1.

Do t’ju tregoj për një sallatë ruse, të cilën vetëm një fantazi shterpë mund ta krijojë.

Imagjinoni –si unë– për një moment se jemi në vitin 2112 dhe të gjithë kompjuterat në botë do të paralizohen nga një virus, i cili del nga ekrani i kompjuterit tuaj dhe ju paralizon edhe juve, pra muskujt, këmbët, nofullat, etj. Dhe teknollogjitë e reja NDOSHTA nuk do të japin efektin e duhur për ta ndaluar këtë virus, kështu ju në Tiranë dhe Krujë do keni probleme me jetën. Nuk do ti hypni dot gomarit, sepse dhe ky NDOSHTA mund të ketë një çip që e komandon.

Ky është fillimi i librit të Ben Blushit, “Hëna e Shqipërisë”, fillim të cilin unë jua solla me tërë thelbin e tij, por të ndryshëm nga pamja e jashtme. Pra, ky autor parashikon një katastrofë natyrore mbarë-botërore, me ngritjen e ujit të detrave, dhe pastaj kalon tek fshati Albani, duke na dhënë qysh në fillim përzierjen e dy asortimenteve krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, e duke mos rezultuar se çfarë na ka dhënë e don të na japë, por vazhduar më tej me lloj-lloj asortimentesh të tjerë, për ti lënë lexuesit shijen e papërcaktuar të asaj çfarë ai ka dashur të na tregojë në sallatën e tij imagjinaro-profetike.

Më parë se të vazhdoj më tej, dua t’ju pohoj me gjithë ndershmërinë time se –megjithë disa mosbesime të mia ndaj këtij politikani– unë e morra me gjithë qejf për ta lexuar këtë libër, biles me një besim se tek ky libër do të gjeja jo vetëm merakun për fatin e Shqipërisë dhe shoqërisë së saj, por edhe mendime të vyera të këtij autori, siç dhe shtypi shqiptar na e ka ngritur në qiell sa herë këtë libër dhe autorin. Mirpo më duhet ta pohoj qysh në fillim, se nuk kam lexuar në publicistikën shqiptare ndonjëherë një punim më të dobët se ky mbi problemet social-ekonomike dhe politike! Do të ishte e tepërt sikur edhe paçavure ta quaja! Por le ta shohim më me hollësi, ç’na sjell autori vetë, për të treguar me fjalët e tija dhe jo me argumentat tonë, vlerën e kësaj fantazie profetike të pavlere.

Qysh në hyrjen sugjestionuese dhe panik-përhapëse, me katasrofën natyrore të ngritjes së detrave dhe humbjes e shëtitores së bukur të Durrsit, qytet tashmë në errësirë ky dhe pa amfiteatrin e bukur, autori lëshon i tmerruar: “Me dhjetra mijra njerëz që në shekullin e ardhshëm do jenë vendosur mes Tiranës dhe Durrsit do vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, tokat do të thahen dhe...

Nuk po merremi këtu me profecinë e vendosjes së dhjetra mijrave njerëz gjatë shekullit XXII në këtë territor, sepse me këto profeci të vonuara do merremi më pas, por këtu deshëm të pyesnim se ç’lidhje ka përmbysja e një pjese të bregdetit shqiptar me mungesën e ujit të pishëm, i cili vjen nga mali i Dajtit dhe ai i Krujës!?.

I lemë faqet e para të atij fillimi katastrofal natyror mbi Europën me qytete të shkretuara nga thatësira, meqë vetë autori na e sqaron se këto skenarë janë teori të shkencëtarve, (a thua se këta janë të gjithë në një mëndje!), gjithashtu edhe qëllimi i librit të tij nuk janë këto kronika fatzeza të globit tonë, -na sqaron si me pendim po ashtu ky autor, ndaj vazhdojmë më tej (f.6) "në të ardhmen tonë politike. Të Shqipërisë. Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vjetët e ardhshme? Si do të jenë njerzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do ti japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë proçesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do lexojmë dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqëndruar ajo? Si do të jenë qytetet tona? Ku do të jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do të kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do ti binden ata?"

Këtyre pyetjeve don tu përgjigjet autori, pyetje të cilat në më të shumtën e tyre kanë marrë përgjigje nga vetë krahasimi me vendet e tjera, krahasim të cilin e përdor herë-herë po ashtu autori ynë. (Këtu dua të pohoj, se gjatë leximit të parë të librit më bënë përshtypje pyetjet e ngritura, ato më dhanë besimin se ky autor është vërtet i preokupuar për fatin e vendit të tij, ndaj vazhdova të lexoj më tej me kënaqsi që të shihja përgjigjet e autorit. Mirpo tani, në këtë lexim të dytë dallon se thuajse të gjitha pyetjet nuk janë të reja, po ashtu përgjigjet e ndryshme.) Që popullsia do të jetë më tepër e mbledhur në qytete! Që shoqëritë europiane do të kenë mpakim (zvoglim)! Që ekonomitë e vendeve të vogla do të jenë shtojca të ekonomive të vendeve të mëdha e të zhvilluara! Që arsimimi do të vazhdojë për të pregatitur me një çmim të lirë njerëz të arsimuar dhe specializuar për ekonomitë e vendeve të zhvilluara! Që në dituritë e përgjithshme do të jemi më të varfër në mëndje, për shkak të specializimit që detyrojnë industritë europiane dhe botërore! Që bashkimi me Kosovën është për momentin vetëm një idè për të larguar vëmëndjen nga problemet e pazgjidhura të vendit! Që ky bashkim është një idè e forcave nacionaliste të fqinjve të Shqipërisë, për ti treguar botës se shqiptarët kërkojnë “Shqipërinë e Madhe”! Që gjuha jonë do jetë më e thjeshtë për shkak se teknollogjia ka parafabrikuar dhe plotësuar shumë nevoja të njeriut, ndaj dhe ky nuk ka nevojë të përdorë një fjalor të pasur në komunikimet e tij; pa llogaritur këtu fenomenet anësore si snobizmi, globalizmi, futja e fjalëve të huaja, etj. Që “raca jonë shqiptare” do të jetë e përzier edhe me zezakë dhe të verdhë, siç edhe thotë një këngë e grupit të rrok-poput kosovar, “Fisnikët”! Që profeti i shqiptarve ka qenë gjithmonë vetvetja! Të gjitha këto përgjigje –jo krejt të ngjashme me ato të autorit tonë– nuk janë të reja në shoqërinë shqiptare! Por ne le të vazhdojmë më tej e ti japim autorit Blushi të drejtën e fjalës! E të shohim më parë ç’na thotë ai vetë, e jo ne!

Në vazhdim Blushi na tregon për një studim të OKB-s (UNO), që flet për një pakësim të popullsisë shqiptare pas 100 vjetësh në masën 35%. Këtë ai e merr si të mirqenë, biles i fut dhe një përgjysmim nga ana e tij kësaj popullsie, dhe vazhdon me analizën e tij. Por ai nuk thotë asnjë fjalë se sa studimet e gjithfarë teknokratëve të zyrave të OKB-s kanë dalë të vërteta, apo në sa përqind të tyre!

E lemë këtë dhe vazhdojmë me një fakt, i cili është përmendur si nën zë në komente të shumta shqiptarësh, një fakt që na zbulon jo thjesht llogari matematikore, por histori të tëra popujsh dhe ligjsish shoqërore. F.9: “Nëse do të kishim ndjekur tendencën evropiane, pra mesataren e shtimit të popullsisë në Evropë në 5 shekujt e fundit, sot duhet të ishim një popull me të paktën 10 milionë banorë.” –na thotë Blushi, dhe na e lë këtë fakt si fëmijët e befotrofit, pa një analizë historiko-politike, por vazhduar me statistika rritje popullsish në Europë, e pastaj ... pastaj ai duket se ka gjetur përgjigjen e duhur –njëlloj si tek disa seri të filmit “Indiana Jones”– ku thjesht mos-humbja e shpresës, mos-humbja e optimizmit, mos-humbja e lumturisë është çelsi që na çon drejt parajsës mistike, (f.11): “Ritmet e shtimit ose të paksimit të popullsisë së botës dëshmojnë për humorin e popullsisë. Jo gjithnjë rënia e numrit të popullsisë lidhet me varfërinë. Ndoshta, më shumë lidhet me lumturinë. Dhe kur flas për lumturi e kam fjalën për humorin e popujve, pra për optimizmin me të cilin ata e shohin të ardhmen. Sot europianët janë kryesisht pesimistë, pavarësisht se konsiderohen të pasur. Në të kundërt, indianët janë optimistë pavarësisht se perceptohen si popull shumë i varfër. Prandaj evropianët shtohen më pak dhe indianët shumë më shumë.... Populli mund të jetë i pasur dhe njëkohësisht i palumtur gjë që ndikon direkt në shtimin e popullsisë. Dhe shtimi i popullsisë ka shumë arsye shoqërore, por ka dhe arsye politike. Nga të parat burojnë të dytat dhe anasjelltas. Sepse mënyra se si qeverisen popujt ndikon në humorin e tyre dhe e ul ose e shton entuziazmin për jetën.”

E dhashë thuajse të gjithë shpjegimin e autorit, që vetë lëxuesi të shohi se ç’paçavure na serviren nga ky autor! E para, siç do e shohim dhe më tej, kjo Europë është ai komponim ku autori aspiron të hyjë me vendin e tij, pra ky autor aspiron të hyjë në një bashkësi shtetesh, të cilat kanë pjellshmëri të ulët, sepse kanë lumturi të pakët, e shkaktuar kjo nga qeverisja e keqe politike! Pra, ky autor aspiron të hyjë me vendin e tij në një bashkësi që ka qeverisje të keqe! Ky është përfundimi me vete fjalët e autorit. Po këto fjalë të autorit na rekomandojmë që politika shqiptare duhet ti përshtatet qeverisjes indiane, si një politikë që shkakton vërtet varfëri, por edhe lumturi dhe pjellshmëri!!!

E dyta këtu është se ky autor harron shpjegimin e parë, (lumturinë dhe pesimizmin), dhe kalon edhe në shkaqe të tjera të shtimit të popullsisë, shkaqe këto shoqërore, të cilat ... të cilat burojnë nga shkaqe politike! Po këto shkaqe politike nga burojnë? –pret lexuesi më tej të lexojë. Edhe këto burojnë nga shkaqe shoqërore! Pra njëra nga tjetra dhe tjetra nga njëra, na thotë autori!.. A kuptoi njeri gjë?..

E treta duket i vë kapakun të gjithave, me fjalinë e fundit. Qenka mënyra e qeverisjes, ajo që ul ose shton humorin dhe entuziazmin për jetën. Siç duhet të jetë e llogjikshme, një qeverisje e keqe që shkakton varfëri, duhet ta uli humorin dhe entuziazmin për jetën! Mirpo siç u konstatua nga autori ynë më lart (rasti i Indisë), pjellshmëria e lartë përkonte me varfërinë, pra duhet të përkojë edhe me një qeverisje të mirë sipas llogjikës. Dhe e kundërta (me Europën)! Mirpo faktet qenkan kokfortë dhe nuk përkojnë me atë çfarë don të na thotë ky autor në sallatën e tij ekletike!.. Sa ironike ku po ky vetë përmend pak më poshtë qeverisjen e keqe të Shqipërisë (në një periudhë të pacaktuar kohe!?), që ka ndikuar në këtë shtim të pakët të popullsisë shqiptare! Çorbë ... , gjellë qensh! Ecim më tej!

 

2.

Më tej autori hidhet në insinuata imagjinare pa ndonjë efekt dhe përfundim të caktuar, me sikur e sikur, duke kaluar sa nga Hitleri dhe Ataturku e deri tek vrasja e dy amerikanve ne Mamurras të Shqipërisë në 1924, apo revoltat e 1997-ës po në Shqipëri, sikur këto të fendit të kishin nisur jo në Vlorë, por në Elbasan apo në Shkodër! E gjithë kjo fantazi jo e panjohur, por tek mëndja blushiane e fryrë dhe e stërfryrë me sikur-et e tij, si një mal i madh fantazish, na pjell së fundi një miush të vogël me emrin pasiguri. Pra, sido të kish ecur historia, është përfundimi blushian, ne jemi të pasigurtë në disa gjëra, nëse do të ndodhin kështu apo ashtu!

A ka vetvrasje më të madhe se kjo për një mëndje!? Dhe gjoja një mëndje intelektuali! Një mëndje që ngre insinuata të ndryshme imagjinare, sikur të kish ndodhur kështu, sikur të kish vdekur ai më parë, sikur kjo të kish plasur jo në qytetin N por në qytetin M, -nga të gjitha këto insinuata hipotetike njeriu arrin në një apo disa përfundime të caktuara konkrete. Por, që njeriu të ngrejë gjithë këto insinuata hipotetike për të na thënë në fund se parashikimi i ngjarjeve nuk mund të bëhet i saktë për të gjitha ngjarjet, kjo më duket mua të rrahësh kot ujë në hava, pasi në këtë përfundim llogjik, (në këtë sintezë, në këtë konkluzion, në këtë deduksion) arrin njeriu si duke analizuar dy-tre raste të ndodhura, ashtu edhe duke mos-marrë ngjarje të shumta hipotetike. (Të më fali lexuesi i deri-këtushëm, por më duhet të pohoj se një analizë kaq bajate si kjo e Blushit, nuk më ka rënë ndonjëherë në dorë!)

Një fjali vet-përkëdhelse të Blushit më tej (f.17) na duhet ta korrigjojmë. Ai thotë: „Shqipëria është në mes të Europës.“ Gjeografisht mesi i Europës është në Lituani. Mos u çudisni! Por ne marrim kuptimin politik, që Blushi ndoshta nënkupton, teksa flet se Shqipëria nuk do përfshihet në katastrofa (luftra) të mëdha nga shkaku se është në mes të Europës. Do t’ia pranonim me kënaqsi këtë përfundim Blushit, por me tezat që ai do shtrojë më poshtë, do të shohim se afërsia e Shqipërisë me Europën (EU-s) është sa ajo e një fisi afrikan në xhunglat e Zaires me banorët e Matahanit në Nju-Jork.

Blushi shtron tre probleme shqiptare për të ardhmen. „E para bashkimi me Europën. E dyta bashkimi me Kosovën. E treta zbutja e pabarazisë.” Le ta shohim se si i zgjidh Blushi këto tre probleme, duke parakuptuar se vërtet këto janë tre problemet kryesore shqiptare, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi bashkimi me Kosovën përkrahet nga më pak se 20 % e popullsisë së Shqipërisë, një e vërtetë kjo që mbulohet nga media shqiptare, një e vërtetë kjo që do një trajtim të veçantë.

“... bashkimi me Evropën do të ndodhë në dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjet...” na thotë si shkarazi Ben Blushi (f19). Më tej do të shohim se si po ky Ben do e bëj të pamundur hyrjen në EU. Por më parë le të shohim disa lapsuse gramatikore dhe statikore, politike dhe ekonomike, të autorit tonë mbi Europën. “...tani ky eksport ka ndalur. Europa nuk eksploron më sepse nuk ka teknollogjinë e duhur. Asnjë nga misionet që shkojnë sot në hapsirë nuk ka targë evropiane.” Këto nuk janë thjesht lapsuse (eksporton-eksploron), por janë injorancë totale e autorit tonë. Megjithë dobësitë që Europa ka në drejtime të ndryshme, duhet pranuar (çfarë e pohon më vonë edhe vetë autori ynë) se Europa eksporton mjaft mallra në të dy anët e saj, pa përmendur këtu armatimet e ndryshme. Ajo eksporton auto, anije, varka, maqineri, teknollogji, prodhime bujqësore-blegtorale, asortimente të ndryshme ushqimore, biles këto deri në Afrikë. Ajo eksploron në fusha të ndryshme të shkencës dhe në Hapsirë me satelitët e saj. Eksportet e saj nuk mund të krahasohen në tonelazh me ato të Kinës, por mund të krahasohen në vleftë paraje.

