analizë e shkurtër dhe jo e thellë

Në këtë sëmundje vetlavdërimi (kupto: masturbimi), që ka kapur pjesërisht shoqërinë shqiptare vitet e fundit, sëmundje e ardhur më së shumti nga Kosova në Shqipëri, sëmundje që nxitet nga komplekse të theksuara inferioriteti të shqiptarëve të sotëm, për shkak të arritjeve mjaft të vogla në krahasim me fqinjët e tyre, apo me popujt e tjerë më tej, sëmundje që konsiston në nxjerrjen artificiale të vlerave shqiptare mbi të tjerët dhe, kur këto mungojnë, kapjen pas meritave të gjuhës shqipe, duke i atribuar kësaj hiperbola jashtë realitetit dhe këndvështrimit dialektik, kështu këta të sëmurë gjithë komplekse në vend që ti venë vetulla kombit të tyre –siç pretendojnë– po i nxjerrin sytë atij dhe vetes së tyre, në këtë situatë pra është një gëzim i madh të shohësh në punimet gjuhësor-etomollogjiko-historike komente dhe punime shkencore të paanshme, e sidomos nga komentues të ndryshëm nëpër forumet shqiptare, ku mbizotërojnë shpesh mendime të cekta, të molepsura me shovinizëm bajat!

Në ato pak forume shqiptare që unë po veçoj, mund të vëmë në krye të paanshmërisë dhe llogjikës shkencore atë të fakultetit të histori-filologjisë, Forumi Horizont, i cili duket për shkak të kësaj paanshmërie dhe llogjike pranë fakteve të vërtetuara shkencërisht, ka nisur edhe mpakjen e tij, siç edhe kjo frymë nacionaliste e viteve të fundit në Shqipëri e dëshiron ndaj kësaj të kundërte së saj, vërtetsisë shkencore. Një ndarje me thikë është vështirë të bëhet midis të vërtetës shkencore dhe përfaqsuesve të nacionalizmit shqiptar në këto forume, pasi gjithshka është në lëvizje. Kemi shpesh diskutantë, të cilët hidhen gjithë entuziazëm patriotizmi në një diskutim etimollogjik të caktuar, e më tej piqen nga argumentet dhe faktet e sjella prej diskutantëve të tjerë më dyshues. Ashtu siç nganjëherë kemi edhe diskutantë që, përherë e më tepër të nxitur nga disa krahasime etimollogjike të qëndrueshme, hidhen përherë e më tepër në krahun nacionalist, kështu duke u dhënë përparsi të pavërtetave shkencore, si bie fjala e një Rajmondi nga Vlora, të cilin e gjen të prezantuar si patriot edhe në faqe gazetash apo forume të tjerë. Një shoku i tij, Kontinenti, prezantohet në komentet e tij më racional, më besnik ndaj metodikës shkencore, e biles edhe më i suksesshëm, tek sjell fjalë shqipe të mbetura prej kohësh larg pellgut evolutiv, -siç edhe shumë fjalë të tjera shqipe-, por duke rënë në pozita metafizike në ndonjë përfundim të tij mbi vjetërsinë e gjuhës, vetkuptohet, asaj shqipe. Mëkat që komentues të tillë si Kontinenti nuk njihen edhe me gjuhë të tjera të pellgut euro-aziatik, përfshi edhe ato të “vdekura”, pasi do të na sillnin një pasuri të paçmuar në shkencën e evolucionit gjuhësor!

Një tjetër në këtë forum, Aulon 12, është treguar më entuziast në zbërthimin etimollogjik të shumë fjalëve shqipe dhe italiane, duke rënë akoma më shumë në pozita metafizike, kështu edhe gabimore. Ca për nxitje të diskutimit dhe ca për frenim, apo mosbesim, tregohet moderatori Fajtori apo dhe Shelgu, të cilët –me dashje apo dashje– i kanë dhënë më tepër shtysë kërkimit entuziast etimollogjik në këtë forum, se e kanë ndalur. Kështu pasurimi në lëmin etimollogjik të fjalëve ka ecur jo keq në këtë forum deri para disa vjetësh. Do të thoja se do të ishte humbje shumë e madhe në mendimin shqiptar, nëse ky forum do të shuhej nga mospjesmarrja momentale e diskutantëve të tij, të vjetër apo të rinj!

