Në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka nisur shqyrtimin një projektligj që u jep falas energji të varfërve.

Nisma vjen nga deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani, sipas të cilit duhet vendosur një masë e caktuar kilovatësh që t’u jepen falas familjeve në nevojë. Sipas relacionit, ky draft mbart efekte financiare dhe është bazuar në llogaritjen e rreth 82 mijë familjeve në nevojë që përfitojnë aktualisht ndihmë ekonomike.

“Duke pasur parasysh këtë situatë , duke pasur parasysh dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit që kanë ardhur pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet aksesi për konsumatorët për energjinë elektrike, që të mos mungojë energjia për ato shtresa që janë në nevojë dhe e kanë të pamundur që ta përballojnë, vjen kjo nismë ligjore e iniciuar nga shoqëria civile, “Nisma Thurje”, e cila i ka dërguar një kërkesë çdo deputeti nëntorin e vitit të kaluar për të mbështetur këtë iniciativë. Unë zgjodha që ta mbështes”, tha Bogdani.

Nismën e kolegut të tij demokrat, e mbështeti edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode, i cili sqaroi se sa ndikim do të ketë në buxhet kjo nismë. “Sado të duket një kosto shumë e madhe, nuk është më shumë se 400-500 milionë lekë në vit. Kërkon vetëm vullnet dhe identifikim të familjeve në nevojë. Kostoja për mendimin tim nuk është problem”, deklaroi Bode.

Dashamir Shehi përmendi dhe dy arsye të tjera se pse qeveria duhet të lehtësojë familjet e varfëra nga fatura e energjisë. “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim? Si qenka kjo punë kështu”, u shpreh Shehi.

Anëtarët socialistë në këtë komision u shprehën se kjo nismë mund të rrisë abuzimet në këto shërbime. Relatori Andrea Marto tha se nisma duhet të shqyrtohet nga qeveria më parë për mbulimin e kostos prej 1.2 miliardë lekësh. Sipas tij, nëse kostoja nuk mbulohet, ligji nuk mund të miratohet.

“Ndërmarrja e një mase të tillë mund  të krijojë precedentë për pagesa të tjera si për shembull lehtësim për faturën  e ujit të pijshëm, ose kërkesa nga grupe të tjera sociale që kalojnë vështirësi ekonomike, siç mund të jenë persona me aftësi të kufizuara që do të sillte një rritje të mëtejshme të kostos financiare”, tha Marto.

Por deputetët e maxhorancës thanë se, përpara miratimit në Komisionin e Ekonomisë drafti duhet të marrë më parë dakortësinë e qeverisë dhe Komisonit të Çështjeve Sociale, i cili është edhe përgjegjës.

“Një nga rregullat që ka Parlamenti është ky: mblidhet komisioni përgjegjës, hap diskutimin, dhe mundet edhe të vendosë, dhe pastaj kërkon mendimin nga ne. Këtu ka ndodhur e kundërta”, deklaroi anëtari socialist i komisionit, Anastas Angjeli.

“Iniciatori është i juaji, komisioni përgjegjës drejtohet nga ju. Duhet të kishte bërë detyrën që bëra unë, të vinte në dijeni qeverinë për këtë iniciativë. Nuk e ka bërë. Atëherë, puna e këtij komisioni ndërpritet këtu derisa komisioni përgjegjës të ndjekë rrugën ligjore për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha kryetari i komisionit, Erjon Braçe.

Pas diskutimeve, Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi projektligjin në fjalë.

21 Komente

Jo vetem energji elektrike falas per te varfrit por edhe nga nje ngaster toke 5 me 5 metra per te gjithe keta te varfer per te ngritur nje kjoske bar kafe! 

Ku te munden.

Dhe ne traditen me te mire te PD-se, te mos kene nevoje per leje fare. 

 

C'iu keput mesi PD per miletin, e varfera ajo. Shyqyr historine e ka te gjate thuaj, e kemi pare e sterpare...

presion sa me shume presion mbi qeverine e majte. Duke perdor argumenta me ambalazh te majte gjithashtu

Nuk dua te mbroj Braçe Miushin, por nisma e depudetit te PD, me duket populiste smiley reklame per partine e tij. Nuk mund te japesh nje mall kur ajo eshte prone e nje tjetri. Mund te besh tarifa sociali, si kendej ne perendim, ku te varferit kane nje tarife pak me te ulet se te tjeret, ose iu hiqet tvsh/btv ne llogaritje. 

Do behet si me statusin e te perndjekurit, do dalin shumica te varfer, sic dolen shumica te persekutuar. 

nji sekond.

momentalisht gjysma e Tiranes eshte pa drita smiley

Bradi sa ishte bere gati te blinte 1-2-3-4 Mig a si e kane ato aeroplanet qe kemi patur, por ja paskan prishur.

Eh, sikur t'u jape edhe pjeshke falas qeveriu te varferve, sa mire te ishte...

 

Shume e poshter kjo `inisiativa` e Bodes  aq sa dhe mashtruese Duhet me  rrit  pak kredite  per PD e ngordhur , se kalit i kane rrene patkojte ! smiley

Bode.

“Sado të duket një kosto shumë e madhe, nuk është më shumë se 400-500 milionë lekë në vit. smiley

Kërkon vetëm vullnet smileydhe identifikimsmileytë familjeve në nevojë. Kostoja për mendimin tim smileynuk është problem”,smiley

Po ku ke qene ti , o vullnet  i ndrydhur me kete mendje te hapur dhe te dhemshur,  per popullin e varfer ?!

Shume inisiative e mire. Por, kjo duhet shoqeruar me rritje te taksave ndaj shtreses se pasur si te Bodes me shoke e shoqe. Duhet te fillohet me aplikimin e takses progresive mbi pronat dhe pasurite vetjake. 

Pse ka fituar gje Franca, ta zeme, nga ngritja e taksave te pasurve? Me keq eshte bere gjendja, me shume i eshte rritur borxhi. Apo te duket se eshte e mundur qe  5% me mbajt mbi shpatulla 95%? Sikur te gjithe te ardhurat t'ja konfiskonin s'do dilnin. Biles ne vete si popull e kemi nje shembull relativisht te fresket.

“Fotografi dixhital dergon nje foto domethenese!”, shkruan Berisha dhe përcjell foton, ku iu është bërë përrllogaritja orave të John Kerryt dhe të Edi Ramës.

Sipas “Fotografit Dixhital” (?) kryeministri shqiptar ka një orë Patek Philippe me vlerë 147 mijë dollarë, ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, një orë Freestyle Tide me vlerë 40 dollarë.

http://www.mapo.al/2016/02/fotografi-dixhital-ben-bilancin-ja-sa-kushton-ora-e-rames-dhe-ajo-e-kerryt/foto-73

C'eshte ky obsesioni katunaresk me oret e shtrenjta?

treqinmijvendepunekanpremtudhekta!!!

Kandidati yne ka treguar aftesi ne cdo pozicion-tha Rama ..smiley

shqipot jane te duruar 3 muaj pa paga.provo te mos paguash punetoret per nje jave ketu...nashi duhet nje urdher gjykate tua shese asetet ne ankand e me parate te paguaje punetoret..

kush merret me menaxhimin e ujrave aty!! me duket se edhe VQ kishte diçka qe i jepte zgjidhje kesaj dukurie natyrore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).