F.21: “... ajo po heziton të zgjerohet me territore dhe me popuj të feve të tjera si turqit, shqiptarët ose boshnjakët duke i vënë vetes të paktën, tre kufinj që ka frikë ti kapërcejë.” Kjo lloj llafollogjie-akuze orientale dhe mesjetare shprehet sa herë pikërisht nga mentalitete bajraktarësh dhe agallarësh, të cilët gjithshka e masin me kutin e tyre dhe jo të ligjishmërisë ku bazohet (pak apo shumë) Europa. Sipas këtyre agallarve orientalë, që nuk njohin ligj, thjesht duhet të jepet pëlqimi i agallarve të tjerë europianë për pranimin e tyre në EU! Ata nuk diskutojnë asnjëherë se ku qëndrojnë çështjet! Çfarë nuk kanë plotësuar ende!? Çfarë përmisimesh kanë!? Por ata kalojnë menjëherë në akuzën e të persekutuarit, sepse e gjithë jeta e tyre, mentaliteti i tyre, idetë e tyre kanë patur të bëjnë vetëm me persekutimin, më së shumti, në krahun e atyre që kanë persekutuar të tjerët. Edhe Ben Blushi nuk bën as më shumë e as më pak, ndonëse ai vetë nuk ka persekutuar njeri, por i pëlqen një sistem agallarësh, ku ai mund të drejtojë (kupto: sundojë) pa idè konkrete, por vetëm me ankesa të tipit oriental, pa ditur faktet kokforte, se turq në Gjermani ka rreth 10 milionë, në EU janë afër 20 milionë, shqiptarë në Gjermani ka mbi gjysëm milioni dhe në EU ka rreth 3-4 milionë, boshnjakë (myslimanë) në Gjermani ka rreth 100-200 mijë dhe në EU patjetër 3-4 herë më shumë. Ben Blushi duket nuk e di se me statistika ka në Gjermani rreth 35 % të popullsisë me rrënjë të huaja, ndërsa në fakt janë sot rreth 50 %. Pra, Europa është hapur më shumë se sa mund të imagjinohet në këtë drejtim.

Shikoni tani se çfarë sallate të ngatërruar na sjell profeti ynë Ben, f.21. “Në perëndim ka Amerikën dhe shumë vende që duan ti ngjajnë asaj dhe prandaj dështojnë; në Lindje ka Rusinë bashkë me shumë vende që kanë dashur t’i ngjajnë kësaj dhe prandaj kanë dështuar; në Jug ka varfërinë bashkë me shumë vende që duan të dalin prej saj. Këto vende duan t’i ngjajnë Evropës sot dhe prandaj po dështojnë, përfshi edhe ne. Në fakt, asnjëri prej këtyre vendeve nuk e ka më Evropën si model për të dalë nga problemet që ka aktualisht.”

Tani, këto vende jugore të varfëra e kanë Europën si model, apo nuk e kanë? Se një herë thua: duan ti ngjajnë Europës, dhe një herë thua: nuk e kanë më Europën si model! Nuk e dimë kujt prej fjalive ti besojmë!

Përveç kësaj, mendojmë se Blushi vetë aspiron për të hyrë me vëndin e tij në EU. Mirpo ai sapo thotë se përpjekja e këtyre vendeve të varfëra jugore për ti ngjarë Europës, po i çon këto vende në dështim! Tani nuk e dimë, a e merr Europën si model Ben Blushi, apo nuk e merr? A don politikani Ben Blushi që Albania të hyjë në EU, apo nuk don? Nuk e kuptojmë se çfarë don të na tregojë autori-politikan Blushi, dhe çfarë na rekomandon politikani-profet Ben!

Se sa B. Blushi e ka idenë e teknollogjisë sot, po japim një pasazh të shkurtër, f.22: “... në Jugun e afërt çdo rrugë për në Evropë kalon nga Turqia.” Duket mëndja e Ben Blushit ka ngelur në mesjetën e largët, ku imagjinon turma emigrantësh, si ato që po kalojnë sot nëpërmjet Turqisë për në EU e të cilat i duhen pjesërisht Europës për punëra të rëndomta e të lira. Pasi furnizimi i Europës nga tregjet jugore bëhet sot me anije, me aeroplanë, gjithashtu ka plane për shtrime tubacionesh gazi nëpër detin Mesdhe, si për gazin ashtu dhe për energjinë elektrike. Pra, përse i paracakton Ben Blushi këtë rol herkulian Turqisë në lidhje me Europën?!. Përse ai nuk i kujton lexuesit të tij role të tjerë që Turqia ka kryer ndaj Europës, si ajo e ruajtjes ushtarake të saj ndaj invazionit rus dhe sovjetik në shekujt dhe dekadatat e kaluara?!.

Shifrat e sotme Blushi i prezanton si parashikime të së ardhmes, f.22: “... ajo do të mbetet me një popullsi më të varfër se Amerika, shumë më të plakur se Afrika dhe ndoshta, më pak të arsimuar se Azia.” A nuk është kjo gjëndje qysh sot e sa dekada?! Përse Blushi na prezanton të tashme si profeci të së ardhmes?!..

Në cilin drejtim po shkon Evropa?” –pyet Blushi në një nënkapitull të ri, duke patur parasysh atë fizik, pra hapsinor. Dhe na jep ca konstatime të njohura të drejtimit të EU-s drejt lindjes, pra Ukrahinës, me aludime të tij mbi një ëndër europiane të një tregu të përbashkët nga Lisabona e deri në Vladivostok të Rusisë në Oqeanin Paqësor. Këto lloj ëndrrash blushiane nuk shohin realitetin konkret, ku në Azi ekziston tashmë një treg i përbashkët aziatik me Rusinë dhe disa vendeve të tjera, treg i cili –po si ky europian– po zgjerohet edhe më tej në vendet aziatike. Konstatimet e Blushit janë mjaft sipërfaqsorë dhe pa përfundime, (f.26). “Ukrahina, Gjeorgjia dhe Bjellorusia, parë nga Berlini, ose edhe nga Parisi, janë më evropiane se shumica e vendeve në Jug të Ballkanit, siç është rasti i Shqipërisë. Një afrim me Lindjen deri në Rusi, ekonomikisht është më i favorshëm dhe politikisht më i vlefshëm për Evropën e ditëve tona dhe atë të ditëve që vijnë. Në këto kushte, anëtarsimi ynë në Evropë është një çështje që pret, të paktën për Evropën.” Pra, as edhe një konkluzion apo përfundim, asnjë analizë e thellë historiko-politike, por thjesht disa konstatime gjysëm të drejta e gjysëm të vërteta, që janë të dallueshme për sytë e cilido njeri.

Edhe në nënkapitullin që flet për dominimin gjerman në EU nuk kemi analizë të thellë, por vetëm disa konstatime dhe fakte të sipërfaqshme, ku e tashmja na prezantohet si e ardhme, pra si profeci e Benit. Pra, që ky dominim do detyrojë në krahun tjetër të krijohen parti majtiste dhe nacionaliste, gjë që në fakt ka vite që po ndodh. Po ashtu, që Gjermania do të përpiqet (f.30) të dominojë Bashkimin Eurpian (EU-n) në të ardhmen, gjë që në fakt po ndodh në kohën e tashme.

Për të parë se çfarë mendësie të cekët ka autori ynë lexoni këtë pasazh, f.31: “Forcimi i Rusisë, të cilin Gjermania e inkurajon dhe, dobësimi i ShBA, që Gjermania e shpreson, do ta ndihmojnë dhe po e ndihmojnë këtë vend të dominojë gjithë vendet e tjera.” Pra, na del se Gjermania dashka forcimin e një shteti (Rusisë), popullsia e të cilit e ka shtyrë atë gjatë shumë shekujve drejt perëndimit! Gjermania dashka dobësimin e një mbrojtësi dhe aleati shekullor të saj, Amerikës, dhe dashka forcimin e një vendi me të cilin është ngrënë prej shekujsh si macja me miun! Mendoj se një llogjikë të tillë nuk do ta zbraste as edhe një nxënës i fillores! Natyrisht, një mendësi e tillë Blushiane vjen jo vetëm nga mangësi arsimore, por edhe qëndrim agai, gjë që e provojnë edhe disa rreshta më poshtë, f.31: “Duke kaluar nëpër Balkan sot nuk shkon dot asgjëkundi, përveç se në Turqi.” Pra ai akoma e mendon një vend si rrugë kalimi ushtrish apo emigrantësh, si në kohët e dikurshme! Në një kohë që ai e din se masa kryesore e turistëve në Turqi janë ata gjermanë, me qindramijra apo miliona çdo vit, dhe këta ikin e kthehen me avion. Pra rruga tokësore ballkanike nuk luan ndonjë rol, siç luante shekuj më parë, përveçse për emigrantët e zakonshëm në kërkim të punës!

Po kaq mjerisht dhe pa fantazi i shikon autori ynë edhe rrugët e gazit lindor dhe jug-lindor për në Europë, tek profetizon për të ardhmen ato që ngjisnin (ndodhnin) ndërkohë, por që për fatin e keq të pamundësisë së tij për të bërë analiza të sakta të interesave dhe konflikteve në botë, “profecitë” e tij dolën bosh brenda pak muajve pas hedhjes së tyre në këtë libër, pasi ato ngjarje që ndodhnin kur Beni po shkruante librin e tij profetik (2014) kthyen drejtimin e tyre 180° në pak muaj, siç e kanë jo rallë marrdhënie biznesi dhe konkurrence në botë. Kështu, profecia e tij (f.32) se TAP-i “shqiptar” do ecte mjaft ngadal, ndërsa SOUTH-STREAM-i “serbo-austriak-gjerman” do të vraponte me insulinën gjermane, katapultoi në fund të 2014 në greminë, pikërisht kur ky analist i zoti shqiptar dhuronte gjithë kënaqsi në panairin e librit autogramet e tij në brendësi të kapakut të librit profetik! (Që ky South-Stream mund të risillet në skenë pas vitesh apo dekadash të tjera, kjo sërish nuk e rivlerson profecinë e profetit tonë shqiptar.)

Natyrisht unë nuk e kritikoj këtu autorin tonë politikan për mosdaljen e profecisë, (sepse në fund të fundit ai nuk ka as profeci të së ardhmes, por vetëm kopime të së tashmes, të prezantuara këto në kohën e ardhme), por e kritikoj pasi ai si intelektual dhe politikan (që duhet të ishte, por nuk është as njëra e as tjetra me ato që shkruan), duhet të shikojë pas planeve të pipelinave të ndryshme të gazit rus, azerbajxhanas, kujvatian, etj., interesa më të mëdha shtetesh dhe grupime shtetesh, dhe jo thjeshtë një tekë të Gjermanisë për të qenë në krye të EU-s, gjë që dhe këtë Gjermania nuk mund ta arrijë pa bërë konçesione (lëshime) vendeve të tjera, si dhe pa patur një grupim të fortë shtetesh europianë. Mirpo analiza të tilla ekonomike, politike dhe gjeo-politike nuk shohim fare në librin “profetik” Hëna e Shqipërisë!

 

3.

Bini i Shqipërisë Beni i afrohet (f.32-33) tashmë atdheut të tij, më saktë izolimit të vendit, vuajtjes së shqiptarve, e cila do vinka nga dobësimi i Europës. Se çfarë kupton këtu me Europë autori ynë, vështirë të thuhet, pasi është po ky autor që na jep një panoramë të një grupimi shtetesh nordikë europianë të shëndetshëm në ekonomi, dhe disa të tjerë jugorë me simptoma virusi dhe të dobët! Dhe, pse nuk e analizon ai këtë dobësim të Europës, -këtë ngelet ta (mos)shpjegojë autori vetë! Ndonëse ne e dallojmë qysh këtu edhe vetë, ai nuk ka kapacitetin për analiza të tilla! Por le ta ndjekim më tej!

Në këtë gjëndje të Shqipërisë së varfër, entuziazmi pro-europian do të vijë duke u zbehur, na profetizon Ben Blushi. Për një moment nuk e diskutojmë këtë profeci, por e marrim si të qenë. Pyetja më e parë që një lexues i etur do të bëjë është: -Ç’duhet bërë për të shpëtuar nga kjo situatë?.. Kësaj pyetje profeti ynë nuk i përgjigjet kurrë në librin e tij, në asnjë rast kur ai na sjell fenomenet negative, (të prezantuara si ndodhi të së ardhmes)! Atëhere përse shkruhet një libër? Për të treguar se, shikoni çfarë profeti jam unë!? Jam jo profet nga Zoti/ Perëndia, por profet i mëndjes time!

Duke i vendosur qëllim vetes të pasqyrojë mjaft fenomene të politikës europiane, Beni ynë parashikon (f.34) se “Ekstremistët evropianë do vijnë duke u shtuar dhe forcuar, duke bërë ciklin e tyre historik edhe për të paktën dhjetë apo njëzet vitet e ardhshme në parlamentet e të gjitha vendeve, me përjashtim të Gjermanisë të cilës i drejtohet ky ekstremizëm.” E solla këtë “profeci” jo aq për kohën e riciklimit, që nuk mund ta dij as Beni dhe as njeri në botë, as për vetë riciklimin, i cili nuk qëndron në rastin e shumë partive ekstreme në Europë, nga fakti se ato kanë qenë gjithmonë në skenën politike, e herë në parlamentet e vendeve të tyre, por më të shumtën e herve jashtë tyre, për shkak të normativës prej 5 % të numrit të deputetëve, që nuk e kanë arritur; e solla këtë pasazh “profetik” për faktin se prognozat biblike të Benit përfshijnë –siç e thekson ai vetë disa herë në libër– periudha më të gjata kohe të së ardhmes. Duke patur pra parsysh, se këto prognoza të zeza përfshijnë periudha më të gjata kohe, 50, 100, 200 vjet, (po-po mos u çudisni), a nuk del vetvetiu pyetja: -Ç’do të kemi pas këtyre 10-20 vjetëve? Një Europë të shëndoshë me pjestarë të barabartë dhe pa dominimin e Gjermanisë? Apo një Europë përherë e më shumë të dominuar nga Gjermania, një shkak ky që na jep (sipas Benit) pasojën e partive ekstremiste në vende europiane? Nëse do të jetë e para, të gjitha prognozat e tjera Ben-blushiane mbi dominimin e Gjermanisë bien vetvetiu. Nëse do të jetë e dyta reale, atëhere i bie që këto parti ekstreme të vazhdojnë edhe më tej rrugëtimin e tyre! Mirpo profeti ynë i përngjan asaj figurës profetike qesharake tek një film hollivudian, figurë e cila pëson një difekt në ingranazhet e saja dhe, për këtë shkak, nis e dërdëllit pa ditur si të pushojë, duke thënë lloj-lloj të kundërtash dhe budadallëqesh humoristike, që i bën dëgjuesit besimtarë të hutuar si fillim, e pastaj i relakson nën të qeshura gazmore. Difekti i Benit tonë duhet të jetë në trurin e tij të paarsimuar, një shkak ky që i nxit shumë njerëz në pozita të mira materiale të hiqen si intelektualë dhe politikanë të zotë, duke na bërë ne lexuesve të qeshim. Në fakt këta lloj njerzish janë një zero me xhufk!

Duke na folur (f.35) për izolatrikët shqiptarë të së ardhmes, të cilët as do të duan t’ia dijnë për hyrje në EU, nga fakti se janë në një pozitë të mirë për vete, Ben Blushi na tregon një të vërtetë, nga të rrallat në libër, por që është thënë edhe më parë nga gazetarë dhe analistë të tjerë. Edhe në këtë të vërtetë, Blushi është si kofini pas të vjelit!

Megjithse ky është një fenomen i njohur tashmë në Europë në vendet që kanë aspiruar dhe aspirojnë të hyjnë në EU, sërish është Ben Blushi në kundërshti me veten. Pasi ai na flet për një Europë të dobësuar të së ardhmes, të lodhur, pa prespektivë, me depresion! A mund të jetë një Europë e tillë e shëndoshë nga ana juridike, anë të cilës izolatrikët e ndryshëm i friksohen? Jo, një Europë e tillë do të çalojë edhe në anën juridike, kështu izolatrikët nuk kanë frikë nga një Europë që i përngjan vendit të tyre, kështu pozitat e tyre private të stabilizuara nuk kanë se si të preken nga një sistem jo i shëndoshë juridik, siç edhe ndodhi gjatë pushtimit të ngadalshëm otoman, ku pozitat e krerëve nuk lëvizën nga vendi, pas vasalitetit apo marrjes së fesë myslimane! Pra, analiza e Blushit kalon mes të kundërtave të veta. Më keq se një sallatë ruse, e cila (kjo e fundit) edhe kapërdihet kur të ka zënë urija e madhe, por jo sallata e Benit!

Krahasimi i izolatrikut shqiptar të së ardhmes me prefektin e filmit shqiptar, “Koncert në vitin 1936”, është e vetmja pjesë e bukur në të gjithë librin. Por ajo që Blushi le pa përmendur dhe analizuar fare është pjesa izolatrike e vendeve të zhvilluara europiane, e cila tregon edhe më qartë se kjo Bashkësi i përngjan asaj fëmijës së sapo-lindur, e cila akoma nuk dihet mirë se sa shëndetshëm do të rritet, pasi faktori ekonomik nuk është i vetmi që formon një komponim të caktuar popujsh me gjuhë dhe kultura të ndryshme akoma.