Një ngjashmëri të dyshes diskutante Kontinenti-Fajtori kemi përsa i përket gjuhësisë tek Forumi-al.com në dyshen illirianboyful-Kreksi, ku i pari nuk e ndal entuziazmin e tij në vjetërsinë e gjuhës shqipe me provat e sjella, bazuar edhe në ligjësitë e zhvillimit gjuhësor dhe konceptual, dhe i dyti i kundërvihet këtij entuziazmi duke u kapur pas emrit të gjuhëtarit të mbarë-njohur shqiptar, Eqerem Çabej-t, për të vërtetuar se shqipja po ashtu ka marrë një përqindje të madhe fjalësh nga gjuhët e tjera. Këto debate amatorësh nëpër forume nga këta njohës të mirë të gjuhës shqipe dhe disa të tjerave përreth, po ashtu njohës të mirë të ligjësive të zhvillimit gjuhësor, unë do ti çmoja më tepër se shumë punime të viteve të fundit nga pseudo–historianë dhe –etimologë, si Selman Riza, Arsim Spahiu, Aref Mathie, Elena Kocaqi, etj. të këtij lloj brumi etimologësh, që shohin vetëm ngjashmëritë e jashtme morfollogjike dhe fonetike të fjalëve, pa iu futur kohës së krijimit të koncepteve dhe fjalëve të ndryshme, pa iu futur faktorve të tjerë rrethues e mbështetës të këtij evolimi gjuhësor, pa iu futur huazimit të mëtejshëm të fjalëve nëpër kufijtë e shoqërive të ndryshme të historisë njerëzore.

Këto debate forumesh kanë favorin e përplasjes së mendimeve midis –të paktën– tre deri katër diskutanteve me njohuri në lëmin e gjuhësisë. Kështu, nëse nga entuziazmi kemi tek illirianboyful një krahasim jo aq të besueshëm fjalësh, prezantohet menjëherë dikush, si bie fjala albpellazgian, që korrigjon, apo të paktën dyshon, krahasimin e bërë, si gjithnjë nën ligjësitë e zhvillimit gjuhësor. Kjo rrahje mendimesh ka sjellë që nëpër forumet shqiptare, megjithë entuziazmet e tepruara herë-herë, të kemi përfundime shumë më të besueshme nga autorët me emër të viteve të fundit, të cilët i atribojnë gjuhës shqipe deri dhe veçori hyjnore, pra absolute. Në këta forumistë të pregatitur në lëmin e krahasimit gjuhësor kemi edhe korigjime për metodat klasike të krahasimit gjuhësor, kështu duke qenë këta “amatorë” shpesh në pozita më dialektikore nga ato të gjuhëtarve me emër, si shqiptarë apo dhe të huaj.

Në forumin tjetër, albforum trajtimet etimollogjike janë me kursim, duket kjo për shkak të pjesmarrjes së diskutantëve jo aq të fushës së gjuhësisë. Ndonëse dhe këtu ruhet një përparsi ndaj veçimit të gjuhës shqipe, për ta ngrejtur atë në piedestale mbi natyrore, temat e gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të tjera mbyllen shpejt, pa rrahje të gjërë mendimi. Kjo ka bërë që të hapen shumë më shumë tema mbi gjuhësinë dhe historinë në këtë forum, por të gjitha thuajse të lodhura e të plakura herët. Mendoj se edhe ato krahasime të pakta, të hedhura këtu, janë me më shumë gabime nga ato të hedhura në dy forumet e sipër-përmendura.

