakohshme është më afër se kurrë këtë fundpranvere apo në qershor, por me një qeveri teknike me kryeministër socialist që nuk do të jetë Edi Rama smiley

meqe ky burimi i top qenit ka pare tekstin e emailit, pse nuk konfirmon qe edhe drafti attached eshte i njejte me ate qe kaloi ne qeveri??? Sa koqe eshte eDrama...si nxenes i keq qe thjeshte do te kaloje rradhen pa e pyetur mesuesi te dielen...pastaj ne mendjen e tij e harrojne....cfare fatkeqesie e ka zene kete komb 

vika ere kjo pune, kuptohet qe PD-ja ka kerkuar nga PS-ja disa garanci perpara se te miratohej.. tani PS-ja nuk ka premtuar gje ose ka terhequr llafin, dhe Berisha kapet pas presjeve 

dmth. keto jane pune pazaresh, e ka bere Berisha kete pune sa here kur i therriste ne parlament, miratonte ligjet me 2/3 dhe me pas ja fuste opozites ne pazare e ujdite.. 

9 pikat ku drafti për Byronë Hetimore bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese   

1. Lidhur me kompetencën e ministrit të Brendshëm për të përcaktuar me akte nënligjore organizimin dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykata çmon të sjellë në vëmendje vendimin nr. 10, datë 06.03.2014, në të cilin ajo ka konstatuar cenimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve për shkak se dispozitat e ligjit i jepnin të drejtën ministrit të Drejtësisë që të përcaktonte me akte nënligjore momente të ndryshme e të rëndësishme të veprimtarisë së administratës gjyqësore.   

2. Gjykata çmon se krijimi i subjekteve të reja, përveç atyre të parashikuar në KPP, me kompetenca në fushën e ndjekjes penale, kërkon detyrimisht jo vetëm respektimin e parimeve kushtetuese, por edhe harmonizimin e kompetencave të tyre me dispozitat përkatëse të KPP-së.   

3. Për sa kohë këto kompetenca janë të përcaktuara nga normat kushtetuese, është e palejueshme që një organ tjetër t’i marrë ose t’i anashkalojë ato me vullnetin e tij (shih vendimet nr.24, datë 09.06.2011 dhe nr. 19, datë 03.05.2007 të Gjykatës Kushtetuese).  

4. Gjykata është shprehur që ligjet e zakonshme duhet të nxirren jo vetëm në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës, por duhet treguar kujdes i veçantë që ato të mos prekin rregullimet që përfshihen natyrshëm në sferën ekskluzive të ligjeve të cilësuara. 

  5. Procesi i emërimit dhe të shkarkimit të punonjësve, si një përgjegjësi e dyanshme, midis Prokurorit të Përgjithshëm, nga njëra anë, dhe ministrit, bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.     

6. Përveç sa më sipër, Gjykata thekson se fakti që emërimi, lirimi nga detyra dhe shkarkimi i drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është në kompetencë të ministrit të Punëve të Brendshme, krijon premisa varësie të këtij organi nga pushteti ekzekutiv. 

  7. Kjo varësi, do të nënkuptonte një influencë/ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv në fazën fillestare të ndjekjes penale, atë të hetimeve paraprake, çka do të ndikonte në krijimin e raporteve të pabalancuara ndërmjet pushtetit ekzekutiv, nga njëra anë, dhe organit të Prokurorisë, nga ana tjetër.   

8. Gjykata vlerëson se bashkimi në një “dorë” i veprimtarisë gjurmuese me atë hetimore (neni 27/2), është një zgjedhje e papërshtatshme dhe e papranueshme në një sistem juridiko-penal të bazuar në modelin akuzator, në të cilin kërkohet një ndarje e saktë midis funksioneve të gjurmimit, hetimit, ndjekjes penale dhe gjykimit të çështjes.   

9. Gjykata vlerëson se krijimi i një strukture të re, Byrosë Kombëtare të Hetimit, në varësi të ministrit të Brendshëm, si strukturë e veçantë e Policisë së Shtetit, me objekt gjurmimin dhe hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe të veprimtarinë kriminale të lidhur me të, cenon parimin e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike, të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe të drejtat e individit për një proces të rregullt ligjor. 

Ngele duke sjellur propaganden e partise me te felliqur te Ballkanit. Po sill ore vetem mendimin tend. Apo je thjesht nje zar i PD-se?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).