Katër të vrarët e mbrëmjes së sotme janë viktimat e fundit të një serie vrasjesh me qendër qytetin e Elbasanit mes tetë familjeve ku epiqendër ishin fiset Çapja dhe Mema. 

E gjithe historia e gjakderdhjes mes dy fiseve nis në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja. 

Sipas versionit të policisë si edhe të dëshmitarëve okularë, pasi kanë hyrë në lokal, personat e maskuar i kanë kërkuar klientëve që të shtrihen në tokë duke shtirë vetëm në drejtim të Sokol Çapjas, i cili mbeti i plagosur rëndë duke humbur më pas jetën në spital.

8 familje në hasmëri
Pas vrasjes së Sokol Çapjas, në këtë seri të gjatë vrasjesh do të përfshiheshin tetë familje. Në versionin e saj zyrtar për vrasjen e Sokolit, policia akuzoi si organizatorë të saj Dritan Shemen, Armando Hasanin dhe Ardian Metësn. Sokol Çapja ishte pronari i një hoteli të njohur në Elbasan. Ndërkohë familja Çapja akuzoi Fadil Memën (I vrarë pak muaj më parë në Itali) si organizatorin e vrasjes së djalit të tyre. 

Fill pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit. 

Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos duke mbetur edhe i paralizuar. Pas kapjes së Ardian Metës, në Tiranë u vra në rrethana ende të paqarta Dritan Sheme, i cili u lokalizua nëpërmjet të dashurës së tij. 

Në vitin 2006, efektivi i Policisë, Fadil Mema mbeti i plagosur në një atentat nëElbasan për të cilin policia akuzoi nipin e Sokolit si personin që gjuajti ndaj tij. 

Vrasja e Gentian Beqirit (Ardian Metës)
Në gusht 2012 ndodhi një tjetër vrasje që do të trondiste Elbasanin. Dy persona të pa maskuar ngjiten në një pallat parafrabrikat në lagjen “Qemal Stafa” dhe vrasin në gjumë brenda ambienteve të shtëpisë Gentian Beqirin, i cili ishte i paralizuar dhe mbahej në arrest shtëpie si i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokol Çapjes në dhjetor 2005. Pas kësaj vrasjeje ai kishte ndryshuar emrin nga ArdianMeta në Gentian Beqiri. Gentiani u vra në sytë e të atit, i cili më pas ndërroi jetë pas një ataku kardiak. 

Ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi në derën e pallatit ku jetonte Gentiani ishin vendosur dy punonjës policie, që ruanin viktimën të mos largohej nga banesa. Mediat raportuan atëhere se policët kanë biseduar me autorët, të cilët u kanë thënë se “do të takojmë tezen”. Autorët, sipas përshkrimit të policëve që u arrestuan pas ngjarjes, ishin pa maska dhe me trup mesatar. Pas vrasjes, dolën nga dera dhe pasi përshëndetën dy policët u larguan me një autoveturë.

Vrasja e Fadil Memës
Disa kohë më pas u ekzekutua në "Autoshkollën" e Fadil Memës, kunati i tij,Ardian Ibrahimi, por policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët.

Fadil Mema do t’i shpëtonte mrekullisht një tjetër atentati në Elbasan, ndërsa e largojnë edhe nga policia për shkak të konflikteve që kishte me fisin Çapja. Në këtë moment ai vendos të emigrojë me familjen në Itali për t’i shpëtuar edhe gjakmarrjes, por ajo e ndjek edhe atje. 

Në 13 mars 2015, një person e godet me gjashtë plumba atë poshte pallatit në Torino të Italisë duke e lenë pa jetë. Pak ditë më vonë, i biri flet për mediat italiane duke thënë se e dinte kush kishte porositur vrasjen e të atit duke kërkuar ngapolicia italiane që të gjente personat që e kishin kryer atë. /albeu.com/

5 Komente

8 familje ne hasmeri ne Elbasan!! Kujtova se hasmeria eshte tipar i verioreve....ah po....edhe i mafies siciliane.

Hasmeria ndodh kur mungon denimi kundrejt vrasesit, familja e te demtuarit merr hakun ne mungese te zbatimit te ligjit se kur qe komandanti gjalle e kish ligj sja mbante njeriu te merrte hak.

Hasmeria e ka shkakun tek mungesa e shtetit te se drejtes, tek mungesa e zbatimit te ligjit, tek mungesa e aftesise se policise. 

Viti 0 nuk eshte 2005.. 

Keta duhet ti japin fund hakmarrjes perndryshe do shuhen shume jete te pafajshme. Pse keshtu ne... smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).