Në përfundim do të thoja se pasuria e krahasimit të fjalëve dhe gjuhëve në këto pak forume shqiptare, është një burim mjaft i lirë për shumë nga pseudo–historianët dhe –etimologët e viteve të fundit, për punimet dhe librat e tyre, shumë prej të cilve kanë ecur jo keq në tregun shqiptar, kështu jo vetëm pa patur nevojë të japin citimet e autorve forumistë, por edhe duke i kopjuar ata me gjithë gabimet e tyre. Ndaj unë i vlerësoj këta forumistë më tepër nga autorët e viteve të fundit, pasi ngrejtja artificiale që i bëjnë gjuhës shqipe të dyja grupimet, merr të paktën tek këta forumistë aty për aty kontroversin e vet, analizën llogjike të ftohtë, duke nxitur shpesh një debat profesionist. Ndërsa, tek autorët me emër të viteve të fundit, ky debat mungon, duke i lënë vendin vetëm qejfbëries (kupto: masturbimit), pa kuptuar dëmin që këta “profesionistë” me diplloma dhe tituj shkencorë i shkaktojnë kombit dhe gjuhës, të cilit –gjoja– i shërbejnë. Dhe, në këtë dëm–diskretitimi, këta titujxhinj kanë patur edhe ndihmën e paçmuar të medias shqiptare, TV dhe gazetave, të cilat u kanë dhënë një popullaritet po ashtu hiperbolik atyre dhe punimeve të tyre jo-shkencore. Duke mbyllur do theksoja edhe një herë faktin, se mjaft trajtime mbi gjuhët dhe gjuhën shqipe nga disa forumistë në këto forume shqiptare vlejnë më shumë nga librat e masturbatorve të rinj shqip-folës me tituj shkencorë. 

33 Komente

o karl,shqipja eshte perzierje greko-turko-latine.   shqiptaret kane ardhur nga azerbaxhani.  kosova i takon serbise.

ja, keshtu,pak e sakte zgjidhet kjo pune, e bie edhe ti rehat!

se po lodhesh shume duke i rene nga muri i madh kinezsmiley

Cfare zgjuarsie! Si e gjete o shqiptar i vjeter?! Edhe ca patriotete te tjere si ty te kishte ky popull, do te kishte kapur majat me te larta te Globit!

eshte ironik komenti shqiptarit mesiperm

e verteta karl, eshte qe shumica e popullit shqiptar eshte si ty, dmth me pikpamjet e tua.    ti ben dot ndonje lidhje midis gjendjes mizerabel te shqiptareve dhe  mungeses pothuajse teresore te kombetarizmit? 

provo te mendosh njehere me mendjen tende pa bere mercenarin mendor!

Pervec faktit qe nuk u pergjigjesh (ka ankesa shume.te.drejta per kete çeshtje) komenteve te tema.qe nxjerr analiza jo e felle dhe siperfaqesore qe ke sjelle e justifikon shume mire tit-ulli-n

Vlonjato, po te pergjigjem kesaj here, por problemi eshte cfare te te pergjigjem! Per llogje Kavaje qe kerkon tjetri e tjetri, me fal por nuk kam kohe, se me duhet te punoj te mbaj familjen me buke e te rris kalamajte. Do me quash mendjemadh, arrogant,...?! Nuk ka rendesi, me quaj si te duash, se nuk je i pari, i kam provuar te gjithe titujt: antishqiptar, (si tjetri me lart), marksist, fashist, komunist, patriot, nacionalist i fshehur, altruist, harpagon, konservator, liberal, e te gjithe titujt pa-mbarim! Per mua rendesi ka ti qendroj te vertetes sa me afer, sado e hidhur te jete ajo! 

Dhe problemi tjeter -me kete rast- eshte se me kete detyrim qe kerkoni ndaj cdo autori te marr pjese ne diskutim, kjo me duket me keq se metodat e ithtarve te Enverit ne diktaturen qe lame pas! Pervec kesaj, kjo mega pjesmarrje e autorit ne cdo fjale e thenie, me duket si nje vetperkedhelje e cdo diskutanti, apo perkedhelje artificiale qe i fal autori gjithfare diskutanteve, gje qe i perzien temat e rendesishme me ato te gjithfare cic-miceve, qe gjinden jo ralle neper internete. 

Eshte e vertete, qe natyra ndjek rrugen me te shkurter, po dhe njeriu ben te njejten gje. Vetem se natyra ka dhe ajo hopet e veta, matjet e veta, kur gjindet ne nje faze te evoluar; keshtu duhet dhe njeriu, jo gjithnje te ndjeke rrugen me te shkurter, pra ti bjere gjolit mes per mes, e ti leshoje kritikat pa pare cfare eshte me e rendesishme ne nje shkrim dhe cfare me pak e rendesishme. 