Këta izolatristë shqiptarë –na thotë Blushi– tashmë (në të ardhmen) në elitat drejtuese financiare dhe politikane (f.37-38) do ta shesin dështimin e brendshëm si dështim të jashtëm. Si një dështim evropian. Sepse ata kanë frikë nga investimet europiane dhe, sidomos, nga vendosja e ligjit dhe e drejtësisë, vazhdon Blushi, çfarë nuk është e pavërtetë, sepse tashmë këta duan të investojnë vetë sipas metodave të tyre dhe jo rregullave të drejta të konkurrencës, i afrohet përfundimit Blushi. Kjo është e vërtetë, mirpo pyetja është: pse do ta shesin këta izolatrikë dështimin e tyre si dështim të Europës? A e dini pse? Sepse Blushi sapo e ka thënë disa herë që kjo Europë nuk do jetë e drejtë dhe e shëndetshme, por do të jetë e dobësuar, me një sistem feudal të drejtimit nga ana e agaut: Gjermani! Ndaj ne gjejmë brenda një faqeje tek Blushi të paktën dy kundërti! Ha-ha, për të qeshur me profec... me dërdëllitjet e Benit!

Me këtë pesimizëm të izolimit të tretë të Shqipërisë (izolimi i parë ishte ai otoman, i dyti ai “socialist&rdquosmiley nga parajsa europiane, njëkohësisht edhe e sëmura dhe e dobta Europë, Blushi nuk e fsheh që ka hyrë ai vetë në një pesimizëm shkrimi të mëtejshëm, pa ditur ç’të shkruajë më tej. Ndaj ai përdor –po si në filmat e ndryshëm– ato që quhen “plot-pointe”, të cilat i japin filmit apo romanit një vazhdë të mëtejshme. Kështu ai përpiqet të dalë tashmë nga zona e zezë, sepse nuk ka më ç’të thotë aty, duke na mundësuar një situatë ndërkombëtare (f.39) ku Europa mund të ketë gjetur një ekuilibër më të natyrshëm [?] politik mes fuqive që e përbëjnë, dhe, sigurisht, derisa forcat jashtë saj, si ShBA, Rusia dhe Kina të kenë prodhuar idè dhe teknollogji të cilat mund ta çojnë në një fazë të re rendin botëror, duke i hapur njerëzimit rrugën e një programi më të qëndrueshëm dhe më të merituar. Pas kësaj drite në fund të tunelit, ai nuk kalon menjëherë në profeci të reja, sepse është akoma i trullosur nga duhani i një shoku të tij italian, që i ngre lart lirinë shqiptare të të pirit të duhanit nëpër klube, kur në Italinë europiane do të hante nje gjobë të majme, gjithashtu mungesën e taksave marramëndese si në Italinë europiane, fjalë këto me të cilat Blushi shoqëron inercinë e tij të verbimit nga errësira ku ish deri tani, por njëkohësisht kjo errësirë është edhe një liri për tu mahnitur, (sapo ia pohoi italiani), kështu Blushi vazhdon (f.40) i trullosur akoma nga ... nuk e dimë nëse nga tymi i cigares së italianit, apo nga drita europiano-botërore (plot-pointi) që na solli, ky Blush vazhdon akoma me izolatrikët dhe kundërshtarët e reformave! Dhe na sjell rastin e Turqisë Erdoganiste, ku –sipas Blushit– mospranimi i Turqisë në BE e ka afruar atë vend me forcat islamike.

A ka ekletizëm më të madh se –në kushtet e hyrjes në EU– të krahasosh Albaninë me Turqinë?.. JO nuk ka! Sepse problemet e Albanisë janë krejt të tjera nga ato të Turqisë. I pari ka probleme me ligjin, me tokat dhe me ekonominë. Ndërsa i dyti ka probleme të tilla nacionale dhe gjeo-politike, si p.sh. ai kurd, që do të thotë ti sjelli Europës këto probleme kardinale. Por dhe këtu Blushi e ka më lehtë ti përziejë të gjitha në një tas, si në një sallatë ruse, se sa të vendosi pikat mbi “i” në problemet e ndryshme që kanë Shqipëria dhe Turqia, apo të paktën e para!

Më tej Blushi flet për fenomenin kaukazian, post-sovjetik, të ndodhur në Shqipëri, ku biznezmenët merren dhe me politikë dhe politikanët janë edhe biznezmenë, gjë që Europa nuk e pranon, thotë ai. Ky fenomen –sipas Blushit– duket akoma në fillimet e tij, por pas disa vjetësh do ketë arritur unifikimin e këtyre dy klasave. Pra, kemi të bëjmë edhe këtu me një profeci! Mbi këtë fenomen është shkruar me vite nga shumë autorë dhe gazetarë, kështu që nuk ia vlen të zgjatemi. Biles, teksa Blushi flet (f.43) për taksat, të duket se ai ka kopjuar krejtësisht pjesë nga libri “Kurbani” i Edi Ramës.

Në faqet pasuese profecitë e Blushit rinisin ciklin e tyre të shumimit, kështu ato duken sikur zbrazen me kamion dhe jo me karrocë dore. E kam të vështirë ti radhis të gjitha, dhe thuajse të gjitha kundërshtuese të njëra-tjetrës, por nuk mund ti lemë pa ia kujtuar lexuesit ato kontakte zyrtare shqiptaro-europiane, të cilat janë të përditshme dhe për temat nga më të ndryshmet, me pjesën më të madhe të së cilave Blushi bie po ashtu në kontakt përditë, (si politikan që është). Kërkesat europiane dhe të botës perëndimore ndaj Shqipërisë, pra paketa e reformave që Shqipëria duhet të zbatojë, dhe shmangia që zyrtarët i bëjnë herë-herë këtyre reformave, na vjen (f.43) po ashtu si një profeci e së ardhmes. “Ata do financojnë izolimin, sepse afrimi me Evropën i varfëron. Klasa politike ... do ta shijojë këtë gjëndje, ... e bindur se afrimi me Evropën e fut në rrugën e panjohur të ndëshkimit dhe humbjes së pushtetit për shkak të reformave të thella.”

E dhashë këtë pasazh me idè të përsëritur, jo aq për të treguar se si faktet dhe ngjarjet e përjetuara çdo ditë realisht nga Blushi na kthehen në librin e tij biblik si profeci, por e solla pasazhin për të pyetur se mbi cilat reforma të thella bëhet fjalë në profecinë e tij? Ku mendon ai se çalon Shqipëria, të paktën në sytë e europianve?

Dhe këtë panoramë profetike ai e mbyll si gjithnjë me faktorin kohë, (f.44): “Administrimi politik do të vazhdojë të jetë një vendim i të pasurve, ç’ka do ti kushtojë Shqipërisë në njëzet deri tridhjet vitet e ardhshme, sepse fuqia dhe çelsi për të bërë pasuri do trashëgohet nga prindërit tek bijtë.” Kështu, pas 20-30 vjetësh, plaku i urtë Ben Blushi, me një shkop në dorë do të korrë çdo mbrëmje në studiot televizive duartrokitjet e publikut të tij, për parashikimin aq gjenial të tij! Vetëm se, këtë ai do ta arrijë si kanakar i po këtyre pasanikve politikanë, të cilët gjatë kësaj kohe do ta kenë djegur kartën Blushi një apo dy herë, duke e përfshirë në politikë me ndonjë kolltuk ministri ose kryeministri, (në pamundësi, n’ atë të presidentit), ku ai do të katranjosë edhe më shumë se ç’ka bërë në librin e tij biblik, kështu profecitë e Blushit, (të konstatuara qysh para kohës së tij nga mijra gazetarë, autorë dhe politikanë), do të shpalosen nëpër këto ekrane shqiptare televizive gjithë pompozitet, duke u shoqëruar metaforikisht –si çdo lloj pompoziteti– nga çfryrje gazrash politikanësh bajatë, ku nuk ka dallim midis shfryrjes nga goja dhe asaj nga poshtë. Mjerë ai që nuk e ka kuptuar!

Është e vërtetë se toni im duket i ashpërsuar me kalimin e faqeve të librit, (ndonëse duhet ta pohoj se tani jam në leximin e dytë). Por edhe ju lexues i dashur, po ta lexoni këtë libër do të zhgënjeheni përherë e më tepër me leximin e mëtejshëm të faqeve të librit. E përsëris, e nisa librin me një shpresë se kisha rënë në mos në një minierë ari, të paktën në një minierë argjendi. Mirpo, jo për minierë që nuk bëhet fjalë, por e shumta krahasimi mund të bëhet me një stallë të papastruar derrash, ku vendi i ngrënies me atë të jashtqitjes janë përzier. Le të vazhdojmë më tej, për ata që kanë durim. (F.44-45):

Nëse në Europën e dy dekadave më parë liderët e vendeve të vogla ishin sidoqoftë të zëshëm, karizmatikë dhe të njohur, sot Evropa e vendeve të vogla nuk prodhon më lajm. Shumica e njerëzve në Europë nuk e dinë më kush është kryeministri i Finlandës, Sllovakisë, Çekisë, Norvegjisë ose Lituanisë. Në Bashkimin e 28 shteteve lajm bën Kancelarja e Gjermanisë dhe, më pak, Presidenti i Francës, ose Kryeministri i Britanisë së Madhe. Nën dominimin gjerman, pra nën Evropën gjermanocentrike që po krijohet, klasat politike lokale jo vetëm po relativizohen, por më keq se kaq, po teknokratizohen, siç ndodhi me dy qeveritë e fundit italiane. Kjo është Evropa që donte Gjermania dhe, për disa dekada, kjo do jetë Evropa që do kemi. Sigurisht, klasës politike shqiptare ky model nuk do t’i pëlqente dhe ajo do bëjë gjithashka për ta refuzuar...“

Pra, guzhunjeri Ben Blushi ka kritikuar deri tani në faqet e librit të tij formën antidemokratike të udhëheqjes së Europës prej Gjermanisë. Jam dakort me ‘të. Po në faqet e këtij libri, ky guzhunjer ka kritikuar edhe klasën drejtuese financiaro-politike të shqiptarve. Edhe këtu unë e përkrah. Mirpo tani ky kritikon këtë klasë drejtuese të shqiparve, për faktin se kjo klasë nuk do të kthehet në skllave të klasës politike gjermane! Për këtë unë nuk kam si ta mbështes Blushin! Sepse Beni njëherë heq nga tavolina një asortiment si të papërshtatshëm për sallatën e tij. Pastaj heq dhe një asortiment tjetër nga tavolina. Dhe pastaj i lind ideja ti bashkojë të dy asortimentet në sallatën e tij. Dhë këtë punë ai e bën gjatë gjithë faqeve të librit. Hiq e hidh në tas, hiq e hidh në tas. Në fund ai na prezanton mbeturinat e hequra si një sallatë të shijshme! Kjo s’ka b... të rrij, thotë populli, sepse mëndje s’ka e s’ka!

Pastaj, kush e ka ditur dy dekada më parë kush ishte kryeministri i Finlandës, Sllovakisë, Çekisë, Norvergjisë ose Lituanisë?!.. Beni na ngreh forma hipotetike të së kaluarës, që të na bindë se teoria e zbuluar prej tij –dominimi gjerman sot në Europë– provohet nga e kaluara! Në vend që ai të analizojë shkaqet e këtij dominimi, -i nisur edhe më parë se dy dekada-, ai don të ngrejë lart “profecinë” e tij me skena bardh e zi hipotetike.

 

4.

Një kapitull i ri fillon (f.49), Bashkimi me Kosovën. Në këtë kapitull të jepet përshtypja që ky autor nuk ka jetuar në Shqipëri, ose ka qenë i vogël më parë, kështu rrahja e tij me të ashtuquajturin “problem kosovar” ka ndodhur vetëm gjatë këtyre 15-20 vjetëve të fundit, ku në Shqipëri, kryesisht në qytetet kryesore, kanë hyrë me qindra mijra qytetarë shqip-folës të Kosovës, shumica e tyre me banime të përhershme dhe shtetësi shqiptare. Në këtë ndryshim kaq të madh demografik, detyrimisht edhe mendimi i shqiptarve të Shqipërisë për “problemin kosovar” ka ndryshuar, ka pësuar edhe sugjestion, si dhe është shtuar deri diku në drejtim të favorizimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë e dallojmë edhe tek autori ynë politikan, por e rëndësishme është të shohim çfarë ai na sjell konkretisht.

F.49 “Vonesa e zgjerimit me Evropën do ta detyrojë Shqipërinë të zgjerohet. Natyrisht në Kosovë.” Këto na thotë Blushi qysh në fillim, duke lënë të kuptojmë se Shqipëria është një shtet i fuqishëm ekonomik, i cili ka nevojë për tregje shitjeje, gjë që në fakt ajo mund ta kërkojë edhe pa bashkimin politik dhe administrativ, për të cilin bëhet fjalë nga autori ynë. Ndaj një arsye tjetër e këtij bashkimi mbetet korrja e një triumfi politik për klasën politike shqiptare, gjë kjo që gjithashtu është me mjaft spec tek ne shqiptarët, sidomos midis Shqipërisë dhe Kosovës, nga fakti se të parët janë më të arsimuar dhe më të shtruar, ndërsa të dytët më të rrëmbyer e më pak të arsimuar, gjë që do të dëmtonte edhe Shqipërinë. Por le ta shohim ç’na sjell Blushi në argumentat e tij.

Blushi përmend njëherë akuzat e fqinjve të shqiptarve, se shqiptarët nuk janë në gjëndje si popujt e tjerë të formojnë shtet. Dhe më tej Blushi nuk e analizon fare këtë akuzë, si për të na lënë në heshtje pohimin, se kjo është e vërtetë ! Pastaj ai na thotë (f.50) se “eksperimentit shtetformues të Kosovës po i shkohet dhe do t’i shkohet deri në fund.“ Pra Kosova do jetë e pavarur nga Serbia. Problemi është, thotë Blushi, nëse më tej ky shtet do të ekzistojë më vete apo do të bashkohet me Shqipërinë. Dhe na sqaron më tej (f.51) se do të jetë elita e Kosovës ajo që do ta kundërshtojë këtë bashkim. Sipas Blushit, elita shqiptare e Shqipërisë do ta dojë këtë bashkim për arsye të saja private (jo kombëtare), ndërsa ajo kosovare do të jetë kundër këtij bashkimi.

Natyrisht, të diskutosh për pasnesër, do të thotë të mos jesh në rregull nga trutë. Por ne vazhdojmë me idetë e Blushit, për të parë se sa profeci të besueshme ai na thotë. Siç dihet, rrethana hapsinore dhe kohore kanë bërë që shqiptarët e Shqipërisë të jenë më pak nacionalistë nga ata të Kosovës, dhe e kundërta. Panvarsisht nga kjo, shqiptarët e Shqipërisë ua urojnë me zemër panvarsinë kosovarve nga shteti serb. Për bashkim, supa shqiptare ka qenë gjithmonë e ftohtë, ndërsa ajo kosovare e nxehtë. Këtë fakt kaq të njohur, Blushit i vjen turp ta zerë në gojë. Biles, nis e akuzon palën kosovare si të ftohtë në këtë idè, çfarë –me kalimin e viteve– nuk është dhe aq e pavërtetë. Dhe natyrisht, kjo nuk vjen aq nga shija e pasurimit, që kjo elitë kosovare po përjeton, as nga shija e panvarsisë de facto që ky shtet praktikisht po kalon, por vjen më parë nga fakti që asnjë shtet në botë nuk do ta pranonte këtë bashkim, të paktën në dekadat e ardhme. Kjo ka arsyet e veta historike, etj., që i di çdo kush! Këtë fakt kaq të njohur, Blushi nuk e dinka! Ai nuk e di, sepse ai ka nevojë të bëjë analiza profetike të mëndjes së tij! Ai don patjetër të vezullojë profecia e tij, aq sa presupozon se, (f.52) edhe sikur bota të bjerë në një mëndje për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si dhe për bashkimin e një pjese të Bosnjës me Serbinë, sërish elita kosvare nuk do dëshironte ta ndante pushtetin me elitën e Shqipërisë.

Tani presupozoni për një moment, po si Blushi, se Kosova ka arritur panvarsinë e saj të njohur edhe nga Serbia. Natyrisht në këtë moment do bëhet vetvetiu pyetja aq normale shqiptare: -vërtet, ç’ta dua unë bashkimin e shtëpisë time me atë të vëllait? Hyrje-dalje, në rregull, shkëmbime të lirshme mallrash, OK, por përse të hamë në një tas, pyesin aq normalisht shqiptarët! Deri tani patriotizmi kosovar i ka patur dhe i ka rrënjët tek konflikti me nacionalizmin serb. Nëse ky nacionalizëm serb nuk do të ekzistojë më në lidhje me Kosovën, atëhere është e qartë që patriotizmi kosovar nuk do të ushqejë idenë e bashkimit me Shqipërinë, por do të justifikohet, (biles ca dredharisht), duke thënë se konventat ndërkombëtare nuk ia lejojnë këtë bashkim. Biles-biles, çdo idè bashkimi në këtë rast do të shihet edhe nga shqiptari më budalla në botë si një përpjekje e fshehur serbe për të destabilizuar shtetin kosovar dhe atë shqiptar. Kaq e kupton dhe bufi! Mirpo, ku ta dimë ne se mëndja e Blushit është edhe më e varfër nga ajo e bufit, duke na e socializuar këtë idè nacional-gjepolitike, pra e lidh vetëm me interesat e një elite të caktuar!

