Bordi ekzekutiv miraton dhënien e afro 72,4 milion eurove. “Rimëkëmbja ekonomike në rrugën e duhur, por rreziqet janë ende të pranishme”

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në mbledhjen e tij të djeshme rishikimin e ecurisë së ekonomisë së Shqipërisë në bazë të programit tre vjecar të asistencës  nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të vitit 2014. Programi parashikon një mbështetje financiare prej 295,42 milion SDR e barabartë me 330.9 milion euro në kohën e nënshkrimit dy vjet më parë, lëvrimi i së cilës është i ndarë në 9 këste. Me vendimin e mbrëmshëm, bordi i FMN-së i hapi rrugë lëvrimit të këstit të pestë dhe të gjashtë që në total shkojnë afërsisht 72,4 milion euro, duke bërë që shuma e dhënë deri tani të jetë afërisht 226.8 milion euro.

Sipas zëvendësdrejtorit për Menaxhimin Min Zhu “rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë është në rrugën e duhur, por rreziqet janë të pranishme”. Sipas tij autoritetet shqiptare kanë treguar angazhim “të fortë” në zbatimin e marrëveshjes “përfshirë zbatimin e reformave strukturore ambicioze dhe të vështira. Autoritetet – shtoi më tej zoti Zhu - duhet të ngulmojnë në programin e tyre të reformave, dhe mbështetur në përparimin domethënës të deritanishëm, të shtyjnë përpara potencialin e rritjes së vendit, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik”.

Zyrtari i Fondit Monetar ka vlerësuar si të përshtatshëm synimin e autoriteteve për konsolidimin fiskal, duke shtuar se “për këtë qëllim, ato duhet të shmangin përjashtimet e mëtejshme nga taksat dhe normat preferenciale të taksave. Përveç kësaj, orientimi i autoriteteve për të përmirësuar sistemin e taksave duhet të përshtatet më mirë me praktikat më të mira ndërkombëtare”, thekson FMN-ja.

Ndërsa vlerëson masat e autoriteteve për të trajtuar rreziqet fiskale, përfshirë edhe forcimin e menaxhimit financiar publik, zyrtari i FMN-së, nënvizon se “do të jetë e rëndësishme të forcohen kapacitetet për zbatimin e projekteve të investimeve publike dhe të garantohet se ndikimi i çdo projekti të ri Partneritet Publik Privat në llogaritë fiskale po vlerësohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Sipas FMN-së politikat monetare të Bankës Qëndrore kanë qenë të përshtatshme, ndërsa theksohet se”forcimi i besueshmërinë së saj dhe ruajtja e pavarësisë, mbetet kritike për përmbushjen e mandatit të saj”. Fondi Monetar, nënvizon dhe problemin e kredive të këqija, trajtimi i të cilit shihet si “thelbësor për ringjalljen e kreditimit. Zbatimi në kohë dhe me forcë i strategjisë së planifikuar gjithëpërfshirëse do të jetë kyç për të adresuar këtë çështje”.

“Reforma të rëndësishme janë zbatuar në sektorin e energjisë elektrike", thekson deklarata e zyrtarit të FMN-së, sipas së cilit "zbatimi i palëkundur i këtyre reformave dhe masave të tjera, që kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes së korporatave dhe mjedisin e biznesit do të jetë i nevojshëm për të nxitur rritje të fortë dhe me bazë të gjerë “.

17 Komente

                                                                          https://youtu.be/9VzuWqBUtNU

E rendesishmja ne kete njoftim nuk jane parate e levruara, por me teper dy paralajmerime nga FMN per qeverine:

"FMN-së, nënvizon se “do të jetë e rëndësishme të forcohen kapacitetet për zbatimin e projekteve të investimeve publike dhe të garantohet se ndikimi i çdo projekti të ri Partneritet Publik Privat në llogaritë fiskale po vlerësohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”."

Ne nje vleresm qe bene ne mes te Janarit per financat publike, permenden faktin e vonesave ne investime publike, si nje e mete ne menaxhimin e financave. Ndersa sot permendin dhe PPP (koncesionet). 

Ne nje lajm tjeter qe nuk lidhet direkt me kete, te ardhurat nga tatimet u rriten me 22% per Janarin. Keshtu qe largimi i Canit mbetet akoma ne hipoteza kur FMN e vlereson me vazhdimin e dhenies se huase (financat shqiptare jane te deshperuara dhe mezi i presin keto para) dhe te ardhurat po rriten. Dihen ciklet ekonomike dhe Canin nuk e vlereson dot me vetem dy vjet pune. 

300 milion euro , aq sa u kisha premtuar une,  ç'far koiçidence  smiley

smiley

Kjo tregon qe qeveria eshte ne rrugen e drejt ekonomike. Bravo!

Sa ka shku kilja domateve ?

2 mije leke me shumice , mos kundershto kot se kom fakte.

Po eshte e vertete. Po nuk bohet qameti se rrobt nuk hongren domote per nja 2 muaj. Dmth ne Shkurt ene ne Mors. Te hane lakra. presh, spinoq, turshina te ndryshme, molle e portokalle se qe te gjitha jon me cmime qe nuk i kalon 100 leke kilja. Ja keshtu.

Mire qe e pranove se ngela duke pyet Plaken perdite sa ka shku cmimi domotes , po tani i ke bo llogarite si Rilindas , ce do makinen ec ne kome , e shtrenjte domotja ha laker , ske dashnore bjeri me dore ......

"ske dashnore bjeri me dore ......" smileysmileysmiley Imagjino ata qe kan pas ket kompleks edhe pa rilindje, tani osht bo me keq. 

po ti per kte nuk ke pas najher dyshim, berber apo jo?

Une gjithmone ne kome eci se makine nuk kom. Me domote u vela gjithe vitin deri anej nga 15 Janari, dhe me te vertete duhen nja 2 muj pushim qe te te shijoje prape domotja. ndersa, per ket te fundit ja ke fut kot sepse nuk ka kenaqesi me te modhe sesa me dore, sepse .p.....me ka ardhe ne maje te hunes si domotet. 

po mos hiq dore nga te dyja njekohesisht se nuk eshte mire, le ose domoten ose dashnoren. une pesh bera nje operacion para dy javesh dhe doktori tha mos pi kafe, as alkol per tre jave se do kesh komplikacione. Te dyja njekohesisht te heqesh dore, eshte torture. ti boj si di vet xhanem. 

Po nuk eshte torture Gaia, une sapo ta thashe qe te dyja me kon ardhe ne maje te hunes. Dhe Bradi ket gjo e beson se une nuk genjeje. Ket ves e kom qe nga femijeria.

te dyja me kon ardhe ne maje te hunes.

Po ti nderroje doren here pas here. Kaloje mouse nga dora tjeter ndonjehere, per varietet.

Me domote u vela gjithe vitin deri anej nga 15 Janari, dhe me te vertete duhen nja 2 muj pushim qe te te shijoje prape domotja. smileysmiley

zoti te dhente ymer o kozi  smiley

Dhe konkretisht ku kane shkuar keto para? Per lloj-lloj shoqatash dhe organizatash qe kane te bejne (gjoja) me kulturen? Apo per ekonomine prodhuese? Ka ndonje link qeveritar ku jane harxhuar konkretisht dhe saktesisht keto para? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).