Kosova e ka akuzuar Irfan Salihun, një imam konservator nga Prizreni, për “nxitje të urrejtjes etnike” pasi mbrojti pushtimin osman të Kosovës.

Një imam i shkarkuar përballet me akuzat e nxitjes së urrejtjes etnike pas një predikimi kontraversal të dhënë në vitin 2013 në mbrojtje të pushtimit osman, titulluar “Si të rrisësh bekimet [e Zotit]” ende i disponueshëm në YouTube.

Irfan Salihu, i cili është i njohur në Kosovë për pikëpamjet e tij konservatore të ashpra, publikuar në dhjetëra video në YouTube, shërbeu si imam në Prizren deri vitin e kaluar, kur Bashkësia Islame e Kosovës, organi zyrtar fetar, e shkarkoi atë.

Aktakuza ndaj Salihut thotë se ai ka nxitur urrejtje nacionale, racore, fetare ose etnike, përçarje ose intolerancë në një predikim që mbrojti pushtimin mesjetar osmane me arsyetimin se ai emëroi sundimtarë shqiptarë nga pjesë të Ballkanit.

“Ata fyen të njëjtët myslimanë [turqit osmanë] që u dha atyre akra tokë dhe i sollën të jetojnë në Kosovë dhe i bënë ata krerë të Ballkanit”, citon aktakuza të ketë thënë Salihu në mars 2013.

Predikimi i Salihut në mbrojtje të osmanëve kaloi thuajse pa u vënë re, por disa muaj më vonë, në qershor 2013, pas një tjetër predikimi mbi “kurvërinë femërore”, ai fitoi vëmendje kombëtare.

“Duhet t’i qëndroni larg femrave që kanë kryer akte kurvërie. Çdo femër që përfshihet në një akt seksual përpara martesës është një rrospije dhe kurvë,” besohet të ketë thënë Salihu në lutjet e të premtes në xhaminë Suzi Çelebiu.

Edhe myslimanët e devotshëm reaguan me neveri ndaj komenteve të Salihut, që tha gjithashtu se femrat e përfshira në seks paramartesor duhet të hidhen tej, duke i krahasuar ato me “gomat e përdorura”.

“Dëshiron një gomë rezervë, vëlla? Dikush tjetër e ka përdorur atë dhe t’i po kërkon një gomë të re, por merr një të përdorur,  që nesër do të edukojë fëmijët e tu,” tha imami.

Në të njëjtin predikim të disponueshëm në YouTube, që ka pasur më shumë se 246,000 shikime, imami përdor një varg fyerjesh, duke i krahasuar gratë me lugët, pecetat dhe kyçet e dyerve.

Organizatat e grave protestuan kundër këtyre fjalive dhe deputetet gra u takuan me Komunitetin Islamik të Kosovës duke kërkuar shkarkimin e imamit.

Megjithatë, imami u shkarkua vetëm në prill 2015 në lidhje me predikimin e tij anti-patriotik.

Kosova ka një të shkuar të dobët për mbrojtjen e barazisë gjinore dhe dënimin e dhunës ndaj grave.

11 Komente

Futini nje plumb bytheve dhe mos u merrni me kete funderrine.

Ky do ish me mire te shkonte ne siri tek vellezerit e vet...

Grate dhe vajzat kosovare qe praktikojne fene myslimane te pakten tani njohin qendrimin e Bashkesise Islame karshi tyre. Cudi qe nuk eshte hapur nje çeshtje penale ndaj tij; ne baze te fjaleve, kokepetulla do te duhej te zvarritej ne gjyq per nxitje urrejtjeje dhe diskriminim gjinor.

Sa autobuze behemi nga shqiperia te protestojme per te mbrojtur nderin e Irfanit ne sheshet e Prishtines ?

 

po mjekren e ka te lyer se floket duken te bardhe?

Po ky njeriu s'duhet te futet ne burg, se infekton te tjeret. Do ishte mire thjeshte te izolohej diku, te mbyllej me celes, ti hidhnin celsin me ndonje perrua dhe ta hapnin deren pas 1 viti po ka shpetuar eshte Dora e Zotit!

Ky nuk eshte pro osman, ky eshte pro IS  i prere per IS ne Kosove dhe Shqiperi !

Siç ka ne Shqp qe duan Edin, ka edhe aty qe duan Isën.

Mire ky Irfani qe i dha nje cik me teper gojes, por sa Irfaner te tjere ka ne Shqiperi e Kosove qe predikojne te njejtat koncepte anti-shqiptare e anti-njerezore.

Nuk e kane fajin Irfanet. E ka fajin dogma qe udheheq Irfanet.

Kete e budallen e shoh sa here un ne internet, kur jam i merzitur! Menjehre me kthehet humori! Gomarlliqet e ketij nuk kane te sosur! Rrofsh oj demokraci, qe na jep mundesi te shohim humor pa lek!

Si tha Gonia ( Agron Llaka) - me zjarrin , me shtetin dhe me Liren mos u krruani !!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).