Frikën e kosovarve në bashkimin me Shqipërinë, Blushi e shikon (f.54) edhe tek prioritetet që do përcaktojë qëndra, Tirana, për këtë provincë. Që kjo nuk ka si të jetë frika kryesore e kosovarve, as e nacionalistëve kosovarë, këtë Blushi e ka harruar fare! Ai bën sikur nuk e di që flamuri kosovar ka 6 yje, që presupozojnë zyrtarisht 6 nacione në Kosovë, 5 prej të cilave luhaten aty tek 20 %, ku për momentin rreth 13-15 % e përbëjnë serbë. Kjo d.t.th. që këto prioritete që do caktojë Tirana dhe që do shkaktojnë pakënaqsi në Kosovë, ka shumë mundësi të ngrenë pakicat e Kosovës dhe t’ia kundërvënë Tiranës, tezë e hedhur sëpari nga K. Myftaraj, por e njohur dhe e vërtetë. Kjo situatë mund të parashikohet mjaft lehtë nga cilido kosovar. Ndaj këta këto prioritete të gabuara të Tiranës nuk i shohin thjesht si pakënaqsi e tyre, por më parë i (para)shohin si pakënaqsi të pakicave, gjë që mund të kishte pasoja shumë më të dëmshme në statukuaonë e Kosovës. Kaq gjë të thjeshtë, Ben-profeti nuk e parashikon dot!

Diçka më poshtë (f.55) Ben-treguesi na sjell një bisedë me dy kosovarë, të cilët i pyet se si e mendojnë bashkimin me Shqipërinë. Ata i përgjigjen me ngeshmëri se ky proçes do të ndodhë, por jo tani, dhe besojnë se do të ndodhë atje në Europë. Dhe Beni, i provokon për të parë reagimin e tyre, duke u thënë se Kosova nuk kishte shanc tjetër veçse të kthehej në një koloni të Shqipërisë. Këtu ata u nxehën dhe ia kthyen, se ja pikërisht jo na tremb në bashimin me Shqipërinë, ndaj duam ta gëzojmë këtë panvarsi vetëm. Deri këtu historia duket normale, si nga ana e kosovarve, ashtu dhe e gazetarit-politikan provokativ Ben; një njeri i parrahur me shkrime edhe mund të kollofitë llokumet e Benit. Mirpo, prisni t’ju tregojë sërish sallatën ruse (të pakapërdishme) të guzhunjer Benit.

Beni na sjell gjellën e tij me dy asortimente të imagjinuara. E para, ai na tha qysh në fillim të këtij kapitulli, presupozojmë se Kosova e ka arritur finishin e vet, pra është bërë e pavarur, qoftë kjo edhe nga (aludimi i kopjuar i Benit mbi) bashkimi i një pjese të Bosnjës me Serbinë. Pra, asortimenti i parë është që Kosova është e pavarur, një asortiment i imagjinuar ky, pasi Kosova akoma nuk është e njohur nga OKB-ja, të paktën. Neve e kemi këtë asortiment nga Beni vetëm imagjinërisht mbi tavolinë. Asortimenti i dytë, -me të cilin Beni nis e gatuan çorbën e vet-, është mendimi i dy kosovarve mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Që Beni të na tregojë se gjella kosovare merr shije më pikante nga erëzat e tij, hap një shishkë të vogël me ilaç miu, duke ua prezantuar kosovarve si piperin e tij të mahnitshëm, -ky është provokimi mbi kolonizimin e Kosovës nga Shqipëria. Këta, sa e nuhasin pak, tërhiqen të lemeritur: oh, jo-jo, nga kjo kemi frikë, pikërisht nga kjo! Hëm, nënqesh Ben-guzhunjeri, e dija, por ishte thjesht loja! Pas gjithë kësaj parapregatitje asortimentesh në Kosovë dhe në imagjinatën e tij, Beni kthehet në guzhinën-studio të tij dhe na thotë me librin e tij, ja gjella kosovare e dalë në shesh nëpërmjet piperit tim! Pra quhet gjella ime alla Blush-Plush!

Po prit, mund ti thotë lexuesi, ti na tregove thjesht atë gatim gjysëm të gatshëm kosovar, mëse i zakonshëm në këto kohra tranzicioni, ku nuk pretendohet më shumë! Në gjëndjen ku ndodhet guzhina kosovare as mund të pretendohet për gjellra të tipit që kërkon tipi Blushi! Ndërsa Beni e prezanton këtë gjëndje-gjellë, sikur aty të jetë edhe asortimenti i panvarsisë së njohur, asortiment i cili i mungon momentalisht Kosovës. Për çfarë gjelle shqiptaro-kosovare mund të flasë një kosovar, kur ai nuk ka akoma guzhinën e tij të njohur nga bota?! Çdo tentativë për ti kërkuar Kosovës një gjellë shqiptaro-kosovare, a nuk do të merrej si provokim prej kujdo kosovari me mënd në kokë!? Sepse një reklamë e tillë do të merrej nga të huajt si irredentizëm dhe përpjekje për një Shqipëri të Madhe! Ja pra gjella e guzhunjerit tonë me asortimente imagjinare! Ai na le të kuptojmë se, prej piperit të tij, gjellës kosovare i doli era në shesh. Tani ne e njohim gjellën kosovare prej tij! A nuk është Beni një guzhunjer i talentuar, që gatuan me asortimente të hipotetizuara!? Në një tenxhere përzien presupozimet e tij me gatimin tranzit kosovar, dhe ne klientët e tij e hamë këtë gjellë me habinë: sa guzhunjer të madh që ka Shqipëria! Guzhunjeri Blush prezanton gjellën-çorbë: pllush!

Për të parë se sa mëndje fëmonore ka Blush-Pllushi, (nëse vërtet flet seriozisht), shikoni pasazhin e mëtejshëm, (f.56): “Ditën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do ikin simbolikisht nga Kosova, do hapet çështja e Shqipërisë.” Pra, Europa dhe USA do ikin duke e lënë Kosovën në hallet e saja dhe ... kërrkush nuk din më se ç’do të ndodhë me këtë vend, përveç profetit tonë Pllush! Po si mund të ikin Europa dhe USA nga Kosova ashtu pa i zgjidhur çështjet, vetëm nëse kjo mos qoftë program i qoftë largut!? Vetëm nëmos kjo qoftë një plan ç’orientues për shqiptarët e Kosovës!? Si mund të iki një guzhinjer nga guzhina, pa ditur se ka lënë rregulla të qarta për punët e mëtejshme të guzhinës!? Vetëm nëqoftë se ai don, që restoranti apo hoteli ku punon, të ketë ca probleme në ditët pasuese! Si ikën Benua nga shtëpia, nga zyra, apo nga vendi ku punon, (që unë s’e di e as më intereson), pa ditur se si dhe ku i lë fëmijët dhe gruan!? Vetëm nqoftë se Benua ka luajtur nga fiqiri e don tu punojë të zezën familjes së tij dhe vetes! Mëndja e Benos, që na kujton mëndjen e Beni ecën vetë, i mat mëndjet e tjerëve me mëndjen e vet fëminore! Ç’gëzim fëminor që duhet të ndjejë ky burrë i rritur!

Më tej Benua kënaqet me fantazinë e tij, tek profetizon (f.57) se "atë ditë dipllomacia do ta ketë të pamundur të shuajë reagimin e nacionalistëve në të dy vendet". Benua harron një fakt, se patriotizmi dhe nacionalizmi kosovar nuk mund të krahasohen me atë shqiptar, ku i pari është në superlativa, ndaj dhe nganjëherë drejtohet kollaj nga forca të errta në kanale shoviniste, ndërsa i dyti është e shumta komperativ, ndaj nuk orientohet kollaj në kanale të errta.

Në këtë pikë unë do ndalesha e do veçoja një dukuri në Shqipëri, e cila ka ndikuar që Shqipëria të duket vitet e fundit si nacionaliste dhe fetare, dukuri të cilën Ben Blushi nuk e përmend fare-fare në librin e tij biblik. Është fjala për qindra mijra kosovarë dhe maqedonas që kanë zenë rrënjë në Shqipëri gjatë 25 vjetëve, si dhe mijra turq, apo dhe arabë, apo dhe boshnjakë fetarë. Të gjithë këta, apo të paktën pjesa më e madhe e tyre, janë aty me një qëllim dhe dëshirë, ta shohin Shqipërinë sa më shpejt pjesë të plotë të islamit dhe miken (kupto: dashnoren) më të ngushtë të Turqisë. E gjithë kjo kollonë ka zënë punëra nga më të ndryshmet, përfshi dhe aparatin shtetëror, sidomos në Tiranë, por dhe në qytetete të tjera. Të gjithë këta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë ndihmuar në një masë të mirë edhe nga ish-presidenti Sali Berisha, me gjithë shqiptaro-turkun e ShIK-ut, Gazidede, (në moment po më kujtohet vetëm mbiemri dhe jo emri). E gjithë kjo masë islamiko-nacionaliste, dhe shumë pak patriotike, del sa herë sëbashku me myslimanët e Shqipërisë, kryesisht banorë fshatrash, në qëndër të Tiranës për lutjet fetare gjatë festave myslimane. E gjithë kjo masë e prezanton Shqipërinë në sytë e shqiptarve të tjerë dhe në sytë e kujdo të huaji, sikur ky popull është një popull fetar mysliman. Këtë fenomen, Ben Blushi nuk e trajton kurrë në librin e tij profetik! Dhe jo vetëm ai, por as edhe të tjerë në Shqipëri! Pse? Sepse kjo masë ka ardhur duke u rritur gradualisht në Shqipëri, aq sa miopë si Beni nuk e dallojnë dot!

 

5.

Më tej Benua na jep përgjithsime pa ndonjë vlerë të veçantë e pa ndonjë domethënie, si: "...pavarsisht nga ngjashmëritë, Kosova ka jo pak diferenca me Shqipërinë. Madje, ato dallime që sot nuk janë shumë të dukshme, do të bëhen edhe më të shndritshme në të ardhmen". Se çfarë kuptimi kanë këto “profecira” të përgjithshme, unë nuk arris ta kuptoj! Çdo qytet, çdo fshat, çdo shtet, çdo zonë gjeografike, etj., ka gjithmonë ndryshime të parreshtura nga një fshat tjetër, nga qyteti përkarshi, nga shteti matanë, nga zona përkundruall, etj.! E përse vlen kjo “profeci”?!... Këtë e di profeti ynë Ben!

Në f.60 kemi: “Kombëtarja shqiptare e futbollit është pasqyra e dominimit të Kosovës në sport. Nuk e kam kuptuar dot kurrë pse shqiptarët e Kosovës janë më të talentuar se shqiptarët e Shqipërisë në futboll, por kjo është e vërtetë... përpjekja fizike, pra sportive, është natyralisht një tipar kosovar. Kosovarët e kanë kultivuar sakrificën dhe mundimin". Që kultivimi i sakrificës dhe mundimit ndikon tek gjëndja sportive, kjo nuk diskutohet. Por të thuash se kosovarët dallojnë vetëm nga kjo gjë, kjo nuk është e vërtetë, sepse do ti duhej kësaj kombëtare kosovare apo shqiptare me kosovarë, të fitonte ndaj kombëtares së Italisë dhe Gjermanisë, të cilat nuk dallohen për sakrificë dhe mundim, por për eksperiencë sportive të mirfilltë futbolli. Unë do ti thoja Ben Blushit, se Kombëtarja shqiptare është mbushur me kosovarë, sepse shqiptarët kanë emigruar jashtë në 2/3 e tyre, dhe jo në 1/3 e tyre, siç kujton Ben Blushi dhe të tjerë. E biles, kanë emigruar më së shumti njerëzit sportivë, të dijes, të gjallërishmit. Kjo është ajo pse Shqipëria nuk ka lojtarë, sportistë, inxhinierë, artistë, etj., pasi dhe ata që kanë mbetur aty, vetëm vegjetojnë për një copë bukë. Në fund të fundit edhe fushat sportive janë zhdukur nga skena, pa llogaritur pastaj frymën materialiste që është shtuar. Në një tjetër kohë, kur shqiptarët ishin të gjithë aty, nuk mund të matej asnjë ekip kosovar me ekipet shqiptare, në asnjë lloj sporti!

Më tej Beni na përzien historira sporti me ato politike, duke na treguar valvitjen e flamujve me gjashtë yje të Kosovës nëpër stadiume, ku flamuj kuq e zi ishin shumë pak! Sipas Benit kjo është shenjë e ndarjes së Kosovës nga Shqipëria; ai duket i pikëlluar, por e kupton këtë gjë, nga elitat, ato elitat e kanë fajin! Beni gënjen dhe veten e tij, pasi ai bën pjesë në ata mbi 80 % të shqiptarve që nuk e dëshirojnë bashkimin me Kosovën, por ia dëshirojnë panvarsinë. Njëkohësisht ai bën pjesë në ata shqiptarë të mbetur aty mes popullsisë së re shqiptaro-kosovare-maqedone-turke-etj., të cilët luajnë rolin e patriotëve, për të mos e plasur fare sheshit rolin fetar islam, e të cilët flasin me gojë dhe me zemër për bashkim me Kosovën, këtë jo për arsye patriotike dhe ekonomike, por si një grusht i fortë në të ardhmen në dorë të baballarve Erdoganë. Ndaj Beni, ca i sugjestionuar dhe ca i friksuar nga shoqëria e re erdoganase-gjyleniste shqiptare, na hiqet se i vjen keq që nuk mund të ndodhi ky bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Oh, vaj medet në dorë të kujt kemi rënë!

Më tej (f.64) Beni na profetizon se parlamenti i Kosovës do të ketë më stabilitet nga ai i Shqipërisë. Në fakt, jo vetëm që praktikisht/faktikisht ka ndodhur e kundërta, por edhe teorikisht dihet se do të ndodhë e kundërta. Kosova është një shtet i pastabilizuar dhe i panjohur ndërkombëtarisht si i pamvarur; panvarsisht se njihet nga shumë shtete të botës. Kjo sjell që parlamenti i këtij shteti të kalojë më shumë sprova instabiliteti se sa një parlament i një shteti të stabilizuar prej një shekulli, siç e ka Shqipëria. Duket se këto profeci mund ti lëshojë vetëm një njeri me fillore, dhe Beni duket po na e provon këtë arsismim të tij!

Në nënkapitullin “Varfëria do ta bëjë Shqipërinë më nacionaliste” (f.65-66) Beni na flet fillimisht se si në 100 vjetorin e panvarsisë së Shqipërisë, para dy vitesh, më 2012, tonet nacionaliste u rritën dhe u fol shumë për bashkimin me Kosovën. Dhe largimi nga Europa do ta detyrojë Shqipërinë brenda 10 vjetësh, na përcakton profeti, të kërkojë bashkimin me Kosovën, më shumë se ç’do të dojë Kosova të bashkohet me Shqipërinë. E gjithë kjo sepse varfëria do të shtohet ndaj duhet një lloj kompesimi, gjë që e arrin fusha e patriotizmit (kupto: nacionalizmit).

Nuk po i diskutojmë përfundimet e kopjuara nga tekstet e dikurshme të 8-vjeçares, që Blushi na jep, nuk po diskutojmë as profecinë e tij kaq të saktë (brenda 10 vjetëve), e cila varet edhe nga forcat politike në mazhorancë, gjë që Blushi nuk ka si ta dijë kush është, (ironia do jetë që ai vetë të jetë në mazhorancë deri në vitin 2024), por po dikutojmë se si mund ta luajnë politikanët e Shqipërisë rolin e patriotit më me mall se ata të Kosovës? E kush do ta hajë këtë kokërr ulliri! Edhe tani, 2013-2015 kur Europa ua ka mbyllur derën, kur varfëria vazhdon me të njëjtat ritme, nëmos në amplitudë edhe ca më të lartë, politikanët e Shqipërisë nuk kanë marrë poza patriotizmi dhe nacionalizmi, dhe as kanë pse të marrin, sepse do bëjnë fiasko. Kaq budallenj ata nuk janë.

Diçka tjetër e pakuptueshme nga Blushi është kur ai flet (f.67): “Me rritjen e fuqisë blerëse do ketë më shumë hapsirë për të shitur në Kosovë. Por nëse taksat, sistemi doganor dhe ai fiskal nuk unifikohen, ç’ka ndodh zakonisht brenda kufinjve të një shteti, shitja e mallrave që vijnë nga Shqipëria do jetë gjithnjë e kufizuar.” Nuk e dimë në çfarë shekulli jeton Blushi në kokën e tij, por sot nuk gjen njeri në botë të kuptojë këto broçkulla. Shumë shtete, të cilat ruajnë sot kufinjtë dhe administratën e tyre, kanë hequr shumë barriera doganore, kanë afruar (gati njehësuar) sistemin e taksave, i gjithë sistemi fiskal është pak a shumë i njëjtë, shumë proçedura të kalimit të mallrave janë thjeshtuar, e megjithatë këto shtete me popuj të ndryshëm në gjuhë, ruajnë administratat dhe kufinjtë e tyre administrativë. Apo kujton Beni se po bën muhabet rrugësh dhe thotë: zakonisht ... kështu ndodh!? Me zakonishtin e tij ai bën mirë ta heqë këtë zakon të zbarzjes së të pavërtetave!

