ITALI – Ish-kryeministri italian, Mario Monti është fotografuar teksa mbante radhën në spital, për të vizituar bashkëshorten e tij. Fotografia është publikuar në “Facebook” nga një qytetar, i cili ndodhej në të njëjtin spital në Milano, në momentin kur ka mbërritur ish-kryeministri. Qytetari Luca Gaspari shkruan në rrjetet sociale se Mario Monti u soll në spital ashtu siç sillet një njeri i zakonshëm në përditshmërinë e tij, duke treguar modelin e një politikani që të gjithë do të dëshironin.

“Dje më ndodhi diçka e pazakontë. Isha në një spital në Milano me nënën time dhe në një moment erdhi prof. Mario Monti me bashkëshorten e tij. Zonja Monti duhej t’i nënshtrohej të njëjtës ndërhyrje, për të cilën ishte në pritje edhe mamaja ime. Profesor Monti erdhi pa eskortë, mbajti radhë si të gjithë dhe gruaja e tij priti radhën si çdokush. U ul në shkallë, foli me këdo që e pyeste për diçka, pa u bezdisur dhe punoi gjatë gjithë kohës. Këtë dedikim dua t’ua kushtoj të gjithë atyre vulgarëve që na përfaqësojnë, që në vazhdimësi shfrytëzojnë pozicionin e tyre për interesin e tyre personal. Sensi i gjithçkaje është që kur je i Madh nuk ke nevojë ta shprehësh këtë gjë! Personalisht mbetem vetëm me një dyshim…nuk e di si e preferonte ujin, të gazuar apo natyral! Komplimente.”- shkruan Luca Gaspari në “Facebook”-un e tij.

Ballkanweb

9 Komente

Une kujtova se kishte ardh ne Qsut!!

tangerllik !

Keshtu politikanesh, njerez te thjeshte, ka plot kendej ne perendim. 

..

mire, mo mire. Po pallton nuk e ka hequr vecse se kta italianet te kruajne.

pipinua!

Do kete pasur perpara ne radhe gruan e kryeministrit tone, se ata coc i bejne jashte shtetit vizitat. 

a eshte i zoti per punen ky, per shtetasit e vet? kte te shofin, jo a mbajti rradhe apo jo. Se kohet jane aq te veshtira sa per gjera si kto nuk ve peshore njeri më, jane luks t'i pretendosh

Normal me , kur po vdes ka thone .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).