Edhe dicka se harrova, detyra e cdo autori eshte te degjoje edhe kritikat e komentuesve, sado ato ne mbi gjysmen e tyre mund te jene jo te qendrueshme. Duke mos nderhyre sa here ne cic-micet e ndryshme, autori (por dhe cdo diskutant) ka me teper aftesi reflektimi. Qetesia ta mundeson kete, ndersa debati pambarim -vertet qe sjell shpesh mendime te vyera nga njerez te ndryshem- por ka dhe ndikim negativ, si permes sugjestonit ashtu dhe mos patjes kohe per reflektim. Pra u muarem vesh -besoj- per te ardhmen!

KM, ne fillim mendova se ishte nje shkrim per shqipen e shkruar apo perdorur ne forume. Dmth, shkurtimet e fjaleve, dialektet, fjalet e reja, te huaja, perdorimi i shenjave ortografike etj. Pas çudise ( per mire ) analiza jote mu duk si fleterrufe per disa anonime apo te tjere ne pergjithesi. E them kete sepse une nuk te njoh kush je dhe nuk e di me.çfare tagri kritikon. E dyta ketej nga perendimi kam mesuar qe nqs ben nje shkrim informues , argumentues, analizues kur citon persona (qofte dhe virtuale) duhet te japesh shembuj (ose makari linqe te debateve) konkrete. Bazuar ne shembujt apo faktet qe sjell, lexuaesi fare mire ben nje krahasim dhe krijon mendimin e tij. Nuk ka nevoje lexuesi ti thuash ti ky eshte siperfaqesor, ky tjetri i thelle, ky shkencor ndersa ai patriot. Dhe kete pa asnje reference. 

Ata autoret e tjere qe permendi Marksi, nuk i njoh, por dy prej tyre, Elena Kocaçi dhe Arif Matie i njoh (nga punimet) dhe jane te respektuar ne boten shqiptare, jo per vet-lavderimet e gjuhes shqipe por per krahasimet qe bejne, se gjerat ne kete bote krahasohen. Punimet e tyre, pelqehen jo se nxjerrin gjuhen tone me te lashte, por se marrin ne konsiderate edhe gjuhet e tjera dhe i vene ne peshore, ku vete lexuesi i sheh me pas.  Mirpo Marksi nuk i di keto, se siç duket, kujton se di te verteten smiley 

Meqenese Karli paska deklaruar me siper se nuk i begenis cic - micet e atyre qe marrin mundimin te lexojne shkrimin e tij, po i bej nje pyetje Pjerit tone te dashur.

Pjer, si mendon ti, a nuk te duket pak ironike qe ne nje shkrim qe ka ne titull "gjuha shqipe", Karli te perdor fjalen e huaj "masturbim" kur ne, shume mire,  kemi ne shqip shprehjen shume te bukur "i bie me dore"?

A nuk eshte akoma me ironike, qe ne nje shkrim ku diskutohet menyra e te shkruarit ne menyre korrekte, vetem fjalia e pare te kete 155 fjale duke formuar keshtu nje paragraph te gjate qe te le pa fryme?

Dhe ironikja e ironikeve eshte qe Karli yne, i cili nuk i ka qef fare cic-micet e komentuesve ketu tek ky blog i nderuar, ka bere nje shkrim qe ne fakt nuk eshte nje gje tjeter vecse nje cic-mic i madh me komentues anonime te blogjeve te tjera qe kushedi as nuk e lexojne fare kete shkrim, dhe nuk kane mundesi te pergjigjen.

..Oh.. prit pak... se keshtu i bie qe ky shkrim te mos jete cic-mic.

Eshte vetem cic.

Shiko Rolandb se dhe PtH nuk eshte shembull per tu marr shume ne konsiderate. E ke vene re se sa here e oyesim per dicka e mbyll muhabetin me...kete e thon te vq-ja.

vlonjat, nuk e kam pasur fatin e madh te kem lexuar VQ-ne, por duke njohur pjerin qe prej 10 vitesh ketu ne blog, nuk ma merr mendja qe te merret me cic-mice si karlua. 

une kam me shume hall se mos ka fikur kompjuterin...