Po aty (f.67) Blushi na thotë në vazhdim: “Investitorët shqiptarë që edhe sot kanë nisur të ankohen nga mundësitë e kufizuara që afron Shqipëria, do ta nxisin bashkimin me Kosovën, e cila në nëntokën e saj fsheh pasuri të mëdha.” Unë nuk kam lexuar deri më sot fantazi të tilla, të cilat ndaj dhe mund ti quajmë: fantazi alla Blushiane. E para, investitorët shqiptarë kanë aq para sa investojnë në projekte të vogla dhe fitimxjerrse në kohë të shpejtë. Një nga investimet më të mëdha të bisnezit (gjysëm-mafioz) shqiptar është për momentin ai në hidroçentrale të vegjël, pas investimeve të shuara tashmë në ndërtim. Nëse ata do të kishin apo do të donin të investonin në nëntokë, në miniera, ata i kanë aty të gjitha minierat e braktisura shqiptare, një pjesë të së cilave i kanë marrë herë-herë duar të ndryshme investitorësh të huaj, kryesisht turq. Po ashtu Bulqizës po i afrohen më në fund vetëm kinezët, pasi investimet paraprake janë të mëdha dhe fitimi do të duket pas 1-2 dekadash. E dyta, kur këta investorë shqiptarë nuk investojnë në nëntokën shqiptare, që e njohin mirë, si do të investojnë në nëntokën e Kosvës, të cilën nuk e njohin fare se ç’fsheh!?.. E treta, nga i ka këto të dhëna Ben Gjeologu, se nëntoka e Kosovës është shumë e pasur? Unë vetë nuk jam specialist i fushës, por me të dëgjuar e kam se Kosova mbahet vetëm për një Trepçe. Dhe kjo, e shfrytëzuar mjaftërisht deri më sot! Po llogarisim dhe disa minerale dhe mineraloide në zonat malore, në rregull, por pjesa tjetër e Kosovës është fushë-kodrinë! Ku qenkan këto pasuri kaq të mëdhaja, që periudha e Titos i paska lënë pa zbuluar!?

Në f.68 të librit Blushi bën një konstatim të tashmes, si gjithnjë, duke e prezantuar si profeci të s’ ardhmes, ku Shqipëria do varet më shumë nga tregëtia, ndërsa Kosova nga prodhimi i vet. Kjo është e vërtetë deri diku, siç na tregon realiteti, por e kundërt me profecinë e mësipërme, atë të kërkesës së Shq. për të shitur prodhimet e veta në tregun kosovar! S.d.q., Blushi nuk kap arsyen kryesore pse ndodh kjo! Arsyen që di çdo kush! Kosova nuk ka problemet e tokës dhe pronës që ka Shqipëria. Në Kosovë ekzistojnë me qindra ferma private, sepse gjithsejcili vazhdon prej qindra vjetësh në tokë të tij, të cilën as e ka rrëmbyer e as e ka vjedhur, por trashëguar ose blerë. Në Kosvë s’ ka frikë asnjë investitor të investojë për një periudhë të caktuar, sepse bën kontratë me vetëm një pronar. Ndërsa në Albani nuk ka prodhimtari, as investime, sepse nuk ka nge njeri të harxhojë kohën nëpër gjyqe e në fund të humbi paranë dhe nervat kot! Këtë problem akut, të themi më mirë: kronik të Albanistanit, Blushkoja ynë nuk e prek fare!!!

Më tej, në nënkapitullin e nacionalizmit shqiptar me tre koka, Blushi vazhdon me kundërtitë e tij, pra nuk pret t’ia hedhin të tjerët poshtë profecitë e shprehura, por i hedh vetë në faqet pasuese të librit të tij, duket ngaqë ka harruar ç’ka shkruar më lart. Pasi na tregon se shqiptarët nuk janë nacionalistë si fqinjët e tyre, e biles inatin e kanë patur shpesh me Europën, (duke na sjellë vargje të Fishtës, por duke harruar se Fishta ishte pro-europian më parë se pro-sllav, apo pro-islam, apo pro-komunist, apo pro-fashist), autori ynë Blush na thotë se nacionalizmi shqiptar do të rritet në të ardhmen. Mirpo ai kosovar do të zbehet gradualisht, duke u bërë atje pjesë e qeverisë, na sqaron më tej Blushi, por pa sqaruar se kur, tani së shpejti, apo pas 30-40 vjetësh! Për nacionalizmin e shqiptarve të Maqedonisë Beni nuk bën fjalë fare, ndërsa ai i Shqipërisë do të rritet, duke kërkuar "një bashkim më të shpejtë dhe pa kushte me Kosovën, njohje të plotë të elementit shqiptar shtetformues në Maqedoni, mbrojtje të pakicave shqiptare në Preshevë dhe sigurisht shqiptarizim të emigrantëve të asimiluar në Greqi, pa harruar këtu kërkesat gjithnjë e më të forta për kompesim të çamëve nga shteti grek".

Edhe më budallai do çuditet nga gjith kjo zhurmë e Benit për nacionalizmin shqiptar, ndërkohë në fund na del një çimkë e vogël. U fry, u fry, u fry mali, dhe polli ... një mi! –thotë fjala e urtë e popullit. Ndërsa mali i fryrë i Benit na polli një çimkë të vogël! Nacionalizmi kosovar do zbehet! Ai maqedonas as që ndjehet! Dhe ai shqiptar do lëshojë ato kërkesa që lëshon përditë EU-ja (BE-ja). Njohje të plotë të elementit shqiptar në Maqedoni! Mbrojtje të pakicave shqiptare në Preshevë! Këto i kërkon përditë Europa dhe qeveria shqiptare. E vetmja pikë që veçon këtë nacionalizëm profetik blushian do na jetë shqiptarizimi i fëmijve të asimiluar shqiptarë në Greqi! Një kërkesë që sa më shumë ti mëshohet si buri, aq më qesharake do të duket! Pra, nacionalizmi i Benit na qenka vetëm një karikaturë! Atëhere çfarë analizon Ben Blushi në librin e tij?!? Karikatura?!? Apo vetë libri i tij është një karikaturë!?!

Tashmë asortimentet e Benit në tasin e tij janë bërë llaç, sa nuk dihet më çfarë është nacionaliste dhe çfarë është moderne. Të njëjtën gjë bën ai dhe një-dy faqe më tej, (f.73-74): “...ka shumë gjasa që nga tre llojet e nacionalizmit vetëm ai i shqiptarve të Maqedonisë të ketë sukses të matshëm, sepse nacionalizmi është reagim ndaj një etnie tjetër...” Dhe ja se çfarë reagimi: “Nëse sot martesat mes shqiptarve dhe maqedonasve janë të papërfillshme, nuk do të jetë kështu pas dhjetë ose njëzet vjetëve. Të dyja palët do të shtojnë kryqëzimet, si të vetmen mundësi për të garantuar paqen në një shtet të përbashkët.” Llaçi i tasit të Benit është bërë bajat fare. Nacionalistët shqiptarë dhe ata maqedonas bëjnë pikërisht atë që ata kundërshtojnë më fjalë dhe vepra çdo minutë të ditës. Pra, megjithse nuk e duan njëri-tjetrin, (për t’mos thënë edhe që e urrejnë), ata nisin martesat mes njëri-tjetrit, e gjitha kjo për të mbajtur shtetin ... Cilin shtet? Ja këtë Beni nuk na e ka profetizuar akoma? Sepse të thuash që do të quhet Maqedoni, kjo do të thotë që njëra palë (ajo shqiptare) vet-viktimizohet për hir të nacionit tjetër dhe nacionalistave kundërshtarë. Nëse do të quhet Maqalbana, do të thotë se të dyja palët janë viktimizuar për ardhëmërinë e përbashkët, çfarë mbeten pastaj edhe disa vogëlsira të tjera si gjuha, kultura, feja, traditat, etj. Por këto rregullohen, po u rregullua shtrati i përbashkët martesor, i cili i zgjidh problemet sipas Benit. (Mos u habisni, zgjidhjen e problemeve nëpërmjet shtratit e thekson Beni më tej, ndonëse si pëlqim të Europës!)

Në këto profecira-shtrati të Ben-erotikut, na thuhet edhe diçka tjetër, ajo se popullsia e shqiptarve të Maqedonisë do të rritet për shkak të pjellshmërisë së lartë, (gjë që thuhet për herë të parë nga Beni kjo gjë!), duke harruar se më lart ai ka profetizuar zvoglimin e popullsisë shqiptare! Kuptohet, kur një sallatë është kthyer në llaç e maç, edhe se i shtojmë çfar gjejmë gati mbi tavolinë, kjo as e ndreq dhe as e prish më këtë “sallatë-çorbë”!

 

6.

Më tej (f.74) Beni hidhet tek islami. Këtu broçkullat e tij janë me okë dhe qysh në fillim ai ngatërrohet me këmbët e tij, nga mania të thotë diçka të re. Unë do të përpiqem sa më shkurt, -sepse u zgjata shumë– t’ju sjell ato ç’thotë ai. Ai fillon (f.74): “Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame.” Pra, deri tani humusi i nacionalizmit shqiptar –sipas Blushit– na qe varfëria dhe ndarja e madhe klasore, që do kthehej në ndarje kastore, nëpërmjet trashëgimisë së pasurisë dhe posteve, ndërsa tani na del që humusi i nacionalizmit shqiptar do jetë feja islame. Tani çorba e Ben Blushit nuk hahet as nga qentë! Sallatë ruse nuk mund ta quajmë më, pasi kjo të paktën hahet po të kesh uri të madhe.

Këtu më duhet ta sqaroj lexuesin e kësaj analize, se një njeri që kupton pak nga latinishtja dhe lexon librin e Benit, do të vërë buzën në gaz dhe nuk do ta vazhdojë më tej librin e tij, pasi do kuptojë se autori është një leshko tërësisht, që kopjon disa fjalë të huaja dhe i vendos aty ku nuk duhet. Fjala humus në latinisht ka si kuptimin konkret, ashtu dhe figurativ, si një shumicë fjalësh shqipe. Kjo ka kuptimin e dheut të shkrifët e të pasur, i cili përdoret në mbjellje, përdoret si ushqim fillestar në bimësi të ndryshme, në lule, pra është diçka më shumë nga dheu i zakonshëm. Ndaj dhe ka edhe kuptim figurativ për diçka që shërben si ushqim, apo për pasurim, etj.. Kushdo e ka hasur edhe në gjuhën shqipe, nëse ka lexuar ndopak. Beni e përdor vetëm në kuptimin konkret të ushqimit dhe jo atë të pasurimit!

Tani dalim nga shpjegimi gramatikor dhe kthehemi tek Beni. Ky, siç e di dhe siç e thotë edhe në këtë libër, feja islame ka për humus të saj pikërisht varfërinë, pra ka shtresat e varfëra, ashtu siç kishte në fillimet e veta krishtërimi të shtypurit, skllevërit, të sëmurët, etj. të kësaj kategorie. Mirpo Beni na ka thënë edhe se humusi i nacionalizmit është varfëria dhe ndarja e klasore dhe kastore. Unë jam dakort me të dyja konkluzionet e Benit, qoftë dhe pjesërisht të paktën, pasi e di si çdo kush, se i varfëri shitet më kollaj nga ai që është në gjëndje të mirë ekonomike. Mirpo, që tashmë na del islamiku, (apo feja islame), si ushqim i nacionalizmit, këtë akoma nuk arris ta kuptoj! Beni është i papërmbajtur në llaçin e tij çorbë! Ai vazhdon (f.75):

Ai [islami në Shqipëri] është më i fortë se përpara njëqind vitesh, sepse është konvertuar në një reagim ndaj nevojës së shoqërisë për modernizim dhe evropianizim, prirje këto të cilat, në thelb, synojnë indirekt deislamizimin e Shqipërisë. E di që shumkush nuk do të binte dakort më këtë term. Shqipëria nuk është një vend islamik dhe nuk ka arsye të deislamizohet. Por kur flas për deislamizim nuk kam parasysh defetarizimin e vendit, por ndarjen nga një traditë e vjetër e raportit me punën, me familjen dhe me shtetin". Gjithë ky rreth i gjatë i Blushit konsiston në atë që islami është e kundërta e Europës. Vetëm se këtë ai nuk ka guximin ta thotë direkt, qartë dhe shkurt, por e thotë rrotull e rrotull, si tek filmi “Çifti i lumtur”, me të vetmin ndryshim, se në film kemi vërtet art dhe kënaqsi, në çorbën e Blushit na vjen për të vjellë.

Pasi Blushi bën ca krahasime qepenash dyqanesh midis atyre të disa qyteteve të Shqipërisë dhe atyre të Gazaz, ku paska qenë për vizitë, dhe pasi na sjell edhe një tipizim të kohës për turqit dhe për europianët nga një italian me emër, ai na thotë (f76): “Prandaj deislamizim, sipas meje, është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe jo ndarja nga islami. Ndarja nga normat fetare që përcaktojnë marrdhënien e njeriut me punën, me martesën, me Zotin dhe me natyrën është një proçes që gjithë Evropa e ka kaluar, ose po e kalon, me shpejtësi më të madhe se ne.”

Këtu, edhe më budallai njeri në botë do të pyesë: po cilën marrdhënie të njeriut përcaktojnë normat fetare sot? Se ato me punën, me martesën, me Zotin, me natyrën nuk i përcaktojnë në kohën e sotme! E patjetër edhe marrdhënien e njeriut me doktorin nuk e përcaktojnë sot këto norma fetare. Gjithsejcili ikën tek doktori pa u lutur më parë dhe pa pyetur hoxhën apo priftin. Edhe marrdhënien e njeriut me sportin, me kulturën, me librat, me budadallëqet e Benit, etj, këto norma fetare nuk i përcaktojnë më sot. Po cilat marrdhënie të njeriut përcaktojnë sot këto norma fetare? Apo ato islamike?

Para se ta analizojmë edhe pak më thellë këtë çorbë të re të Blushit, le të ndjekim edhe pak më tej (f.76), ç’na thotë ai: “Pyetja: “Duhet apo nuk duhet kisha?”, është sot më e fortë se kurrë. Në fakt, pyetja më e drejtë do të ishte: Për çfarë duhet kisha sot?...” Natyrisht, duke iu përgjigjur kësaj pyetje, Blushi do ta bënte pak më relevant problemin e tij të koklavitur me fenë. Mirpo ai e zhyt më tepër në çorbën e tij edhe këtë problem, fillimisht duke i lënë normat fetare (islame) pa një përcaktim në marrdhëniet e ndryshme kryesore të njeriut, përfshi natyrën dhe Zotin, (pra as tek subjekti Zot nuk hyjnë normat fetare në lidhje me njeriun!), dhe tani bën një zbythje të shplarë, duke pranuar se feja, kisha, islami, i duhen njeriut, (panvarsisht se ato nuk përcaktojnë kurrfarë madhëniesh të tij me subjekte dhe komponentë të tjerë), dhe pyetja është vetëm: për çfarë i duhen këto?! Bini ynë i përshpirtshëm Ben nuk e di as këtë, derisa nuk marrim një përgjigje për pyetjen e ngritur nga ai vetë, por mjafton që ai ti shtojë çorbës së vet akoma material, thjesht të shtojë faqet e librit, një çorbë që nuk e hanë as derrat. Filozofia e tij në raport me fenë është: ajo nuk ka më punë në jetën e njeriut, por njeriu ka nevojë akoma për fenë! A ka tru në botë ta zbërthejë këtë, se unë nuk jam i aftë ta zbërthejë filozofinë Beniane?!..

F.78: “Prandaj evropianizimi i Shqipërisë kalon, detyrimisht, nga deislamizimi, siç ka kaluar edhe në Europë nga dekristianizimi.” Pra Beni vendos një barazi të plotë midis kristianizmit dhe myslimanizmit. Jo vetëm kaq, se kjo do të ishte gjysma e të keqes në paaftësinë e tij analitike, por ai ve edhe një barazim midis shoqërisë europiane dhe asaj shqiptare. Pas kësaj morali i tij profetizues merr vlerë të plotë. Mirpo e para, këto dy fe kanë ndryshime, dhe biles radikale, pasi feja kristiane e ka të shkruar në Bibël, që profeti i Zotit, Moisiu, morri këshillat e vjerrit të tij, Jethros, për të bërë ligje juridike. Zoti i Moisiut nuk u ndje fare, pra i pranoi ligjet juridike, të cilat njeriu i përmison gjatë gjithë historisë së tij. Ndërsa ky Zoti tjetër, i myslimanve ka dhënë ca rregulla mesjetare të shoqërisë arabe dhe nuk e ka zënë në gojë problemin e evolimit të mëtejshëm të këtyre rregullave juridike, përkundrazi e ka mbyllur çdo evolim tjetër në idè fetare, juridike, sociale, etj..

Përveç kësaj, Bibla pasohet nga Ungjilli, i cili tashmë i ka pranuar ligjet civile të njeriut, (kujtoni p.sh. vetëm shprehjen e Krishtit: çfarë i takon Çezarit jepjani Çezarit&rdquosmiley. Ndërsa bota myslimane ka si Kod të saj juridik vetëm rregullat herë të qarta e herë jo të qarta të Sharias, e cila dallon qysh para Muhametit; (panvarsisht se kjo nuk pranohet hapur nga imamët e kësaj feje). Pra, tek myslimanizmi as që bëhet fjalë për kode evolues juridikë, megjithë pretendimet e disa-pak imamëve të moderuar.

Nuk po i futemi edhe shumë ndryshimeve të tjera të dy feve, për t’mos u zgjatur, dhe po përmendim pak vetëm ndryshimet e shoqërisë europiane me atë shqiptare. Këto ndryshime janë sot pak më të mëdha nga ato që ishin para dy dekadave, pasi shoqëria albane është prekur shumë –siç pohon vetë Blushi– nga feja dhe shoqëritë myslimane. Njerëzit më europianë i janë larguar Albanisë, ndërkohë që një pjesë e të mbeturve është kthyer tek rregullat strikte të fesë dhe botës myslimane. Nuk po llogarsim këtu me qindra mijra kosovarë, maqedonas dhe disa qindra deri mijra turq, etj., që i janë shtuar kësaj shoqërie, si një pararojë e Turqisë myslimane dhe jo asaj moderne.

Pas gjithë kësaj panorame që dhamë, e që Blushi e përmend vetëm pjesërisht, ai lëshon moralizime profetike të së ardhmes, mbi deislamizimin e shoqërisë shqiptare, siç ka ndodhur me dekristianizimin europian; (që edhe ky ç’është e vërteta, ka ndodhur vetëm në ndonjë vend si Franca, por jo në vende të tjera europiane, ku kisha dhe shteti janë akoma të përziera!). Ky dekristianizim jo i plotë në shoqëritë europiane po merret si justifikim prej vitesh nga shoqatat myslimane, që dhe këto të jenë pjesë e pandarë e këtyre superstrukturave shtetërore, një tentativë kjo që lidhet më së shumti me arsye financiare, por që ka dhe pasoja të tjera, po të kemi parasysh rregullat fetare islame. Albania dhe Kososva janë dy shembuj ku ndërlidhja fe-shtet, (sado akoma e dobët), po jep fruta në favorin e fesë myslimane dhe shtetit turk më parë, duke i bërë këto dy vende gjithnjë e më të varura nga shteti jug-lindor dhe paraja arabe. Përveç kësaj, po i paralizon këto dy vende në ndërrmarje ekonomike dhe zhvillime shkencore-kulturore, (në sport akoma jo dhe aq), në jetën e përditshme deri diku, si dhe po fut rregulla anti-juridike, si bie fjala buçitja e artopalantëve të minareve qysh në 5 të mëngjezit, apo mos-futja e pijeve alkolike nëpër shumë dyqane, etj. vepra të karakterit islam. (Në Gjermani p.sh., ku pretendohet se sundon ligji juridik, shumë dyqane turqish nuk përmbajnë fare pije alkolike, (birra, verë, raki), sepse nuk i lejon Sharia dhe Kurani!)

Pak më tej (f.79) Beni na thotë brenda një fjalie një të vërtetë dhe një të pavërtetë: “Në një kuptim, Shqipëria po turqizohet, sepse megjithse para njëqind vjetësh u shkëput nga perandoria osmane, asnjëherë nuk u deosmanizua.” Që Shqipëria po turqizohet, këtë e sheh çdo kush çdo ditë. Por që shqoëria shqiptare nuk u deosmanizua, nuk është e vërtetë! Këtu e pyesim Blushin: si do e shikonte ai deosmanizimin në shoqërinë shqiptare? Ai e di nga shkolla se ky deosmanizim nisi qysh në kohën e panvarsisë, eci më tej në kohën e Zogut, dhe gati përfundoi në kohën e Enverit. Edhe simpatizantët më të flaktë të myslimanizmit, apo Turqisë, në periudhën e fundit të “socializmit” (kur flitej më hapur), apo në fillime të demokracisë, nuk shfaqnin ndjenja simpatie për Turqinë osmane, apo për ferexhetë e të së kaluarës! Pra, nëse mund të shfaqet sot simpati për Turqinë Erdoganase apo për shamijat e kokës, kjo është influencë e organizatave myslimane turke dhe arabe të dekadave të fundit. Pra është shenjë e re, siç e pranon dhe ai vet në çorbën e tij.

Duke folur për formimin dhe forcimin e partive politiko-fetare islame, ai na thotë, f.80: “Kosova ka sot dy parti islamike të regjistruara legalisht dhe një deputet të zgjedhur në parlament. Kur kjo erë të fryjë, do jetë e pamundur të ndalet dhe, klasa politike, do hyjë në garë se kush do t’i mbështesë më shumë, për t’i pasur aleatë për vota dhe pushtet.” Diku më lart Beni foli të tjera për grupimet fetare në Kosovë! Më lart ai tha: në Kosovë këto do zbuten. Ndërsa tani i sheh si të rrezikshme në të ardhmen kosovare!

Mendoj se edhe shifra prej 1000 të rinjsh, që Blushi jep për shqiptarët e ikur në Siri, është ca i hiperbolizuar. Ndonëse ai përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, sërish nuk është e provuar shifra mbi 700 shqiptarë të ikur në luftën siriane, për t’mos thënë edhe shumë më pak.

Dhe tani po sjell një shifër statistikore nga Beni mbi policinë shqiptare, të cilën unë e besoj, e tek e cila do ndalemi shkurtimisht, f.85: “Një pjesë e mirë e policisë shqiptare, e edukuar ose trajnuar në Turqi, edhe sot është gyleniste dhe ka burime të besueshme të cilat pretendojnë se mbi dhjetë për qind e policëve shqiptarë janë gylenxhi.” Natyrisht, në një shtet laik si Shqipëria, kjo përqindje fetarësh në polici është mjaft preokupuese. Por unë mendoj se përveç këtij 10 % policë-gylenistë, Shqipëria ka dhe funksionarë shtetërorë gylenistë, erdoganistë, fetarë të rregullt myslimanë, besues të flaktë se Kurani ka zbritur nga Zoti i Universit, ka kristianë të devotshëm, ka ungjillorë të flaktë, e çfarë nuk ka në këtë administratë! A nuk është mjaft problematike për funksionimin e një shteti juridik dhe laik pjemarrja e lartë e fetarve në radhët e saj?.. Natyrisht që është! A ka dhënë këshilla Beni ynë se si duhet luftuar ky fenomen i zaptimit të shtetit nga fetarët, e në radhë të parë nga ata të fesë myslimane?.. Jo nuk ka dhënë! Sepse Beni nuk ka aftësinë ti analizojë fenomenet dhe problemet në tërësinë e tyre, por i merr dhe i përzien të gjitha llaç-maç! Të thuash më mirë, ai flet sa për tu dukur se ka folur, e kjo të merret sikur ka thënë diçka me vlerë!

Duke mos iu ndarë islamit dhe profecive të tij, (në fakt gjëra të thëna miliona herë nga të tjerë), Beni thekson edhe një herë rolin satelit të Shqipërisë në të ardhmen ndaj Turqisë, (f.89): “... Shqipëria Levantine mund të jetë një satelit i satelitit, pra një satelit i Turqisë, sado që kjo gjë duket sot, e pamundur dhe shumë e papranueshme.” Në kohën kur Beni e shkruan këtë libër profetik, Albania ka dhënë shenja të dukshme të qënies së saj satelite e Turqisë. Biles, edhe Blushi e pranon këtë në komentet e mësipërme të së tashmes, ndonëse nuk përdor fjalën satelit, por përdor fjalën varësi! Mirpo ai don të shtojë radhën e profecive, ndaj i përsërit gjërat në kohën e tashme dhe në të ardhme!

Mbas kësaj fjalie, në paragraf të ri Blushi vazhdon: “Por po flasim për një kohë tjetër. Kur vetë Evropa do forcojë ndarjet brenda vetes...” Është po ky Ben që na foli për një Europë gjermanike në të ardhmen, është po ky Ben që na flet në librin e tij për një Europë të ardhme me ekuilibra më të stabilizuar, është po ky Ben që flet për ndarje të tjera brenda Europës! Se na paraqet dy-tre lloj pamjesh të kësaj Europe të ardhme, kjo prapë nuk ia ul vlerën profecive të tij, përkundrazi ua ngre, pasi kështu ai i ka parashikuar të gjitha mundësitë. Është njëlloj sikur dikush të thotë, kjo shtëpi që po ndërtohet do dalë e paqëndrueshme. Dhe po ky njeri të na thotë edhe tjetrën, që kjo shtëpi që po ndërtohet do të dalë e qëndrueshme. Dhe po ky njeri të na thotë se kjo shtëpi do ketë një pjesë të qëndrueshme dhe një pjesë të paqëndrueshme! Sido të dali shtëpia në fund, profecitë e tij realizohen! Ky është Ben-Profeti! Dhe në këto profeci të kundërta ai nuk ndalet, (f.90): “Prandaj Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen më shpejt si modele sesa si shtete. Siç edhe po ndodh.” Ndërkohë që diku më lart na foli se feja do molepsi më shumë Shqipërinë, ndërsa Kosova do bëj përpara!

Dhe me po këto kundërti ai vazhdon, (f.91): “Tiparet e demokracisë shqiptare, që në të ardhmen do jenë nacionalizmi, fetarizmi dhe pabarazia, nuk do jenë një problem akut. Ato do duhet të modernizohen, por jo të zhduken.

Kjo tipollogji e demokracive shqiptare do jetë një arsye më shumë për ta shtyrë ditën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën [nga ana e europianve].

Më lart ai na foli se Europa dhe USA do largohen pasi panvarsia de jure e Kosovës duket gjë e kryer brenda një dhjetvjeçari, dhe Kosova do marri drejtimin e vet, ndërsa Shqipëria do mplekset më shumë me nacionalizmin, si dhe me fenë (islame). Gjithashtu Blushi parashikoi sa herë, që vëmëndja e Europës ndaj jugut, Ballkanit dhe Shqipërisë në veçanti do të largohet, sepse ajo do orientohet drejt lindjes, drejt Ukrahinës e më tej. Ndërsa tani e kthen vëmëndjen europiane sërish në Ballkan, e posaçërisht tek Kosova dhe Shqipëria!

 

7.

Më tej (f.93) ai hidhet në një kapitull të ri, atë të Pabarazisë. Ai fillon: “Në një qind vitet e fundit Shqipëria ka arritur t’i zbusë armiqtë e saj. I ka mbetur edhe një: pabarazia. Pabarazia është dhe do të jetë tipari i Shqipërisë në njëzet deri në tridhjetë vitet e ardhshme. Mundësitë që Shqipëria ta zbusë pabarazinë mes klasave, brezave dhe territoreve janë shumë të vogla. ... Shqipëria ... Jo sepse nuk do dojë, por sepse nuk do mundet. Sepse në dekadat e ardhshme Shqipëria do qeveriset nga të pasurit, tendencë e cila do të ekzagjerohet, ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit.”

Pra, sipas Blushit, nga të gjitha fenomenet e tjera, (po themi: nacionalizmi, fetarizmi, etj.), të cilat janë zbutur dhe do zbuten (!?!), vetëm pabarazia nuk është zbutur akoma, dhe as ka për tu zbutur në 20-30 vvitet e ardhme. Të tjerat u rregulluan, por mbeti dhe kjo pa u rregulluar! Në fakt, dëshira për ta rregulluar edhe këtë nuk mungon, por nuk ka mundësi ky vend ta rregullojë dot! Si, qysh, pse? Po sepse ata që kanë dëshirë ta rregullojnë, nuk munden pasi janë të pasur dhe në pushtet! Ata duan, por nuk munden! Por kur duan, çfarë i pengon? Po ja pra, i pengon fakti që janë të pasur dhe janë në pushtet! Po mirë, le ta lenë pushtetin dhe të merren me bizneset e tyre! Po, por kjo vetëm sa ndrron kahet e pasurimit dhe sërish nuk e zhduk pabarazinë! Hëm! Si t’ia bëjmë?... Në këtë vend ekziston dëshira për ta zhdukur pabarazinë, por jo mundësia! A ka Ben-profeti ndonjë idè?..

Ben-profetit vetëm profecira i pjell mëndja! Por më parë ai duhet të bëjë konstatime të kopjuara nga kushedi ç’shkrues të zakonshëm, si “Evropa është sot kontinenti ku ka më shumë barazi dhe, në fakt, ky është suksesi i saj prej shekujsh.” Apo: “Pabarazia lind nga shpërndarja e padrejtë e pasurisë.” Të dyja këto konstatime shabllone, që nuk është se nuk janë të pavërteta, i përgjigjen thjesht përgjithsimit, pra vetëm një krahasimi të shpejtë e të përgjithshëm. Europa ka barazi ekonomike më tepër se në kontinentet e tjerë, por pabarazia e saj ekonomike është e përditshme në sytë tanë dhe në ekranet e TV, ku në vendet më të zhvilluara të Europës, si Gjermania p.sh., kemi në çdo qytet dhe lagje ato që quhen Tafel, ku dyqanet çojnë ushqimet e skaduara dhe këto i marrin pa pagesë njerzit në nevojë. Edhe maksima gjoja ekonomike, pabarazia lind nga shpërndarja e padrejtë e pasurisë, nuk është gjë tjetër veçse një llafollogji populiste, që nuk ka të bëjë fare me ligjet ekonomike! Ndaj është hedhur poshtë këtu e dy shekuj më parë nga Rikardo, Smith, Keneja, Marks. Vetëm fjalën e padrejtë të marrim në këtë shprehje, ne kuptojmë se në çfarë qorrsokaku na fut e gjithë kjo shprehje populiste. Ajd të diskutojmë dhe ta gjemë ne tani, se çfarë është e drejtë dhe çfarë e padrejtë! Do të rrimë gjithë jetën duke diskutuar dhe nuk do ta gjejmë dot!

Duket se Benin po e pregatit politika shqiptare si rezervë në ndonjë vakum të së ardhmes, ashtu si Syriza në Greqi, apo ... në Spanjë, apo .... në Itali, që të luajë rolin e tij bajat të populistit, me fjalë të tjera: fjalë të bukura e gur në trastë! Por ky është një problem tjetër, ndaj të qëndrojmë tek libri profetik.

Më tej (f.98-99) Blushi sjell statistika të ndryshme mbi Shqipërinë, të cilat e rendisin këtë si gjithnjë nga fundi në shumë drejtime. Natyrisht këto statistika bëhen nga njerëz të organizatave të ndryshme, ndaj mbeten në një farë mase subjektive. Diçka që Beni e lë të kalojë pa kontroll është kur përmend sasinë e prodhimit të mishit, 59 mijë ton në vit, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e 121 në botë. Mirpo kjo statistikë nuk sqaron nëse kjo renditje bazohet në sasinë e prodhimit të mishit për frymë, apo vetëm si sasi!?

Më tej Benua, pasi na flet për ligjin, për familjen, divorcet, ai kalon tek mariuhana, f.101, apo siç e quan në gjuhën farmaceutike, cannabis sativa. “Sot Shqipëria përfiton mbi 500 milionë euro në vit nga shitja e cannabis, ndërkohë që remitancat kanë rënë në 300 milionë. Shqipëria shet afro 1000 ton në vit marihuanë me vlerë tregu, gati 5 miliardë euro ose sa gjysma e Prodhmit të Brendshëm Bruto dhe, pothuajse, një miliardë më shumë se buxheti i shtetit. Asnjë nga mallrat që eksportojmë nuk sjell në vend kaq shumë të ardhura".