 

Ne njefare pike te jap te drejte per arsye se PtH eshte njeri i makroekonomise ose i big picture. Ai jep gjykime ne teresi dhe orientime ne vija te trasha. Por nga ana tjeter nuk mund te anashkaloj sherrin/qejfmbetjen/ inatin/ziline.. me nje deputet te nderuar te KSH aq sa e uli fjalorin dhe e quajti miush! Duke i vene ne kandar nga njera ane kemi nje deputet i zgjedhur nga 20k votues dhe nga ana tjeter PtH . 

Vlonjato, Braçe Miushi humbi, jo une. Dhe mos harro, se per te kam patur respekt me perpara, kur te tjeret e shanin dhe ia fusnin ne pordhe per te, une budallai e mbroja (shifi komentet e meparshme) . 

rolando, sapo e hapa kompjutrin, se isha duke bo pazarin ne disa supermarkete, Aldi, Carrefour, LIDL, Super-GB, Albert Hein, ky i fundit eshte supermarket hollandez, dhe nuk mund te rri pa e vizituar edhe kete smiley 

Sa per VQ, mund ta gjesh ne disa qytete te Shqiperise. 

paske qene ne 1,2,3,4,5, supermarkete vetem sot Pjer!!?

Shkrim qe sjell dhe "analizon" komentet e anonimeve neper forumet Shqiptare. Gjeje se ku tjeter e ke pare kete lloj formati dhe do te marresh nje nga shishet me vere te vjeter ose te mesme (te shkartisur) te Pjerit.

te shkartisur ... smiley

kisha kohe qe nuk e kisha degjuar kete fjale, gjembi.

Me duket se ajo eshte fjala e duhur. Une s'e njoh dhe aq mire gjuhen shqipe dhe s'dua te me permendet emri ne pjesen II te ketij shkrimi smiley  Perzier, shkartisur, e njejta gje eshte apo jo? Mjeshtri ka thene qe i perzien vete.

Gjembi ke.bere mungesa. Nuk te falet.

Duhet te me falni se kam patur arsye te ndryshme duke filluar nga puna dhe s'me ka tepruar gje qe te blej karte per telefonata nderkombetare per phone conference me juve kur beni mbledhjet.

"Optmizmi është opiumi i gjinisë njerëzore", i shprehet një personazh i Kunderas, së dashurës së tij kur ajo çau kaptiën me dërdëllitje prej stazhisteje idealiste. Ajo ishte një shaka të cilën ai e pagoi shumë shtrenjtë, po kjo jona që as shaka nuk është....

Nuk e di ku do na dali gjithë eufori për ta bërë çdo gjë shqiptare. U bëmë më keq se grekët e serbët lol 

Specia e pare humane para Homo sapiens quhej homo habilis.ne fshat keshem nje plak qe e kishte emrin habil .kjo deshmon lashtesine e races shqiptare.smiley

Eh, ta dinte Habili i shkretë smiley  

Shprehja "hic po Habili " e cila nuk gjendet ne asnje gjuhe te botes por vetem ne shqip verteton se origjina e njerezimit gjendet ne shqiperi me sakte ne kurvelesh.cufe haderi mesuesi I fshatit sot prof dok bazuar ne tregimet e pleqve pa dhambe e ka shtjelluar gjere e gjate ne vepren e tij .

Mos vdeksh kurre per kete historine e Habilit! Sa kam qeshur! E nga ana tjeter sa hidhur me vjen per keta pseudo-patriote te shumte qe kane dale keto vitet e fundit, qe me seriozitetin e tyre na kane bere si popull qesharake me teorite e tyre te pabazuara. Po nejse, leku dhe privilegjet e tjera atyre u kane ecur. 

Edhe ballkanasit e tjere vuajne nga e njejta gje.quhet sindromi i malesoreve ballkanas te cilet ne mungese te arritjeve bashkekohore ia bejne qejfin vetes me historite mbi lashtesine  e trimerite e imagjinuara te te pareve te tyre.

Quhet sindromi i kompleksit te inferioritet. Dhe per ta kompensuar ekziston sindromi i "sharjes se popujve te tjere, me te vegjel" per tu ndier paksa me superior. Kete gje e bejne sidomos serbet dhe greket kur shajne shqiptaret apo maqedonsit. Harrojne se edhe vete jane po e njejta kafe ballkanike dhe per euroiano-perendimoret te padallueshem midis njeri-tjetrit.

smiley

Heretik o figure smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).