Pa u marrë me shifrën e tonazhit që jep Beni, as edhe me shifrat financiare, të dyja të dhënat duken alarmante, në kuptimin që ky vend qenka i varur tërësisht nga droga! Po ti kujtojm Ben-drogaxhiut, se kjo nuk quhet tregëti dhe eksport, por quhet prodhimtari ilegale dhe kalim ilegal në botën e jashtme, ato të ardhura kaq marramëndse nga ky produkt, do të bien në nivelin më të ulët nëse kjo bimë do të legalizohet, siç edhe supozon dhe dëshiron Beni në rreshtat e mëposhtëm. Diçka që e di dhe bufi, Beni bën sikur nuk e di! Çdo kush e di, se një legalizim i kanabisit do të bëjë që çmimi i tij të bjerë në dysheme, dhe të ardhurat nuk kanë për të qenë ato që na prezanton gjithë gëzim drogaxhiu ynë i nderuar, Ben-Hashashi. Që drogat janë të dëmshme për rininë dhe prishin edhe shoqërinë komplet, për këtë Beni nuk flet fare. Biles ai nuk pohon me të madhe se, sido të shkojë e ardhmja e legalizimit të kanabisit, për po ose për jo, as edhe një vend nuk mund të bëjë prokopi nga prodhimtaria dhe shitja e drogave, por nga prodhimtaria e të mirave materiale. Dhe drogat, përveç atyre kufizimeve aq të vogla në mjeksi, nuk përbëjnë të mira materiale për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Beni kalon më tej edhe në produktet e tjera, por profecitë e tij aty janë më të vogla nga ato të nënkapitullit të drogave! Biles kemi dhe hiperbolizime në profecitë e tij, si (f.104): “Turizmi mund të jetë një nga burimet më të mëdha të ekonomisë në vitet që vijnë duke ndihmuar në punësimin sezonal të paktën gjashtë muaj të një pjese të madhe të rinisë së vet.” Problemi është se Beni nuk e di, që sot për sot ky turizëm shqiptar është betere fare dhe mundëson vetëm punësimin sezonal dy-mujor të një pjese të rinisë! Kjo gjëndje po kthehet në normalitet për gjithë këto dekada tranzicioni, dhe unë nuk e di çfarë këshillash konkrete ai ofron në drejtim të turizmit 6-mujor!?..

F.105: “Tirana do të zmadhohet dhe, ndoshta, pas njëzet vitesh, në kryeqytet do të jetojë më shumë se gjysma e popullsisë. Ky qytet do të vërë në rrezik edhe qytetet përreth dhe, më shumë gjasë, pas pesëdhjetë vitesh Tirana do t’i ketë kufijtë në bregdet duke u bashkuar me Durrsin, pasi tendenca për t’u shtrirë drejt perendimit ku ka më shumë fushë dhe më shumë punë, do të thellohet. Gjithë pellgu që sot njihet me emrin hapsira Tiranë-Durrës, përfshi Kamzën, Paskuqanin, Kasharin dhe deri në Krujë e Laç, ndoshta do të jetë bashkuar.”

Këtu unë nuk po ndalem tek profecia e parë e Benit në fillim të librit të tij profetik, mbi përmbytjen e bregdetit, që është e kundërt me profecinë e tanishme, sepse këtë kundërti e pashë –tanis së fundi– tek një artikull i K. Myftarajt në internet, ndaj do kaloj tek disa çudira të tjera të Benos. E para dhe kryesorja është se ky politikan shqiptar nuk flet fare për këtë dukuri të hapjes krejt pa plan të Tiranës, si bajga në dërrasë, duke e shkatërruar kështu bujqësinë, urbanistikën, infrastrukturën e rrugëve, dhe gjithë Shqipërinë, por ky na bën i qetë parashikime sinoptike të përhapjes së banorve të Tiranës dhe vetë këtij qyteti! A është normale kjo për një politikan? Natyrisht jo! Ai duhet të japi orientime për mos-përhapjen pa plan të qyteteve! Por kjo duket as që i intereson Benos tonë! Atij i intereson të japë sa më shumë profeci, që popullsia idiote –siç e kujton ai të paktën– të habitet nga profecitë e tij dhe ta nderojë si profetin më të madh shqiptar të kohrave!

E dyta, çfarë profecie na sjell këtu Beni, atë të pas 20 vjetëve, apo atë të pas 50 vjetëve? Pasi i fut të dyja kohët në një profeci të njëjtë! Dhe e treta, çfarë profeci të së ardhmes janë këto, kur këto po ndodhin gjatë kësaj kohe dhe thuajse janë realizuar?!.. Ka mëse një vit që po flitet për qytetin e ri Durrana! Pra bashkimi i Durrsit dhe Tiranës! Ne do të kishim parashikim të këtij fenomeni të sotëm, nëse ky parashikim (apo profeci) do t’ ishte thënë para vitit 1991! Por jo sot kur kjo gjë është bërë realitet!

Beni nis e shkund thesin e profecive, pasi duket se është në fund të zbrazjes, duke folur për përgjysmime të gjithanshme, qytetesh, (i përmend dhe me emra), fshatrash, (këto nga 3000 sot do katandisen në 500), parallogarit qendrat mbetëse me banorë, Vlorën e bën me port të madh, pra i bie që përveç portit të ri të tanishëm, të ketë edhe një më të madh akoma, (natyrisht, pasi ai i di mirë investimet e politikanve-bosa në naftë dhe fuçiat gjigande të ngrejtura për ‘to në portin e ri të Vlorës, siç di dhe autostradën që ka marrë përparsi në atë zonë), ai flet për përgjysmime edhe në distanca, a thua se ky fenomen është i ri për rrugët e Shqipërisë gjatë këtyre dy-tre dekadave! Ai na thotë më tej (f.107): “Gjithë bregdeti i Durrësit deri në Golem mund të jetë një zonë e banuar, një lagje e Tiranës dhe jo më një zonë turistike". Çfarë i shohin sytë Benit i kthen në profeci të së ardhmes! Kjo zonë kështu që kështu është e banuar qysh sot! Më tej: “Ata mund të zgjedhin të jetojnë afër detit, në Durrës dhe Golem ose Kavajë, duke punuar gjatë ditës në Kashar ose Rinas, zona të cilat do të kenë përqëndrim të lartë magazinash tregëtare, fabrika prodhimi dhe zyra biznesi në të ardhmen.” Të gjitha këto ekzistojnë ndërkohë që Beni i profetizon për të ardhmen! Duket ai pi kanabis dhe ia hypën linjës së autobusit Tiranë-Durrës e kthim. I droguar sheh të gjitha ato magazina dhe firma që janë ngrejtur asaj rruge, dhe këto i duken si të para në ëndërr. Në shtëpi, pasi i ka dalë pak droga, ulet dhe i shkruan si profeci! Punë e bukur, apo jo!?

Më tej, (f.108): “Një zhvillim të papritur do të ketë Fieri, i cili do të shtohet me ndoshta dyfish, në tridhjetë vitet që do të vijnë, kryesisht për shkak të rritjes së nevojës për magazinim dhe përpunim të prodhimeve agraro-ushqimore.” Pas gjithë këtyre “profecive” njeriu pyet: çfarë ka këtu të veçantë? Ç’është kjo marrëzi për të folur mbi të ardhmen në çdo cep të Shqipërisë, pa një finalizim të problemit?!. Aq më tepër që kjo do të kërkohej për një politikan! Ndërsa Beni na përrallis si një kalama kopshti, duke na treguar se do shtohen magazinat e agrumeve! A nuk është për të qeshur kjo!?.

Më tej: “Në pesëdhjetë vjet Tirana do jetë një nga qytetet më të mëdha të Adriatikut Lindor ose, ndoshta, më i madhi. Përmes saj do të kalojnë shumica e rrugëve të mallrave nga Evropa në drejtim të Lindjes, Bullgarisë, Turqisë dhe më tej". Ndonëse Tirana është akoma larg përmbytjes Beniane, të cilën e parashikoi në fillim të librit, pra është akoma larg bregut të Adriatikut, ky qytet mund të numërohet qysh sot si qyteti më i populluar nga ata që janë buzë Adriatikut Lindor! Me rreth 1 milion banorë të regjistruar që numëron sot Tirana, (por mendohet se jetojnë rreth 800-900 mijë, nga të cilët gati gjysëm milioni brenda vijës së verdhë), nuk krahasohet asnjë qytet i bregdetit lindor të Adriatikut! As Trieste, as Rjeka, as Zadari, as Spliti, as Dubrovniku, as Ulqini, dhe të gjithë bashkë nuk e arrisin numrin e banorve të Tiranës! Përse i duhet kjo statistikë koti dhe pa vlerë Blushit tonë?! Këtë mund ta dijë vetëm ai!

Më tej Blushi na flet sërish për tendencën e zbrasjes së fshatrave, pjelloshmërinë e ulët aty, mbylljen e shumë shkollave në fshat, fenomene këto –në fakt– që kanë shumë dekada që po ndodhin në Shqipëri dhe në botë! Më tej (f.109): “Duke marrë parasysh uljen e ritmit të lindjeve, plakjen e popullsisë dhe emigrimin në Europë në tridhjetë deri pesëdhjetë vjet [,] Shqipëria do ketë nevojë për fuqi punëtore, tendencë kjo e pritshme edhe në shumë vende të tjera të Evropës.” (Zakonisht fjalitë e Blushit unë i vendos ashtu siç janë, me gabimet e tyre gramatikore, por këtu lart e vura presjen, pasi nuk i dilte kuptimi fjalisë.) Përsa i përket fjalisë së mësipërme, -nëse ne i përjashtojmë të gjitha çfarë ka thënë deri më tani Blushi-, kjo është profecia e vetme e pastër e tij. Problemi ngelet vetëm se a do i dali kjo profeci Blushit! Unë mendoj se kjo ka mundësi ti plotësohet, qoftë dhe pjesërisht, pasi ka një diapazon kohor prej rreth 20 vjetësh! Pastaj, a nuk po merren qysh sot, prej vitesh, punëtorë të huaj, kryesisht kinezë, nga firmat shqiptare në Shqipëri!? Po! Tendenca e rritjes së komunikacionit, telekomunikacionit, ndryshimit të rregullave të punës, ka bërë të jetë e modës që masa punonjësish të lëvizin sa nga një shtet në tjetrin, kështu që kjo dukuri e këtyre viteve të fundit do ta favorizojë profecinë e Blushit. Urime Blushit për profecinë, si dhe për ato të kundërta, si ajo e emigrimit të fuqisë punëtore shqiptare, në këtë rast, se në mos njëra, tjetra do dalë, -e thotë edhe kënga shqiptare!

Nga fundi i librit profecitë e Blushit derdhen me shpejtësi marramëndëse, kështu ai parashikon garën e tërbuar të Francës dhe Gjermanisë për të marrë kush më parë emigracion, ai parashikon në të ardhmen mbushjen e Rusisë lindore me kinezë, (sepse ata që po e mbushin tani janë eskimezë!), ai parashikon lindjen e fëmijve kinezë dhe afrikanë në Shqipëri në të ardhmen, (se tani kjo nuk ndodh në Shqipëri!), ai parashikon atë që nuk mund ta parashikojë njeri, futjen në administratën shqiptare të këtyre femijve me origjinë të huaj, të drejtën e tyre të zgjedhjes në organe të ndryshme, (jepi Beni!), anglishtja do bëhet gati gjuhë e përditshme, (oh Zot, mos u habisni, janë fenomene që ju nuk i kishit menduar më parë, por ja profeti ynë na i tregon të gjitha vizionet e tij!), kjo anglishte do jetë e dyta në botë, pas spanjolles, (po-po, le ta deklarojnë këtë gjë ca televizione në Amerikë, por vlerë kjo gjë merr kur e thotë profeti ynë Ben!), do ketë vështirsi në kuptimin e vjershave shqipe të Naim Frashërit, por këto do përkthehen në anglisht për ti kuptuar shqiptarët, këtë Beni e argumenton me rastin e fëmijve shqiptarë-emigrantë në Greqi, Amerikë, Europë e gjetkë, të cilët e flasin dosido shqipen, por nuk arrisin ta lexojnë dot Migjenin, pra Beni i përzien rastet dhe vendet, nuk ka më rëndësi për Benin që këta fëmijë emigrantësh –në ndryshim me fëmijët e rritur në Shqipëri– janë në vende ku komunikojnë përditë një gjuhë tjetër nga shqipja, rëndësi ka të zbrazet shpejt thesi i profecive, me studimin jashtë të fëmijve të të pasurve, ndonse këta edhe tani studjojnë jashtë Shqipërisë, gjë që Beni padashur e pohon edhe vetë pak rreshta më poshtë, e sa e sa profecira pa fund!

Nuk po i përmend të gjitha profecitë e fundit të Benit, se besoj tashmë është e qartë kjo çorbë e veçantë në letrat shqipe. Nëse ka një çmim për librin më kot në tregun shqiptar, besoj është ky libër i Benit që e merr çmimin pa konkurrencën më të vogël! Nuk është problemi vetëm i profecive të kundërta, as vetëm ajo lukuni e pafundëme profecish bajate, por është më shumë problemi i moskuptueshmërisë së tyre! Përse jepen ato? Ç’qëllim kanë? Dhe a janë të nevojshme të gjitha vogëlsirat për problemet e mëdha që ka Shqipëria? Ja p.sh. një prj tyre, (f.120): “Ndoshta në njëzet vitet që do të vijnë nuk do të ketë më asnjë deputet që ka lindur në fshat dhe pa dyshim asnjë prej tyre që jeton në varfëri.”

Pas kësaj profecie, njeriu pyet: ku është e rëndësishmja këtu? Aq më tepër që dihet se deputet të varfër nuk ka në asnjë vend dhe gati në asnjë kohë! Por ja po e zemë se nuk kemi më deputetë të lindur në fshat, kur dhe vetë profeti ynë deklaron (atë që di çdo nxënës shkolle), se në të ardhmen njerzit do jetojnë më shumë në qytet se në fshat! Çfarë përmbush kjo profeci? Që problemet e fshatit do harrohen! Ose po e zemë se pas 20 vjetësh janë dhe dy deputetë që kanë lindur në fshat! Mos do të thotë kjo se fshati qenka i shpëtuar!? Apo do të thotë kjo se këta dy deputetë nuk do të veprojnë si të tjerët, futjen e të afërmëve në administratë!? Përse na duhen këto profeci për profeci?.. Është njlloj si të bëjmë filozofi për filozofi, i thonë kësaj!

Përveç kësaj këto profeci janë moralizime bajate pa zgjidhje konkrete! Si p.sh. (f.121): “Nuk është e çuditshme që pas pak vitesh, gjyshi të ngrihet në mëngjez për të shkuar në punë dhe nipi 25 vjeçar të jetë duke fjetur...” Këto lloj skenash janë sot jo të rralla, në çdo vend të botës. Televizionet tregojnë përditë nga këto skena! Çfarë do të na shtrojë Beni për zgjidhje këtu? Si do ta ulë papunsinë tek brezi i ri ai?..

Para se ta mbyllë librin e tij, Blushi mendon ti ngrejë vlerat vetes duke i dhënë një goditje edhe atyre që ikën me ambasadat, tek thotë (f.126): “Ky brez [ata 30-vjeçarët] kishte arsye të besonte se Shqipëria u kishte mohuar çdo gjë. Nuk donin dhe nuk u përpoqën ta ndryshonin Shqipërinë.” Në fakt, Blushi harron që ky brez dhe ai më i ri sidomos, ishin ata që me modën e tyre, flokët, veshja, bisedat, jeta, etj., ndryshuan sado pak atë sistem, biles qysh në fillim të viteve ’80, (pa llogaritur ata të viteve ’70); si gjithnjë pa harruar faktin se Ramizi më pas ishte më i butë nga Enveri, si dhe faktin e zbutjes së gjithë sistemit “socialist” në Lindje prej Gorbaçovit.

Edhe në krahasimin e brezave që Blushi bën në fund, duke i barazuar ata të viteve ‘30, me ata të viteve ‘60 dhe me ata të viteve ‘90, tregon sa konfuz dhe i paqartë është ai në etapat e ndryshme të këtij vendi në këto vite. Është e vërtetë, se e vetmja e përbashkët e këtyre brezave ishte entuziazmi, por kjo sepse tregu i punës, sfera për investime, njerzit e pregatitur ishin në këto kohë më të favorshme nga kohët e tjera! Ai përmend vetëm entuziazmin dhe njerzit e pregatitur, pa llogaritur dhe komponimet e tjera. Duke qëndruar në këto pozita sentimentale ai vazhdon të hedhë profecira të gabuara (f.130): “...Shqipërisë në njëzet ose tridhjetë vitet që do vijnë do t’i mungojnë breza kaq të frymëzuar.” Harroi Beni se frymëzim kanë dhe islamikët, por jo për zhvillim, por për ta mbajtur shoqërinë në korniza të mbyllura.

Në mbyllje të librit, Beni na hidhet tek emra të dëgjuar letrash shqiptare, si Migjeni, Fishta, Noli, Naimi, etj., duke u bërë karakteristika në formë opinioniste, dhe shpjegon në fund kuptimin e titullit të librit, duke e lidhur këtë me pesimizmin, pasi Hëna na simbolizonka dhe pesimizmin, kështu nga ky pesimizëm ai parashikon pas 100 vjetësh moslindjen e asnjë të varfëri për shkak të pesimizimit! Sinqerisht, deri tani unë kujtoja se titulli i librit kishte kuptimin “Fati i ardhëm i Shqipërisë”, pasi Hëna përdorej në të folur të vjetër në këtë kuptim. Dhe po i gëzohesha faktit, që kjo shprehje po gjente sërish terren. Mirpo edhe titulli na ka të bëjë vetë me kuptimin psikollogjik që i jep Beni, atë të pesimizmit, (patjetër të tij)! Si përfundim më ngelet të pohoj, se ky autor u fry e vetfry qysh në fillim me profeci të mëdha në shakallë europiano-botërore, dhe u shfry në shkallë diminutive (zvogluese), për t’na lënë çimkat e mëndjes së tij të vogël.

37 Komente

Imagjinoni – si unë – për një moment se jemi në vitin 2112 dhe të gjithë kompjuterat në botë do të paralizohen nga një virus, i cili del nga ekrani i kompjuterit tuaj dhe ju paralizon edhe juve, pra muskujt, këmbët, nofullat, etj. Dhe teknollogjitë e reja NDOSHTA nuk do të japin efektin e duhur për ta ndaluar këtë virus, kështu ju në Tiranë dhe Krujë do keni probleme me jetën. Nuk do ti hypni dot gomarit, sepse dhe ky NDOSHTA mund të ketë një çip që e komandon.

smiley

Kryeveper fare!smiley, vetem shën Pjeter Thomës nuk ka per t'i pelqy, veç po te jete vazhdimi me ngrenie qoftesh, se akoma nuk e kam lexuar te terin perveç ketij paragrafi.

 

Pjer Tiku,Pjer,pa"t" ne mes. smiley

O Taq, o Taq,po thirrte dikush njanin ktu,duke e ngatrru me te vllain. I vllai ishte si pune avdalli dhe ky e kishte tmerr me e ngatrru me te - Nuk jam Taqi une! - i bertet ky. Ha mo se te gjithe Taqa jeni ju, - ja ktheu ai tjetri.

Kshu Tiku,kshu.

Tamom tamom duhet shkrujt "Pjerdhi", dhe asht ba me than:

- Ha mo se te gjithe Pjerdha jeni ba ju!

 

Asht ni skene te Raxh Kapuri, ku ky ecen ne vertikale duke pa boten persmrapsht.A thu ke pjerdh ti, e te duken njerzit te pjerdhun nga ai pozicion ku je? Shife i here si opsion,kushedi ban ma mire.

Tik Raxh Kapuri smiley

po normal qe e shikon boten mprapsht o Pjeter. nuk e ke vene re qe gjithmone diskuton per mbrapamodernen dhe sumat prej mermeri?

Eshte Sume MbrapaModerne mer yahooo!

E shef Pjeter edhe faktin konkret qe jeni bo t'gjith Pjerdha?

Ja pra ne te njejtin pozicion dhe shok lufte me Roland Bythen, çunin e kapterrit te Ministrise qe lufton me Bythe komunistat, sepse gojen e ka mbush me pampers mestruacionesh qe vijne ere urine dhe profum Jardin sur le Nil.

 

kjo bote u shthur, o prapsi,o dreq

qe tiku ka lind per ta ndreq

Pjeter, e ke hupat kujtesen per kohen e arte kur komentohej dhe nuk pirdhej ne blog.

Nuk kam kohe me ta sqaru me gjate, e ndoshta as ne darke, sepse eshte pjerdh blogu, kane fituar hijenat tip Roland Bytha, qe kurre nuk i kam fol, megjithse me eshte lepire me komplinmenta. 

Llogaria juaj është cilësuar si abuzuese nga një administrator. Llogaritë abuzuese kanë një limit prej 5 komentesh në çdo 24 orë. Ju keni dërguar 4 komente gjatë 24 orëve të fundit.

Ndoshta nuk do kete as sqaroim kurre.

Ti vazhdo te pish sa me teper raki e te komentosh te rregullosh!

hajt ne te kapterrit vafsh o Tik Raxh Kapuri.

nje Hale me pak ne kete blog.

Tiku,ne nderhyrjen ne krye te heres, desha me t'ba me dije se e kisha kuptu qe s'ishte lapsus ajo "pjeter" nga ana jote. Kur do me shajt,shmrazu,mos u muno me u kamuflu permes lojna fjalesh.

Ti u ba nje kohe e gjate,sa je kthy ne nje bezdi per shumkan,qe vetem komenton komentuesit me nje gjuhe ofensive ,pa arsye dhe pa nje justifikim qe te perligj ket menyre te sjelluri.

Ta kam than dhe nje here,thuj menmin tan rreth argumentit dhe do gjejsh bashkbiseduse te nivelit qe kerkon. Je ba si Russal Crow nan lekuren e John Nash ne oborrin e universitetit,qe rrotulloheh 360 grade me gishtin tregus drejtu sa ke njani ke tjetri, t'u bertit;you'r not real,you'r not real!

Nuk e kisha ty, e kisha me shen Pjetrin e Romes, Gurin e Krishterimit. Qeke vertet pjerdh nga trute!

Shpresoj akoma se nuk te ka dale rakia, nuk eshte hera e pare qe ke nderhy rrumull, e pastaj je pendu.

Dhe nqoftese do me e dite, te gjitha keto te shara te Roland Bythes qe as e kam perfill ndonjehere (e tere inoti i tij ky eshte), nuk me djegin sa keto qe thu, sepse te dhem kur te godet ai qe do.

Ku jane bashkebiseduesit qe do? He pra me thuaj ndonje qe bashkebisedon, kush bashkebisedon? Tani ketu vetem tallen dhe shajne, perfshi edhe ty, por asnjeri nuk shef veten, ka thon shen Pjerdha i Romes 72 km larg nesh.

Ky eshte shkaku qe je bo me hije, dhe kujton se e kisha me ty lapsusin. Paranoje interneti, Peshku te prish karakterin, sikter.

 

as e kam perfill ndonjehere (e tere inoti i tij ky eshte)

                                                                      HaleiModhismiley

smileysmileysmiley

 

Heroi i Popullit Intelektual Anonim ka qire dhe u krijua Familja Intelektuale Anonime e Heroit te Popullit. Kete fame intelektuale heroike e trashegoi Kapterri i Njohur qe punon ne Ministri, qiu edhe Kapterri dhe lindi çuni anonim i Kapterrit, dmth kapterri anonim i kapterrit anonim te tredhur menderisht dhe fizikisht prej Kapterrit qe nuk mund te qije veçse skulptura mermeri 72 km larg vendit tone.

 

Ok.

Sikur lashe nje koment ketu m'duket, ç'ne kjo kasap-hane ne komente. Sa perfitova nga reklama e filmit, thashe te shoh reagimin e te tjerve, por hiç. Prerje me gershere. 

U bene botimet qe sjell autori Karl Marks, si veprat e Partise se Punes se Shqiperise! smiley

Edhe une -po si ju- jam i pakenaqur me administratoret e peshkut, (te cilet as i njoh dhe as kam mundesi dhe kohe ti njoh), me publimkimin kaq shpejt te kesaj analize, te cilen (sic dhe te tjerat shkrime ua nis para kohe, per tu lene kohe ti shohin me rehati dhe jo me shtres), e qe eshte e ndare ne 7 pjese per tu nxjerre e ndare, nese ata e pranojne! Mirpo kjo eshte pune e tyre dhe une nuk kam as edhe nje influence ne punen e tyre! Keto duket jane pasoja te Demokracise, ku ne nje vend dhe kohe te caktuar dikush favorizohet pa dijenine dhe deshiren e tij! Dhe i njejti njeri mund te injorohet ne nje vend dhe kohe tjeter! Krahasimi me veprat e Partise me pelqeu me gjith mend, ndonse kam qene kritik i tyre! 

Une u perpoqa te komunikoja me ty permes mesazheve private por nuk me ktheve asnje pergjigje prej disa ditesh.

Ta paska bere sic ia ben Pjerit.Lidhur me Peshkun,pyetja qe merr pergjigjen me te sakte e me te shpejte patjeter eshte "Cilin nga anetaret ka me shume inat Pjeri?"

Nuk e di ku jane keto mesazhe private dhe as i kam pare! Ne posten e  e-maileve nuk jane! Ku jane? Pershendetje!

Ku jane?

Ne krye te faqes, ne rreshtin me boje te zeze, djathtas ke: "profili yt. mesazhe. shkeputu". kliko tek mesazhe.

Po o gjemb, po, ja shpjegove tamom, je edhe ti kompjeturiste.

Ti ben sikur s'te paska ardhe ndonje mesazh, te cilet vijne automatikisht te derguar ne kohe reale, ose kur sapo hap kompjuterin. Dhe bejne mu kur vijne, vetem nje qe s'do me i pa nuk i shef.

Gjithe kjo pune me duket misterioze, si edhe ca fenomene te tjera kohet e fundit.

Praktikisht nga gjithe kjo histori doli qe tere Peshkun e mban vetem Blendi Salaj.

Bravo i qofte, pordhet e gjithe dynjose i duhet te degjoje.

 

Po ç'fut/ç'sjell artikuj ketu kur nuk di se ku eshte posta private ketu a derzi. Pale mban dhe emrin e nje filozofi te madh. 

nuk na tha  marks -isti qe kush eshte ky dick-u qe ka shkruajtur pacavuren-koment mbi librin e blushit?

duket qe eshte mall sorrosi+kataliko-ambasadoristsmiley

dmth nje perzierje much nano-kastriot myftaraj-neim cili

kaja nanen

 

 

Shkruesi i kesaj pacavure "anti-blushiane" jam une! Nese ke dicka qe te duket e pavertete, e padrejte, e shtremberuar ne kete pacavure-koment, mund dhe duhet ta thuash konkretisht, me argumente e me fakte, -per kete do ta di per faleminderit. Opinionet dhe te sharat merri mbrapsh!

ka aq shume per te thene sa qe eshte e veshtire ti reshtosh.

ta them paraprakisht, mos kujto se jam dakort me blushin, bile ti je ne njejten linje me te .  thjesht blushi e shikon ne horizont deshtimin e lubonjizmit,ndersa ti nuk do ta besosh.

ku nna i paske bere keto matjet ti,qe na thua shqiptaret jane kunder bashkimit kombetar?

ti,pikpamjet e tua,kerkon ti paraqesesh si fakte.

kush te tha ty qe kombetaristet jane islamiste?

kristo frasheri p.sh te dukej i tille? apo koco danaj?

fakti qe ti i ndan shqiptaret e shqiperise nga ata ne trojet shqiptare te rrembyerra,tregon qarte per kendveshtrimin tend.

une p.sh besoj se fryma kombetare ne shqiperi eshte me forte  nga ajo qe mundoheni ju e  keni deshire ,por nuk gjen pasqyrim sepse shtypi dhe politika eshte ne duart e sorrosisteve.   kosova do ti bashkohet shqiperise,sapo sera juaj  te humbase pushtetin mediatik.  juve ,e vetmja arme qe u ka ngelur per ta penguar kete eshte  demagogjia.   paraqitja e tyre si islamiste,njelloj sic bente saliu me komunismin.

juve jeni ''dumbabistet'' e rinj,pavaresisht se ''baba'' ka marre shtepi ne bruksel tashme.

ka dhe shume te tjera por pertoj te shkruaj.

Me sa shoh ti s'je as shqiptar i vjeter dhe as i ri! Po nejse, dhe nga Tanzania te jesh, per mua jane te mirseardhur ne Shq. te gjithe ata qe nuk genjejne per interesa te fuqive te tjera! Kur flet per Bashkimin Kombetar ti ke parasysh vetem bashkimin me Kosoven, (ndoshta je nga Kosova) i cili vetem shkaterron si Kosoven dhe Shqiperine. Kete e kane provuar vetem keto dy-tre vjetet e fundit. Shq. esht e mbushur me kosovare pro-islamike e pro-turq (cfardo lloj Turqie te jete, edhe islamike, s'prish pun). 

Une me bashkim kombetar kuptoj bashkimin e te gjithe shqiptarve, te cilet ndodhen edhe ne Mal te Zi, edhe ne Maqedoni edhe ne Greqi, e per te cilet ty as te rreh, sepse ty te intereson vetem Kosova, e cila eshte e perbashket edhe me rreth 20 % popullsi jo-shqiptare aty. Ky bashkim kombetar me shkeputje territoresh nga keto tre shtete qe permenda nuk mund te behet! Jo thjesht per shkak te nacionalizmave apo forces se njerit dhe tjetrit, por sepse prane kufinjve kombesit e ndryshme jane si gjithnje gati te perziera. Nese ti mendon, si dhe Koco Danaj, qe i ben petullat me uje, se ky lloj bashkim mund te behet, ky eshte mendimi yt pa pervoje e argument, per t'mos thene i leshuar nga zyra nacionaliste te vendeve fqinje te Shqiperise. Njerez si puna juaj flasin per bashkim kombetar, dhe kaq; pa thene si, qysh, ku do te behet ky Bashkim! Dhe ju gjeni gjithmone vend ne mediat shqiptare per patriotizmin tuaj te rreme! Por kur media shqiptare te jete e lire dhe do organizoje debate te lira, ku gjithskush do te kete te drejte te thote mendimin e tij, atehere do te gjejne ne kete shtyp vend edhe mendime "anti-Koco".  

Njerez si puna jote dhe Kocos i leshojn fjalet kollaj, jo vetem te duken si patriote, por shumica juaj don te mbuloje matrapazlleqet e bera gjate ketyre viteve pa shtet; gjithashtu keta "patriote" jane keta qindra mijra kosovare, maqedonas, etj.-etj., te cilet duan dhe kane te zene rrenje ne Shqiperi, fakt ky te cilin kjo media shqiptare "sorosiane" nuk guxon ta diskutoje! Kosoves i uron cdo shqiptar panvarsin. Dhe kur ta kete edhe de jure (pranuar nga OKB) panvarsin, flasim pastaj per bashkim me Shqiperin! Por me nje media dhe shoqeri ku gjithsejcili te japi mendimin e vet i lire!

Lexova sa lexova, por ish shkrim i gjate, gje qe e lodh lexuesin, keshtu qe e lashe pergjysem.  Se  nuk eshte as shkrim per te qeshur a per tu argetuar, por shkrim analitik qe e lodh lexuesin. Do ti rekomandoja KM ti koncetroje shkrimet, me konçiz. 

Une per vete u argetova, ti Pjer nuk e di pse je kaq kritik me prursin ne kete rast KM!! 

Pjeri ka konflikt interesi. Dihet qe KM ka dash t'i boj gropen ekonomise se tregut, ithtar (pse jo dhe mbase lider) i te ciles eshte Pjeri. 

nisur nga komenti i Bledit me siper, pjeri paska te drejte. qenka nje cik mendjemadh ky Karl Marksi.

po me habit pak, se nga "Kapitali" dukej burre i mire.

Edhe "Manifesti" sikur ishte me konciz sic e do pjeri, jo si ky shkrimi qe ka prure tani.

Kritikat e mia Zeqo, jane per kedo, ilaç smiley medikament, biles duhet te me falenderojne qe i sheroj. 

tamom, tamom

Duhet te kesh te drejte ne shume nga verejtjet qe i ben librit, por kam frike se qesendisja duhet te prese me holle se me "corbe", "brockulla", "Benua", "Ben-erotiku" etj etj.

Blushi ne te gjitha librat e tij nuk deshmon se ka bere ndonje hulumtim, vazhdon me kohen e babaqemos se te shkruash eshte ceshtje frymezimi dhe vullneti i celikte per te shkruar dic gjithsesi, edhe kur nuk ke gje per te thene, se mund te kesh dic per te shkruar edhe kur vetem te kruhen duart apo te eshte thare fyti, e nje caj apo te fusesh duar ne dafllakun e gruas do te ishin ndoshta ilac me i mire ndaj ketij nepsi per te shkruar libra si petulla cdo nje vit apo 6 muaj, sidomos kur edhe parate e botimit ti paguajne te tjeret. 

Nuk e dija se ekzistonte fanashkenca në publicistike (në romane, po). 

Jam pa fjale

Markso, po shume qenke lodh mor burre/moj grua per te bere analizen e nje pacavureje. Keto romanet e ketij autori, ajo Kurbani i kryetarit te ketij, ato historite e Fevzos e te tjera e te tjera jane ne listen "Mos i harxho leket se s;ja vlen" . Autor medioker qe kane gjetur nje menyre per te bere pare te lehte, per te promovuar veten dhe per tu bere 'interesante'. Imagjono, Xhunga dhe Balla kane bere libra me intervistat qe kane bere ne vite (cfare vlere ka libri qe eshte transcript interviste vetem ata mund te ta thone). Keshtu qe varja, une them mos harxho kohe me recensa shko bej nje xhiro ose futi ndonje bire me mire.. Aalaf!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).